Elvis Rexhbeçaj i bashkohet Kombëtares së Kosovës: Vendosa me zemër për Kosovën

Futbollisti i njohur në futbollin gjerman, Elvis Rexhbeçaj është prurja më e re e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Rexhbeçaj nga muaji shtator do të vishet “kaltër” dhe do t’i ndihmojë Kosovës në ndeshjet e Nations League, shkruan Indeksonline

Për faqen zyrtare të FFK-së, Rexhbeçaj tha se mezi po pret të luaj për fanellën “Dardane”, kurse tregon poashtu edhe pse u vonua ky nënshkrim i kontratës.

“Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona.

“Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj.

Kujtojmë që Rexhbeçaj është pjesë e Augsburgut dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Joan Didion: Pse shkruaj

Sigurisht që titullin për këtë diskutim e huazova nga George Orwell-i. Një arsye pse e huazova ishte se më pëlqen tingulli i fjalëve: Pse shkruaj. Këtu keni tre fjalë të shkurtra, krejt të qarta që ndajnë një tingull, dhe tingulli që ata kanë të përbashkët është ky: Unë, Unë, Unë.

PSE SHKRUAJ

Nga Joan Didion

Në shumë mënyra, të shkruarit është akti i të thënit “unë”, i imponimit të vetvetes ndaj njerëzve të tjerë, i të thënit dëgjomë, shiko siç shoh unë, ndrysho mendim. Është një akt agresiv, madje edhe armiqësor. Mund ta maskosh agresivitetin e tij sa të duash me vello fjalish nënrenditëse, me cilësor dhe fjali të mënyrës lidhore, me elipse dhe aluzione, duke përdorur nënkuptime në vend të pohimeve, por nuk mund të shmanget fakti që hedhja e fjalëve në letër është taktika e një tirani të fshehtë, një pushtim, një imponim i ndjeshmërisë së shkrimtarit në hapësirën më private të lexuesit.

E huazova titullin jo vetëm sepse fjalët tingëlluan si duhet, por sepse dukej se përmblidhnin, në një mënyrë jo të pakuptimtë, gjithçka që duhet t’u them. Ashtu si shumë shkrimtarë, unë kam vetëm këtë “temë”, këtë “lëmë”, aktin e të shkruarit. Nuk mund t’u sjell asnjë raport nga ndonjë front tjetër. Mund të kem interesa të tjera: jam “e interesuar”, për shembull, për biologjinë detare, por nuk e lajkatoj veten aq sa të besoj se do të më dëgjonit të flas për të. Nuk jam dijetare. Nuk jam aspak intelektuale, që nuk do të thotë se kur dëgjoj fjalën “intelektual” zgjat dorën të kap armën, por vetëm për të thënë që nuk mendoj në mënyrë abstrakte. Gjatë viteve kur isha studente në Berkeley, u përpoqa, me një lloj energjie të pashpresë të adoleshencës së vonë, të blija një vizë të përkohshme për në botën e ideve, për të krijuar një mendje që mund të merrej me abstrakten.

Gjithçka që dija atëherë ishte ajo që nuk isha dhe m’u deshën disa vite për të zbuluar se çfarë isha. Me pak fjalë u përpoqa të mendoj. Dështova. Vëmendja ime u kthye në mënyrë të pashmangshme tek e veçanta, tek e prekshmja, tek ajo që përgjithësisht merrej parasysh nga të gjithë ata që njihja atëherë dhe për këtë çështje e kam njohur që atëherë, me periferiken. Përpiqesha të mendoja për dialektikën hegeliane dhe e gjeja veten duke u përqendruar në një dardhë të lulëzuar jashtë dritares dhe në mënyrën e veçantë se si petalet binin. Përpiqesha të lexoja teori gjuhësore dhe pyesja veten nëse dritat ishin ndezur në Bevatron, atje lart në kodër. Kur them se pyesja veten nëse dritat ishin ndezur në Bevatron, ju mund të dyshoni menjëherë, nëse merreni me fushën e ideve se po e regjistroja Bevatronin si një simbol politik, duke menduar shkurtimisht për kompleksin ushtarako-industrial dhe të tij, për rolin në komunitetin universitar, por do të gaboni. Pyesja vetëm nëse dritat ishin ndezur në Bevatron dhe si dukeshin ato. Një fakt fizik. 

Pata probleme me diplomimin në Berkeley, jo për shkak të paaftësisë për t’u marrë me idetë – isha diplomuar në anglisht dhe mund të gjeja imazhet e shtëpisë dhe kopshtit në “Portreti i një zonje” të Henry James-it, si të tjerët, “imazhet” duke qenë sipas përkufizimit lloji specifik që më tërhoqi vëmendjen – por thjesht sepse kisha nënvlerësuar ndjekjen e një kursi për Miltonin. Për arsye që tani tingëllojnë si barok, më duhej një diplomë deri në fund të asaj vere, dhe departamenti i anglishtes më në fund ra dakord, nëse do të veja çdo të premte dhe të flisja për kozmologjinë e “Parajsa e humbur”, për të më vërtetuar se jam e aftë në analizën e veprës së Miltonit. E bëra.

Për disa të premte rresht mora autobusin e Greyhound-it, të premteve të tjera kapja trenin e linjës së Paqësorit Jugor në pjesën e fundit të segmentit të tij transkontinental për në San Françisko. Nuk mund t’ju them nëse Miltoni e vendosi diellin apo tokën në qendër të universit të tij te “Parajsa e humbur”, çështja qendrore e të paktën një shekulli dhe një temë për të cilën atë verë shkrova dhjetë mijë fjalë, por ende më kujtohet, ngurtësia e saktë e gjalpit në vagonin -restorant të qytetit të San Franciskos dhe mënyra se si xhamat e lyer të autobusit reflektonin  rafineritë e naftës rreth ngushticës Carquinez, në një dritë të hirtë dhe të turbullt. Me pak fjalë, vëmendja ime ishte gjithmonë në periferi, në atë që mund të shihja, shijoja dhe prekja, te gjalpi dhe autobusi. Gjatë atyre viteve udhëtoja me atë që e dija se ishte një pasaportë shumë e pasigurt, letra të falsifikuara: e dija që nuk isha banore legjitime në asnjë botë idesh. E dija që s’mund të mendoja. Gjithçka që dija atëherë ishte ajo që nuk mund të bëja. Gjithçka që dija atëherë ishte ajo që nuk isha dhe m’u deshën disa vite për të zbuluar se çfarë isha.  Isha shkrimtare.

Me këtë nuk nënkuptoj një shkrimtar “të mirë” apo një shkrimtar “të keq”, por thjesht një shkrimtar, një person i cilit orët më të zjarrta kur është më i kredhur në mendime i harxhon duke renditur fjalët në letër. Nëse arritjet e mia profesionale do të ishin në rregull, nuk do të isha bërë kurrë shkrimtare. Nëse do të kisha qenë e bekuar me qasje të kufizuar në mendjen time, nuk do të kishte pasur arsye për të shkruar. Unë shkruaj vetëm e vetëm për të zbuluar se çfarë po mendoj, çfarë po këqyr, çfarë arrij të shoh dhe çfarë domethënie ka. Të zbuloj atë që dua dhe atë së cilës i frikësohem. Pse rafineritë e naftës rreth ngushticës Carquinez më dukeshin të këqija në verën e vitit 1956? Pse dritat e natës në Bevatron digjen në mendjen time për njëzet vjet me radhë? Çfarë po ndodh në këto fotografi në mendjen time?

Kur flas për fotografi në mendjen time, po flas, konkretisht, për imazhe që shkëlqejnë. Dikur kishte një ilustrim në çdo libër të psikologjisë elementare që tregonte një mace të vizatuar nga një pacient në faza të ndryshme të skizofrenisë. Kjo mace kishte një vezullim rreth saj. Mund të shihje strukturën molekulare të prishur në skajet e maces: macja u bë sfondi dhe sfondi macja, gjithçka ndërvepronte, duke shkëmbyer jone. Njerëzit me halucinogjen përshkruajnë të njëjtin perceptim të objekteve. Unë nuk jam skizofrene, as nuk marr halucinogjene, por disa imazhe vezullojnë për mua. Shikoni aq fort sa duhet dhe patjetër do ta pikasni shkëlqimin. Aty është. Nuk mund të mendosh shumë për këto foto që vezullojnë. Thjesht afroji dhe i lini të qartësohen. Ju qëndroni të qetë. Mos flisni me shumë njerëz dhe mbani sistemin nervor që të mos rrënohet dhe përpiquni të gjeni macen në atë vezullim, gramatikën në fotografi.

