Eurovision 2024, sonte finalja e madhe

Edicioni i 68-të i Eurovision sonte e zhvillon natën finale, në një mbrëmje ku pritet të dëgjohen 26 këngët garuese. Shfaqja fillon në orën 21:00 dhe zhvillohet në Malmo të Suedisë, ndërsa transmetohet drejtpërdrejt nga RTK dhe RTSH.

Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” e cila performoi në natën e dytë gjysmë finale, por nuk arriti të shkoj në finale, transmeton RTSh.

Këngët pjesëmarrëse në garë:

    Suedi | Marcus & Martinus – Unforgettable

    Ukrainë | alyona alyona & Jerry Heil – Teresa & Maria

    Gjermani | ISAAK – Alëays On The Run

    Luksemburg | TALI – Fighter

    Holandë | Joost Klein – Europapa

    Izrael | Eden Golan – Hurricane

    Lituani | Silvester Belt – Luktelk

    Spanja | Nebulossa – ZORRA

    Estoni | 5MIINUST x Puuluup – (nendest) narkootikumidest ei tea me (küll) midagi

    Irlandë | Bambie Thug – Doomsday Blue

    Letoni | Dons – Holloë

    Greqi | Marina Satti – ZARI

    Mbretëria e Bashkuar | Olly Alexander – Dizzy

    Norvegji | Gåte – Ulveham

    Itali | Angelina Mango – La Noia

    Serbi | TEYA DORA – RAMONDA

    Finlanda | Windoës95man – No Rules!

    Portugali | iolanda – Grito

    Armenia | LADANIVA – Jako

    Qipro | Silia Kapsis – Liar

    Zvicër | Nemo – The Code

    Slloveni | Raiven – Veronika

    Kroaci | Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim

    Gjeorgji | Nutsa Buzaladze – Firefighter

    Francë | Slimane – Mon Amour

    Austri | Kaleen – We Will Rave/KultPlus.com

Veprat e famshme të Salvador Dalít të cilat e shndërruan në ikonë të artit (FOTO)


Përderisa artisti i njohur, Salvador Dalí ia mbylli sytë jetës në mëngjesin e 23 janarit të vitit 1989, veprat e tij mbetën pas për të përçuar një dritë artistike, shkruan KultPlus.

I njohur për frymën e tij surrealiste, pikturat e Dalít padyshim që sot janë kthyer në ikonë të epokës së rëndësishme të historisë së artit pamor.

Veprat e tij shprehin një shumëdimensionalitet të formës, mendimit, idesë, mesazhit e revoltës që ai përfaqësonte në qenien e tij.

Salvador Dalí, shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe mbeti i pavdekshëm nëpërmjet brushave të tij, e që KultPlus ua sjell veprat më të njohura të tij:

Këngëtaret ukrainase në Eurovision me mision për rindërtimin e një shkolle

Këngëtaret ukrainase, Alyona Alyona dhe Jerry Heil në “Eurovizion” kanë shkuar me misionin për të mbledhur mbi 250.000 dollarë për të rindërtuar një shkollë në jug të Ukrainës, të dëmtuar nga sulmet ruse.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 3.500 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar dhe pothuajse 400 janë shkatërruar.

“Ne duam ta rindërtojmë sepse ne vërtetë besojmë se duke rindërtuar të shkuarën, ne mund të ndërtojmë të ardhmen për fëmijët ukrainas, të cilët do të rindërtojnë shtetin pas kësaj lufte”, tha Heil gjatë konferencës për media në Eurovision, transmeton Klankosova.

Festivali i Këngës, Eurovision po mbahet në Malmo, pasi Suedia fitoi më 2023. Ndërsa, finalja mbahet më 11 maj./KultPlus.com

Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita e shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa fund.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale videon promovuese të kësaj jave kulturore.

“Franca është vendi i delikatesës, kulturës së pasur, artit dhe inovacionit. Nga data 13-19 Maj, bëhuni pjesë e aktiviteteve që do të gjallojnë në forma artistike, kulinarie, lojërash, cirku dhe teknologjie. Këto ditë premtojnë të jenë njëra më e bukur se tjetra. Festojmë kulturën, përqafojmë inovacionin”, theksoi Gonxhja.

Java Kulturore Franceze vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës dhe spektaklit.

Gjatë kësaj jave, më 13 maj tek Piramida do të çelet ekspozita e skulpturës “Richard Orlinski”. Po në 13 maj në ambientet e Piramidës do të hapet “KubFranceTirana”, ndërsa
Dj Dylan Dylan më 13 maj dhe 16 maj tek Piramida do të performojë për adhuruesit e muzikës.

Të pasionuarit pas lojërave do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë” më 14 dhe 15 maj tek Piramida, më 15 maj do të organizohet “Dita Alumini” Francë po tek Piramida.

Ndërsa shfaqja “Ilotopie” do të shfaqet më 15 dhe 16 maj tek Liqeni Artificial.

Edicion i tretë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare çeli siparin më 1 maj dhe do të zhvillohen deri në nëntor. JKN do të mbushë salla, teatro, galeri arti, sheshe dhe qytete me programe të pasura aktivitetesh nga 20 shtete.

JKN nisi me “Javën e Evropës” vijon me Francën, Greqinë, Italinë, Izraelin, Brazilin, Hungarinë, Holandën, Turiqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Gjermaninë, Japoninë, SHBA,  Austrinë, Spanjën, Malin e  Zi, Meksikën e Kosovën.

Edicioni i parë i JKN-së filloi si një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës në vitin 2022, me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore./atsh/KultPlus.com

Fjala e fundit

Poezi nga Sylvia Plath

Mua nuk më duhet një kuti e rëndomtë,
më duhet një sarkofag
Me lara tigri dhe me fytyrë sipër kapakut.
I rrumbullt, si hëna që ta shihnin të gjithë
ç’përposh.
Dua t’i shoh të gjithë ata, kur të vijnë,
Duke depërtuar përmes gurëve memecë dhe rrënjëve.
Tashmë i shoh, – fytyra të zbehta, të largëta,
si yjet.
Tanimë ata janë një hiç, madje as foshnja.
I përfytyroj pa nëna e baballarë, si zotat e parë.
Ata pyesin, në duhet t’isha vallë.

Prej fundjavës sime duhet të ziesh reçel, si
prej frutash!
Pasqyra ime mbulohet mjegullishtë.
Edhe një hukamë tjetër dhe në të nuk mbetet
pasqyrim.
Lulet dhe fytyrat lëbardhen asisoj, sa shndërrohen
në çarçafë.

Nuk ia kam besën. Ai zhduket, si avull
Në ëndrra përmes vrimës së syve ose gojës.
Unë nuk mund ta ndaloj.
Një dite të bukur ai nuk do kthehet. Gjërat janë
sajuar tjetërsoj.
Ata mbeten, madhështitë e tyre të veckla
Të ngrohura janë me përçikje të shpeshta.
Kur më mërdhijnë këmbët,
Syri blu i bruzit tim më ngroh.
M’i jepni kotruvet e bakërta, jepuni kutive me
pomadë
Të shpleksin rreth meje lulet kundërmuese të natës.
Ata do të më mbështjellin në fasha, ata do ta vënë
zemrën time
Në një bohçe të pastër te këmbët e mia.
Zor se do ta njoh veten. Ka me qenë errët.
Dhe drita e këtyre vogëlimave është më e mrekullt
se fytyra e Ishtar-it* ./KultPlus.com

Hapet në Helsinki ekspozita personale e piktorit Haki Xhakli

Mbrëmë me një ceremoni në galerinë Luckan në Helsinki, Finlandë u hap ekspozita personale e piktorit Haki Xhakli me titullin “Jehona e qendrueshmerisë”. 

