Çfarë i shkruan së bijën, gjeniu Ajnshtajn në një nga 1400 letrat mbajtur sekret për dy dekada

Në vitin 1896, Ajnshtajni hoqi dorë nga shtetësia e tij gjermane dhe u regjistrua në Shkollën e Zvicrës, Federal Politeknik, në Zyrih. Atje, ai u përfshi në një histori dashurie pasionante me Mileva Mariç, një vajzë me origjinë nga Serbia. Çifti pas diplomimit u martua dhe kishte dy djem Eduard dhe Hans Albert. Por një vit para kësaj lidhje fizikanti kishte patur një tjetër lidhje, nga e cila pati një vajzë të paligjshme me emrin Lieserl. Ajnshtajn nuk foli në familje për këtë fëmijë, dhe biografët nuk ishin as në dijeni të ekzistencës së saj, deri në shqyrtimin e letrave të tij private në fund të viteve 1980. Fati i saj mbetet një mister sot e kësaj dite. Disa dijetarë mendojnë se Lieserl vdiq nga fruth i keq në vitin 1903, ndërsa të tjerë besojnë se ajo i mbijetoi sëmundje dhe i është dhënë për adoptim serbes, Mileva Mariç.

Eduard, Hans Albert dhe Liesersl ishin tre fëmijët që kishte Albert Ajnshtajn. Vetëm një nga dy djemtë mundi të ishte ndjekës i gjurmëve të të atit, por pa mundur të ngjitet aq lart sa babai i tij. Djali i tij më i vogël u pranua në një azil pleqsh. Por ajo që ka ngjallur interes dhe ka përfshirë një shtjellë debatesh familjen e fizikantit të madh është “letërsia epistolare” e gjeniut të shkencës, një letërkëmbim që zbulon vajzën që trashëgoi ai nga një lidhje jashtëmartesore. Jo pak por bëhet fjalë për 1400 letra që ai i ka dërguar asaj. Ndaj këtij letërkëmbimi u ngritën shumë dilema dhe dyshime mbi autorësinë, gjë e natyrshme për mjeshtrat e pështjellimeve, të cilët janë më shumë të prirur të vënë pikëpyetje rreth këtyre ngjarjeve se sa të shprehin afirmim dashamirës.

Në fund të viteve 1980, Lieserl Ajnashtajn, e bija e gjeniut të famshëm, i ka dhuruar Universitetit Hebraik në Jeruzalem, koleksionin prej 1,400 letrash, të cilat i ka shkruar Ajnshtajni asaj. E bija kishte ruajtur amanetin e të atit që të mos e publikuar këtë letërkëmbim për një periudhë jo më pak se 20-vjeçare pas vdekjes së tij.

Kjo është një prej tyre, për Lieserl Einstein.

“Kur propozova teorinë e relativitetit shumë pak njerëz më kuptuan. Ajo çfarë do të zbuloj tani për njerëzimin gjithashtu do të pritet me keqkuptim dhe paragjykim.

Po të kërkoj të ruash letrat e mia për sa kohë të jetë e nevojshme: vite, dekada, derisa shoqëria të ketë bërë aq progres sa të arrijë të pranojë çfarë do të shpjegoj më poshtë.

Ekziston një forcë kaq e fuqishme sa deri sot shkenca nuk ka arritur t’i gjejë një shpjegim. Është një forcë që përfshin dhe i sundon të gjithë; që fshihet pas çdo fenomeni në univers. Kjo forcë është dashuria.

Kur shkencëtarët kërkonin për një teori të unifikuar të  universit harruan më të fuqishmen forcë të padukshme. Dashuria është dritë që ndriçon ata që e japin dhe e marrin. Dashuria është gravitet, sepse i bën disa njerëz të tërhiqen nga të tjerë. Dashuria është pushtet, sepse shumëfishon më të mirën tonë dhe i bën njerëzit mos të humbasin në egoizmin e verbër.

Dashuria shpaloset dhe zbulon. Për dashurinë jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është dashuri.

Kjo forcë jep shpjegimin e gjithçkaje, i jep kuptim jetës. Është pikërisht ajo që kemi anashkaluar për kaq shumë kohë, mbase sepse kemi frikë nga dashuria, sepse është e vetmja energji në univers që njeriu nuk ka mësuar ende ta manipulojë.

Për t’i dhënë dashurisë vendin që meriton bëra një ndryshim të thjeshtë në ekuacionin tim më të famshëm.