Ashtu siç e kam fjalën për “vezullim” në kuptimin e mirëfilltë, po këtë dua të them me fjalën “gramatikë”. Gramatika është një piano që e luaj me vesh, pasi më duket se nuk kam qenë në shkollën gjatë vitit kur u dhanë mësim rregullat. Gjithçka që di për gramatikën është fuqia e saj e pafundme. Zhvendosja e strukturës së një fjalie ia ndryshon kuptimin, në mënyrë aq rrënjësore dhe të padiskutueshme sa pozicioni i një kamere ndryshon kuptimin e objektit të fotografuar. Shumë njerëz tani kanë njohuri për këndet e përdorimit të kamerës, por jo aq shumë dinë për fjalitë. Rregullimi i fjalëve ka rëndësi, dhe renditja që dëshiron mund të gjendet te fotografia në mendjen tënde. Fotografia dikton rregullimin. Fotografia dikton nëse kjo do të jetë një fjali me ose pa pjesë nënrenditëse, një fjali që mbaron duke kulmuar ose një fjali që vdes në rënie, e gjatë apo e shkurtër, e mënyrës veprore apo pësore. Fotografia tregon si t’i renditni fjalët dhe renditja e fjalëve të tregon, ose më tregon mua, çfarë po ndodh në fotografi. Vini re:  të tregon. Nuk jeni ti që i tregon.

Më lejoni t’ju tregoj se çfarë dua të them me fotografi në mendje. Fillova një roman “Luaj me kartat e tua”, ashtu siç kam filluar secilin prej romaneve të mi, pa asnjë nocion për “personazhin” ose “subjektin” apo edhe “ndodhinë”. Kisha vetëm dy fotografi në mendje, për një qëllim teknik, i cili ishte të shkruaja një roman aq eliptik dhe të shpejtë sa të përfundonte para se ta vije re, një roman aq i shpejtë sa zor se do të ekzistonte në faqe. Për sa u përket fotografive: e para ishte ajo e një hapësire të bardhë. Hapësirë boshe. Ishte padyshim, fotografia që diktoi qëllimin narrativ të librit – një libër në të cilin çdo gjë që ndodhte do të ndodhte jashtë faqes, një libër “i bardhë” tek i cili lexuesit do t’i duhej të sillte ëndrrat e këqija – dhe megjithatë kjo fotografi nuk më tregonte asnjë “histori”, nuk sugjeronte asnjë situatë. Fotografia e dytë e bënte. Kjo fotografi ishte e diçkaje ku kisha qenë dëshmitar. Një grua e re me flokë të gjata dhe një fustan të shkurtër të bardhë ecën nëpër kazino në Riviera në Las Vegas në orën një të mëngjesit. Ajo kalon e vetme kazinon dhe ngre receptorin e një telefoni shtëpie. E shikoj sepse e kam lexuar në gazeta dhe ia di emrin: është aktore e dorës së dytë që e shoh herë pas here nëpër Los Anxhelos, në vende si teatri dhe një herë në zyrën e një gjinekologu në klinikën Beverly Hills, por nuk jam takuar kurrë me të. Nuk di asgjë për të. Kush po e përfshin në filma? Pse është ajo këtu për të aktruar? Si ndodhi saktësisht? Ishte pikërisht ky çast në Las Vegas që bëri që rrëfimtari i romanit tim “Luaj me kartat e tua” të fillonte të më tregonte për veten, por kjo shfaqet në roman vetëm në mënyrë të tërthortë, në një kapitull që fillon kështu: “Maria bëri një listë të gjërave që nuk do t’i bënte kurrë. Kurrë nuk do të ecte vetëm nëpër lagjet Sends ose Sizër pas mesnate.  Kurrë nuk do të merrte pjesë në një festë, të bënte veprime sadomazokiste pa dëshirën e saj, nuk do të merrte hua peliçe nga Abe Lipsey, fjala – fjalë. Kurrë nuk do të mbante një Yorkshire në Beverly Hills”. Ky është fillimi dhe gjithashtu fundi i kapitullit, i cili mund të sugjerojë se çfarë dua të them me “hapësirë e bardhë”.

Më kujtohet se kisha një sërë fotografish në mendjen time kur fillova romanin që sapo mbarova, “Libri i lutjes së përbashkët”. Në fakt, një nga këto fotografi ishte e atij Bevatron-it që përmenda, megjithëse do ta kisha të vështirë t’ju tregoja një histori në të cilën bëhet fjalë për energjinë bërthamore. Një tjetër ishte një fotografi gazete e një avioni 707 të rrëmbyer që digjej në shkretëtirë në Lindjen e Mesme. Një tjetër ishte pamja e natës nga një dhomë në të cilën një herë kalovaa një javë me ethe, një dhomë hoteli në bregdetin kolumbian.

Bashkë me bashkëshortin ishim në bregdetin kolumbian duke përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një festival filmi (më kujtohet se e përmenda shumë emrin Jack Valenti, sikur përsëritja e tij mund të më bënte mirë), dhe ishte një vend i keq për të të kapur ethet, jo vetëm sepse sëmundja ime fyente nikoqirët tanë, por sepse në këtë hotel çdo natë nuk punonte gjeneratori. Ikën drita. Ashensori ndaloi. Im shoq vajti në festën e mbrëmjes, justifikonte mospraninë time, ndërsa unë rrija vetëm në këtë dhomë hoteli, në errësirë. Mbaj mend që rrija në dritare duke u përpjekur të lidhesha me telefon me Bogotán (telefoni dukej se funksiononte në të njëjtin parim si gjeneratori), shikoja erën e natës që frynte dhe pyesja veten se çfarë po bëja njëmbëdhjetë gradë jashtë ekuatorit me një temperaturë ethesh. Pamja nga ajo dritare padyshim shfaqet  në Libër i lutjes së përbashkët, ashtu si edhe avionit 707 që digjet, dhe megjithatë asnjë nga këto fotografi nuk më tregoi historinë që më duhej.

Fotografia që shkëlqeu dhe bëri që këto imazhe të tjera të bashkoheshin, ishte ajo e aeroportit të Panamasë në orën 6 të mëngjesit. Kam qenë në atë aeroport vetëm një herë, ishte një aeroplan për në Bogota që ndaloi për një orë për t’u furnizuar me karburant, por mënyra se si dukej atë mëngjes mbeti e mbivendosur mbi gjithçka që pashë deri në ditën kur mbarova Libër i lutjes së përbashkët. E kam përjetuar atë aeroport për disa vite. Ende mund ta ndjej ajrin e nxehtë kur zbres nga avioni, mund të shoh nxehtësinë që po ngrihet tashmë nga asfalti në orën 6:00 të mëngjesit. Mund ta ndjej fundin e lagur dhe të rrudhosur në këmbët e mia. E ndjej se si ngjitet asfalti në sandale. Më kujtohet bishti i madh i një avioni amerikan që pluskonte pa lëvizur në fund të asfaltit. Më kujtohet zhurma e një automati në dhomën e pritjes. Mund t’ju them se mbaj mend një grua të veçantë në aeroport, një grua amerikane, një norte amerikana e hollë rreth të dyzetave që mbante një smerald të madh katror në vend të unazës së martesës, por nuk kishte një grua të tillë atje.

E vura këtë grua në aeroport më vonë. E sajova, ashtu si më vonë krijova një shtet për të vendosur aeroportin dhe një familje për të drejtuar vendin. Kjo grua në aeroport as nuk po kap një avion dhe as nuk po takon njeri. Ajo po porosit çaj në kafenenë e aeroportit. Në fakt ajo nuk po “porosit” thjesht çaj, por ngul këmbë që uji të vlohet, përballë saj, për njëzet minuta. Pse është kjo grua në këtë aeroport? Pse nuk shkon askund, dhe ku ka qenë më parë? Ku e gjeti atë smerald të madh? Çfarë çrregullimi ose mosshoqërimi e bën të besojë se vullneti i saj për të parë ujin e vluar mund të fitojë? Kishte katër muaj që shkonte nga një aeroport në tjetrin, mund ta shihje me sytë e ngulitur te vizat në pasaportën e vet. Të gjithë ata aeroporte ku ishte vulosur pasaporta e Sharlotë Dagllasit do të dukeshin njësoj. Ndonjëherë te tabela në kullë lexohej “BIENVENIDOS” dhe nganjëherë lexohej “BIENVENUE”, disa vende ishin të lagështa dhe të nxehta dhe të tjera ishin të thata dhe të nxehta, por në secilin prej këtyre aeroporteve muret prej betoni ndryshken dhe njolla dhe këneta prej uji jashtë pistës ishte e mbushur me trupat e avionëve dhe uji kishte nevojë të vlohej.

