Dita Ndërkombëtare e Birrës 2024, njihuni me historinë e saj

Dita Ndërkombëtare e Birrës, e cila festohet çdo vit – të premten e parë të gushtit – është një festë globale e një prej pijeve më të vjetra dhe më të dashura të njerëzimit.

Këtë vit, Dita Ndërkombëtare e Birrës festohet më 2 gusht 2024.

Cila është historia e Ditës Ndërkombëtare të Birrës?

E shpallur në vitin 2007 nga Jesse Avshalomov në Santa Cruz, Kaliforni, Dita Ndërkombëtare e Birrës fillimisht ishte një festë lokale që synonte të nderonte rolin që birra luante në jetën e njerëzve.

Me kalimin e kohës, ajo nisi të festohej globalisht – me ngjarje dhe festa që zhvillohen në shumë vende.

Dita Ndërkombëtare e Birrës është një festë e historisë së pasur të birrës, gamës së ndryshme të stileve të saj dhe rolit të saj në kontekstet sociale dhe kulturore./KultPlus.com

Do të kisha dashtë shumë

Jacques Prévert. Përshtati në shqip Arjola Zadrima.

Oh, do të kisha dashtë shumë
që edhe ti t’kujtoje ditët e lumtuna 
të dashnisë tonë.
Sa e bukur ishte jeta,
e sa djegës ishte dielli.
Me pirgje bijn gjethet e vdekuna.
A e sheh: nuk kam harrue,
gjethet e vdekuna bijn me pirgje
si kujtimet e keqardhjet,
dhe era e veriut merr gjithçka me vedi
në natën ma të ftohtë që harron.
A e sheh: nuk e kam harrue 
kangën që më ke këndue…/ KultPlus.com

6 milionë euro për Bylisin e Klosin, granti më i madh për sitet arkeologjike

Lajm të shkëlqyer e ka konsideruar ministri Blendi Gonxhja, miratimin e një granti për Bylisin, që siç e quan ai, është qyteti ilir par excellence. Ky është granti më i madh për një sit arkeologjik. Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit bëri të ditur se ditën e djeshme, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e Planit të Menaxhimit të Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe Klosit (2024-2029), 6 milionë euro, qendër vizitorësh, muze, vende të reja pune, infrastrukturë prezantimi, konservimi trashëgimie dhe mjedisi.

“Vëmendja dhe përkushtimi i MEKI-t, këtë rradhë, u fokusua tek Parku Arkeologjik i Bylisit dhe Klosit, në zëmër të Mallakastrës”, shkroi Gonxhja në rrjetet sociale.

Parku arkeologjik dhe plani i tij i menaxhimit, miratuar tashmë zyrtarisht, mbështetet nga projekti “BE për Zhvillimin Ekonomik – Zhvillim Ekonomik Lokal i Udhëhequr nga Turizmi me Fokus në Trashëgiminë Kulturore”.

Të shumta do të jenë aktivitetet e parashikuara në këtë plan menaxhimi në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të pasurisë arkeologjike por edhe të nxitjes së ekonomisë lokale në dobi të komunitetit dhe turizmit kulturor. Plani përfshin vijimin e hulumtimeve dhe gërmimeve arkeologjike si edhe investime në punime civile e rrugë aksesi. Ky plan veprimi i drejtuar nga MEKI dhe institucionet e specializuara të tij, do të mbështetet në partneritetin e financimet e BE-së dhe zbatimin e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim (AICS).

Vizioni dhe qëllimi i planit të menaxhimit janë hartuar si vazhdimësi e punës shkencore dhe gërmimeve arkeologjike shumëvjeçare të realizuara nga Instituti i Arkeologjisë (IA) si dhe të punimeve konservuese e restauruese të kryera nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe institucioneve të tjera të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ministri i MEKI-t e konsideroi si, një tjetër vendim vizionar të qeverisë shqiptare me prioritet ruajtjen, menaxhimin dhe integrimin e trashëgimisë kulturore. Bylis, gjithashtu ka potencial të jashtëzakonshëm të kthehet në një promotor të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Gonxhja ka premtuar se Parku Arkeologjik i Bylis nuk është as i pari dhe s’do të jetë as i fundit. MEKI po harton planet e menaxhimit për parqet, sitet arkeologjike dhe qendrat historike, në zbatim të ligjit 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe në funksion të përmbushjes së Objektivave për Zhvillimin e Qëndrueshëm në fushën e trashëgimisë kulturore./KultPlus.com

“Bella Ciao”, kënga italiane si himn i lirisë dhe rezistencës (VIDEO)

“Bella ciao” është një këngë popullore  – protestë italiane që buronte nga vështirësitë e grave punëtore të shtresave më të ulëta, punëtorët e fushës “paddy field” në fund të shekullit XIX që e kënduan për të protestuar kundër punës së ashpër në fushat me gjelbërim të Italisë së Veriut, shkruan KultPlus.

Kënga u modifikua dhe u miratua si një himn i rezistencës antifashiste nga partizanët italianë midis 1943 dhe 1945 gjatë Rezistencës Italiane, rezistencës së partizanëve italianë kundër forcave naziste gjermane që pushtuan Italinë, gjatë Luftës Civile Italiane, dhe luftës partizane italiane kundër Republikës Socialiste Fashiste Italiane dhe aleatëve të saj nazistë gjermanë. Vargjet e “Bella ciao” këndohen në të gjithë botën si një himn antifashist i lirisë dhe rezistencës.

Kësaj kënge shumë njerëz i janë rikthyer edhe përmes serialit të famshëm “La Casa de Papel” ku kënga përdoret si himn i rezistencës.

Teksti i plotë i këngës në gjuhën italiane:

Una mattina mi sono svegliato,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
Una mattina mi sono svegliato,
e ho trovato l’invasor.
O partigiano, portami via,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
O partigiano, portami via
ché mi sento di morir.
E se io muoio da partigiano,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
E se io muoio da partigiano,
tu mi devi seppellir.
E seppellire lassù in montagna,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
E seppellire lassù in montagna,
sotto l’ombra di un bel fior.
Tutte le genti che passeranno,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao!
Tutte le genti che passeranno,
Mi diranno «Che bel fior!»
«È questo il fiore del partigiano»,
o bella, ciao! bella, ciao! bella, ciao, ciao, ciao! / KultPlus.com

“Një në tetë”, Rezart Gurashi sjell ekspozitën me portrete, ndërgjegjësim për kancerin e gjirit 

“Një në tetë” është ekspozita fotografike, që na sjell në fokus ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, e çelur të enjten në Galerinë Kalo.

E tillë si statistika, 1 në tetë gra preket nga sëmundja e rëndë. Rezart Gurashi ka fotografuar portrete reale të grave që e kanë kaluar këtë betejë duke i ndërthurur ato me fotografi të tjera artistike.

Ekspozita  sjell në vëmendje historitë  e këtyre grave, duke nxjerrë në pah bukuritë dhe shpresën e tyre. Fjongoja rozë më kujton është një iniciativë e Shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare.

Për artistin Rezart Gurashi ka një arsye thellësisht personale dhe të ndjerë për të bërë këtë ekspozitë dhe për t’ia kushtuar nënës së tij.

“Mamaja ime është në shtëpi sot, nuk mund të vinte këtu sot. Ajo është me kancer. Por nuk mund të vinte këtu jo për shkak të kancerit, por për shkak të moshës, sepse ajo është më këmbëngulëse se kanceri dhe kuptova që kjo është forca e vërtet që e pashë te të gjitha zonjat. Për nënën nuk mjafton një foto dhe ekspozitë, kështu që e gjitha kjo është për të”, tha Gurashi./TopChannel/KultPlus.com

Libri i Britney Spears do të bëhet film

Libri i Britney Spears ‘The Woman In Me’ do të përshtatet  për film.