Nëse në vend të E = mc2 të pranojmë se energjia që shëron botën mund të përftohet nga shumëzimi i dashurisë me shpejtësinë e dritës në katror do të arrinim në përfundimin se dashuria është forca më e fuqishme që ekziston… sepse nuk njeh limite.

Pas dështimit të njerëzimit në shfrytëzimin e forcave të universit që na janë kthyer kundër është e rëndësishme që të ushqejmë një tjetër lloj energjie.

Nëse duam mbijetesën e specieve, nëse duam të gjejmë kuptimin e jetës, nëse duam të shpëtojmë botën dhe çdo gjallesë që e popullon atë, dashuria është përgjigjja e vetme.

Mbase nuk jemi ende gati të shpikim një bombë me dashuri, një pajisje të fuqishme që të shkatërrojë urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po gërryejnë planetin. Megjithatë, çdo individ mbart një “gjenerator” të vogël, por të fuqishëm dashurie, energjia e të cilit pret të çlirohet.

Atëherë kur të mësojmë të japim dhe marrim këtë energji universale, e dashura ime Lieserl, do të konfirmojmë se dashuria sundon mbi gjithçka; dashuria është e aftë të kapërcejë mbi çdo gjë, sepse dashuria është jetë.

Jam thellësisht i penduar që nuk kam qenë i aftë të shpreh çfarë kam në zemër, që ka rrahur për ty gjatë gjithë jetës sime. Mbase është vonë për të të kërkuar ndjesë. Por, meqë koha është  relative, dua të të them se të dua. Falë teje kam gjetur përgjigjen themelore.

Babai yt,

Albert Ajnshtajn”. / Albert Vataj / KultPlus.com

Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije

Mbamendja e historisë njerëzore nuk ruan në kujtimet e saj një të dytë si ai. Asnjëherë nuk ka gjalluar faqe kësaj toke një krijesë kaq e jashtëzakonshme dhe kaq me të papritura. Një jetë të tillë të stuhishme dhe rrapëllitëse, s’kishte kapluar as marinari më i stërvitur i deteve. Ai u dha vullnetlirë nëpër krejtçka përbën ndryshesat, kapërcyellin dhe kaplimin në kreshtën më të lartë të famës, ku u ngjit, për të mos zbritur sandejmi askurrë. Ç’skutë e errët e mendjes njerëzore, universit dhe kureshtisë ishte, ku ai nuk u kredh si një eksplorator triumfues.

Si krejt gjenitë e tjerë edhe Albert Ajnshtajn e gatuan çdo mozaik të jetës së tij në shtjellën e të papriturave dhe befasive, diku-diku cingëritëse, të debatueshme dhe të larë nga shkëlqimi i lavdisë, tjetërkund. Ai erdhi dhe iku si një përjashtim. Mbamendet se kur lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa e ëma kujtonte se mos ishte i deformuar. Nën këtë makth u ngjeshën e gjithë familja, e cila mendonte se mos kishin të bënin me një monstër. Dhe habia vazhdon në familjen ku rritej gjeniu i ardhshëm. Ajnshtajn kur ishte fëmijë fliste rrallë dhe ngeshëm. Ajo që më vonë u quajt “sindroma e Ajnshtajnit” zgjatoi deri në moshën 9-vjeçare. Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe lëngonte i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin e tij për shkencën dhe hamendet se ajo shkëndi i vuri zjarrin një yjësië e tij të gjenialitetit. Ndërsa qëndronte i shtirë, i ati i dha një busull xhepi. Ndryshimi i vendodhjes dhe drejtimi i gjilpërës manjetike që trekonte kahun e orjentimit, u kthye në kureshtinë fillimore të tij. Ndërsa vëzhgonte busullën tek djaloshit 5-vjeçar zuri fill mendimi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Kjo ndodhi e fëmijërisë udhëtoi nëpër shumë rrëfenja dhe tregimtari të fizikantit të ardhshëm.

Kësisoj mori hov në botë e të panjohurave, Albert Ajnshtajn, ai që do të kaplonte dhunshëm vlerësimin si shkencëtari më i rëndësishëm i shekullit XX. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës, ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Gjithashtu, kontributi i tij bëri një ndryshesë të themeltë pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Në asohere, besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.