Ekspozita përmban 26 piktura me vlera unike, që paraqesin cikle të ndryshme të periudhave para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. 

Fjalën e rastit në hapje, përveç autorit Xhakli e morën edhe kuratori Larrie Griffis producent dhe përgjegjëse për kulturë në qendrën kulturore Luckan, i cili foli për rëndësinë e ekspozitës dhe bashkëpunimin me artistët ndërkombëtarë siq është rasti i Kosovës dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve. 

“Krijimtaria ime shpreh ndërveprimin e thellë me kulturën dhe historinë tonë, duke paraqitur bukurinë dhe vendosmërinë e popullit tim për të përballuar sfidat dhe vuajtjet. Me simbole të thella dhe ngjarje të lashta, pikturat e ekspozuara këtu në Helsinki përshkruajnë trashëgiminë tonë dhe shpirtin tonë të palëkundshëm, por edhe të ardhmen e ndritur.” ka thënë Xhakli

Autori me këtë ekspozitë të re, rrethon histori të ngrohta të rezistencës dhe shpresës nëpërmjet pikturave të tij. Kjo ekspozitë ofron një udhëtim emocionues në botën artistike të Xhaklit, duke ftuar vizitorët të reflektojnë mbi kuptime të thella dhe të shpresojnë, edhe në kohë të sfidave. 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë një muaj deri me 30 maj./KultPlus.com

Screenshot

Eurovision skualifikon këngëtarin holandez


Aktori dhe këngëtari holandez Joost Klein është skualifikuar nga finalja e madhe e Eurovision Song Contest ndërsa policia suedeze heton akuzat për sjellje të papërshtatshme, tha Unioni Evropian i Transmetuesve.

Duke hyrë me këngën ”Europapa”, një nderim për prindërit e tij të ndjerë, reperi dhe këngëtari 26-vjeçar nga Holanda ishte kualifikuar në finalen e madhe mbrëmjen e së enjtes në Malmo Arena në Suedi.

Një deklaratë nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) tha se ”artisti holandez Joost Klein nuk do të konkurrojë në finalen e madhe të Eurovizionit të këtij viti”.

”Policia suedeze ka hetuar një ankesë të bërë nga një anëtare femër e ekipit të prodhimit pas një incidenti pas performancës së tij në gjysmëfinalen e së enjtes. Ndërsa procesi ligjor merr rrjedhën e vet, nuk do të ishte e përshtatshme që ai të vazhdonte në garë. Dëshirojmë të bëjmë të qartë se, ndryshe nga disa raportime në media dhe spekulime të mediave sociale, ky incident nuk ka përfshirë ndonjë interpretues apo anëtar tjetër delegacioni. Ne mbajmë një politikë të tolerancës zero ndaj sjelljeve të papërshtatshme në ngjarjen tonë dhe jemi të përkushtuar të ofrojmë një mjedis pune të sigurt për të gjithë stafin në konkurs. Në dritën e kësaj, sjellja e Joost Klein ndaj një anëtari të ekipit konsiderohet në shkelje të rregullave të konkursit”, thotë EBU.

Finalja e madhe e Eurovisionit të 68-të do të vazhdojë me 25 këngë pjesëmarrëse.

Mediat suedeze dhe holandeze të lajmeve kanë raportuar se ai është duke u hetuar pas një incidenti që përfshin një punonjës të prodhimit televiziv./KultPlus.com

“Encikopledia shqiptare”, mblidhen redaksitë e përbashkëta Shqipëri-Kosovë

Në Ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë janë zhvilluar takimet midis redaksive të ngritura për “Enciklopedinë shqiptare” në Shqipëri dhe në Kosovë.

Siç është rënë dakord në redaksinë qendrore, të gjitha mbledhjet dhe takimet e redaksive, të të tre niveleve, për gjashtëmujorin e parë, do të zhvillohen në Tiranë. Në pjesën e dytë të vitit në Kosovë.

Në takimet mes redaksive në fushën e arkeologjisë (lashtësia), gjuhësisë, letërsisë, trashëgimi e identitet dhe artet skenike e pamore, u shkëmbyen informacion për fjalësin paraprak të propozuar prej tyre, për përsëritjet e mundshme dhe shmangien e tyre, për zbatimin e kritereve praktike në përzgjedhjen e parë dhe për proceset e detyrat në vijim.

Gjatë kësaj periudhe nga redaksitë duhet të nxirren e të njoftohen të dhënat për numrin tërësor të fjalësit në gjendjen e tanishme, për peshën (vendin) që zë fjalësi i çdo redaksie në kuadër të së tërës. Deri në fund të qershorit redaksitë e së njëjtës fushë duhet të kenë arritur në stabilizimin e një fjalësi të përbashkët për gjithë hapësirën shqiptare. Për këtë bashkërisht duhet të hiqen nga fjalësi njësitë e përsëritura dhe duhet bërë përzgjedhja për një përfaqësim relativ sa më objektiv të çdo fushe.

U dakordësua që fjalësi i përgatitur nga redaksia e posaçme e trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duhet të njihet nga redaksitë e fushave dhe të bëhet pjesë e listës së tyre sipas përkatësisë.

Redaksitë e fushave dhe të grupfushave gjatë kësaj periudhe do të formulojnë e propozojnë kritere ndihmëse e plotësuese dhe hartojnë artikuj ilustrues (shembuj për të gjitha madhësitë e tyre, duke ndjekur strukturën e artikujve të përgatitur nga redaksia qendrore)./atsh/ KultPlus.com

Si funksionon sistemi i komplikuar i votimit në Eurovision

 Eurovision Song Contest ka një sistem votimi kompleks i cili ndryshohet rregullisht.

Për t’i bërë gjërat më të komplikuara, Unioni Evropian i Transmetuesve, i cili bën festivalin, ka bërë disa ndryshime për edicionin e vitit 2024 në Malmo, Suedi.

– Çfarë ka ndryshuar këtë vit?

Shikuesit në mbarë botën mund të votojnë 24 orë përpara finales së madhe, por jo pas transmetimit, pasi u është dhënë aftësia për të kontribuar në sondazhin e vitit të kaluar.

Vitin e kaluar, njerëzit nga vendet jashtë konkursit ishin në gjendje të votonin në internet dhe në aplikacion për herë të parë në historinë gati shtatë dekadëshe të konkursit.

Votat e tyre shndërrohen në pikë që do të kenë të njëjtën peshë si një vend pjesëmarrës.

Votimi i madh final është gjithashtu i hapur përpara se të performohet kënga e parë dhe 25 deri në 40 minuta pas përfundimit të aktit final.

– Ja se si funksionon:

Artdashësit nga të gjitha vendet pjesëmarrëse mund të votojnë përmes telefonit, me tekst ose përmes aplikacionit të Eurovisionit, por njerëzit nuk janë në gjendje të zgjedhin vendin e tyre.

Votat e publikut përbëjnë 50% të votave totale, me gjysmën tjetër të përcaktuar nga një juri profesionale në secilin vend pjesëmarrës.

Pasi shikuesit të kenë hedhur votat e tyre, një zëdhënës kombëtar nga vendet pjesëmarrëse do të thirret për të paraqitur pikët e jurisë së tyre profesionale – të cilat variojnë nga një maksimum 12 deri në një pikë.

Pas prezantimit të partiturave nga juritë, pikët publike nga të gjitha vendet pjesëmarrëse do të kombinohen, duke siguruar një pikë për secilën këngë.