“E dija pse Sharlota shkoi në aeroport edhe nëse Viktori nuk e dinte. E dija punën e aeroporteve”. Këto rreshta shfaqen afërsisht në gjysmë të librit, por i shkrova gjatë javës së dytë që punova për librin, shumë kohë përpara se të kisha ndonjë ide se ku kishte qenë Sharlotë Dagllas ose pse shkoi në aeroporte. Derisa shkrova këto rreshta, nuk kisha në mendje asnjë personazh të quajtur Viktor: nevoja për të përmendur një emër dhe emrin Viktor, më erdhi në mendje kur shkruaja fjalinë. “E dija pse Sharlota shkoi në aeroport” dukej e paplotë. “E dija pse Sharlota shkoi në aeroport edhe nëse Viktori nuk e dinte” kishte pak më shumë fuqi rrëfimore. Më e rëndësishmja nga të gjitha, derisa shkrova këto rreshta nuk e dija kush isha “unë”, kush po e tregonte historinë. Kisha synuar deri në atë çast që “unë” të mos ishte më shumë se zëri i autorit, një rrëfimtar i gjithëdijshëm i shekullit të nëntëmbëdhjetë. Por ja ku ishte: “E dija pse Sharlota shkoi në aeroport edhe nëse Viktori nuk e dinte. Unë e dija punën e aeroporteve”.

Ky “unë” nuk ishte zëri i asnjë autori në shtëpinë time. Ky “unë” ishte dikush që jo vetëm e dinte pse Sharlota shkoi në aeroport, por njihte edhe dikë që quhej Viktor. Kush ishte Viktori? Kush ishte ky rrëfimtar? Pse po ma tregonte ky rrëfimtar këtë histori? Më lejoni t’ju them një gjë për arsyen pse shkrimtarët shkruajnë: po ta kisha ditur përgjigjen e ndonjërës prej këtyre pyetjeve, nuk do të më ishte dashur kurrë të shkruaja një roman. 

/exlibris, përkthimi: Granit Zela

Sigurisht që titullin për këtë diskutim e huazova nga George Orwell-i. Një arsye pse e huazova ishte se më pëlqen tingulli i fjalëve: Pse shkruaj. Këtu keni tre fjalë të shkurtra, krejt të qarta që ndajnë një tingull, dhe tingulli që ata kanë të përbashkët është ky: Unë, Unë, Unë.

PSE SHKRUAJ

Lexo Edhe:

/exlibris, përkthimi: Granit Zela/ KultPlus.com

Presidentja Osmani takon sekretarin e ri të jashtëm britanik, nga ai pret bashkëpunim të ngushtë

Presidentja Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.

Osmani e ka përgëzuar atë për emërimin e tij dhe ka thënë se “Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës”.

“Presidentja Osmani ka shtuar se pret që të bashkëpunojnë ngushtë për të forcuar më tej lidhjet mes dy shteteve”, u tha në një njoftim të shkurtër të Presidencës.

“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”

Thënie frymëzuese nga Nelson Mandela

Nelson Mandela lindi më 18 korrik të vitit 1918. Gjatë gjithë jetës së tij ai ishte luftëtar i lirisë; ai luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë. Shumë vite të jetës së tij, Mandela i kaloi nëpër burgje. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

Nelson Mandela ndoqi Universitetin dhe fakultetin e drejtësisë dhe me kolegun e tij Oliver Tambo themeluan firmën e parë zezake të avokatisë në Afrikën e Jugut, me zyra në Johanesburg. Ata i jepnin këshilla juridike falas ose me çmim të ulët zezakëve.

Në vitin 1962, 44-vjeçari Mandela u arrestua dhe doli në gjyq për aktivitetin kundër qeverisë. Ai i mbrojti veprimet e tij si pjesë e “luftës së popullit afrikan për një shoqëri të lirë.”

Mandela mori qindra çmime dhe medalje gjatë jetës së tij. Në vitin 1993, ai ndau Çmimin Nobel të Paqes me ish-armikun e tij të betuar de Klerk. Ata u nderuan për kontributin në procesin e paqes në Afrikën e Jugut.

“Jugafrikanët kanë krijuar një shoqëri e cila konfirmon se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë,” deklaroi Mandela duke marrë çmimin.

Si president, Mandela u kritikua se nuk u përball me krizën e sidës në Afrikën e Jugut. Megjithatë, në vitet e tij të mëvonshme, ai u bë një personalitet publik i luftës kundër sidës.

“Së bashku ne mund ta luftojmë sidën dhe të garantojmë një të ardhme më të sigurt për të gjithë,” tha në një rast Mandela.

KultPlus, ju sjell disa nga thëniet frymëzuese të ish-Presidentit të Afrikës së Jugut.

“Askush nuk lind me urrejtje kundër një race tjetër, kundër një religjioni tjetër apo kundër një shtrese tjetër sociale. Njerëzit e mësojnë më vonë urrejtjen. Atëherë, nëse mësojnë urrejtjen, ata mund të mësojnë edhe dashurinë, meqenëse për zemrën njerëzore dashuria është diçka më e natyrshme se urrejtja.”

“Mos më gjykoni nga sukseset e mia, më gjykoni nga ajo se sa herë jam rrëzuar dhe jam ringritur sërish”.

“Unë jam në thelb një optimist. Nuk mund ta them nëse është e lindur, apo e ushqyer. Pjesë e të qenit optimist, është që të mbash kokën drejtuar nga Dielli, dhe me këmbët që ecin përpara”.

“Mirësia e njeriut është një flakë që mund të fshihet, por nuk zhduket”.

 “Dikur toleroja shumë sepse nuk doja të humbja njerëzit, tani vendos kufij sepse nuk dua të humbas veten”. / KultPlus.com

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njofton se janë publikuar rezultet për pranim në klasat e dhjeta

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se janë shpallur rezultatet për pranimin e nxënësve në klasat e dhjeta.

Drejtoresha e Arsimit ka thënë se Komisioni ka kryer me saktësi punën e llogaritjes së pikëve, derisa ka ftuar ë gjithë ata që mund të kenë pakënaqësi eventuale t’i drejtohen me ankesë shkollës ku kanë aplikuar.

Njoftimi i plotë:

 SHPALLEN REZULTATET PËR KLASËT e 10ta!

Në të gjitha shkollat e mesme të larta të kryeqytetit janë shpallur rezultatet e pranimit të nxënësve në klasët e dhjeta.

Të gjithë nxënësve të pranuar ju uroj suksese në rrugëtimin e tyre të ri!

Komisionet në shkolla kanë bërë një punë të mrekullueshme duke siguruar SAKTËSI në përllogaritjen e pikëve. Megjithatë, i inkurajoj të gjithë nxënësit që mendojnë se nuk u janë marrë parasyshë pikët, të paraqesin ankesë me shkrim në shkollën ku kanë aplikuar.

Ankesat do të shqyrtohen nga komisionet menjëherë.

Bashkë për Shkolla të përgjegjshëme e Arsim cilësor në kryeqytet!

Kryeqyteti Prishtina

Perparim Rama

Drejtoria e Arsimit / KultPlus.com

“Traveler”: Riviera shqiptare është e pafjalë për t’u përshkruar

Qiej të përjetshëm me një blu të papërshkruar, brigje të pjerrëta, një det i papërcaktuar dhe asnjë fjalë për ta përshkruar, kjo është Riviera shqiptare, shkruan Patricia Rez Mallen për faqen e njohur turistike spanjolle traveler.es.

”Ndërsa veriu i vendit shquhet për malet e tij, pjesa më jugore e tij ju fton të dorëzoheni në plazhet parajsore ku dielli, çadrat dhe Mesdheu gjenerojnë sinergji unike. Ajo që nisi si një sekret i hapur… nuk është më një sekret i tillë sot. Por, ajo që është e sigurt është se plazhet e Shqipërisë janë një pushim veror që nuk do t’i harroni kurrë.