Lajmin e ka konfirmuar këngëtarja amerikane në rrjetet sociale ndërsa mësohet se shumë kompani kanë kërkuar që ta bëjnë këtë libër të suksesshëm një prodhim për ekranin e madh.

Kjo vepër ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij dhe ka shitur mbi 2.5 milionë kopje vetëm në SHBA dhe një milion kopje në mbarë botën që  në javën e parë në librari.

Në libër këngëtarja e njohur ndau  disa informacione të rëndësishme nga karriera dhe jeta e saj personale. Ylli i muzikës pop ka lënë të kuptohet se pritet të dalë një vëllim të dytë të librit të saj me kujtime./KultPlus.com

Herdelezi

Poezi e shkruar nga Kujtim Paçaku.

Ishte muaji maj, ditë Herdelezi,
Një mëngjes i hershëm,
Diell pranveror mbi horizont.
Që im bir të mos më kërkonte
rroba të reja.

Në majë të gishtave ika,
sytë të mbushur lot
e xhepat bosh.
Edhe një festë do të kalojë
në lecka të vjetra.

Edhe një fëmijë do të qajë
në prehrin e së ëmës,
Edhe një baba do ta kafshojë
krenarinë e vet.
Ishte muaji maj, ditë
Herdelezi./KultPlus.com

Festivali i Peshkatarëve, nga data 2-4 gusht në Pogradec

Për herë të parë Pogradeci do të jetë mikëpritësi i një aktiviteti të veçantë, Festivali i Peshkatarëve shqiptarë.

Ky evenimet i mbështetur nga Shoqata e Peshkatarëve, do të bëjë bashkë për tre netë   në Odeonin e qytetit, jo vetëm profesionistët dhe të apasionuarit pas peshkimit, por edhe kuzhinierë, artistë të botës së muzikës dhe pikturës si dhe të ftuar specialë që do të krijojnë një atmosferë ndryshe për turistët dhe vizitorët që po frekentojnë qytetin e bukur poetik në këtë sezon vere.

Në Festivalin e Peshkatarëve shqiptar, muzika e miré do shkoj bashkë me degustimin e disa prej pjatave më tradicionale të qytetit liqenor, ku kurani i famshëm do të jetë kryefjala. I njohur si peshk antik edhe mjeshtëria në përgatitjen e tij është po aq unike.

Kështu të pasionuarit pas peshkimit, por jo vetëm, do tu bashkohen peshkatarëve, kuzhinierëve, artistëve, ku nuk do të mungojë muzika, argëtimi, vallja dhe shumë surpriza.

Festivali do të zhvillohet nga 2, 3 e 4 gushti duke nisur kësisoj një traditë të bukur për qytetin./KultPlus.com

Një zakon i jashtëzakonshëm: Nis edicioni i 23-të i DokuFest-it në Prizren

9 ditë e netë të rrumbullakosura me dhjetra ngjarje e filma që do të përçohen nga ekrani tek spektatorët. DokuFest, sot, më dy gusht, shënon fillimin e edicionit të 23-të të festivalit
ndërkombëtar të filmit të shkurtër dhe dokumentarit në Prizren.

Qyteti i Prizrenit edhe këtë vit do të jetë nikoqir i dhjetra regjisorëve e artistëve të huaj e vendor dhe vendtakim që mbledh filmdashësit para ekranit buzë Lumbardhit. Edicioni i 23-të do të zgjasë prej dates dy deri më dhjetë gusht dhe do ketë rreth 250 dokumentarë dhe filma të shkurtër.

Edicioni nis sot në mbrëmje me një ceremoni hapëse në Lumbardhi Bahçe. Me atmosferë të
jashtëzakonshme, festivali do të përcillet me fjalime të përzemërta dhe shfaqje magjepse që do japin një tablo se si do të duket festivali përgjatë plot nëntë ditëve.

DokuFest nuk zhgënjen!

Edhe këtë vit, festivali është determinuar të sjell një përzgjedhje të jashtëzakonshme filmash, ku secili film do të ofroj perspektiva të ndryshme dhe do të ngris pikëpyetje që do ngjallin diskutime.

103 filma nga dhjetra shtete do të garojnë që të marrin çmimet më të mira në kategoritë përkatëse si: “Balkan Dox”, “International Feature Dox”, “International Short Dox”, “International Shorts”, “Human Rights Dox”, “Green Dox”, “Truth Dox” dhe “National”.
Kategoritë e tilla dëshmojnë përpjekjen e vazhdueshme të festivalit për të shërbyer si hapësirë ndërkulturore dialogu që mëton t’i jep publikut perspektiva diverse si alternativë shoqërore. E pikërisht tema që do shoqërojë këtë vit është “NEW ORDER”.

Bota nuk është më njësoj. Konfliktet globale dhe ndryshimet në pushtet po ri-formojnë rendin ndërkombëtar , andaj jemi të emocionuar të eksplorojmë këtë temë në festival, duke përfshirë diskutime dhe programe speciale filmash si “Focus Ukraine” dhe “No Other Land: Films on Palestine” që lidhin të kaluarën me të tashmen dhe shqyrtojnë nëse ka ende shpresë për të
ardhmen.

Si film hapës është përzgjedhur filmi “Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb” nga regjisori Stanley Kubrick. Filmi, si zgjatim i tematikës së këtij viti, satirizon ankthet e Luftës së Ftohtë përmes absurditeve të marrëzisë njerëzore. Film që do qëndrojë në mendjet tuaja për shumë kohë, ashtu si dhe vetë festivali Dokufest!

Gjithçka nis me film, por nuk përfundon me të!
Përveq filmave, DokuFest organizon edhe DokuNights. Çdo vit, DokuFest sjell performuesit më të mirë muzikor ndërkombëtar dhe vendorë për të elektrizuar audiencën në DokuNights. Edhe këtë vit, emra artistësh, mes të tjerësh si Aisha Devi dhe 47 soul do të sigurohen që të kaloni një natë si në filma.

Audienca e nesërme e festivalit Dokufest janë fëmijët e sotëm andaj Dokufest nuk harron që t’i përfshijë edhe të vegjlit ku të njejtit do të kenë mundësinë që të shohin filma të destinuar për moshën e tyre dhe të ndjekin punëtori në Innovation Trainning Park në kuadër të DokuKids.

DokuTalks, DokuPhotos, DokuTechs janë edhe tre programe të tjera që ofrojnë diskutime, ekspozita të ndryshme dhe panele që do të shërbejnë si hapësira për përfshirjen e teknologjisë në art përgjatë këtij edicioni.

DokuFest 2024 është një udhëtim!

Andaj, ne ju ftojmë të përgatiteni për një udhëtim të pashoq që do ju kënaqë dhe do ju frymëzojë.

Eiani të takohemi të gjithë para ekranit.

Mirë se vini në DokuFest 2024/KultPlus.com

Screenshot

Thëniet më të bukura nga Umberto Eco

“Tani kam arritur në përfundimin se e gjithë bota është një enigmë, një enigmë e padëmshme që bëhet e tmerrshme prej përpjekjes sonë të çmendur, për ta interpretuar sikur të ketë një të vërtetë që fshihet nën të.”

“Ti vdes, por pjesa më e madhe e atyre që ke akumuluar nuk humbet. Ti lë prapa një mesazh në shishe.”

“Të lexosh një libër të shtypur është një përvojë krejt tjetër: mund ta bësh në anije, në degë të një peme, në shtrat, edhe kur nuk ka fare drita.”

“Funksioni i kujtesës është që të ruajë, por edhe të hedhë tutje. Nëse do të mbanit mend gjithçka, nga e gjithë jeta juaj, do të ishit të sëmurë.”