Vendi në krye të tabelës së rezultateve bëhet fituesi i vitit 2024 dhe në rast barazimi do të vendoset përmes rezultateve më të larta nga audienca dhe vendet jopjesëmarrëse./KultPlus.com

‘Kur perëndon dielli’, interpretuar mrekullisht nga Luçie Miloti dhe Xhevdet Hafizi (VIDEO)

Në kujtimet e artistëve bashkëkohës me të, Luçie Miloti vjen si një këngëtare e veçantë. Skenën e pushtonte vetëm me zërin e saj, sepse asnjëherë nuk i përdorte gjestet shoqëruese.

Në repertorin artistik të saj numërohen 500 këngë të cilat këngëtarja i ka përcjellë edhe në botën e huaj. “Çila sytë, due me te pa”, “Për mue paska kane kysmet”, “Bishtalecat palë palë”, “Shpend ma i parë i bukurisë”, “Zanusha”, “Me zaman asaj furije?, “Çu çue Rushja”, etj do të ishin disa nga këngët që dëgjoheshin nëpërmjet Radio Tiranës.

Luçie Miloti në karrierën e saj ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, si në skenat e shume kryeqyteteve të Ballkanit dhe madje të botës. Në Varshavë është vlerësuar me titullin “Bilbili i Ballkanit”, ndërsa në Bullgari muzikologët e kanë cilësuar si “Bilbili me zë kristalor”. Për kontributin e saj muzikor, më 1961 ka marrë titullin “Artiste e Merituar” dhe urdhrin “Mjeshtër i madh” nga ish-Presidenti Rexhep Mejdani. Me vendimin e Bashkisë së Tiranës, një rrugë e Tiranës merr emrin e këngëtares së mirënjohur Luçie Miloti.

Ndër interpretimet e shumta të Luçie Milotit, i mrekullueshëm është edhe dueti me këngëtarin e njohur të muzikës popullore qytetare shkodrane, Xhevdet Hafizin, të cilët së bashku e sjellin këngën “Kur perëndon dielli”.

Përveç me Luçie Milotin, ai ka kënduar edhe në duete të tjera me Naile Hoxhën e Florinda Gjergjin. Këngë të kënduara prej tij janë “O bylbyl” apo “Tri vjet që u deshtem bashkë”.

Xhevdet Hafizi renditet ndër këngëtarët më të njohur të këngëve qytetare shkodrane. / KultPlus.com

Created by Codegena.

Të pathënat e 22 fotografive më të famshme në histori


Nuk thuhet kot se fotografia vlen sa 1000 fjalë.

Fotografitë më poshtë, shpalosin histori të ndryshme, secila prej tyre një histori e vërtetë që la gjurmë të paharrueshme në fusha të ndryshme.

Fotoja e parë selfie. Në vitin 1939, më shumë se 120 vjet pas fotografisë së parë, Robert Cornelius vendosi një kamerë në pjesën e prapme të saj dhe bëri atë që besohet të jetë vetë portreti i parë fotografik ndonjëherë. Çfarë është befasuese është se sa kohë duhej që dikush më pas të bënte “selfie-n” e parë.
Portreti i parë presidencial. Presidenti i parë që do të fotografohej ishte John Quincy Adams i gjashti. Por edhe atëherë nuk u quajt, pasi deri në 1843, më shumë se një dekadë pasi u largua nga zyra, ai nuk e mori foton. Duhej të vinte viti 1849 që presidenti i parë në detyrë të merrte fotografinë e tij. Ai ishte James K. Polk dhe fotograf ishte Mathew Brady, i cili gjithashtu ishte i mirënjohur për fotografitë e tij të betejave të Luftës Civile.
Vdekja në fushën e betejës. Në shumicën e historisë, tmerret e luftës mund të përshkruheshin vetëm nga ata që ishin në fushën e betejës. Kjo filloi të ndryshojë në 1846 gjatë Luftës Meksiko-Amerikane, kur një anëtar i panjohur i forcave të armatosura amerikane bëri atë që besohet të jetë fotografia e parë e betejës Kjo foto, e marrë nga Alexander Gardner, përshkruan “efektin e një predhë tek një ushtar” gjatë betejës së Gettysburg në 1863.
Portreti i Abraham Lincoln, 1863. Kjo fotografi e portretit të presidentit Abraham Lincoln, u bë vetëm një javë para se ai të shpërndante adresën e tij të famshëm në Gettysburg në 1863. Në kundërshtim me besimin popullor, ai nuk e ka shkruar atë në anën e pasme të zarfit.
Billy the Kid. I lindur në 1859 në Nju Jork, Billy the Kid fitoi famë si një legjendë e Wild West. Në kohën kur ai u qëllua në 1881 në moshën 21 vjeçare nga Sheriff Pat Garett në Fort Sumner, New Mexico, ai kishte vrarë të paktën 12 burra (ai pretendonte se ishin më shumë se 20). Kjo foto e vitit 1878 është e vetmja foto e Billy Kid që dihet të ekzistojë.
Tërmeti i San Franciskos. Në orën 5:12 të mëngjesit më 18 prill 1906, një tërmet i dhunshëm ra afër San Franciskos. Mijëra jetë humbën gjatë tërmetit “të madh” të San Franciskos, i cili ende renditet si një nga tërmetet më të fuqishme të të gjitha kohërave. Pamja këtu është dëmtimi në një rresht të shtëpive viktoriane në rrugën Howard afër 17th Avenue.
Charlie Chaplin si “Tramp i vogël”. Karakteri më i njohur në ekran i Charlie Chaplin ishte “Tramp i vogël”, të cilin e debutoi në filmin e heshtur në 1914, Kid Auto Races në Venedik. I veshur me pantallona të gjera, me një kapelë të vogël, me këpucë të mëdha dhe me sjellje të tepruar, me një fytyrë super-ekspresive, shfaqja më e njohur e Chaplin u shfaq deri në vitin 1952 dhe e bëri Chaplin një nga figurat e para më të famshme të Hollivudit.
Spanky dhe Petey. Para se regjisori Hal Roach të krijonte “Banda jonë” (të njohur më vonë si “Rascals Little”), fëmijët në Hollywood prireshin të përshkruheshin si të rritur të vegjël. Në vitin 1921, Roach e gjeti veten para një spektakli të një grupi të vogël fëmijësh që grindeshin mbi një grumbull shkopinjsh dhe kuptuan se sjelljet natyrore të fëmijëve ishin shumë më interesante. Në 1931, Geroge tre-vjeçar, pra “Spanky” McFarland u bashkua me aktorin dhe u bë yll i parë i shfaqjes, së bashku me Petey, qeni.
Nëna emigrante. Në vitin 1936, fotografja Dorothea Lange po përfundonte një xhirim njëmujor, që përshkruante përpjekjet e dëshpëruara të punëtorëve të fermave migratore në Kaliforni, kur ajo pa Florence Thompson, 32 vjeç, dhe u tërhoq nga ajo “sikur nga një magnet”. Fotografitë e Thompson dhe fëmijët e saj mund të jetë ndër më të famshmet nga ato kohë të dëshpëruara.
Tragjedia e Hindenburg. Në vitin 1937, anija Hindenburg ishte më e madhja si dhe krenaria e Gjermanisë naziste … derisa shpërtheu në liqenin e Lakehurst, New Jersey, duke vrarë 36 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
“Njeriu më me fat”. Në vitin 1939, në stadiumin Yankee në New York, Lou Gehrig njoftoi daljen e tij në pension nga baseball. Arsyeja? Ai po vdiste nga ALS, i cili do të njihej si “sëmundja e Lou Gehrig”. Megjithatë, Gehrig iu referua vetes si “njeriu më me fat në planet” ndërsa fshiu një lot nga syri i tij. Ai vdiq dy vjet më vonë në moshën 37 vjeçare.
Ngritja e flamurit në Iwo Jima. Joe Rosenthal e bëri fotografinë për Associated Press më 23 shkurt 1945, dhe brenda disa ditësh ajo ishte kudo, duke simbolizuar dominimin amerikan në zonën e luftës së Paqësorit. Më vonë ajo u bë modeli për Memorialin e Luftës Detare të SHBA-së në Arlington të Virxhinias, e cila i ka shtuar famës asaj.
“Dita e VJ në Times Square” ose “Puthja”. Fotografi Alfred Eisenstaedt bëri shumë fotografi të njerëzve të famshëm gjatë karrierës së tij, por është fotografia e tij e dy të panjohurve – një marinar i Marinës së SHBA dhe një grua në uniformën e një infermiere në një përqafim ekstatik gjatë festimeve “Fitorja mbi Ditën e Japonisë” në Times Square të New York City më 14 gusht 1945, më e famshmja e tij. Fotografia u botua po atë muaj në revistën Life, por u deshën shumë vite para se çifti i të huajve të identifikohej më në fund si Greta Zimmer Friedman, i cili vdiq në 92 në 2016, dhe Xhorxh Mendonsa, i cili vdiq në shkurt 2019 në moshën 95 .
Fotoja e Marilyn Monroe… Kjo foto e Marilyn Monroe duke qëndruar në një metro të New York-ut me erën që frynte fundin e saj, është ndoshta imazhi më i famshëm i Monroe, e cila është ende një nga amerikanet më të famshme, edhe për faktin se vdekja e saj vazhdon të mbetet një mister.
Zonja John F. Kennedy. Kjo është fotografia e parë zyrtare e Zonjës së Parë së Shtëpisë së Bardhë Jacqueline Kennedy bërë në fillim të vitit 1961.
Humbja e një babai. Nuk ishte vetëm një komb që u la i shkatërruar nga vrasja e John F. Kennedy. Kjo foto portreti që përshkruan tre-vjeçarin John F. Kennedy Jr. duke përshëndetur arkivolin e babait të tij në Uashington më 25 nëntor 1963, la një imazh prekës që ndihet edhe sot.
“Unë kam një ëndërr”. Udhëheqësi i të Drejtave Civile, Martin Luther King, Jr., kishte një ëndërr se racizmi një ditë do të ishte një gjë e së kaluarës. Ai mbajti fjalimin e tij të famshëm gjatë marsit në Uashington më 28 gusht 1963, në Përkujtimin e Lincoln në Uashington. Ai u vra më pak se pesë vjet më vonë.
Njeriu në hënë. Më 21 korrik 1969, astronauti Edwin “Buzz” Aldrin bëri një fotografi pranë flamurit të SHBA-së … i vendosur në sipërfaqen e hënës.
Çastet përfundimtare të Christa McAuliffe. Christa McAuliffe ishte një mësuese amerikane, e cila u përzgjodh nga më shumë se 11,000 aplikantë për të qenë edukatori i parë në hapësirë. Tragjikisht, më 28 janar 1986, anija kozmike Challenger shpërtheu 73 sekonda pas ngritjes, duke vrarë menjëherë McAuliffe dhe gjashtë anëtarët e tjerë të ekuipazhit. Kjo foto na lejon të kujtojmë shpresën, krenarinë dhe emocionet që ajo duhet të ketë ndjerë ndërsa po ecte me këmbë drejt pad-it dhe fatin e saj.
Një vështrim i fundit në Qendrën Botërore të Tregtisë. 11 shtator 2001: Bota pa, së pari në mosbesim, pastaj në horror, aeroplanët që goditën një nga kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, dhe pastaj tjetra. Këtu, tymi i zi del nga kullat pak para se të shkatërrohen në tokë, duke marrë me vete jetën e rreth 3,000 njerëzve.
Emma Gonzalez qan në heshtje. Emma Gonzalez, një e mbijetuar e të shtënave në masë në Marjory Stoneman Douglas High School në parkland, Florida, mbylli sytë dhe bërtiti në heshtje për gjashtë minuta dhe 20 sekonda, për vrasjen e 14 shkurtit 2018.