Plazhi i Ri dhe Uji i Ftohtë në Vlorë

Ato janë porta e Rivierës (nga veriu), dhe letra më e mirë e prezantimit të kësaj përzgjedhjeje të plazheve më të mira në Shqipëri.
Vlora, 150 kilometra nga kryeqyteti shqiptar, Tirana, është një qytet port ku bashkohen detet Jon dhe Adriatik, kilometra rërë dhe shkëmbinj. Ajo tërheq të gjitha llojet e turistëve, gjë që përkthehet në plazhe dhe ambiente për të gjitha shijet. Jeni në kërkim të jetës dhe argëtimit? Baret e plazhit të Plazhit të Ri ju japin gjithçka. A preferoni diçka më pak?  Uji i Ftohtë ju ofron më shumë privatësi, pa humbur hijeshinë.

Himara

Himarë, qyteti tjetër në rivierën që shkon në jug, jeton në një dikotomi. Në këtë qytet të qetë peshkatarësh, jeta kalon mes tavernave tradicionale dhe resorteve moderne, në një pasqyrim të vërtetë të Shqipërisë, e hapur ndaj potencialit të saj turistik, pa humbur nga sytë rrënjët e saj.
Opsioni më i mirë për t’u humbur në det pranë Himarës është Llamani, një plazh shumë i njohur në turizmin vendas. I ”ankoruar” mes dy kodrave, ky liman me guralecë është imazhi ideal i një plazhi në këtë anë të Mesdheut: ejani dhe mrekullohuni.

Saranda

Një nga destinacionet e arta turistike të Ballkanit, nganjëherë Saranda do t’ju kujtojë Levantin. Qyteti po përjeton një bum ndërtimi dhe kodra është e mbushur me skelete hotelesh dhe ndërtesash.

Buneci

Buneci jeton nën hijen e Sarandës, fjalë për fjalë: shumë udhëtarë e anashkalojnë atë në favor të dritave dhe mbrëmjes së fqinjit të tij jugor. Turistët që qëndrojnë disa ditë do të gjejnë një plazh thuajse të shkretë me guralecë të bardhë, që nuk ka asgjë për të pasur zili nga ai i Sarandës.
Pavarësisht se ka një infrastrukturë turistike, Buneci mbetet praktikisht i paprekur. Përtej nja dy kafenesh tradicionale dhe një hoteli, e vetmja gjë që do t’ju shoqërojë do të jetë zhurma e dallgëve dhe nuk keni nevojë për asgjë tjetër.

Ksamili

Nëse do të na duhej të zgjidhnim plazhin më të mirë të plazheve më të mira në Shqipëri, Ksamili do të ishte, të paktën, në mesin e tre finalistëve. Ky arkipelag, 20 kilometra larg Sarandës, nuk është më një imazh kartolinë, por më tepër një ëndërr: tre ishuj të pyllëzuar në mes të një deti të pamundur bruz, në një imazh që do të jetë e vështirë të fshihet nga kujtesa juaj.
Dhe nëse vetëm shikimi i tyre është tashmë mbresëlënës, prisni derisa të arrini në plazhet me rërë të bardhë (rëra, e panjohura e madhe në një zonë ku guralecat janë mbreti i plazhit), ku horizonti thyhet vetëm nga ishujt e tjerë, aq afër njëri-tjetrin që pothuajse mund t’i prekni. I paharrueshëm.

Dhërmiu

Edhe pse mund të mos ju tingëllojë i njohur, plazhi i Dhërmiut është një nga më të njohurit në vend – sigurisht mes vendasve, të cilët deri vonë i shijonin ekskluzivisht kilometrat e plazhit. Ky plazh urban është një nga më të mëdhenjtë në Shqipëri, aq sa edhe në mes të gushtit nuk do ta keni të vështirë të gjeni një hapësirë ​​private.
Shpirtrat aventurierë do të gjejnë Gralin e tyre të Shenjtë në limanet dhe shpellat e periferisë, përfshirë Dhrimadhes, një nga të paktët që konkurrojnë me Ksamilin për titullin e plazhit më të bukur në Shqipëri.
Në Dhrimadhes do të gjeni rërë të imët, guralecë të bardhë dhe pemë ulliri shekullore, por edhe shezllone dielli dhe cadra shumëngjyrëshe.

Dhrimadhes

Në Dhrimaddes do të gjeni rërë të imët, guralecë të bardhë dhe ullinj të lashtë, por edhe shezllone dhe cadra shumëngjyrëshe, bare në modë në plazh dhe të gjitha llojet e akomodimit, nga bungalot deri tek hotelet me pesë yje shumë për të qenë plazhi më cool në Shqipëri .

Qeparoi

Qeparoi (ndoshta) mban titullin e plazhit më pak të udhëtuar në Rivierë. Ky fshat fotozhenik sodit Mesdheun nga dy shkëmbinj, në një skenë që thërret për t’u përjetësuar në një pikturë.
Plazhi i Qeparoit, i cili nuk është tjetër veçse plazhi i qytetit, është një sekret i ruajtur mirë në rajon – aq sa ndoshta nuk do të shihni më turistë përreth.

Gjipeja

Në bregun jugor, afër qytetit të Dukatit, ndodhet një plazh (pothuajse) i fshehtë i quajtur Gjilek. Atmosfera e saj e pacenuar dhe pa njerëz ka të bëjë shumë me aksesin e saj të komplikuar, pasi mund të arrihet vetëm me varkë ose duke ecur për gati gjysmë ore përgjatë një shtegu që fillon nga Gjileku dhe përshkon kanionin e mrekullueshëm që e rrethon. me shkëmbinjtë e saj të lartë dhe ujërat e kristalta.
I vogël dhe magjepsës me rërë të imët të bardhë, ky është plazhi i Gjirit të Gramës, një gji i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur.

Gjiri i Gramës

I vogël dhe magjepsës, me rërë të imët të bardhë, ky është plazhi i Gjirit të Gramës, një gji i fshehur mes shkëmbinjve të thepisur dhe i rrethuar nga bimësi e harlisur. E aksesueshme kryesisht nga deti për shkak të vendndodhjes së saj të largët dhe të izoluar, këtu do të gjeni atë për të cilën keni ardhur në Shqipëri: ujërat e kristaltë dhe bruz të detit Jon. Gjithashtu mbishkrime të lashta të gdhendura në shkëmbinj që datojnë që nga koha romake dhe greke.

Durrësi

Mos u trembni nga madhësia e Durrësit, qyteti i dytë më i populluar në Shqipëri, sepse përveç ruajtjes së mbetjeve romake, si amfiteatri, banjat termale dhe ujësjellësi, ai është i bekuar me një shtrirje plazhi të gjatë rreth 10 kilometra. Nuk do të keni fat, nëse nuk gjeni një shezlong për të vendosur peshqirin.

Borshi

Shtatë kilometra një plazh i patrazuar: ky, pa aditivë, është karta e vizitës së Borshit. Pikërisht në jug të Qeparoit, të arrini në Borsh është një pamje surreale, e ndarë nga shkëmbinjtë dhe limanet në një nga rrugët bregdetare më dramatike në vend. I rrethuar nga ullinj dhe kodra, ky plazh është çuditërisht dhe pavarësisht bukurisë së tij, një nga më pak të vizituarit në Shqipëri. Mesdheu i dikurshëm, në gjendjen e tij më të pastër./ KultPlus.com

Osmani takon senatoren amerikane Shaheen, e falendëron për mbështetjen për Kosovën dhe për paqen e sigurinë e rajonit

Pas Nancy Pelosit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, takim ky të cilin Osmani e ka cilësuar si të mrekullueshëm.

Presidentja ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe për paqen e sigurinë në rajon.

“Faleminderit për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e palëkundur për Republikën tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com

Kumbaro: Rreth 38 mijë vizitorë nga Spanja në 6 muaj

Revista prestigjioze spanjolle e udhëtimeve “Condé Nast Traveler” i ka kushtuar një shkrim plazheve më të bukura të Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në revistën spanjolle, nga gazetarja Patricia Rey Mallén.

“10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës prestigjoze të udhëtimeve “Condé Nast Traveler”, një super promovim i bregdetit tonë në edicionin spanjoll të saj, ndërsa rreth 38 mijë vizitorë kemi pritur nga Spanja në 6 muajt e parë të vitit, një treg tashmë jo më surprizë, por i konsoliduar”, theksoi Kumbaro.