“Kur njerëzit pushojnë së besuari në Zot, nuk është se ata tashmë nuk besojnë në asgjë: tani ata besojnë në gjithçka.”

“Njerëzit janë të lodhur nga gjërat e thjeshta. Ata duan të sfidohen.”

“Problemi me internetin është se ai të jep gjithçka, materiale të besueshëm dhe materiale të çmendur. Kështu që, problemi është, si të bësh dallimin?”

“Shteteve të Bashkuara iu desh një luftë civile, për t’u bashkuar ashtu si duhej.”

“Hero i vërtetë është gjithmonë gabimisht hero; ai ëndërron që të jetë burracaku i ndershëm, ashtu si gjithë të tjerët”

“Interneti është si një bibliotekë pa filtrim. E mira e bibliotekave, ashtu sikurse dhe e enciklopedive, nuk është vetëm që ruajnë kujtesën, por edhe që hedhin tutje ato gjëra që një kulture nuk i duhen.

Nëse nuk do të hidhnim poshtë asgjë, do të ishim si “Funes el memorioso”, tek një tregim i Jose Luig Borges. Ky personazh kujtonte gjithçka: ishte një njeri me kujtesë totale, i paaftë të arsyetonte, sepse ishte i paaftë të filtronte.

Interneti është si Funesi: përmban gjithçka, të vërtetën dhe të gënjeshtërtën, gjë që është një risk i madh, mbi të gjitha për të rinjtë.”

“Kur dikujt i duhet të ndërhyjë për të mbrojtur lirinë e shtypit, atëherë ajo shoqëri është e sëmurë.”

“Më mirë realiteti, se sa një ëndërr: kur një gjë është reale, atëherë ajo është e vërtetë dhe për këtë nuk është faji yt.”

“Unë e kam humbur lirinë e të mos paturit një opinion.”

“Nëse njerëzit i blejnë kot librat e mi, unë këtë e konsideroj një taksë mbi idiotësinë.”

“Mendoj se një libër duhet gjykuar dhjetë vjet më vonë, pasi e ke lexuar dhe rilexuar.”

“Druajuni profetëve dhe atyre që janë të përgatitur të vdesin për të vërtetën, sepse si rregull ata bëjnë shumë të tjerë që të vdesin me ta, shpesh herë para tyre, ndonjëherë edhe në vend të tyre.”

“Ka të pavërteta që prodhojnë rezultate pozitivë dhe të tjera që prodhojnë rezultate negativë. Mes këtyre të fundit janë Protokollët e Pleqësisë së Sionit, me të cilët jam marrë në librin tim të fundit.

Më ka tërhequr gjithmonë teksti fals që, për shkak se të tjerët e besojnë apo për shkak se shfrytëzohet politikisht, ndikon në histori. Falë Dhuratës së Konstantinit, të paktën deri në vitet Pesëqind, ideja që zotërimet e përkohshëm të Perëndimit i janë dhuruar Papës nga Perandori shkakton rezultatet e mëdhenj që i dimë”

“E dashuroj aromën e bojës së librave në mëngjes”

“Mungesa është për dashurinë, ashtu si era është për zjarrin: shuan flakët e vogla, por ndez të mëdhatë”

“Monstrat ekzistojnë sepse janë pjesë e një plani hyjnor, dhe tiparet e tmerrshme të atyre monstrave, zbulojnë fuqinë e krijuesit”

“Nuk e kuptoj dot për se duhen 80 milionë njerëz online, kur, ajo që ata bëjnë në fund, është që t’u flasin fantazmave në periferi.”

“Den Braun është një personazh nga “Lavjerrësi i Fukoit”. Unë e kam krijuar. Ai ndan me personazhet e mi magjepsjen për botën e komploteve të Masonëve, Jezuitëve. Rolin e Kalorësve Tempullarë. Sekretin hermetik. Parimin që gjithçka është e ndërlidhur. Madje dyshoj që Den Braun të ekzistojë vërtetë.”

“Asgjë nuk i jep një njeriu të frikësuar më shumë kurajë, se sa frika e një tjetri”

“Cfarë është dashuria? Nuk ka asgjë në botë, as njeri, as Djall, asgjë tjetër, që ta konsideroj aq të dyshimtë sa dashuria, sepse ajo penetron në shpirt më shumë se cdo gjë tjetër.

Nuk ekziston asgjë që ta mbushë dhe lidhë kaq shumë zemrën, sa dashuria. Kështu që, nëse nuk i keni ato armë që e nënshtrojnë atë, shpirti zhytet përmes dashurisë, në një humnerë të paanë”

“Unë besoj se, ajo që ne bëhemi, varet shumë nga ajo që etërit tanë na mësojnë, në momente të cuditshëm, atëherë kur nuk po përpiqen fare të na mësojnë dicka. Ne formohemi prej copëzave të vogla të urtësisë”. / KultPlus.com

Carrie Underwood zëvendëson Katy Perry në “American Idol”

Carrie Underwood rikthehet në ‘ American Idol ‘. Këngëtarja do të jetë  anëtarja e re e jurisë sezonin e ardhshëm, duke zëvendësuar Katy Perry, e cila paralajmëroi largimin e saj  nga shfaqja e njohur televizive disa muaj më parë .

Underwood ka qenë edhe më herët anëtare e jurisë dhe gjithashtu u shfaq në finalen e  kompeticionit 2022. Underwood filloi karrierën e saj muzikore në 2005 kur fitoi sezonin 4 të “American Idol”.

Ajo  do të  jetë përkrah emrave të tjerë të mëdhenj të muzikës si  Lionel Richie dhe Luke Bryan.

Artistja konsiderohet gjithashtu një nga këngëtaret femra më të suksesshme të të gjitha kohërave, duke shitur më shumë se 85 milionë disqe në mbarë botën dhe duke fituar çmime të panumërta, duke përfshirë tetë çmime  Grammy./tema/KultPlus.com

Ti do vish

Poezi nga Fatos Arapi

Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
si nje portokall’ ne doren time-
te rrjedhe koha shpejt
…………e ti te vish…./ KultPlus.com

Mehmet Aliu, shqiptari nga Zëmblaku i Korçës, themeluesi i Egjiptit modern që nisi karrierën si tagrambledhës

E pabesueshme por e vërtetë. Gjithçka është e gostitur si prej një dore të plotpushtetshme. Ylli i fatit të Mehmet Aliut ishte ylli që shndriti një prej qytetërimeve më të famshme të botës që po rrezikohej të shtypej nën peshën e varfërisë. Dinastia shqiptare që nis me korçarin Muhamed Ali pasha për të sosur me pinjollin Mbretin Faruk, riktheu botës Egjiptin madhështor të faraonëve dhe piramidave.

Nga Albert Vataj

Ndoshta bota nuk e njeh si të tillë, por etapa e famshme e rizbuluimit të një qytetërimi siç ishte ai faraonik dhe piramidave daton pikërisht në periudhën kur Egjipti sundohej nga shqiptarët.

Dora d’Istria: Mehmet Aliun e mbërtheu një pasion i tillë për Francën, sa mund të thuhet se Rilindja e perandorisë së Faraonëve të lashtë, është pasojë e një aleance franko-shqiptare!

Konsulli francez, Mourriez: E pyeta një ditë Mehmet Aliun pse aq shpesh ai thoshte se ishte shqiptar. Ai m’u përgjigj: “I tillë jam dhe gjuha ime është shqipja. A nuk më kini dëgjuar kur u flas rojeve!… Shqiptar jam e shqiptar do vdes, ndonëse u përpoqa të bëhem egjiptian i mirë!