/ KultPlus.com

Parku arkeologjik i Finiqit, ndër atraksionet turistike më interesante

 Foenika antike ose siç njihet ndryshe qyteti antik i Finiqit, u themelua para shekullit të 5 para Krishtit. Ai ndodhet në një kodër midis qyteteve të Sarandës dhe Delvinës. Pas shpërbërjes së mbretërisë së Epirit, qyteti antik i Finiqit luajti një rol të rëndësishëm. Në Finiq u nënshkrua marrëveshja e paqes ndërmjet Maqedonisë dhe Romës.

Poliby, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të antikitetit, kur përshkruante qytetin antik të Finiqit, theksonte se ishte qyteti më i fortifikuar në gjithë Epirin.

Muri fortifikues, i cili rrethon pjesën më të lartë të kodrës, ka qenë i pajisur me kulla e bastjone. Nga këto elemente të sistemit fortifikues ruhet mjaft mirë bastioni verilindor, i cili mbronte njërën nga hyrjet e qytetit antik.

Ndërtimi i tij me blloqe të përmasave të mëdha, ka krijuar një monument mbreslënës, që shërben si një kartvizitë, e cila fton çdokënd të vizitojë parkun arkeologjik të Finiqit./atsh/KultPlus.com

Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen

Thënie nga Bob Marley

“E vërteta është se çdo njeri do t’ju lëndojë; ju thjesht duhet ta gjeni personin për të cilin ia vlen të vuani”

– “Madhështia e njeriut nuk qëndron në atë se sa pasuri ka, por në integritetin dhe aftësinë për të ndikuar pozitivisht te njerëzit rreth tij”

– “Disa njerëz e ndjejnë shiun, tjerët vetëm lagen”

– “Hapi sytë, shiko brenda teje. A je i/e kënaqur me jetën që je duke e jetuar?”

– “Askush përveç vetës sonë nuk mund të na lirojë mendjen”

– “Çdo njeri e ka të drejtën ta caktojë fatin e vet’

– “Njeriu është univers brenda vetvetes”

– “Asnjëherë nuk e dini sa të fortë jeni derisa të qenit të fortë është zgjedhja juaj e vetme”

– “Ditën që ndaloni së garuari është dita kur e fitoni garën”.

– “Një gjë e mirë rreth muzikës është se kur ju godet, ju nuk ndjeni dhimbje”./KultPlus.com

94 vjetori i lindjes së Luçie Milotit, këngëtares që zëri i mjaftonte për të pushtuar skenën

Kujtojmë sot, në ditën e lindjes (11 Maj 1930), “Artisten e Merituar” dhe “Mjeshtren e Madhe” – Luçie Miloti, që preku skenën që në moshën 12- vjeçare.

Kudo ku ka performuar është shquar për një zë të mrekullueshëm, të kristaltë dhe me një tingëllim krejt të veçantë.

Në repertorin e saj artistik numërohen rreth 500 këngë, të cilat këngëtarja i ka performuar në mbarë vendin dhe në skenat e huaja.

Luçie Miloti, gjatë karrierës së saj artistike, ka marrë pjesë në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, në fillim si soliste e Filarmonisë Shqiptare dhe në vazhdim si soliste e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore.

 Është vlerësuar me çmime dhe është cilësuar si zëri i rrallë i Ballkanit, “Bilbili me zë kristalor”. Ajo është një fenomen i rrallë, që do të jetojë gjatë në kujtesën e brezave, që e duan dhe e adhurojnë këngën popullore”. / KultPlus.com

Sonte, finalja e Eurovision Song Contest 2024

Sonte do te mbahet nata finale e Eurovision Song Contest 2024, përcjell KultPlus.

Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua me këngën ‘Titan’ nga Besa Kokëdhima e cila nuk arriti të kualifikohet për në finale.

Ndërkaq, shtetet finaliste janë: Suedia, Ukraina, Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Izraeli, Lituania, Spanja, Estonia, Irlanda, Letonia, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Italia, Serbia, Finlanda, Portugalia, Armenia, Qiproja, Zvicra, Slloveni, Kroacia, Gjeorgjia, Franca dhe Austria./KultPlus.com

Salvador Dalí, një gjeni që arriti të na magjepste me ‘çmenduritë’ e tij

Sot janë bërë 120 vjet nga lindja e Salvador Dalít. Ai ishte një i “çmendur” që arriti të na magjepste me “çmenduritë” e tij, ishte zëri mëë i buçimshëm i penelit. Erdhi për të bërë epokë dhe vetë epoka mori emrin e tij.

Në mëngjesin e 23 janarit 1989, duke dëgjuar muzikën e tij të preferuar, gjëmimim Ëagner-ian, “Tristani dhe Izolda”, zemra e Salvador Dalí ndalon së rrahuri, në moshën 84-vjeçare. Do të shuhej kështu të gjallët e një gjeniu. Thyehet një prej majave që ngërthehej ngulmues përnga lartësitë më të epërme të tablosë. Shuhet për mbetur i vezullimtë në gjithçka që sendërgjoi ai solemnitet krijues. Ngriti dhe shkallmoi për të rindërtuar rishtaz gjithçka nga fillimi, gjithçka nga tharmi i atij shpirti të epur shpengimit e çatrafilisjes.

Ai ishte dhe mbetet një artist shumëdimensional dhe një njeri i padeshifrueshëm, me një jetë larushitëse, dengur gjer në buzë me çmosgjë. Në vërshimin e rrëmetshëm, jeta dhe peneli krijuan më shumë se një vepër të tjetërllojtë, ngjizën dhe na kumtuan një njeri si ai, një prurje galaktike e shkasit për befasi.

Nuk ka një fushë të krijimtarisë artistike ku ai të mos ketë dhënë një kontrobut, të mos ketë lënë gjurmë të plazmuara vezullueshëm. Asnjë oaz i të qenit mishërisht dhe shpirtërisht i lidhur me krijimin, nuk ka mundur të jetë i palakmuar nga Dalí dhe i papërfshirë nga shtjella përpirëse e këtij krijuesi. Por gjithsesi ai ishte dhe mbetet një nga surrealistët më kokëkrisur dhe më përfaqësues. Një pervers dhe model i njeriut të përkushtuar për të bukurën, për mesazhin dhe gjithseçka që përkon me afrinë që arti ngas me artdashësit. Dalí padyshim ishte dhe mbeti një ndër personazhet më të spikatur në memorien e arteve figurative. Ishte kreshta e ngërthyer në eter e surrealizmit. Ai do të mëtonte kësaj rryme një revulucion botkuptimor dhe ideor, artistik dhe estetik, duke bërë që kohë pas kohe admiruesit e surealizmit të kuptonin në të atë qasje figurash të shndritshme të messhekullit XIX, Dalínë si protagonistin. Sepse i tillë ishte ai. Mbeti as më shumë e as më pak, një shpërthim. Si në tablo edhe në jetë ai ishte një individualitet i patëdytë. Ndoshta edhe nga temperamenti, e pse jo edhe nga një mistikë e përbrenshme që e kudodrejtonte atë, ishte dhe mbeti sot dhe do të rrok pa asnjë mëdyshje edhe shijet e brezave që do të vijnë, si një tipar i radhë.

Në galerinë botërore të pikturës, Salvador Dalí është një prej penelave më të jashtëzakonshëm. Nuk kanë nguruar ti bashkëngjiten këtij vlerësimi shumë ekspert dhe kritik arti, shumë njohës të korpusit të tij krijues. Megjithëse kritika e kohës do ta lëndonte tej mase, duke e ngasur mbase të zgjojnë tek ai atë piktor të përmasave të mëdha që njohim. Në këtë prag dallojmë qartazi se si një forcë rrapëllitëse të deng me pamëshirën e saj, me qëllimin e vetëm të të vërë përfundi. Por ai u rrit nga kjo, u formëzua në stuhitë e forta të kohës dhe nga relievi i thukët ku fati e kishte degdisur, veçojmë këtu në pozitat e tij familjare. Këto pikënisin që me vdekjen e vëllait, të nënës, me divorcin e të atit, me përplasjet që kishte me përfaqësuesit të kampit surrealist.

Shumëdimensionalizmi i formës, mendimit, idesë, mesazhit, e pse jo dhe revoltës qasen përnga një kumt që e tipizon këtë personalitet të niveleve eterne të krijimit. Dalí në një masë të kosniderueshme përfshin, gjithrrokë në tansinë e veprimtarisë së tij artistike zhanre që vetë piktura i mbart. Ose më saktë, ajo është ama e tyre, si filmi, fotografia, skulptura, arkitektura, etj. Uni babëzitës tek ai ishte dhe një tipar që rrugëtoi atë drejt shumë theqafjesh, prej të cilave nuk mund të themi se ia doli dhe aq paq. Ai kishte një tërheqje të pazakontë për pjesëmarrje në sjellje dhe i madhërishëm, në mënyrë për të përthithur vëmendjen ndaj vetes. U ndesh me një kritikë që duke e u përpjekur ta anatemonte e bëri më të vëmëndshëm për artdashësit. Kjo në një farë mënyre e himnizoi magjinë e tij të përfaqësimit në art.

Ky ishte Salvador Dalí, një spanjoll që shkrepëtiu në ritmin e kohës dhe vërshon ende në nevojën për të matur caqet e mundshmes dhe talentit, në një botë e cila mund të të mos mirëpresë, por nuk ta privojë sfidën, atë që e shndërroi në triumf të pathyeshëm. /albertvataj/ KultPlus.com

Charlie Chaplin: Sapo fillova ta dua veten, unë ndalova së tentuari për të pasur gjithmonë të drejtë

“Sapo fillova ta dua veten, e zbulova se ankthi dhe vuajtja emocionale janë vetëm shenja paralajmëruese që më tregonin se unë isha duke jetuar në kundërshtim me të vërtetën time. Sot e di, ky është “AUTENTICITETI”.


Sapo fillova ta dua veten e kuptova se sa ofenduese mund të jetë për një person nëse unë tentoj ta i’a imponoj dëshirat e mia, edhe pse e dija se nuk ishte koha e duhur dhe personi nuk ishte i gatshëm për atë. Sot unë këtë e quaj “RESPEKT”.

Sapo fillova ta dua vetën unë nuk pata më dëshirë për një jetë më ndryshe, dhe mund ta shihja se çdo gjë që më rrethonte, me ftonte të rritesha. Sot këtë e quaj “PJEKURI”.
Sapo fillova ta dua veten, unë e kuptova se në çfarëdo rrethana, unë jam në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe se çdo gjë ndodh saktësisht në momentin e duhur. Kështu që unë mund të jem i qetë. Sot këtë e quaj “VETË – BESIM”.

Sapo fillova ta dua veten, unë ndalova së vjedhuri kohën time, dhe ndalova së krijuari projekte të mëdha për të ardhmen. Sot, unë e bëjë vetëm atë që më sjell kënaqësi dhe lumturi, i bëjë gjërat që i dua dhe që ma ngazëllejnë zemrën, dhe ato i bëjë në mënyrën dhe në ritmin tim. Sot këtë e quaj “THJESHTËSI”.