Në shkrimin e botuar revista spanjolle shkruan ndër të tjera se “ndërsa veriu i vendit shquhet për malet, pjesa më jugore e tij ju fton të dorëzoheni në plazhet parajsore ku dielli, çadrat dhe Mesdheu gjenerojnë sinergji unike. Ajo që nisi si një sekret i hapur… nuk është më një sekret i tillë i hapur sot. Por ajo që është e sigurt është se plazhet e Shqipërisë janë një pushim veror që nuk do ta harroni kurrë”.

Në shkrim revista ka renditur plazhet më të bukura të vendit si; Ujin e Ftohtë në Vlorë, Llamanin në Himarë, Bunecin në Sarandë, Dhërmiun, Drimadhes, Qeparo, Gjipe, Gjiri i Gramës, Durrësin dhe Borshin.

Shqipëria edhe këtë vit vijon të promovohet nga mediet ndërkombëtare, ndërkohë që në 6 muajt e parë të këtij viti u vizitua nga 4.5 milionë turistë të huaj, të cilët kanë vizituar plazhet e bukura, parqet kombëtare etj./ KultPlus.com

Kurti nga Pakleku: Varri i përbashkët, dëshmi e gjenocidit të Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë thirrje për drejtësi gjatë promovimit të librit “Shtëpia me gjak në mure”, dedikuar masakrës së Paklekut nga autori Afrim Hysenaj, në shtëpinë muze të masakrës në Drenas.

Ai ka thënë se ky libër i cili është në kujtim të viktimave, do të mbetet përkujtim për të gjallit.

“Ai hi i mbledhur, ai varr i përbashkët është dëshmi e gjenocidit të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës, është edhe thirrje për drejtësi edhe ky libër përshkohet nga kërkesa për drejtësi. Andaj, bëjmë thirrje që sistemi i drejtësisë të veprojë për drejtësi për viktimat e luftës”, ka thënë Kurti

Ai ka thënë se Pakleku mbetet dëshmi e përpjekjeve serbe për shfarosjen e shqiptarëve.

“Këtu në Paklekun e Moqëm, siç e quanin vendasit, plagët janë të njoma, shteti serb që po zbatonte projektin serbo-madh për shfarosjen e shqiptarëve u përpoq të zhdukte gjurmët e krimit gjenocidal duke i djegur trupat e të vrarëve”, ka thënë kryeministri.

Autori Afrim Hysenaj gjatë promovimit ka thënë se botimi i librit ka qenë proces më shumë se dy vjeçar. Ai ka ndarë kujtimet e bashkëpunimit me familjet që pësuan nga kjo masakër, Muçolli, Elshani, Carraku dhe Hoxha.

“Sa herë që vija këtu, sa herë që takohesha me familjarët e dëgjoja rrëfimet e tyre, obligimi kombëtar më shtrohej për ta dokumentuar gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, ka thënë Hysenaj./RTK/ KultPlus.com

Media spanjolle “Lecturas”: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime 

Me siguri të gjithë jeni duke menduar për pushime – por të shumtë janë ata që ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre për një arratisje për disa ditë për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për t’u relaksuar, shkruan Neus Palou në të përditshmen spanjolle “Lecturas”.

Nëse dëshironi të udhëtoni, por po kërkoni një destinacion që nuk do të kushtojë shumë, alternativa më e mirë është të zgjidhni një vend ku çmimet për akomodimin dhe ushqimin janë më të ulëta se në Spanjë.

Në këtë mënyrë, udhëtimi juaj nuk do të jetë i kushtueshëm dhe pushimet tuaja nuk do të kenë shpenzime stratosferike.

Ne kemi zbuluar destinacionet perfekte për ju. Udhëtoni në Shqipëri, Qipro Greqi apo Azores dhe do të bini në dashuri, përveç kësaj, të gjitha shërbimet ofrohen me çmime te përballueshme!

Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për të shkuar me pushime këtë verë:

Udhëtimi 10 ditor në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në modë sepse është një vend i bukur, i panjohur dhe i lirë.

Një perlë e fshehur që ofron një ndërthurje të natyrës dhe historisë magjepsëse.

Udhëtimi nis në Tiranë, e cila është shtëpia e një të shkuare ilire dhe mesjetare.

Më pas vazhdon përmes Krujës, shtëpive osmane të Beratit, Apolonisë apo “Athinës së Shqipërisë”, Vlorës dhe Sarandës, ku mund të shijoni plazhet më të mira të detit Jon.

Turneu përfshin gjithashtu një vizitë në rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, në Korçë dhe Elbasan.

Klima e ngrohtë, çmimet e ulëta, natyra dhe historia magjepsëse janë atraksionet kryesore të vendit ballkanik.

Një vend që ka fituar një rritje të popullaritetit, por ende nuk është prekur nga turizmi masiv.

Eksploroni Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, duke vazhduar drejt Lezhës – për të vizituar më tej Memorialin e Skënderbeut.

Përfundoni udhëtimin tuaj në qytetin e bukur mesjetar shqiptar të Shkodrës./ KultPlus.com

Datëlindje dashurie

Poezi nga Ángel González
Sjellë në shqip nga Erion Karabolli

Si do të jem unë

kur të mos jem më unë?

Kur koha

ta ketë modifikuar strukturën time,

dhe trupi im të jetë tjetër,

tjetër gjaku im,

të tjerë sytë dhe flokët e mi.

Do të mendoj për ty, mbase.

Me siguri,

trupat e mi të njëpasnjëshëm

– duke më zgjatuar, të gjallë, drejt vdekjes –

njëri-tjetrit do t´ia kalojnë

dorë më dorë,

zemër më zemër,

mish më mish,

atë elementin e mistershëm

që përcakton trishtimin tim

kur ti ikën,

që më shtyn të të kërkoj verbërisht,

që, në mënyrë të pashmangshme,

më çon tek ti:

me një fjalë, atë çka njerëzit e quajnë dashuri.

Dhe sytë

– ç´rëndësi ka po s’qenë më këta sy –

do të të ndjekin pas kudo që të shkosh, besnikë./ KultPlus.com

Presidentja takon Pelosin në Washington: Mike e vërtetë e Kosovës, gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat që na bashkojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Washington është takuar edhe me politikanen amerikane, Nancy Pelosi, që Osmani e quan një mike të vërtetë të Kosovës.

“Është gjithmonë kënaqësi të diskutosh për vlerat e përbashkëta që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në”, ka thënë Osmani./ KultPlus.com

Osmani takon kryediplomaten gjermane në Washington, e falendëron për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar edhe kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock.

Osmani ka shkruar se Gjermania ka qenë një përkrahëse e palëkundur e të ardhmes së vendimtare dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës.

“Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së palëkundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock për mbështetjen e saj të palëkundur”, ka shkruar Osmani.

“Samiti i NATOs në Uashington DC oforoi një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve tona”, ka shtuar tutje Osmani./ KultPlus.com

Murat Toptani, një nga pionerët e skulpturës shqiptare

Murat Toptani ka lindur më 13 korrik 1867 në Aka, (Kaukaz) në kohën e internimit të babait-Said Toptanit.

Ai ka qenë patriot, atdhetar, ushtarak, poet, publicist, piktor, skulptor si dhe mësues, që punoi shumë për futjen e gjuhës shqipe nëpër shkollat turke. Gjithashtu zotëronte disa gjuhë të huaja si, turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht.

Mësimet i filloi në shkollën “Madam Fyrer”, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në “Gallata Saraj” të Stambollit. Gjatë vijimit të mësimeve në “Madam Fyres”, pati rastin të njihet me Asijen, vajzën e poetit komëtar Naim Frashërit. Kjo njohje motivoi lindjen e një dashurie të sinqertë në mes Muratit dhe Asijes, ndërsa më vonë me pëlqimin e vëllezërve Frashëri këta dy të rinj u martuan. Lidhjet mes familjes Toptani dhe Frashëri u forcuan edhe më shumë kur Vesimeja, motra e Murat Toptanit, u martua me më të voglin e vëllezërve Frashëri, me Mehmet Frashërin.