Nëpër kthinat e jetës

Mundi të strukej deri vonë, por jo të mbetej përgjithmonë një enigmë, një episod i jetës së njeriut që u përpoq të çburgoste nga pikëpyetjet botkuptimin e një shekulli. Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë tronditur themelet e gjeniut. Në to mësohet se Ajnshtajn kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Mariç, e cila më vonë lindi një tjetër vajzë me emrin Lieserl, pas vdekjes së  të cilës ata shpallën martesën. Hans Albert dhe Eduard ishin dy djemt e jëts së tyre bashkëshortore.

Ajo që do të ekzekutonte këtë lidhje do të ishte fama. Lindja e fizikantit gjenial të Albërt Ajnshtajn do të zgjonte tek ai mashkullin prepotent, akt i cili u firmos në një kontratë, zbatimin e së cilës njeriu i shkencave ekzakte kërkonte korrektësi në zbatim. Në këtë kontratë bëhej fjalë, sa vijon: “Rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura. Ti çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, e cila duhet të pastrohej me kujdes, përveç tavolinës së punës. Veç këtyre, të pushonte së foluri ishte një tjetër kush i kësaj detyrese bashkëshortore. Ajo mësohet se kishte pranuar në këmbim të besnikërisë. Por kjo skllavëri nuk ndryshoi azgjë deri në momentin kur vargonjt e kësaj zgjedhe bashkëshortësh ti këpuste divorci. Gratë në jetën e fizikantit do të ishin të shumta, të stuhishme dhe përplot të papritura njëra prej së cilave ishte martesa me kushërirën e tij Elsa Loëenthal. Për të mos e mbyllur me kaq këtë zell çmendurie pasioni ai mësohet se kishte shfaqur interes të martohej me të bijën e bashkëshortes, e cila ishte frut i një loidhje të mëparshme të saj Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme. Edhe ajo pati këtë fat me këtë burr besnik, i cili e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann dhe gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse. Kësisoj dëshmojnë korrespondencat e tij.

Pendesë e një pacifisti

Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po ndërtonte një bombë atomike dhe i sugjeronte SHBA-ve të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi “Projektin Manhattan”,  për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore jeta e fizikantit të madh do të gjendej në një rrezik serioz. E pabesueshme por e vërtetë. Do të ishte Shqipëria dhe shtetësia shqiptare ajo që do të shpëtonte Albërt Ajnshtajn. E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak kohë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.

Të pazakontat e  jetës së njeriut të jashtëzakonshëm

Veç pasionit dhe jetës së dendur krevatore, ky mendimtar i madh rrekej në tëzakonshmen e tij edhe në të tjera gjëra të zakonta, jetësimi i të cilave vetëm se e bëjnë më interesante rrugëtimin e një gjeniu. Përveç sportit të preferuar, lundrimit Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte shkathtësi mendjeje, siç mësohet nga një rrëfenjë prestigjozen amerikane “New York Times”, “Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje”. Ajnshtajni ishte një kokëfortë fanatik. Ai refuzoi të vishej ashtu siç e këshillonin, kushdo të ishte ai apo ajo. Njerëzit ose e njihnin mirë, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, kështu që nuk kishte rëndësi në e shihni me të njëjtin kostum një vit të tërë. Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në anglisht, për shkak të “shqiptimit të pabesë”. Një ndër gurët e tjerë të mozaikut është duhani, llulla e tij emblematike. Mësohet se ai ishte pjesë në “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, kur jetonte në Montreal. Së këndejmi mbamendet të ketë thënë se “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”.

Poza  e tij histori

Ishte ditëlindja e Albert Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh, i lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. Sigurisht që kjo kapriço nuk mori ato pritshmëri që u bënë zanafillë e këtij gjesti joganat. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.

Kësisoj ishte ky njeri, i pazakontë në çdo gjë dhe i jashtëzakonshëm në gjithçka. Vetëm një gjeni dhe mendimtar i përmasave të tilla mund të derdhtë përmendoren e tij në këtë kallep befasishë. / Albert Vataj / KultPlus.com

Dashuria e Albert Ajnshtajnit për Japoninë dhe magjepsja e vazhdueshme me kulturën e tyre

Albert Ajnshtajni kishte një vlerësim të thellë për kulturën dhe artin japonez. Ai ishte veçanërisht i dhënë pas printimeve japoneze të blloqeve të drurit dhe shpesh i mblidhte ato. Ai gjithashtu kishte një respekt të madh për japonezët dhe mënyrën e tyre të jetesës. Në vitin 1922, Ajnshtajni madje i shkroi një letër ambasadorit japonez në Berlin, duke shprehur admirimin e tij për kulturën japoneze dhe duke shprehur dëshirën e tij për të vizituar Japoninë. Në vitin 1922, Ajnshtajni vizitoi Japoninë dhe ishte një sukses i madh. Ai u prit si një njeri i famshëm dhe dha disa leksione mbi teoritë e tij të relativitetit. Ai madje takoi perandorin e Japonisë dhe mori një diplomë nderi nga Universiteti i Tokios, shkruan KultPlus.