Sapo fillova ta dua veten, unë ndalova së tentuari për të pasur gjithmonë të drejtë, dhe kurrë s’kam qenë më pak herë gabim prej atij momenti. Sot unë e zbulova se kjo është “MODESTI”.
Ne s’kemi më nevojë ti frikësohemi argumenteve, konfrontimeve ose cilitdo problem me veten tonë ose me të tjerët. Madje edhe yjet përplasen dhe nga përplasja e tyre lind një botë e re. Sot e di e “KJO ËSHTË JETA”./ Charlie Chaplin

Në kërkim të Ekuacionit të Zotit

Edhe me një smartphone dhe Google në majë të gishtave, disa gjëra janë thjesht të vështira për t’u rrokur nga truri juaj. Merrni, për shembull, idenë në dukje të pamundur që energjia nuk rrjedh vazhdimisht, por lëshohet në paketa të quajtura kuante. Apo idenë që tërësia e kozmosit, e cila përfshin rreth 93 miliardë vite dritë, mund të jetë vetëm njëri, në një mori universesh paralele.

Pikërisht këtu hyn Michio Kaku. Fizikani ka ndërtuar një karrierë të fuqishme si një popullarizues i shkencës në tregun masiv, duke zgjidhur disa nga konceptet më të ndërlikuara të fizikës dhe duke i përmirësuar ato për publikun. Libri i tij i fundit, “Ekuacioni i Zotit”, përshkruan përpjekjen e gjatë për të krijuar një “teori të gjithçkasë” që do të kombinonte modelin e relativitetit të përgjithshëm të Ajnshtajnit me teorinë kuantike, dhe potencialisht do të zhbllokonte kuptime të reja të hapësirës dhe kohës.

Kaku flet rreth asaj që e magjepste kur ishte fëmijë, pse grimcat nënatomike janë si shënime në një varg vibrues dhe çfarë mund të mësojmë nga fantashkenca.

Në librin tuaj ju flisni për në teori gjithëpërfshirëse të gjithçkasë, që e shihni si gralin e shenjtë të Fizikës. Pse është kaq e rëndësishme një teori e tillë?

Kur Njutoni përpunoi ligjet e gravitetit dhe të mekanikës, ai vuri në lëvizje atë që përfundimisht u bë Revolucioni Industrial, i cili e nxori njerëzimin nga mjerimi dhe varfëria agrare. Kur Maksuelli dhe Faradei përpunuan ligjet e elektricitetit dhe magnetizmit, ata vunë në lëvizje Revolucionin Elektrik, i cili na dha energjinë elektrike, radion, TV, dinamon dhe gjeneratorët. Kur Heisenberg dhe Schrödinger përpunuan ligjet e kuantit dhe atomit, që na dhanë lazerin, transistorët, kompjuterët dhe internetin. Pra, sa herë që fizikanët shpjegojnë një forcë të natyrës, ajo ndryshon fatin e racës njerëzore dhe ekonomisë botërore.

Dhe tani, jemi në prag të një teorie të gjithçkasë, e cila mund të bashkojë të gjitha forcat e universit nëpërmjet një ekuacioni ndoshta jo më shumë se 2.5 cm të gjatë. Përfundimisht, kjo mund të ndryshojë edhe një herë fatin e njerëzimit.

Mund t’u përgjigjet gjithashtu pyetjeve më të thella rreth universit, si p.sh.: A mund ta thyejmë barrierën e dritës dhe të arrijmë yjet? Çfarë ndodhi para Big Bengut? A ka universe dhe dimensione të tjera? A është i mundur udhëtimi në kohë?

Kërkimi për këtë teori ka magjepsur disa nga shkencëtarët më të famshëm të historisë. Çfarë pati tek kjo teori e gjithçkasë, që ndezi fillimisht imagjinatën tuaj?

Kur isha 8 vjeç, ndodhi diçka që më ndryshoi jetën. Të gjitha gazetat thoshin se një shkencëtar i madh sapo kishte vdekur. Por ata printuan një foto të tavolinës së tij, me një libër të hapur. Me kalimin e viteve, zbulova se emri i këtij njeriu ishte Albert Einstein dhe se ky libër ishte teoria e papërfunduar e unifikuar e fushës, e cila mund të bashkonte të gjitha ligjet e natyrës në një ekuacion të vetëm. Më duhej të dija se çfarë kishte në atë libër dhe pse ai nuk mundi ta përfundonte. Ky u bë fokusi i jetës sime.

Sot, kandidati kryesor (dhe i vetmi) për këtë teori të gjithçkasë quhet teoria e fijeve. Unë kam pasur privilegjin të punoj mbi këtë teori që nga viti 1968. Kontributi im ishte — së bashku me profesorin Keiji Kikkawa — për të krijuar teorinë e fushës së vargut, e cila mund ta përmbledhë teorinë e fijeve në një ekuacion rreth 2.5 cm të gjatë. Megjithatë, nuk është teoria përfundimtare, pasi tani e dimë se membranat mund të ekzistojnë së bashku me vargun.

Si do ta përshkruanit ju, Teorinë e Fijeve?

Për të kuptuar teorinë e fijeve, imagjinoni një llastik, i cili përfaqëson një elektron të vogël fare. Nëse e shtrini llastikun, ai dridhet në një frekuencë të saktë. Nëse e lëvizni, ai vibron në një frekuencë të ndryshme – quajeni atë një neutrino. Nëse e tundni përsëri, bëhet një frekuencë tjetër; quajeni atë një kuark. Në fakt, ekziston një numër i pakufizuar frekuencash në të cilat llastiku mund të vibrojë, që korrespondon me një numër të pafund grimcash të mundshme nënatomike.

Pra, të gjitha grimcat nënatomike të natyrës janë si nota muzikore në një varg të vogël vibrues. Thelbi i kësaj ideje u propozua mbi 2000 vjet më parë nga matematikani i madh Pitagora. Ai kuptoi se një tel i lirës (vegla muzikore) mund të dridhet me një numër të pafund notash muzikore, secila prej të cilave korrespondon me një frekuencë rezonance. Më pas ai propozoi se diversiteti i madh i materies që shohim rreth nesh nuk është gjë tjetër veçse harmonitë që gjenden në tela. Vetëm muzika, mendoi ai, ishte mjaft e pasur për të kuptuar kompleksitetin e madh të universit.

Libri juaj “Fizika e të pamundurës” eksploron besueshmërinë e koncepteve të ndryshme fantastiko-shkencore, si fushat e forcës, hiperhapësira dhe udhëtimi në kohë. Tani po jepni mësim në një kurs për fizikën e fantashkencës. Pse jeni tërhequr nga këto koncepte?

Kur isha 8 vjeç, të shtunën në mëngjes, shikoja serialin e vjetër Flash Gordon. Armë me rreze. Qytete në qiell. Rrezet e padukshme. Qytetet nën oqeane. Unë isha i magjepsur. Vite më vonë, kuptova se dy dashuritë e mia, teoria e unifikuar e fushës së Ajnshtajnit dhe fantashkenca, ishin të lidhura mes tyre. Për të kuptuar nëse fantashkenca është e mundur, e besueshme apo e pamundur, ju duhet fizika. Shkoja në filma fantastiko-shkencorë dhe numëroja ligjet e fizikës që shkeleshin.

A keni një teknologji apo koncept të preferuar të fantashkencës?

Romanet e mia të preferuara të fantashkencës, janë seria “Themeli” e Asimovit, sepse ato të detyrojnë të imagjinosh një qytetërim galaktik 50 000 vjet në të ardhmen, ku shpalosen ligje të reja të fizikës. Gjërat që ne i mendojmë të pamundura, mund të bëhen të mundura. Gjithçka mund të ndodhë. / Discover – Bota.al/ KultPlus.com

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në këtë vit. Testimi, sipas vendimit,  do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore, ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Më 26 qershor do të mbahet pjesa e pare e testimit e cila përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërkaq, më 28 qeshor do të mbahet testimi i njohurive për lëndën e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë.

Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme. / KultPlus.com

Rama ndan pamje nga Fusha e Aviacionit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Fusha e Aviacionit në Vlorë.

Kjo zonë i është nënshtruar rehabilitimit, falë një projekti të qeverisë shqiptare.

Nga një zonë informale e shndërruar në një landfill, kjo zonë i është nënshtruar një rehabilitimi total, me rrugë të asfaltura, trotuare dhe ndriçim.

Ky projekt është financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. / KultPlus.com

Letrat që Ndre Mjeda ia dërgoi Gustav Mayer-it

Nga: Martin Camaj

Në faqet e kësaj reviste (Shejzat – v.j.), vjeti X – 5-6 (1966) 180-189 – patëm pru dymbëdhetë letra të Ndre Mjedjes, dërgue nga Polonia albanologut Gustav Meyer në Graz. Aty Poeti ynë na del në nji dritë të re, sepse na paraqitet për të parën herë si letërshkrues me nji stil elegant në gjuhën italishte, ku flet për vete, për gjuhën shqipe e vendin e vet me nji dashuni të flakët të nji Rilindasi së vërtetë. Ky stil i natyrshëm na zbulon Mjedjen në nji prizëm real të karakterit të tij të pjekun dhe të matun.

Adhurimi që ka për Meyer-in si mjeshtër nuk e pengon që me nji ton nderues t’i shprehë anët e dobta dhe lajthimet, në të cilat kishte ra albanologu i përmendun. Qëllimi i Mjedjes asht që Meyer-i të mbështetej në gjurmimet e veta në landë të sigurtë të shqipes, prandej e dënon fjalorin e Rossi-t, që Meyer-i kishte shfrytzue. Mjerisht nuk i kemi letrat e Meyer-it: kushdi ku kanë mbarue gjatë udhëtimeve të shumta të Mjedjes jashtë dhe mbrenda Shqipnisë.

Shihet qartë se dhe Meyer-i diktoi në Poetin tanë nji mende të mprehtë dhe njeri me nji intuicion të sigurtë. I përgjegji menjiherë; i dërgon për këndim, librat e bibliotekës së vet private, gja që nuk ndodh lehtas ndër dijetarë.

Letra e fundit e Mjedjes nga Krakovia mban datën e 16 marcit 1893. Pata mendue (shif Shejzat 5-6, 1966, fq. 181, 189) se ky letër­shkëmbim muer fund me këtë rasë. Tue pasë përduersh tashti të gjitha letrat, dërgue Gustav Meyer-it nga gjuhëtarët e kohës, sidomos shum me randësi ato të albanologut Holger Pedersen dhe të Rilindasve shqiptarë, si të K. Kristoforidhit, të Mitkos, etj., që do të dalin veçmas për shpejti si landë historie shkencore pranë “Südost Institut” të München-it, gjej tash edhe tri letra tjera të Mjedjes, nji nisë nga Görz dhe dy: nga Portorè afër Fiume-s.

Në letrën e parë Poeti i lyp të falun dijetarit për heshtjen e gjatë dyvjeçare. Poeti nuk tregon se për ç’arësye nuk ka shkrue tash dy vjet. Ngjan se gjatë kësaj kohe Mjedja nuk ka pasë kohë të mirret me çashtjen e shqipes. Natyrisht ai nuk përmend gja nëse ka pasë vështirsi në rrugën e jetës që kishte marrë. I kënaqun asht Poeti se i dërgon Meyer-it si dhunti kopjen e parë të fjalorit të Jungg-ut, dërgue nga Shkodra në fashikuj e që ende nuk gjindej në shitje. E siguron se asht i saktë në dhanjen e trajtës së vërtetë të fjalëve shqipe si dhe kuptimit e se nuk mund të krahasohej me fjalorin e Rossi-t, që Poeti e mban të pasigurtë. Ankohet se “ata zotnitë” atje në Shkodër mbështeteshin gjithnji në tradicion e se nuk doshin të pranoshin disa shenja të grafisë së Meyer-it. Mjedja, si dihet dhe nga aktet e Kongresit të Monastirit, asht kundra përdorimit të dy shkrojave për nji tingull: ai ndjek parimin, që sot kanë disa gjuhëtarë modernë, se çdo shenj grafik duhet të përfaqsojë nji tingull ase si thohet sot nji fonem. Asht kundra prandej që š të shkruhet me dy germa sh si dhe zh në vend të ž etj.

Poeti nuk din se çka ka dalë mbi gjuhën shqipe ndër rrethet e gjuhëtarëvet të huej qysh prej korrikut të 1893. Lajmron se posë librave dërgue dy vjet përpara as në Romë dhe në Shkodër nuk ka dalë ndonji gja e re. A mund ta ketë këputë letërshkëmbimin me Meyer-in sepse nuk ka pasë t’i komunikojë ndoj gja të re?

Në letrën e dytë Mjedja lajmon se ka ndrrue prap vend: prej Görz (Gorizia) asht transferue në Portorè, në kështjellin e Frangipane ku jezuitët kishin nji shkollë dhe nji kuvend. Në këtë kolegjë Mjedja asht profesor i filozofisë. Ngjan se asht i kënaqun dhe i impresionuem prej bukurisë së këtij vendi. Bora që Poeti e quen Buro, sigurisht si alusion i etimologjisë së Meyer-it (EW. fq. 55), shkruen se asht i tëmerrshëm, kur ai fryn. Ka shpresë se vjetin e ardhshëm do të botojë diçka në gjuhën shqipe “natyrisht, thotë, tash për tash gjithnji sende të divotshme”. Sigurisht Mjedja në këtë kohë rrekej të shkruente poezi mbi historinë e lashtë të Shqipnisë dhe popullin ilir, në trajtën e Lissus. Lajmron se në Shkodër ipeshkvijt shqiptarë doshin të themeloshin nji akademi studimesh shqiptare e se propozimi kishte ra mbi tê që ta drejtonte. Nuk e ep arësyen pse ky projekt ishte shkue “tutto a fumo”. Sigurisht fjala asht për nji shoqni si ajo e Bashkimit, në të cilën Mjedja ma vonë pat nji rol me randësi.

Letra e tretë e dërgueme gjithnji nga Portorè përmban nji falnderim të përzemërt për dërgesën e Meyer-it të vëllimit të IV të Albanesische Studien. Shkruen se e ka këndue veprën disa herë. Me mendësinë e nji dijetari të vërtetë nuk rrin tue lëvdue auktorin, por në nji mënyrë të njerzishme ven në dukje se në Shkodër nuk thonë dretš (dreç), por dreq. Mjedja mendon se ç e q ortografikisht ngatrrohen në Shkodër, por e vërteta asht se ç e q në shum të folme të kësaj krahine janë shkri ase kanë ra në nji fonem (q ase ç), prandej nga kjo rrjedh se dhe në shkrim ngatrrohen germat në fjalë.

Mjedja ven me të drejtë në dukje se prania e o-s në vend të u-s asht nji karakteristikë e të folmeve lindore gege: në Prizrend thohet odhë në vend të udhë si dhe dokem në vend të dukem. Trajta të tilla djalektore kanë shty dhe Jokl-in të bijë përcaktime të gabueshme mbi shtresat e fjalëve latine në shqipe (Balkan-Archiv, IV 196), që Çabej mandej me të drejtë e kundërshton tue pru faktin se kemi të bajmë me varianta djalektore (krh. Zur Charakteristik der lateinischen Lehnwârter im Albanischen, në “Revue de Linguistique”, VII – 1 (1962) fq. 164). Mjedja i propozonte Meyer-it që në rasë se donte të bante nji botim të dytë të fjalorit etimologjik, ishte gadi t’i dërgonte dhe informata tjera mbi të folmet e Shkodrës, sepse trajtat e kësaj ane nuk kanë qenë të riflektueme drejt nëpërmjet të ortografisë së Propagandës në përdorim.