Fan Noli: Mehmet Aliu ishte vërtetë fetar, por aspak fanatik dhe ky fakt vendimtar e bënte të hapur ndaj ideve perëndimore, sepse prej fanatizmit nuk vjen asgjë e mirë. Mendim ky i shkëlqyer, i vërtetuar plotësisht nga historia dhe i hedhur tej me neveri nga iluministët francezë të shekullit të 18-të dhe nga vetë revolucioni francez”.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watchin

Historia e Mehmet Ali pashait të Egjiptit është një histori e jashtëzakonshme e një djali që lindi në Zëmblak të Korçës në vitin 1769. Familja e tij u shpërngul hershëm në Kavalla të Greqisë, qytet i ndërtuar nga Aleksandri i Maqedonisë për kujtim të kalit të tij. Mehmet Aliu ishte i 17-ti nga fëmijët e zëmblakasit, Ibrahim Agai, të cilët vdiqën njëri pas tjetrit.

Sipas legjendës, detyrën e parë publike Mehmeti e përmbushi kur ishte vetëm 18 vjeç. Një fshat aty afër nuk paguante taksat. Ai shkoi me 10 vetë të armatosur dhe kërkoi të takojë katër të parët e fshatit. I futi në xhami dhe iu premtoi se nuk do të dilnin gjallë nëse fshati nuk paguante taksat.

Në Egjipt shkoi ushtar i thjeshtë i Portës së Lartë, por shpejt u bë komandant dhe me kohë pasha. Udhëhoqi Egjiptin drejt përparimit, pavarësimit, shtet-krijimit dhe krijoi dinastinë mbretërore shqiptare pavarësisht se nuk dinte të shkruante dhe të fliste gjuhë tjetër përveç shqipes të cilën nuk e shkruante gjithashtu.

Në ditët kur Napoleon Bonoparti pushtoi Egjiptin i cili që nga koha e Sulltan Selimit kishte qenë pjesë e pandashme e perandorisë osmane, Mehmet Aliu, ashtu si edhe shumë myslimanë të tjerë, shtetas të perandorisë u ngrit për të mbrojtur këtë tokë të perandorisë osmane nga këta kolonizator të rinj.

Në krye të një batalioni me shqiptar, Mehmet Aliu marshoi drejt Egjiptit, ku pas përpjekjeve të ndryshme luftarake me francezët më në fund, Egjipti u çlirua nga zgjedha Bonaparte. Pas çlirimit të Egjiptit dhe mosmarrëveshjeve të ndryshme civile, më në fund në vitin 1805 Mehmet Aliu më këshillën e sheikut të Azharit, morri fermanin nga Sulltani për tu bërë guvernator i Egjiptit së bashku me titullin Pasha.

Duke parë situatën e prapambetur të Egjiptit të asaj kohe, Mehmet Aliu ishte ai që filloi zhvillimin e vendit dhe të vetes së tij. Një hov të madh, drejtuesi shqiptar i Egjiptit i dha bujqësisë, industrisë e tregtisë, duke rritur mirëqenien në popull.

Në Aleksandri, Rozet, Damiet e gjetkë, nisën të ndërtoheshin fabrika të mëdha, ndërsa francezët jepnin mbështetjen. Më tepër se njëmijë anije përshkonin Nilin.

Kështu, qyteti i faraonëve nisi të zbulohej. Misione francezësh u morën me arkeologjinë. Më 1822, Çampollion gjeti dhe zbërtheu alfabetin e hieroglifëve, duke kurorëzuar një punë të nisur që më 1798-n.

“Gjithë mbretnija e Mehmet Aliut është nji punë e rrallë dhe e çuditshme në historinë e botës, është nji varg triumfesh të papreme, nji rradh fitimesh të luftës e të diplomacisë, prapa të cilave mbeti i habitur historiani”, shkruan në librin e tij, Aleksandër Xhuvani.

Më 1824, si rrjedhojë e kryengritjeve të barbarëve në Greqi, Sulltan Mahmudi i II-të që nuk mund ta shtypte dot këtë rebelim grek, thirri në ndihmë Mehmet Aliun, i cili duke çuar në krye të kësaj ekspedite djalin e tij, Ibrahim Pashën, arriti që të shuajë dhe shtypë revoltat në Greqi. Si rrjedhojë e kësaj fitoreje, Mehmet Aliu u shpërblye nga Sulltani që të bëhej edhe guvernator i Kretës. Fuqitë e mëdha (Britania e Madhe, Franca, Rusia), duke parë shtrirjen e gjerë që Mehmet Aliu pati që nga Sudani e deri në Kretë, më 1827 dërguan armatat e tyre për të luftuar Ibrahim Pashën, të birin e Mehmet Aliut, i cili pas përplasjes me fuqitë e mëdha u thye, dhe u detyrua që të lëshojë shtypjen e terrorizmit grek. Ai la në fushën e betejës 93 anije lufte.

Më parë, ai dhe i biri i tij Ibrahimi, ata kishin shkatërruar lëvizjen vahabiste që kishin pushtuar Mekën dhe Medinën. Ata madje arrestojnë liderin e shtetit vahabist, Abdullah bin Saud, i cili do të ekzekutohet në Stamboll.

Pas betejës tjetër të vitit 1839 që e fitoi, djali i Mehmet Aliut, Ibrahim Pasha, i cili theu Ushtritë osmane, në Konia të Anadollit, filloi marshin për në Kostandinopojë, ku sipas shumë historianëve, ambiciet e Mehmet Aliut ishin që ai të bëhej Sulltan i shtetit Islam. Por, duke parë forcën dhe vitalitetin e Mehmet Aliut, fuqitë e mëdha e ndaluan dhe kërcënuan sërish Mehmet Aliun, që të mos avanconte më tej.

Pas kësaj përpjekjeje të fundit, Mehmet Aliu u tërhoq në Egjipt, ku atij iu njoh e drejta e Khedivllëkut mbi Egjipt (lloj mbretërimi), nga ku gjenerata e nipërve të tij udhëhoqi deri në vitin 1952.

Më 2 gusht 1849, Mehmet Ali Pasha vdiq në Aleksandri. Trupi i tij u mbështoll me një shall kashmiri, në kokë i vunë festen tuniziane dhe shpatën e tij. Arkivoli u përcoll nga 22 sheikë, që lexonin vargje nga Kurani deri kur mbërriti në xhaminë e Alabastrs në Kajro, ku u varros. Kjo ishte historia e shqiptarit nga Kavalla, që s’dinte shkrim e këndim, por që mundi brenda pak vitesh ta transformojë Egjiptin apo Misirin e prapambetur në një port të ndërveprimit të kulturave evropiane dhe egjiptiane.

Ismail Pasha është pasuesi i Mehmet Aliut që mbahet si modernizuesi i Egjiptit. Ai sundoi nga viti 1863 deri më 1879.

Ai ishte udhëheqësi që themeloi shërbimin postar, modernizoi ushtrinë duke e kthyer atë në një ushtri bashkëkohore, bëri ndërtimin e hekurudhave. Por ajo që mbahet si vepra jo vetëm më e madhe në Egjipt, por në mbarë botën, ishte ndërtimi i Kanalit të Suezit: një kanal artificial detar, me një gjatësi prej 163 kilometrash – nyja që lidh hemisferën perëndimore dhe atë lindore të tokës. Kanali i Suezit ka rëndësi të madhe strategjike, për arsye se është rruga më e rëndësishme e tankerëve detarë për furnizimin e Evropës me naftën e Lindjes së Afërme. Kanali i Suezit është hapur në vitin 1869. Kostoja e lartë e ndërtimit të këtij kanali detyroi Ismail Pashën t’ua shiste kanalin anglezëve, të cilët e ndërruan me koncesion.