Në vizitën e tij të parë dhe të vetme në Japoni, në fund të vjeshtës të vitit 1922, Albert Ajnshtajni, si pothuajse çdo perëndimorë që shkeli ndonjëherë atje, u mahnit nga bukuria e vendit dhe përsosja e kulturës, përcjell KultPlus.

“Oborri i brendshëm i pallatit është ndër arkitekturat më të shkëlqyera që kam parë ndonjëherë,” shkroi ai në ditarin e tij për Kioton. Japonezët janë “shpirtra të pastër si askund tjetër mes njerëzve”, shkruan ai tutje.

Më 8 tetor 1922, Ajnshtajni dhe gruaja e tij, Elsa, kishin lundruar nga Marseja në bordin e anijes oqeanike japoneze SS Kitano Maru për të filluar një udhëtim gati gjashtëmujor që do t’i çonte në Egjipt, Ceylon (Sri Lanka e sotme), Singapor, Hong Kong dhe Kinë përpara se të mbërrinin në Japoni më 17 nëntor. Kthimi i tyre, në bordin e SS Haruna Maru dhe SS Ormuz, do të përfshinte vizita të gjata në Palestinë dhe Spanjë përpara se të mbërrinin në Berlin më 21 mars 1923. Gjatë gjithë udhëtimit të tij, Ajnshtajni mbajti një ditar.

Ditari i shkruar me dorë e tregon Ajnshtajnin në një dritë të panjohur, si një turist – në kuptimin real, të lidhur me tokë, jo (si në eksperimentin e tij të famshëm të mendimit) duke hipur në një rreze drite nëpër hapësirë-kohë. Asnjëherë i destinuar për botim, ai regjistron mendimet dhe përshtypjet e tij ashtu siç kanë ndodhur, të pandërmjetësuara dhe të pafiltruara nga konsideratat se si ato do të ndikonin në imazhin e tij. Pra, mund të jemi të sigurt se ai po fliste nga zemra kur shkroi.

Vizita e Ajnshtajnit në Japoni ishte zemra e udhëtimit të tij. Ishulli ishte ende një destinacion ekzotik për perëndimorët gati 70 vjet pasi Matthew Perry lundroi flotën e tij amerikane në gjirin Edo.

Ajnshtajnit i bëri shumë përshtypje kultura japoneze, edhe kur nuk e kuptonte atë.

“Këndimi japonez mbeti kaq i pakuptueshëm për mua,” shkroi ai. “Dje dëgjova një tjetër duke kënduar përsëri deri në atë pikë sa më bënte të trullosur”.

Ai mund të mos ketë menduar shumë për shkencën japoneze, por ai kishte gjëra komplimentuese për të thënë për arkitekturën dhe artin, dhe ai duartrokiti njerëzit për “respektin e tyre të sinqertë pa asnjë gjurmë cinizmi apo edhe skepticizmi” – kjo e fundit një cilësi e çuditshme për të dalë nga gjeniu, pasi ai ishte një person skeptik i plotë për të gjitha format e urtësisë së marrë, nga ajo biblike në njutoniane.

Atij i pëlqenin gjithashtu gratë japoneze – në fakt, i pëlqenin gratë pothuajse kudo që shkonte – megjithëse nuk ishte karakteristik i ngushtë për atë që shihte në to: “Për bukurinë e gruas japoneze, kësaj krijese të ngjashme me lulen”.

Si çdo perëndimor i pafat, ai u përpoq, me sukses të ndryshëm, të përshtatej me zakonet. “Të ulesh në dysheme është e vështirë”, shkroi ai pas një vakti në një bujtinë japoneze. Ai provoi kuzhinën, e cila jo gjithmonë i përshtatej mirë tretjes apo etikës së tij – “krijesa të gjora”, tha ai për karavidhet e pjekur që i shërbyen në “institucionin simpatik”. Dhe, duke i bërë jehonë një tropi të njohur të epokës së tij, në të cilën përgjithësimet kombëtare dhe etnike trajtoheshin si vëzhgime të vërteta, jo stereotipe të mbushura politikisht, ai i gjeti japonezët, po, të padepërtueshëm. “Midis nesh shohim shumë japonezë, që jetojnë një ekzistencë të vetmuar, duke studiuar me zell, duke buzëqeshur në një mënyrë miqësore,” shkroi ai. “Askush nuk mund t’i kuptojë ndjenjat e fshehura pas kësaj buzëqeshjeje të ruajtur.”

