Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve

26 Nëntor, 2018 - 11:59 am

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta / Ministry of Culture, Youth and Sport

Prishtinë, 19.11.2018

Thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare publike për financimin e projekteve/programeve të OJQ-ve lidhur me komponentën e Kultures,sportit dhe rekreacionit edhe Edukimit Shëndetsor bazuar në Strategjinë Kosovare për Rini dhe Planit të Veprimit Rinor.

1. Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të Regjistruara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në fushën e kultures,sportit dhe rekreacionit, promovimin dhe edukimin shendetsor të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në avancimin dhe afirmimin e të rinjve në Kosovë.

2. OJQ-të në përputhje me këtë thirrje publike mund të aplikojnë me projektet/programet e tyre për fushat prioritare në vijim:

a) Parandalimi i përhapjes së HIV/ AIDS
b) Mbështetja e grupeve te margjinalizuara për përfshirjen sociale dhe organizimi i ngjarjeve kulturore, promovuese dhe rekreative

3. Organizatat jo-qeveritare mund të aplikojnë me një projekt që kontribuojnë në avancimin dhe fuqizimin e sektorit të rinisë përmes aktiviteteve si më poshtë:

✓ Aktivitetet që kanë të bëjnë me parandalimin e HIV/AIDS
✓ Aktivitetet qe ndikojne ne zhvillimin dhe integrimin e grupeve te margjinalizuara;
✓ Zhvillimin e aktiviteteve specifike për të rinjët që ndikojnë drejt për së drejti në nxitjen e aktiviteteve ne kuader te komponentes kulturë,sport dhe rekreacion;

4. Vlera totale e planifikuar e thirrjes është 30.000,00euro.
Mjetet do te terhiqen nga kodi buxhetor 806

Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 1.000,00euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 5.000,00euro.

5. Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pune dhe përfundon me datën 07.12.2018.

6. OJQ-të mund të aplikojnë me më së shumti një (1) projekt në kuadër të kësaj thirrje dhe vetëm në një (1)nga fushat prioritare sipas thirrjes. Periudha e zbatimit të projektit është për 3 muaj.

Të drejtë aplikimi me projektet e tyre kanë OJQ-të që janë të regjistruara në regjistrin e organizatave jo-Qeveritare në Republikën e Kosovës dhe të cilat veprojnë në Republikën e Kosovës para datës së publikimit të thirrjes publike. OJQ-të aplikuese duhet të dëshmojnë se programi i tyre i punës është i fokusuar në fushën e rinisë përkatësisht të komponentës se Kultures,sportit dhe rekreacionit. OJQ-të duhet po ashtu të kenë kryer transaksionet financiare në mënyrë transparente sipas legjislaconit për OJQ-të në Republikën e Kosovës dhe në përputhje me rregullat e kontabilitetit si dhe të kenë përmbushur detyrimet kontraktuale ndaj Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe të gjithë ofruesve tjerë të mbështetjes financiare publike.

Para nënshkrimit të kontratës, OJQ duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës në OJQ dhe menaxheri i projektit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe prova se OJQ-ja ka zgjidhur çdo çështje të hapur rreth pagesës së kontributeve dhe tatimeve të papaguara, nëse është e aplikueshme.

7. Propozimet do të dorëzohen vetëm në formularët e paraparë, të cilat së bashku me Udhëzimet për Aplikantët, janë në dispozicion në faqen e internetit të ofruesit të mbështetjes financiare (www.mkrs-ks.org).

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen me postë ose personalisht, në adresën e mëposhtme:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Ish-Ndërtesa e Partive Politike, Zyra e Arkivit nr 22,
Sheshi Nëna Terezë, Nr 35, 10000 Prishtinë

Procesi i pranimit, hapjes dhe shqyrtimit të aplikacioneve, vlerësimit të aplikacioneve, kontraktimi, dhënia e fondeve, koha dhe mënyra e parashtrimit të ankesave, trajtimi i dokumenteve dhe kalendarin tregues i zbatimit të thirrjes janë të detajuara në Udhëzimet për aplikuesit e thirrjes publike.

Do të konsiderohen për mbështetje financiare vetëm projektet që janë pranuar brenda afatit të paraparë me këtë thirrje publike, dhe të cilat i përmbushin plotësisht kushtet e përcaktuara të thirrjes publike.

8. Të gjitha çështjet që lidhen me thirrjen publike mund të sqarohen vetëm në mënyrë elektronike, duke dërguar e-mail në adresën: [email protected].

Të ngjajshme