I fundmi i dinastisë së Mehmet Aliut ishte mbreti Faruk, i rrëzuar nga froni prej kryengritjeve nacionaliste.

Më 1952-shin kohërat ndryshuan në Egjipt. Nacionalistët nuk pranonin më të drejtoheshin nga dinastia e mbretërisë. Revolucioni i udhëhequr nga gjenerali Abdul Naser e rrëzoi dinastinë me gjak shqiptar. Më 26 janar 1952 ndodhi një djegie e pjesshme e qytetit të Kairos dhe më 23 korrik, kur Faruku ishte në Aleksandri, grupi komplotist “Oficerët e Lirë” me në krye gjeneral Naguib morën nën kontroll Kairon.

Mbreti Faruk emigroi në Itali dhe vdiq në Romë në vitin 1965.

MEHMED ALI PASHA

Nga Sami Frashëri*

Në sajë të transformimit të administratës së mbarë Egjiptit dhe në saje të organizimit të mirë për përmirësimin e reformave të ndër-marra, Mehmed Ali Pasha është personalitet që hapi shtigje të reja në zhvillimin dhe në civilizimin e vendeve të përmendura, ashtu që gjenerata e sotme duke e trashëguar atë, vazhdon valillëkun dhe hidivllëkun në vendet e Egjiptit.

Lindi në një fshat të rrethit të Korçës në Shqipëri në vitin 1183/1769. Ende kur ishte fëmijë, babai i tij, për shkaqe të ndryshme e lëshoi vendlindjen dhe së bashku me familjen u shpërngul për në Kavallë. Mehmed Aliu u rrit aty. Merrej me tregti të duhanit gjatë kësaj kohe. Veç kësaj, ai posedonte edhe talent ushtarak dhe luftarak që ishte një talent dhe karakter natyror i tij.

Në kohën kur regjistrohej dhe tubohej ushtri për ta shpëtuar Egjiptin nga një gjendje kaotike që e kishte përfshirë pas pushtimit të Francës, edhe ky, biografia e të cilit po shkruhet këtu, mblodhi një numër të konsiderueshëm të ushtarëve shqiptarë dhe ia mësyu asaj ane. Pat hyrë në koalicion me Hasan Pashën nga Pojana që ishte komandant i ushtarëve shqiptarë të Egjiptit. Në disa luftëra që ndodhën, e sidomos në luftën e Ebu Kirit, tregoi një trimëri të jashtëzakonshme me ç’rast fitoi nder, respekt, dhe simpati të madhe. Në mosmarrëveshjet që u paraqitën në mes Husrev Pashës, i cili ishte vali i Egjiptit me ushtrinë shqiptare dhe memalikët e Egjiptit, ky (Mehmed Ali Pasha) pati fituar një vend të rëndësishëm, ashtu që gradualisht u bë udhëheqës i ushtrisë shqiptare që gjendej në Egjipt.

Këtë fuqi filloi ta përdorte ashtu si dëshironte. Husrev Pasha, duke mos mundur të fitojë në këtë mosmarrëveshje (zënkë), u dobësua. Kur udhëheqja e Egjiptit ishte në një gjendje të çrregulluar dhe me shumë ngatërresa, Mehmed Aliu e mori ushtrinë në dorë, kurse Husrev Pashën e detyroi të tërhiqet nga punët kryesore. Pasi që mori në dorë udhëheqjen e vendit dhe pasi që me lehtësi ktheu qetësinë e plotë në vend, cilësia e tij u paraqit te Porta e Lartë. Për kthyerjen dhe vendosjen e rregullit, disiplinës dhe qetësisë në vendet e Egjiptit, Porta e Lartë nuk mundi të gjejë rrugë dhe zgjidhje më të mirë se të emërojë Mehmed Aliun vali të Egjiptit.

Kështu, kur Mehmed Aliu në vitin 1800 u emërua zyrtarisht vezir i vilajetit të Egjiptit, pikësëpari në rivendosjen e besimit dhe të qetësisë e kuptoi se është e domosdoshme t’i qetësojë memalikët që u thonin jeniçerë të Egjiptit. Pasi pati sukses në këtë çështje, si hap të parë mori iniciativën që në të gjitha territoret islame të konsolidojë ushtrinë.

Kështu nga njëra anë, me fuqinë që e arriti si dhe me ndihmën e fëmijëve të tij Ibrahim Pashës dhe Ismail Pashës, i zgjeroi territoret nga ana jugore e Egjiptit, në drejtim të Nubes dhe Sudanit, e nga ana tjetër, përmes shkollave që i themeloi për shkencat ushtarake dhe mjekësore si dhe përmes asociacioneve të përkthimeve u botuan dhe u përhapën njohuri të reja. Njerëzit e aftë dhe dijetarët me njohuri shkencore dhe industriale që i mori nga Evropa,dhanë mund të jashtëzakonshëm në zhvillimin e industrisë dhe bujqësisë, gjë që për një kohë shumë të shkurtër e gjallëroi Luginën e Nilit dhe vendet më të pazhvilluara të Egjiptit dhe shtoi mbjelljen e llojllojshme të prodhimeve bujqësore: oriz, pambuk, panxharsheqer dhe njëkohësisht hapi shumë fabrika. Disa mija njerëz i rritën të ardhurat e tyre në një shkallë që nuk do të mund të shpresohej, pagat e të cilëve deri në atë kohë nuk do të mjaftonin vetëm për të paguar ushtarët dhe eprorët e tyre.

Kështu, shtetin e Egjiptit e solli në gjendjen e një shteti të madh me tokë të punueshme, pjellore. Në atë kohë vehabitët ishin shtrirë në shumë vende të Gadishullit arabik. Meqë prej tyre ishin rrezikuar edhe vendet e Hixhazit, pas urdhrit që e mori nga Porta e Lartë, e drejtoi ushtrinë nga ato anë, ku pastaj vetë u kthye, por aty si zëvendës e la djalin e vet Ibrahimin, i cili, duke u përpjekur gjashtë vjet rresht, e theu forcën dhe e shkatërroi organizatën e tyre, mirëpo, gjithnjë frigohej nga ata. Edhe në revolucionin e Greqisë, Ibrahim Pashën e dërgoi me ushtrinë egjiptiane në More. Aty u detyrua të qëndrojë tre vjet me qëllim që të kthejë qetësinë dhe të shuajë kryengritjen. Me rastin e një havarie iu pat djegur flota.

Pas këtyre rezultateve, nga ana e shtetit iu dha të qeverisë edhe Siujdhesën e Kretës. Më në fund Porta e Lartë ia vërtetoi dhe ia pranoi të qenët trashëgimtar në gjeneratën (dinastinë) e vilajetit të Egjiptit të Mehmed Ali Pashës.

Duke filluar nga ajo kohë ishte i angazhuar t’i udhëheqë mirë të gjitha vendet e Egjiptit dhe ato që i pushtoi në drejtim të Sudanit. Pat sukses në shumë reforma dhe në zhvillimin e vendit. Në vitin 1264/1847 u sëmur rëndë, kurse autorizimi për vali, me ferman iu drejtua djalit të tij, Ibrahim Pashës. Pas një sëmundje të rëndë dyvjeçare, më 1849 vdiq në Aleksandri.

Mehmed Aliu ishte një njeri shumë i mençur; mund të konsiderohej njeri i pashkollë, sepse edhe atë pak shkollë që e kishte, e kishte bërë pas moshës 45-vjeçare.

Ai e çmonte civilizimin e ri dhe përparimin. Pasi e mori fuqinë në duart e veta, për një kohë shumë të shkurtër i nxori në shesh gjërat e dobishme dhe jo të dobishme, dhe kështu ia doli që një shteti, në mënyrë të pashembullt, deri atëherë, t’ia sjellë civilizimin dhe përparimin.