Më 1912 Murat Toptani ka qenë përfaqësues i Tiranës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Pavarësisë./ KultPlus.com

Osmani në Washington takon Sekretarin Lammy: Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington ka takuar një numër liderësh vendesh të ndryshme. Shefja e shtetit sot ka njoftuar edhe për takimin që ka pasur me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

Osmani ka thënë se e ka uruar Sekretarin Lammy për pozitën e re që ka marrë dhe ka shtuar se mezi pret të punojë në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C., urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy, për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar presidentja./ KultPlus.com

Jul Cezari dhe shtatë parimet e lidershipit

Sot shënohet dita e lindjes së një personaliteti të madh botëror, i cili pavarësisht viteve kur ka jetuar, mbetet i paharruar në historinë e njerëzimit, shkruan KultPlus.

Gaius Iulius Caesar, i njohur shqip si Jul Çezari lindi në Romë dhe ka vdekur me 15 mars te 44 p.e.s.. Ai ishte ushtarak dhe burrë shteti i Perandorisë Romake, i cili u vra nga kundërshtarët e tij politik.

Gai Jul Çezari ka luajtur një rol të rëndësishëm në transformimin e Republikës Romake, në Perandorinë Romake. Marshimi romak ne Britaninë e Madhe, prej ushtrisë së Jul Çezarit, e shtriu botën romake deri në oqeanin Atlantik. Ai konsiderohet si një prej gjenive ushtarak, më të mëdhenj të kohës dhe një prej liderëve më të fortë.

1. Rëndësia e slloganeve

Udhëheqësit më të mirë jo vetëm bëjnë veprime sensacionale – ata dinë gjithashtu të ofrojnë një histori bindëse.

Pas një lufte të shpejtë kundër një farë Farnace, Mbret i Pontos, Çezari dërgoi në Romë një raport me detajet e pushtimit të tij. Biografi grek Plutarku dhe historiani romak Svetoni pajtohen se komandanti nuk hyri shumë në detaje, por thjesht shkroi: “Veni, vidi, vici” (“Erdha, Pashë, Fitova”).

Frazat ishte aq efikase, sa e kujtojmë edhe sot, pas shumë shekujsh.

Çezari mund të ishte zgjatur në aftësitë e tij ushtarake (ishte autor i shumë shënimeve të gjata ushtarake), por ai e kuptoi se një resht i vetëm do ta dërgonte mesazhin me shumë më tepër forcë.

2. Marrja e risqeve

Në Romën e lashtë, kalimi i Rubikonit me një ushtri përbënte një sfidë të vërtetë. Ishte e barazvlefshme me shpallje lufte, gjë që ishte e ndëshkueshme me vdekje.

Kur Jul Çezari kaloi lumin me legjionin e tij, luajti gjithçka për gjithçka. Tek “Jetët e Çezarëve”, Svetoni shkruan se Çezari, kur kaloi lumin, citoi një dramaturg të Athinës, duke shpallur “vdekja është tërhequr”.

Riskoi gjithçka dhe i shkoi mirë.

3. Nuk ka asgjë të keqe të fillosh me pak

Shpesh, për t’u bërë udhëheqës, duhet të fillosh si peshk i madh në një pellg të vogël.

Çezari e kishte kuptuar dhe ia doli të marrë një pozitë pushteti, edhe pasi kishte humbur trashëgiminë e tij në rini, në një grusht shteti.

Sipas Plutarkut në veprën e tij “Jetë Paralele”, gjenerali bëri një koment kurioz kur po kalonte një fshat të vogël alpin: “Unë ju siguroj se preferoj të jem më mirë i parë këtu, se sa i dytë në Romë”.

4. Asgjë nuk është definitive

Si gjeneral, Çezari e dinte se gjërat mund të ndryshonin në një moment. Sipas “Jul Çezari: Mësime lidershipi nga pushtuesi i madh” i Bill Yonne, Çezari shkroi se “në luftë, ngjarjet me rëndësi të madhe kanë origjinë të parëndësishme”.

Të flesh mbi dafina nuk është një ide e mirë – sepse gjërat gjithmonë mund të kthehen në më të keqen.

5. Kurrë mos gënje veten

Edhe nëse je një udhëheqës i suksesshëm, kurrë mos arri në pikën që të besosh marrëzitë e tua. Tek “Gali i bukur”, që përshkruan një gabim taktik nga galët, kundërshtarë të tij, Çezari përfundon: “Në shumicën e rasteve, burrat janë të gatshëm të besojnë atë që duan”.

Udhëheqësit më të mirë sillen në mënyrë racionale dhe nuk lejojnë që ndjenjat e tyre ose nocionet e paracaktuara, të dominojnë vendimet e tyre. Instinkti është shumë i rëndësishëm, por udhëheqësit më të mirë e përdorin atë së bashku me arsyen, jo si alternativë të saj.

6. Kurrë mos u relakso, që të ulësh vigjilencën

Nuk ka rëndësi se sa gjithçka duket në rregull, udhëheqësit më të mirë gjithmonë arrijnë të parashikojnë pasojat më të këqija. Gjithmonë tek “Gali i bukur”, Çezari shkruan: “Herë pas here, perënditë e pavdekshme kanë zakonin t’u japin begati më të madhe dhe pandëshkueshmëri më të gjatë, atyre që duan të ndëshkojnë për fajet e tyre, në mënyrë që ata të mund të vuajnë më keq, në rrethana negative”.

Në praktikë, nëse kaloni një fazë pozitive, jini të kujdesshëm. Çezari vetë do të kish bërë mirë që ta ndiqte këtë këshillë. Por, nën diktaturën e tij, ai lejoi që një konspiracion të çonte në vrasjen e tij të famshme.

7. Kurrë mos u nënvlerëso

Për të marrë komandën, duhet të keni besim në aftësitë tuaja. Një gjë që Çezarit nuk i mungonte, siç e tregon edhe një incident ku, mes shumë rreziqeve të tjerë, ishin përfshirë edhe piratët! Duke rrëfyer jetën e Çezarit, Plutarku shkruan që në moshë të re, Jul Çezari u rrëmbye nga piratë, që kontrollonin Detin Mesdhe.

“Piratët kërkuan 20 talente për lirimin e tij, dhe Çezari duke qeshur u tha se nuk dinin kë kishin kapur, dhe u ofrua të pagojë pesëdhjetë”. Më pas Çezari u premtoi që, pasi ta lironin, do i vriste personalisht. Me t’u kthyer në liri, organizoi një flotë për t’i ndjekur, dhe bëri atë që kishte premtuar./KultPlus.com

Frida Kahlo, historia e së cilës është motiv për të shndërruar dhimbjen në forcë

E njohur për autoportretet e saj të punuara me përplot pasion dhe përkushtim, sot shënon 70 vjetorin e vdekjes, artistja meksikane Frida Kahlo.

‘Ngërrqet’ e kaluara në jetë nganjëherë nuk të ndalin hovin, por përkundrazi të japin forcë. Si dëshmi e gjallë e  një realiteti të tillë, është historia e Frida Kahlos, storia e së cilës është motiv për të shndërruar dhimbjen në forcë.

Kahlo, nuk hoqi dorë as nga aksidenti i rëndë që përjetoi në një moshë të re dhe as nga mbi 30 operacionet e nënshtruara për shërim, përkundrazi, ajo e gjeti kurën e saj në pikturim, duke mësuar vetën të krijonte artin e saj ‘vecues’, me anë të së cilave i dha vetës emrin ‘artiste’.

Me trupin e shtrirë në një shtrat brenda katër mureve, pa lëvizur e pa dalë fare jashtë, Kahlo, më shumë se gjysmën e krijimtarisë së saj e realizoi aty, në atë cep.

Duke u mbështetur në përvojat personale të kaluara në jetë, veprat e Kahlo-s karakterizohen nga portretizime të dhimbjes.

Nga 143 pikturat e realizuara, 55 prej tyre janë autoportrete me anë të së cilave përfshihet një mesazh i përtejmë, ‘plagët fizike dhe psikologjike’ të saj.

Artistja e atëhershme dhe ikona e botës së sotme, Frida Kahlo, pretendonte që kishte lindur në vitin 1910, përgjatë revolucionit meksikan, në mënyrë që të lidhej drejtpërdrejtë me Meksikën moderne.

Një detaj i tillë prezanton më së miri këtë personalitet të veçantë, një vajzë dhe më vonë një grua krenare për ‘Meksikën’ e saj dhe traditën kulturore të vendosur kundër amerikanizmit mbretërues.

