Shkollat angleze u kishin thënë nxënësve: Mund të vini me vonesë të hënën, shijojeni finalen e futbollit

Fëmijët që e duan futbollin, në disa shkolla angleze të hënën në mëngjes, kanë qenë në gjendje të shkojnë më vonë në klasat e tyre.

Dhe kjo, sipas mediave të huaja, ishte bërë në mënyrë që të mund të qëndrojnë zgjuar dhe të shikojnë Anglinë kundër Italisë në finalen e Euro 2020 të dielën në mbrëmje, përcjell KultPlus.

Megjithatë, skuadra e tyre nuk pati fat as në finalen e tyre të parë të madhe që nga fitimi i Kupës së Botës 1966, një përvojë unike në jetë, jo vetëm për fëmijët e shkollës, por edhe për shumë prej prindërve të tyre.

Sidoqoftë, fillimi i lojës në orën 20:00 sipas kohës lokale (Mbretëria e Bashkuar) do të thoshte një dilemë për prindërit: të përpiqen të marrin fëmijët e tyre të ngazëllyer në shtrat para lojës ose t’i linin ata të shikojnë dhe të rrezikojnë një të hënë të lodhur?

Kështu, në njoftimet për prindërit e nxënësve, drejtorët e disa shkollave u përpoqën ta bënin atë zgjedhje pak më të lehtë duke ofruar një fillim opsional të klasave në 10:30 të mëngjesit me kohën lokale. / KultPlus.com

Sonte finalja e ‘Këngës Magjike’

Sezoni i 22-të i festivalit të ”Këngës Magjike”, këtë vit është zhvilluar ndryshe nga çdo herë tjetër për shkak të pandemisë dhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. Ky kompeticion muzikor për herë të parë nuk u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.

Gjithashtu pati një numër të kufizuar njerëzish të pranishëm në skenë, mes tyre edhe artistë që kanë kënduar në natën e parë gjysmëfinale të festivalit.

“Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël. Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, është shprehur Ardit Gjebrea, përcjell KultPlus.

Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj dhe ne jemi gjithë sy e veshë se kush do të triumfojë në këtë kompeticion muzikor. / KultPlus.com

Publikohet renditja e shteteve të natës finale të Eurovision 2021, Shqipëria e dyta

Sonte, siç tashmë është bërë e ditur, mbahet nata finale e Eurovision-t. Gjithsej 26 artistë do të ngjiten në skenën e madhe të këtij festivali, i cili këtë vit zë vend në ”Ahoy Arena” në Rotterdam të Holandës, përcjell KultPlus.

Në këtë natë, si finalistë do të performojnë edhe dy shqiptarë, Anxhela Peristeri e cila përfaqëson Shqipërinë dhe Gjon’s Tears i cili përfaqëson Zvicrën.

Të dy këngëtarët me origjinë shqiptare kënduan në natën e dytë gjysmëfinale të enjten, ku falë interpretimit fantastik, arritën që ta kualifikojnë secili shtetin e tyre reprezentues në finale.

Tani, Eurovision ka publikuar listën e plotë të 26 shteteve përkatëse me numrin rendor të paraqitjes, që njëherësh paraqet edhe numrin me të cilin ata do të votohen nga publiku.

Anxhela Peristeri do të interpretojë këngën e saj “Karma” e dyta në renditje, dhe mban kodin “02” për të gjithë ata që duan të votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Shqipërinë).

Ndërkohë, Gjon Muharremaj i cili konkurron me këngën “Tout l’Univers” do të ngjitet në skenë i njëmbëdhjeti, dhe si rrjedhojë mban kodin “11” për të ata që duan ta votojnë (mund të votohet nga shqiptarët e të gjitha shteteve pjesëmarrëse në Eurovision, me përjashtim Zvicrën). / KultPlus.com