Tyrbja (mauzoleu) i tij gjendet në Kajro, e punuar në mënyrë të përsosur, kurse në Aleksandri është përmendorja e tij e bronztë. 

*Marrë nga vëllimi Kâmûs al-a’lâmi/KultPlus.com

Prishtina Gastronomy Festival vazhdon me natën e katërt me plot shije dhe hare

Nata e katërt e Prishtina Gastronomy Festival ishte një sukses i madh, duke ofruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Festivali vazhdoi të mbajë standardin e lartë, duke ofruar shije të reja dhe muzikë të shkëlqyer.

Mbrëmja filloi me degustimin e street food nga Neranxi, ku shefja e njohur Orana Sinani solli shijet e saj të veçanta. Pas këtij fillimi të shijshëm, atmosfera u ndez me performancat e mahnitshme të këngëtareve Irma dhe Eranda Libohova. Dy motrat e talentuara sollën energjinë dhe zërin e tyre të fuqishëm në skenë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme që e mbajti publikun të këndonte dhe të vallëzonte gjatë gjithë mbrëmjes. Këngë pas kënge, Irma dhe Eranda bënë që kjo mbrëmje të jetë e paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

Mbrëmja ishte e mbushur me hare dhe energji pozitive, me shumë njerëz që këndonin dhe vallëzonin, duke shijuar çdo moment të kësaj nate të veçantë. Festivali po vazhdon të tregojë se është një ngjarje që bashkon njerëzit dhe krijon kujtime të paharrueshme për të gjithë.

Prishtina Gastronomy Festival do të vazhdojë deri më 9 gusht në sheshin “Adem Jashari”, duke sjellë më shumë shije të reja, muzikë dhe argëtim. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm!

Studio Kozmetologji në UNI-Universum International College, programi i vetëm i akredituar në Kosovë

Universum International College, i fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion, vazhdon të zgjerojë numrin e programeve të akredituara për studime.

Programi më i ri UNIK në Bachelor në UNI-Universum International College është Kozmetologji. 

Programi i Kozmetologjisë është projektuar për të ofruar mundësi të avancuara dhe të specializuara për studentët që kërkojnë karrierë në fushën e kozmetologjisë dhe estetikës.

Programi i Kozmetologjisë në UNI është i veçantë për faktin se është i vetmi program BA i akredituar i Kozmetologjisë në Kosovë. Ky program ofron një edukim të avancuar në kozmetikë dhe estetikë, duke përfshirë teknika moderne për kujdesin e lëkurës dhe trupit.

Studentët do të mësojnë përdorimin e teknologjive dhe produkteve të fundit, duke përgatitur ata për një karrierë të suksesshme në industrinë e bukurisë. 

PSE TË STUDIONI BA Kozmetologji në UNI?

  • Studime me Standarde Amerikane
  • Praktikë Profesionale dhe Punësim
  • Diplomë të dyfishtë & të fuqizuar nga Arizona State University
  • Qasje në kurrikulën e Arizona State University

E veçanta e këtij programi është që përmes tij mund të licensoni qendrën tuaj të estetikës.

Akreditimi i programit BA në Kozmetologji thekson angazhimin e Universum International College për të ofruar mundësi të avancuara dhe për të përmbushur nevojat e tregut të punës.

Studentët e regjistruar në këto programe do të ketë mundësinë të përfitojnë nga një edukim të klasit botëror dhe të zhvillojë aftësi të specializuara për sukses në këto fusha profesionale.

UNI-Universum International College vazhdon të investojë në ofrimin e mundësive të shkëlqyera edukative dhe të mbështesë zhvillimin profesional të studentëve UNIK duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë dhe industrisë në tërësi.

Regjistrimet kanë filluar dhe vendet janë të limituara! Regjistrohu Online këtu!  Mos e humbisni mundësinë për të krijuar suksesin tuaj me edukim amerikan, të fuqizuar nga Arizona State University, universiteti më i madh publik dhe nr. #1 në SHBA për inovacion.

Për më shumë informata, kontaktoni në: +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram.

104 vjet më parë Italia tërhiqej nga Vlora dhe bregdeti shqiptar

104 vjet më parë, më 2 gusht të vitit 1920, pas dy muajsh të nxehtë, qeveria shqiptare dhe pala italiane do të binin dakord në një traktat të fshehtë i cili do të dilte në formë të pjesshme në shtyp, nëpërmjet shoqërisë italiane “Stefani” të lajmeve.

Kjo marrëveshje kishte negociator kontin Manzoni nga pala italiane dhe Sulejman Delvinën për palën shqiptare.

Pala italiane pranoi që Shqipëria të qëndrojë nën hapësirat territoriale të vendosura nga traktati i Londrës. Pala italiane pranoi të tërhiqet nga malet e Shqipërisë dhe të dislokojë gradualisht trupat e saj të cilat gjendeshin kryesisht në bregdet për një kthim në Itali, me një njollë turpi humbjeje nga forcat territoriale civile shqiptare.

Italianët do të zotëronin nga kjo marrëveshje vetëm ishullin e Sazanit, të cilin do ta mbanin për të siguruar kalimin e qetë të anijeve në zonën e Otrantos.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell edhe një material ilustrues të situatës së asaj kohe në kanalin e Otrantos, e veçanërisht në ujërat përreth ishullit të Sazanit. / KultPlus.com

Rilindja në Artin Pamor Shqiptar, ekspozita më e re e Muzeut “Marubi”

Muzeu Marubi dhe Instituti i Antropologjisë njoftuan se do të çelin ekspozitë “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno – Rilindja në Artin Pamor Shqiptar”. Ekspozita e kuruar nga Luçjan Bedeni, do të hapet për publikun më 19 gusht.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, e njëkohësisht kuratori i ekspozitës, Luçjan Bedeni, bëri me dije se prej disa vitesh ka bërë kërkime për Marubët dhe Idromenon.

“Gjatë hulumtimit të fundit në fototekën e Institutit të Antoropogjisë ku ruhen disa negativë me vlerë të Idromenos, kam arritur në konkluzionin se shkrepjet e tij mund të plotësohen me më shumë të dhëna. Kjo për fatin e mirë të ekzistencës të koleksionit të Marubëve, i cili i vjen shumë në ndihmë”, shkroi Bedeni në profilin e tij, në rrjetet sociale.

Imazhet e burrit të përzgjedhur për posterin e ekspozitës “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” janë një dëshmi konkrete se si arkivët fotografik komunikojnë mes tyre. Fotografia e burrit me brirë e cila ruhet në fototekën e Muzeut Marubi rezulton të jetë shkrepje e Kel Kodhelit (Marubi).

Ndërsa imazhi i ngjashëm me të, fotografia e burrit me fes, që ruhet në Institutin e Antropologjisë rezulton të jetë shkrepje e Idromenos. Në këtë rast lind pyetja, cila është autorësia e saktë? Bedeni mendon se është Kolë Idromeno, kjo pasi fotografia e shkrepur nga Kel Kodheli (Marubi) është një foto e retushuar por edhe e riprodhuar. Duke ditur që Idromeno ishte edhe një piktor i zoti, mendohet se e ka bërë ai retushimin e brirëve të personit dhe Keli riprodhimin e fotos së retushuar./atsh/KultPlus.com

Projektet për kalanë e Kaninës, të Borshit si dhe Muzeun Arkeologjik Korçë

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka miratuar projekte për kalanë e Kaninës, kalanë e Borshit dhe Muzeun Arkeologjik Korçë. Në vijim të punës për restaurimin e monumenteve të kulturës, IKTK në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shqyrtuar një sërë projektesh.