Artistja meksikane, Kahlo ishte e martuar me muralistin meksikan Diego Rivera, me të cilin u nda pa kaluar shumë kohë. Një vit pas divorcit, ajo realizoi një pikturë me anë të se cilës përshkroi atë gjendjen e rënduar emocionale që kishte.

Në vijim, në shenjë përkujtimi për punën, veprimtarinë, dhe artin krijues së Kahlos, për përvjetorin e 69 te vdekjes së saj, risjellim edhe njëherë pikturën e saj të titulluar ‘Autoportreti me gjerdan me gjemba zog kolibri’.

Në këtë pikturë, Kahlo është e pozicionuar përballë gjetheve, majmunave  dhe midis një pantere që e përndjek atë. Kahlo, bashkë me ish-burrin e saj, Riverën, kishin mbajtur shumë majmunë si kafshë shtëpiake, duke bërë ata si zëvendësues për fëmijët që çifti nuk arritën t’i kenë gjatë marrëdhënies së tyre bashkëshortore.

Përkundër qëndrimit stoik të saj, me qafën e rrethuar prej një gjerdani të ndërtuar nga gjembat, nga qafa e saj prapë po rridhte gjak. Gjak ky, që përbënë një mix plagësh trupore dhe shpirtërore.

Kjo qetësi e përcjellë përmes pikturës, është tipike për karakterin e Kahlos, e cila me qetësi kalonte çdo pengesë në jetën e saj.

“Autoportreti me gjerdan me gjemba”, mbetet ndër pikturat kulminante të Kahlos, të cilat i rezistuan kohës.

Ndër pikturat e tjera të Kahlos të cilat janë të stërnjohura edhe në kohën ‘sot’, janë, ‘Autoportreti në kufirin midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara’, ‘Gjyshërit e mi, prindërit e mi dhe unë’, ‘Kolona e thyer’ dhe ‘Autobusi’.

Edhe pse Kahlo ka jetuar në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, ajo qëndron e në fron si një ikonë e kohës tonë moderne. / KultPlus.com

Osmani: Administrata e Biden ka bërë çmos që unë të jem prezente në aktivitetet e Samitit të NATO’s

Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje lidhur me diskutimin që ka pasur me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO’s. E para e shtetit e ka quajtur historike pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në këtë samit, meqë vendi as nuk është anëtar i NATO’s e as i Partneritetit për Paqe. Ajo tha se Administrata Biden ka bërë çmos që të jetë e pranishme në këto aktivitete.

Osmani tha se e falënderoi Bidenin për përkrahjen tash e disa dekada ndaj vendit, derisa tregoi se më të kanë folur edhe për kontributin që ka dhënë djali i tij, Beau Biden, në Kosovë.

Sipas Osmanit, përkushtimi i Presidentit Biden tregon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë me përkrahje të palëkundur në raport me shtetin tonë.

“Në fund të këtij aktiviteti përmbyllës, unë e kisha mundësinë të flisja me Presidentin Biden, ta falenderoj atë për përkrahjen disa dekadëshe në raport me Kosovën. Biseduam edhe për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë Beau Biden ndaj Kosovës, sidomos në fushën e sundimit të ligjit dhe për faktin se aleanca ndërmjet Kosovës dhe ShBA’së është jashtëzakonisht e fortë dhe e rëndësishme. Përveç kësaj në aktivitetin e hapjes së samitit ku isha e ftuar nga sekretari Blinken, ku para atij aktiviteti pata mundësinë të bisedoj me sekretarin për rëndësinë e këtij partneriteti dhe për hapat para që duhet t’I bëjmë dhe dialogun intenziv që duhet ta ngrisim edhe në nivel më të lartë mes dy shteteve tona”, deklaroi Osmani.

Ajo tha se ftesa që Kosova të marrë pjesë në aktivitetet në margjina të këtij samiti, ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, dhe njëkohësisht ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i jepin partneritetit me Kosovën.

“Pra në përgjithësi ishte një pjesëmarrje historike për Republikën e Kosovës që tregoi në radhë të parë përkushtimin e aleancës me shtetin tonë, por mbi të gjitha përkushtimin e SHBA’së ndaj Kosovës, duke na përfshirë në mesin e shteteve partnere dhe të mos harrojmë që ShBA’të e bënë këtë për Kosovën, përkundër faktit që ne nuk jemi as anëtar në NATO, as anëtar në Partneritetin për Paqe, e as nuk e kemi statusin e shtetit partner”, tha ajo në një intervistë në RTV Dukagjini.

Presidentja tha se e gjithë administrate e Presidentit Biden ka treguar një përkushtim të veçantë gjatë kësaj vizite të saj, “që Kosova të ketë përkrahje të fuqishme, që siguria në Kosovë të mbahet në nivelin më të lartë, që forcat amerikane të jenë në gatishmërinë më të lartë në mbrojtje të kufijve të Kosovës.”.

Tutje, ajo tregoi se si Biden i ka folur për kontributin që ka dhënë në vitet e 90’ta, kur ishte senator.

“Edhe përkushtimi i vetë Presidentit Biden tregon që SHBA’të do të vazhdojnë me përkrahje të palëkundur në raport me shtetin tonë sepse Kosova si projekt, si shtet i pavarur e sovran me kufijtë aktual është edhe sukses amerikan, është trashëgimi e njerëzve që janë në këtë administratë, por ehde në administratat e kaluara dhe presidenti Biden në veçanti përmendi kontributin që ai e ka dhënë në një periudhë në vitet e hershme të 90’ta kur ai ishte senator, kur shumë pak njerëz e dinin që edhe ekziston Kosova, por edhe për kontributin që NATO ka dhënë gjatë këtyre 25 viteve që ne ta gëzojmë lirinë, ta ndërtojmë shtetin tonë dhe të jemi një prej demokracive më të konsoliduara dhe më të suksesshme në rajon dhe përtej”.

Ajo tha se Administrata Biden ka bërë çmos që të jetë e pranishme në këto aktivitete.

“Besoj që me vetëfaktin që administrata e Presidentit Biden ka bërë çmos që unë si president e Republikës të jem prezent në këto aktivitete të samitit të NATO’s, edhe pse as nuk jemi shtet anëtar, trgeon një përkushtim të veçantë dhe tregon se ata dëshirojnë ta përkrahin Kosovën në çdo hap drejt arritjes së anëtarësimit të plotë aty ku e kemi vendin, në të gjitha strukturat euroatlantike, veçanarisht NATO”, shtoi tutje Osmani./ KultPlus.com

Debutimi i Frank Sinatrës më 13 korrik 1939

Së bashku me grupin e Harry James, debutoi me incizimin e tij të parë më 13 korrik 1939, ku më pas u bë shumë i dashur për publikun. 

Karriera e Sinatrës nuk përfundoi pas pesë apo dhjetë viteve, por qëndroi më shumë se gjysmë shekulli.

Ai performoi para një audience shumë të madhe, duke përfshirë edhe presidentët John Kennedy dhe Richard Nixon.

Gjithashtu, incizimet e tij vazhdojnë të jenë prezente te të gjitha moshat.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë: Fly Me to the Moon, My Way, That’s Life, Come Fly with Me e të tjera. /KultPlus.com

’Matilda ime e shtrenjtë, unë nuk dua të fle pa sytë e tu’

Poezi nga Pablo Neruda, kushtuar muzës së tij Matildes.

Po kërkoj qetësi
Tani më lini vetëm.
Mësoni të bëni pa mua.

Unë po mbyll sytë.

Dhe dua vetëm pesë gjëra,
Pesë rrënjët favorite.

E para është dashuria pafund.

E dyta është të shoh vjeshtën.
Unë s’mund të jem nëse gjethet
Nuk fluturojnë dhe bien në tokë.

I treti është dimri solemn,
Shiu që e doja, përkëdheljet
E zjarrit në dimrin e egër.

Në vend të katërt, vera
Rrumbullake sa një shalqin.

Gjëja e pestë janë sytë e tu.
Matilda ime, e shtrenjtë,
Unë nuk dua të fle pa sytë e tu,
Unë nuk dua të jem nëse ti nuk shikon në mua:
E jap pranverën
Që ti të vazhdosh të më shikosh mua.

Kjo, miq është gjithë ç’dua.
Gati asgjë dhe pothuaj gjithçka.

Tani ju mund të shkoni nëse dëshironi.