Poeti lyp lajme prej Meyer-it dhe rreth levizjes kulturore të arbreshëve të Kalabrisë me në krye De Radën. I ka ra në vesh se atje ishte themelue nji shoqni për zhvillimin e studimeve rreth gjuhës shqipe. Albanologu Meyer i ndoq kambë për kambë të gjitha levizjet shqiptare të Rilindasve tonë. Mun ai u ba vetë trumbetues i këtyne përpjekjeve tue shkrue dhe në gazeta mbi gjallninë e intelektualëve shqiptarë. Poeti ynë don që dijetari austriak të vejë dorë dhe të mbarojë nji gramatikë krahasuese të shqipes: ai këtë e lyp në shum letra me kryeneçsi, sepse nji vepër të tillë ky e sheh të nevojshme “për lumninë e Shqipnisë” sepse tue i tregue botës randësinë e shqipes në gjuhësinë krahasuese indoeuropiane, Mjedja e din se shkon në të mirë të çlirimit të popullit shqiptar dhe trajtimit të nji shteti në vete. Ky asht piksynimi i Rilindasve dhe për këtë qëllim punojnë e shkruejnë si Mjedja, Mitko, etj. /KultPlus.com

Attenborough rrëfimtari i përjetshëm i historisë madhështore të natyrës

Sër David Attenborough, i cili sapo i mbushi 98 vjeç, ka perfunduar së fundmi serialin e tij më të fundit, “Mammals”, duke vendosur rekorde të reja për karrierën më të gjatë si prezantues televiziv dhe natyralist televiziv, sipas euroweeklynews.

Karriera e tij përfshin 70 vjet e 246 ditë mbresëlënëse.

Udhëtimi i tij televiziv filloi më 2 shtator 1953, kur ai debutoi si prezantues në emisionin televiziv për fëmijë të BBC-së “Animal Disguises”, i cili ishte një përmbledhje e punës së tij të mëparshme të prodhimit dhe regjisë në “Animal Patterns” në fillim të atij viti.

Përgjatë tetë dekadave të punës televizive, David qëndron si marrësi i vetëm i çmimeve BAFTA për seritë në formatet bardh e zi, me ngjyra, HD dhe 3D.

Duke iu përshtatur epokës moderne, David bëri bujë në vitin 2020 duke thyer rekordin për kohën më të shpejtë për të arritur një milion ndjekës në Instagram, duke e arritur këtë arritje në vetëm 4 orë e 44 minuta, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të Jennifer Aniston me 32 minuta.

Në postimin e tij inaugurues në Instagram, ai shprehu shqetësimin për problemet e botës, megjithëse e ndaloi përdorimin e platformës pas gjashtë javësh, duke lënë ndjekësit me mesazhin “Çfarë do të ndodhë më pas varet nga ne”.

Përtej trashëgimisë së tij televizive, puna e gjerë e David, duke kombinuar argëtimin dhe edukimin, së bashku me mbrojtjen e tij të spikatur mjedisore, i ka dhënë atij mbi 30 grada nderi dhe dy tituj kalorës.

Në vitin 2022, ai u nderua me hyrjen në Sallën e Famës së Rekordeve Botërore Guinness.

Duke reflektuar mbi karrierën e tij të shquar, David përmend “Jeta në tokë” (1979) si serialin e tij më sfidues, që përfshin 13 pjesë dhe kërkoi tre vjet prodhim, duke përfshirë dy udhëtime në mbarë botën. / KultPlus.com

Sendet e çmuara të divës italiane Gina Lollobrigida dalin në ankand

Mobiljet, veprat e artit, bizhuteritë dhe kujtimet që i përkasin divës së ndjerë italiane, Gina Lollobrigida do të shiten në ankand në Xhenova më 28 dhe 29 maj.

Ndër artikujt në shitje është një orë që Lollobrigida dikur e mori si dhuratë nga lideri revolucionar kuban, Fidel Castro.

Aktorja, e cila më vonë bëri karrierë edhe si fotografe, vdiq në janar 2023 në moshën 95-vjeçare.

Artikujt e ofruar përfshijnë gjithashtu kamerën që Lollobrigida pëlqente ta përdorte për të bërë foto portrete.

Ajo e përdori atë për të fotografuar figura të njohura, duke përfshirë aktorin Paul Newman, piktorin Salvador Dali dhe diplomatin Henry Kissinger.

Ajo kishte me vete kamerën edhe në një vizitë në Kubë, kur fotografoi Fidel Castro.

Castro, nga ana tjetër, i dhuroi asaj një orë dore dixhitale me mbishkrimin “Për Gina Lollobrigida me admirim”.

“Kam ardhur të shoh Papën dhe Lollobrigida” tha Castro gjatë një vizite në Romë.

Përveç bizhuterive të ndryshme, në ankand do të paraqitet edhe një kabinet monumental prej druri siçilian i zbukuruar me korale dhe guaske breshke, shpata të përdorura në filmin “Gruaja më e bukur në botë”, stolat e kopshtit prej porcelani kinez, ikona ruse dhe skulptura të perëndive tibetiane.

Për dekada me radhë, Lollobrigida ishte një nga aktoret më të famshme në botë.

Filmat e saj më të njohur përfshijnë “Trapeze”, “Fanfan la Tulipe” dhe “The Hunchback of Notre Dame”.  / KultPlus.com

Vlora hap sezonin turistik

Qyteti bregdetar i Vlorës, i cilësuar si ‘perla’ e Rivierës shqiptare, çeli sot sezonin e ri turistik me një sërë aktivitetesh.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë në media, foli për nisjen e sezonit turistik në qytetin bregdetar, ndërsa u shpreh se aktivitetet sportive gjithashtu nuk do të mungojnë.

Po ashtu Vlora ka atraksione arkeologjike dhe fshatrat përreth që ofrojnë mjedise shumë tërheqëse.

“Vlora është një nga destinacionet kryesore dhe ne kemi pritshmëri shumë më të larta këtë vit. Presim që sfida të jetë edhe më e madhe por kjo nuk na tremb. Kemi marrë disa masa dhe këtë mbrëmje do të ketë një koncert në hapje të sezonit turistik. Aktivitete kemi pasur edhe në datat 7-8.  Kemi pasur shumë pjesëmarrës të huaj në aktivitetet që ne kemi organizuar. Sot në koncert do të jetë disa këngëtarë shqiptarë”, u shpreh Dredha.

Sipas tij, fokusi kryesor është që të kemi një siguri absolute për të gjithë të huajt që zgjedhin Vlorën si destinacion të pushimeve të tyre.

“Shifrat pritet të shkojnë në 13-14 milionë turistë, patjetër që Vlora ka rëndësinë e saj. Në Vlorë po bëjmë një projekt 18 milionë euro për instalimin e ujit të pijshëm, por gjatë sezonit patjetër punimet do të ndalohen”, tha ai.

Kryebashkiaku u bëri thirrje bizneseve që të bëjnë shumë kujdes me çmimet.

“Nuk mund t’i çojmë çmimet deri në atë pikë që të jenë të papërballueshme. Ndërsa për hapësirat publike mund të them se dinamikat kanë qenë shumë të mira. Plazhet publike do të jetë gati në 15 maj”, tha ndër të tjera Dredha./ KultPlus.com