“Sipas vendimeve të miratuara rezultojnë disa nga këto projekte restaurimi dhe konsolidimi për t’u zbatuar: Kalaja e Kaninës; kalaja e Borshit; Muzeu Arkeologjik Korçë”, thuhet nga IKTK. Kalaja e Kaninës është Monument Kulture, Kategoria I, që ndodhet në qarkun Vlorë.

Në kuadër të projektit të restaurimit të kalasë do të kryhen ndërhyrjet studim i detajuar i gjendjes së konservimit të strukturave të kalasë nëpërmjet studimeve dhe vlerësimeve gjeologjike, hidrologjike, strukturore. Ndërhyrje konsoliduese nëpërmjet vendosjes së barrierave të sigurisë, stabilizimit të tokës, mbështetjes së bazës së shpatit dhe ankerave shkëmbore, etj. Ndërhyrje konservuese dhe restauruese të strukturave të kalasë. Krijimi i infrastrukturës së nevojshme për interpretimin e sitit dhe përmirësimin e eksperiencës së vizitorëve, dhe krijimi i një amfiteatri. Kalaja e Borshit është Monument Kulture, Kategoria I dhe daton rreth shekullit IV-III p.e.s.

Në kala do të ketë ndërhyrje restauruese dhe konservuese të strukturave të kalasë, ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese të strukturës së xhamisë, etj.

Muzeu Arkeologjik Korçë u krijua në vitin 1985. Në të janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë, ku vendin kryesor e zë pellgu i Korçës. Në kuadër të projektit për restaurimin e muzeut do të ketë ndërhyrje përforcuese në themelet e ndërtesës dhe në muraturë, restaurim i çatisë në tërësinë e elementeve të saj konstruktivë, restaurim i muraturës prej guri, restaurim i ndërkateve, etj.

Panajot Kanaçi, pionieri i artit koreografik shqiptar

Më 2 gusht 1923 lindi koreografi i mirënjohur dhe pedagogu Panajot Kanaçi.

Me koreografinë dhe libretin e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963), Kanaçi u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar. Për këtë koreografi u nderua më 1964-ën me Çmimin e Republikës të Shkallës I, me motivacionin: “Për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar “Halili e Hajria” dhe merita të shquara në fushën e koreografisë”.

Kanaçi kreu studimet e larta për baletmaestër në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Ai ishte lëvrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele të larta përpunimi si “Vallëzimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare”, etj.Panajot Kanaçi interpretoi një sërë rolesh kryesore, ku veçohen baletet “Shatë rvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).

Panajot Kanaçi ndërroi jetë në vitin 1996./atsh/KultPlus.com

102 vite nga vdekja e shpikësit të telefonit, Alexander Graham Bell

Sot janë bërë 102 vite nga vdekja e shpikësit të telefonit, Alexander Graham Bell, shkruan KultPlus.

Alexander Graham Bell i lindur më 3 mars 1847, ishte një shkencëtar, shpikës, inxhinier dhe inovator skocez  që është vlerësuar për shpikjen e telefonit të parë praktik. Babai, gjyshi dhe vëllai i Bellit kishin qenë të gjithë të lidhur me punën e oratorisë dhe fjalimeve, dhe si mamaja ashtu dhe gruaja e tij ishin shurdhe, duke e ndikuar thellësisht punën e jetës së tij.

Kërkimet e tij mbi dëgjimin dhe fjalimet e çuan atë më tej në eksperimentimin me mjete dëgjimi që kulminuan në shpërblimin e Bellit me patentën e parë amerikane për telefonin në vitin 1876. Bell e konsideronte shpikjen e tij më të famshme një hyrje në punën e tij të vërtetë si shkencëtar dhe refuzoi të kishte një telefon në studion e tij.

Jetën e tij të mëvonshme e shënuan shumë shpikje të tjera, duke përfshirë punën e tij inovatore mbi telekomunikimet optike, hidroplanet dhe aeronautikën. Megjithëse ai nuk ishte një nga 33 themeluesit i National Geographic Society, ai kishte një ndikim të fortë në revistë ndërsa shërbente si presidenti i dytë nga 7 janari i vitit 1898 deri në vitin 1903.

Ai vdiç më 2 gusht 1922/KultPlus.com

Muzikantë të jashtëzakonshëm nga Shqipëria dhe bota në festivalin e Himarës

Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, u kujtoi sot artdashësve se së shpejti vjen një festival me muzikantë të jashtëzakonshëm nga Shqipëria dhe bota.

Bëhet fjalë për Himara International Music Festival, i cili do të zhvillohet nga 18 deri më 22 gusht e që premton të jetë një eksperiencë e paharrueshme, me artistë nga e gjithë Europa.

“Nën këmbët e kalasë shekullore, midis gurëve të lashtë dhe maleve të vetëtimës një skenë natyrore u krijua, për të thënë “Muzikë Jeho”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Himara International Music Festival lind si një projekt muzikor ku gjithëkush mund të përjetojë muzikën e tij të preferuar. Edicionin e parë ky festival e shënoi në 2022. Festivali i Himarës sjell një menu të pasur të gjinive me traditë si muzika klasike, tango, jazz dhe chanson të ofruar nga muzikantë me përvojë. Interpretimet më parë janë kryer në një hapsirë intime midis shtëpive të vjetra dhe Kishës së Gjithë Shenjtorëve në Himarë-fshat. Në këtë edicion aktiviteti do të zhvillohet kryesisht në një nga sallat e bashkisë së qytetit por do të ketë aktivitete edhe në Himarën e vjetër, pranë kalasë.

Përveç instrumentistëve, këtë vit do të jenë të ftuar edhe artistët e një grupi polifonik.

Ky festival synon të rritet në frymën e zhvillmit të shoqërisë, bazuar mbi trashëgiminë kulturore më të mirë, si dhe të traditave muzikore ndërkombëtare me të cilat jemi të lidhur pazgjidhmërisht./atsh/KultPlus.com

2 gushti, Dita e Holokaustit ndaj Romëve

Në shumë vende europiane përkujtohet Holokausti i nazistëve ndaj më shumë se 500.000 sintive e romëve në Europën e pushtuar. Parlamenti Europian e ka shpallur 2 gushtin Ditën Përkujtimore të Romëve e Sinti.

77 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Holokaustit dhe çlirimit të kampeve të përqëndrimit dhe shfarosjes përkujtohen 500.000 viktimat sinti dhe romët që u vranë në Europën e pushtuar nga nazistët, në ditën përkujtimore të sinti dhe romëve, të shpallur nga Parlamenti Europian, 2 Gusht.

Kjo datë kujton 4.300 sintit dhe romët e fundit që u vranë këtë natë në dhomat e gazit në Aushvitc-Birkenau. / KultPlus.com

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri – brigje sekrete dhe vendpushime idilike

Krahas vargmaleve të ndryshme malore që shtrihen përgjatë pjesës lindore të Shqipërisë, bregdeti i saj jugperëndimor është shtëpia e plazheve parajsore ku dielli shkëlqen dhe çadrat ofrojnë hijen e nevojshme për plazhistët, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen amerikane CN Traveler (Condé Nast Traveler).

Ndërsa vija bregdetare e saj me rërë ishte një sekret për një kohë të gjatë – në krahasim me fqinjët e saj më të njohura – Kroacinë dhe Greqinë – Shqipëria po bëhet gjithnjë e më popullore në mesin e turistëve ndërkombëtarë.

Plazhet e Shqipërisë mund të kthehen në një romancë verore që nuk do ta harroni kurrë!

Qiej të mahnitshëm blu, një bregdet i egër dhe dramatik dhe ujëra të ngrohta mesdhetare që përplasen në këmbët tuaja – Mirësevini në Shqipëri!