Unë jetova aq shumë sa një ditë
Ju do të më harroni
Do të më fshihni nga dërrasa e zezë:
Zemra ime shkoi përgjithmonë.

Por sepse po kërkoj qetësi
Mos mendoni se po shkoj të vdes.
Përkundrazi:
Ndodh që po shkoj të jetoj.

Kështu do të jetë vetëm brenda meje
Që gruri do të rritet,
Së pari filizat çajnë përmes
Tokën të shohin dritën,
Se nënë toka është e errët:
Unë jam si një pus në ujrat e të cilit
Nata lë yjet e saj
Që të shkojë e vetmuar përmes fushave.

Sepse jetova kaq shumë
Unë dua të jetoj dhe aq më shumë.

Kurrë nuk jam ndjerë kaq kumbues,
Kurrë nuk kam pasur kaq shumë puthje.

Tani, si gjithmonë, është shpejt.
Drita fluturon me bletët e saj.

Më lini vetëm me ditën.
Kërkoj lejë të lind./KultPlus.com

OKB: Popullsia botërore parashihet të rritet në 10.3 miliardë në vitin 2080

Popullsia e botës pritet të rritet me më shumë se 2 miliardë njerëz në dekadat e ardhshme dhe të arrijë kulmin në vitet 2080 në rreth 10.3 miliardë, një ndryshim i madh nga një dekadë më parë, tha një raport i ri i Kombeve të Bashkuara të enjten, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

Raporti – i publikuar në Ditën Botërore të Popullsisë – thotë se popullsia globale pritet të bjerë në rreth 10.2 miliardë deri në fund të shekullit.

John Wilmoth, kreu i Divizionit të Popullsisë së OKB-së që përgatiti raportin, tha se probabiliteti që popullsia e botës të arrijë kulmin brenda shekullit aktual është mjaft e lartë – rreth 80%.

“Ky është një ndryshim i madh në krahasim me parashikimet e Kombeve të Bashkuara nga një dekadë më parë, kur probabiliteti i vlerësuar që popullsia globale do të arrinte maksimumin, dhe kështu rritja do të përfundonte gjatë shekullit të 21-të, ishte rreth 30%”, tha ai.

Profesori i matematikës në Universitetin Bucknell, Tom Cassidy, i tha AP-së se hulumtimi i sapobotuar në revistën Demografia, ku ai ishte bashkautor, gjithashtu llogarit se popullsia ka të ngjarë të arrijë kulmin përpara fundit të shekullit.

Sipas raportit të Perspektivave të Popullsisë Botërore 2024, kulmi i popullsisë më herët se sa ishte parashikuar është për shkak të disa faktorëve, duke përfshirë nivelet më të ulëta të fertilitetit në disa nga vendet më të mëdha të botës, veçanërisht Kinën, popullsia e së cilës parashikohet të bjerë në mënyrë dramatike nga 1.4 miliardë më 2024, në 633 milionë më 2100.

Në nivel global, gratë kanë mesatarisht një fëmijë më pak se në vitin 1990, thuhet në raport, dhe në më shumë se gjysmën e të gjitha vendeve dhe territoreve, numri mesatar i lindjeve për grua është nën 2.1. Ky është niveli i nevojshëm që popullsia e një vendi të ruajë madhësinë e saj pa migrim.

Gati 20% e botës – duke përfshirë Kinën, Italinë, Korenë e Jugut dhe Spanjën – kanë fertilitet “ultra të ulët”, me femrat që kanë më pak se 1.4 lindje, thuhet në raport. Në Kinë, numri aktual është vetëm rreth një lindje për grua, tha Wilmoth./KultPlus.com

Shfaqja më e veçantë, aktorë profesionistë, në skenë me të rinjtë me nevoja të veçanta

Për herë të parë në Shqipëri të rinj aktorë profesionistë, të rinj amatorë dhe të rinj me nevoja të veçanta u bashkuan në një shfaqe teatrale e cila përcolli mesazhe të forta të aktualitetit, përballimit të sfidave dhe rëndësisë së pranimit të njëri tjetrit.

Gjithëpërfshirja dhe integrimi i personave me nevoja të veçanta vijon të mbetet një sfidë e realitetit shqiptar dhe jo vetëm, ndaj dhe shfaqja e titulluar “Hidhur” bëri bashkë në mënyrë brilante këta të rinj për të treguar sa të fortë dhe të jashtëzakonshëm janë të bashkuar.

Spektatori mirëpriti me duartrokitje të forta lojën e tre niveleve aktoriale të cilët për herë të parë gërshetuan mrekullisht talentin e tyre./topchannel/KultPlus.com

Screenshot

Shkencëtarja gjermane Cordelia Schmid fiton Çmimin Evropian të Shpikësit për IA-në

Shkencëtarja gjermane e kompjuterave, Cordelia Schmid u nderua sot me Çmimin Evropian të Shpikësit në një ceremoni në Maltë.

Schmid, e cila u nderua në kategorinë Kërkime, mori çmimin për punën e saj për të ndihmuar kompjuterët të kuptojnë dhe interpretojnë të dhënat nga imazhet.

Organizata që qëndron pas çmimeve, Zyra Evropiane e Patentave, tha se puna e Schmid kontribuon që makineritë të jenë në gjendje të shohin imazhe në detaje të tilla sa të jenë shumë afër njerëzve.

Kjo hap një gamë më të gjerë aplikacionesh për inteligjencën artificiale (IA), për shembull me robotë që mund të mbështesin të moshuarit, ose të dallojne kur pësojnë ndonjë incident.

Shkencëtarja 56-vjeçare e lindur në Mainz, ka studiuar në Karlsruhe dhe Grenoble dhe ka punuar në Institutin Francez të Kërkimeve për Shkenca Kompjuterike dhe Automatizim (INRIA) në Paris që nga viti 1997.

“Nëse zhvillohet me përgjegjësi, inteligjenca artificiale ka potencialin të revolucionarizojë shoqërinë në të njëjtën mënyrë si motori me avull dhe energjia elektrike në të kaluarën”, tha Schmid.

“Nga kujdesi shëndetësor te qëndrueshmëria, AI mund të ndihmojë në trajtimin e disa prej problemeve më urgjente në botë”, tha ajo./KultPlus.com

Poezia e poetit Pablo Neruda që frymëzon prej dekadash gjithë botën

Me punën e tij të përkthyer në shumë gjuhë të huaja, Pablo Neruda konsiderohet një ndër poetët më të mëdhenj të shekullit të XX. Në vitin 1971 Neruda fitoi çmimin Nobel për letërsi, një çmim ky i kundërshtuar për shkak të aktivitetit të tij politik. Novelisti kolumbian Gabriel Garsia Markez e quajti “Poeti më i madh i shek. XX”.

Kënga Gjithëpërfshirëse e tij (Canto general, 1950), u bë simbol i rreshtimit për letërsinë e popullit kilean.

Ja një nga poezitë më frymëzuese të tij…

Dalëngadalë vdes ai që bëhet skllav i zakonit,
që përsërit të njëjtat gjëra çdo ditë,
që nuk ndryshon rrugë,
që nuk rrezikon,
që nuk ndryshon ngjyrën e veshjeve,
që nuk i flet atij që nuk e njeh.

Dalëngadalë vdes ai që nuk përmbys tryezën,
që është i pakënaqur nga puna,
që nuk rrezikon sigurinë nga pasiguria për të ndjekur një ëndërr,
që nuk i lejon vetes asnjëherë në jetë të thyejë rregullat e vendosura.

Dalëngadalë vdes ai që nuk udhëton,
që nuk lexon,
që nuk dëgjon muzikë,
që nuk zbulon hijeshi te vetja e tij.

Dalëngadalë vdes ai që shpërfill krenarinë e tij,
që nuk i lë të tjerët ta ndihmojnë,
që i kalon ditët duke u qarë për fatin e tij të keq,
që ankohet për shiun që nuk pushon.

Dalëngadalë vdes ai që i shmanget projektit para se të fillojë,
që nuk pyet për gjërat që nuk i di dhe
që nuk përgjigjet për gjërat që di.

E shmangim vdekjen me doza të vogla,
duke kujtuar gjithmonë se të jesh gjallë
kërkon një përpjekje shumë më të madhe
se thjeshtë fakti që marrim frymë.

Vetëm durimi i paepur
do të na bëjë të arrijmë
lumturinë më të madhe. / KultPlus.com