Zelensky përfshihet në një aksident me veturë, nuk lëndohet shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident me makinë, përcjell KultPlus.

Një makinë pasagjerësh u përplas me automjetin presidencial dhe shoqërimin e tij në kryeqytetin Kiev, tha Sergii Nykyforov (zëdhënësi i Zelenskyt) në një deklaratë të shkurtër.

“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, tha ai.

Drejtuesi i makinës që u përplas me autokolonë ka marrë mjekim në vendngjarje dhe është larguar me autoambulancë.

Nykyforov tha se të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut po hetoheshin nga oficerët e zbatimit të ligjit. Ai nuk dha detaje të tjera.

Kjo vjen pasi Presidenti Zelensky, 44 vjeç, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë të Izyum, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore.

Ai falënderoi trupat që morën pjesë në një kundërsulm të shpejtë kundër pushtuesve rusë dhe mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit

Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen. /KultPlus.com

Tragjedia në Bullgari, Osmani: Do t’u qëndrojmë afër miqve tanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me lajmin tragjik për aksidentin e ndodhur në mëngjesin e së martës në Bullgari, shkruan KultPlus.

Osmani përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook” ka shkruar se ndjejnë pikëllim të thellë për familjet e viktimave.

“Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit. U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia”, shkroi Presidentja.

Tutje Osmani tha se Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla.

“I dimë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, shtoi ajo.

Bullgaria vitet e fundit njihet si një vend që ka pasur shumë aksidente, më së shumti për shkak të kushteve në rrugë, makinave të vjetra dhe shpejtësisë. /KultPlus.com

Albin Kurti reagon për aksidentin në Bullgari: Jemi të gatshëm të ndihmojmë

Në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut, shkruan KultPlus.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar mbi këtë rast, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta drejtë familjarëve të viktimave.

“Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, shkroi ai mes tjerash në “Facebook”.

Shkaqet e aksidentit akoma nuk janë bërë të njohura zyrtarisht. /KultPlus.com

Flet një i mbijetuar nga aksidenti në Bullgari, rrëfen çka ndodhi

Një nga të mbijetuarit nga aksidenti i tmerrshëm në Bullgari ku gjetën vdekjen 46 persona ka rrëfyer momentin tragjik. Siç ka thënë ai, në momentin e aksidentit është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë dhe shtatë pasagjerë tjerë kemi mundur të ikim nga autobusi i aksidentuar ndërsa tjerët nuk mundën të iknin”, ka thënë ai, gjatë një bisede që ka pasur me kryeministrin Zoran Zaev.

Përndryshe, sot në vendin e quajtur Pernik në Bullgari ka ndodhur një aksident i tmerrshëm i një autobusi nga Maqedonia e Veriut.

Nga ky aksident tragjik, kanë humbur jetën 46 njerëz nga Maqedonia kurse rreth 20 prej tyre raportohet se kanë qenë të rinj.

Ursula von der Leyen ngushëllon familjet e viktimave nga aksidenti në Bullgari: Evropa qëndron me ju

Një aksident tragjik ka ndodhur në Strumës në Bullgari, ku edhe është raportuar se kanë vdekur të paktën 46 persona dhe disa të tjerë janë lënduar, shkruan KultPlus.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reguar pas aksidentit tragjik në Bullgari.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter”, der Leyen ka thënë se Evropa qëndron në solidaritet me ju.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit mbrëmë në Bullgari. Edhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa qëndron në solidaritet me ju”, shkruhet mes tjerash.

Deri më tani hetuesit dyshojnë se dy janë shkaqet që kanë dërguar në këtë aksident tragjik. E para ka të bëjë për një defekt teknik të mjetit dhe e dyta me përgjumjen e shoferit. Rasti po hetohet nga Shërbimi Hetimor Kombëtar për shkak të numrit të madh të viktimave. Është konstatuar identiteti i të gjithë pasagjerëve që kanë kaluar kontrollin kufitar me hyrjen në Bullgari, e në këtë mënyrë është e lehtë identifikimi i viktimave. /KultPlus.com