Gjiri i Gramës

I vogël dhe tërheqës, me rërë të imët e të bardhë, Gjiri i Gramës është i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur dhe i rrethuar nga një bimësi e harlisur.

Mënyra më e lehtë për ta vizituar është nga deti duke pasur parasysh vendndodhjen e tij të largët dhe të izoluar.

Ai ofron pikërisht atë që dëshironi të gjeni në pushimet tuaja në plazhin shqiptar, duke përfshirë ujërat mahnitëse bruz të detit Jon.

Mos humbisni mbishkrimet e lashta në shkëmbinjtë e afërt që datojnë që nga koha romake dhe greke.

Plazhi i Ri dhe Uji i Ftohtë, pranë Vlorës

Këto dy plazhe janë porta hyrëse për në Rivierën Shqiptare – ku ndodhen plazhet më të mira në Shqipëri.

Vlora, e vendosur pak më shumë se 90 milje nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, është një qytet port – ku detet Jon dhe Adriatik takohen dhe shkëmbinjtë shtrihen përgjatë bregdetit.

Qyteti tërheq një sërë turistësh të cilët gjejnë plazhe dhe atmosfera të ndryshme për çdo shije.

Nëse jeni duke kërkuar për një ambient të gjallë feste, ju presin baret e Plazhit të Ri. Nëse preferoni diçka më pak të populluar me njerëz, atëherë drejtohuni në Ujin e Ftohtë – i cili është më i izoluar.

Llamani, në Himarë

Himara, një fshat magjepsës bregdetar ndodhet në Rivierën Shqiptare.

Përveç të qenit një vendpushim popullor plazhi, ka një fshat të qetë ku jeta vazhdon prej kohësh, me peshkatarë që mblidhen në taverna tradicionale pas një dite të gjatë në det.

Është pasqyrimi i vërtetë i një prej plazheve më të mira të Shqipërisë – i hapur për udhëtarët ndërkombëtarë, por duke mos harruar rrënjët e saj.

Vendi më i mirë për të shijuar diellin dhe detin pranë Himarës është në Llaman, një plazh i preferuar nga vendasit.

I vendosur midis dy kodrave, ky liman me guralecë është vendi ideal për të vendosur peshqirin tuaj dhe për tu mrekulluar me Mesdheun.

Buneci

Buneci rreth 30 kilometra nga qyteti i Sarandës – dhe shumë vizitorë tërhiqen nga dritat e ndezura dhe atmosfera festive.

Në Bunec, do të gjeni një plazh të qetë me guralecë të bardhë – po aq të bukur sa Saranda.

Ka disa kafene tradicionale dhe një hotel – nga ku mund të dëgjoni zhurmët e valëve – dhe kush dëshiron më shumë se kaq?

Dhërmiu

Në Dhërmi do të gjeni rërë të imët, guralecë të bardhë dhe pemë ulliri shekullore, por edhe shezllone dhe çadra shumëngjyrëshe, bare plazhi në modë –  dhe një sërë akomodimesh, nga ato më modeste deri te hotelet me pesë yje.

Ai konsiderohet si plazhi më “cool” në Shqipëri.

Saranda

Sarandë, është gjithashtu një nga destinacionet më të njohura në Ballkan me një atmosferë që shpesh ndihet e ngjashme me atë që gjendet në shumë nga resortet mesdhetare të Spanjës.

Qyteti po përjeton një bum ndërtimi dhe kodrat pas detit janë të mbushura me hotele dhe ndërtesa apartamentesh në proces ndërtimi.

Borshi

Pikërisht në jug të Qeparoit, rruga për në Borsh është verbuese, e ndërprerë nga shkëmbinjtë dhe limanet në një nga rrugët më dramatike bregdetare të vendit.

Plazhi, çuditërisht pak i vizituar në Shqipëri, është i rrethuar nga ullinj dhe kodra.

Peizazhi të përcjell imazhin e Mesdheut të dikurshëm, i cili ka arritur të mbijetojë në gjendjen e tij të pastër, të paprekur.

Ishujt e Ksamilit

Nëse do të na duhej të hartonim një listë me destinacionet më të mira të plazheve të Shqipërisë, Ishujt e Ksamilit do të ishin të paktën ndër tre të parët, nëse jo në vendin e parë.

Ky arkipelag, 12 milje larg Sarandës, është më shumë se thjesht një foto kartoline.

Në vend të kësaj, ndihet si një ëndërr: katër ishuj të pyllëzuar në mes të një deti të pabesueshëm me ujëra bruz.

Plazhet janë me rërë të bardhë – një gjë e rrallë në një zonë ku guralecat janë më të zakonshëm.

Ndërsa shikoni në horizont, do të shihni një numër ishujsh të tjerë që duken aq afër, saqë do të dëshironit t’i shtrinit dorën dhe t’i preknit!

Qeparo

Qeparoi është një nga plazhet më nën radar dhe më pak të vizituar në Rivierën Shqiptare.

Ky fshat fotogjenik ka dy shkëmbinj me pamje nga Mesdheu – një pamje që do të dukej mahnitëse në kanavacë – ose në Instagram, natyrisht, pa asnjë filtër.

Ndërkohë që flitet për plazhet e Shqipërisë, plazhi i Qeparoit arrin të mbetet ende sekret.

Durrës

Mos u trembni nga madhësia e Durrësit, qyteti i dytë më i populluar në Shqipëri.

Përveç disa vendeve të njohura – si Amfiteatri dhe Banjat Romake – ai është i bekuar me një shtrirje bregdetare rreth 6 milje të gjatë – me siguri do të gjeni një shezlong ku mund të vendosni peshqirin tuaj.

Gjilekë

Në bregdetin jugor të Shqipërisë, pranë fshatit Dukat, do të gjeni një plazh më pak të njohur të quajtur – Gjilekë.

Fakti që është kaq e vështirë për t’u aksesuar ka ndihmuar në ruajtjen e natyrës së saj të pacenuar dhe të paprekur.

Mund të arrihet vetëm me varkë ose në këmbë për gati gjysmë ore përgjatë një shtegu që fillon në fshatin Gjilekë dhe përshkon një kanion të mrekullueshëm.

Sapo të mbërrini, shkëmbinjtë e saj të lartë me ujëra të pastër kristal do të shfaqen para jush./atsh/KultPlus.com

Kalaja e Gjirokastrës tjetër rekord vizitorësh

Vazhdon rritja e numrit të vizitorëve në Kalanë e Gjirokastrës, e cila arrin sërish një rekord për periudhën 1 korrik-31 korrik 2024.

Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës  kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë. Rritja e muajit që lamë pas llogaritet në 13.78%, krahasuar me vitin 2023, ndërsa shifrat arrijnë në 116,35% nëse krahasohen me dy vjet më parë.

35,996 vizitorë gjatë kësaj periudhe ose 4,359 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023 ose 19,358 vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2022.

Gjirokastra, apo siç njihet ndryshe “qyteti i gurtë” është ndër qytetet më të bukura në jug të Shqipërisë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Simboli kryesor i qytetit është kalaja, e lidhur ngushtë me vetë qytetin. Ajo është e vendosur mbi një kodër, rreth 370 m mbi nivelin e detit.

Krahasuar me kalatë mjesjetare të tjera të vendit, kjo kala është më e vogël nga sipërfaqja por ruhet në gjendje më të mirë. Gjerësia e saj është 75 m dhe gjatësia 500 m. Për t’u shtuar rezistencën mureve të kalasë janë ngritur pesë kulla të fuqishme.

Që në hyrje të kështjellës gjendet galeria e topave dhe një koleksion i armëve që janë mbledhur që nga lashtësia e deri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore. Me vlerat që posedon, ajo është tejet atraktive për turistë nga mbarë bota./atsh/KultPlus.com