Ajnshtajni ishte magjepsur dhe i mahnitur nga Aventurat e tij në Japoni. Harta nga LaTigre

Megjithëse Palestina, dhe më vonë Shteti i Izraelit, do të mbetej një pasion i Ajnshtajnit për pjesën tjetër të jetës së tij, përshtypja që lanë ditarët dhe letrat e tij të udhëtimit është se Japonia e interesonte më shumë.

Në një ese të botuar në vitin 1923, ai kundërshtoi kulturën perëndimore me atë të Japonisë, e para e karakterizuar nga “individualizmi në konkurrencën ekstreme dhe të ashpër që ushtron energjinë maksimale, mundimi i ethshëm për të fituar sa më shumë luks dhe kënaqësi”, dhe e dyta “nga harmonia dhe qetësia, lidhjet e forta familjare dhe qytetërimi publik i imponuar nga normat shoqërore”.

Në përgjithësi, Ajnshtajni kishte një admirim dhe dashuri të fortë për Japoninë dhe kulturën e saj./KultPlus.com

“Një udhëtim në det është një ekzistencë e mrekullueshme për një meditues,” shkroi Ajnshtajni, i fotografuar këtu me gruan e tij, Elsa, në bordin e SS Kitano Maru rrugës për në Japoni.

Bisedë ndërmjet, Rabindranath Tagore dhe Albert Ajnshtajn, dialogu që hyri në historinë e mendimit

Më 14 korrik 1930, Albert Ajnshtajn mirëpriti në shtëpinë e tij në periferi të Berlinit filozofin, muzikantin Indian dhe laureatin e Nobelit, Rabindranath Tagore. Dy mendjet gjeniale patën një nga bisedat më stimuluese intelektuale, të kthyera në etapë kulmore të historisë së mendimit, duke eksploruar fërkimin e mendësive dhe moshës, shkencës dhe fesë.

Pjesa e mëposhtme, shkëputur nga një prej bisedave të Albert Ajnshtajn dhe Tagores, vallëzon midis përkufizimeve të ekzaminuara më parë të shkencës, bukurisë, vetëdijes dhe filozofisë, në një meditim mjeshtëror për pyetjet më themelore të ekzistencës njerëzore.

Ja se si fjala e shndërron bisedën në një ngjarje, mendimi i drituar e përshkon terrin e pamundësisë për ta zotëruar mosnjohjen, me një forcë të tillë sovrane sa t’i kërkojë njeriut besim për të kërkuar një rol të privilegjuar në këtë skenë spektakolare mahnitjesh dhe shastisjesh.

BASHKËBISEDIMI
TAGORA: Sot po bisedoja me Dr Mendel ne lidhje me zbulimet e reja ne matematike sipas te cilave ne boten e madhesive pambarimisht te vogla sjellja e atomeve i bindet rastesise; me sa duket drama e egzistences nuk eshte aspak e paracaktuar ne karakter.
AJNSHTAJN: Faktet qe e bejne shkencen te tentoje ndaj kesaj pikpamjeje nuk do te thote t’i leme lamtumiren parimit te shkakesise.
TAGORA: Ndoshta jo, megjithate duket sikur ideja e shkakesise nuk eshte ne grimcat elementare por qe disa forca te tjera ndertojne me keto grimca nje gjithesi te organizuar
AJNSHTAJN: Duhet perpjekur te kuptohet rregulli ne nje plan me te larte. Rregulli eshte atje ku elementet e medha kombinohen dhe drejtojne egzistencen, por ne grimcat shume te vogla ky rregull nuk eshte i perceptueshem.
TAGORA: Keshtu pra dualiteti eshte ne thelb te egzistences, dmth eshte kontradikta e impulsit te lire dhe vullnetit drejtues qe realizon nje skeme te rregullt te sendeve.
AJNSHTAJN: Fizika moderne nuk do t’i quante qe jane kontradiktore.Rete kur shihen nga larg duken si nje objekt i vetem por kur i vrojton nga afer ato shfaqen si nje grumbull i crregullt pikash uji.
TAGORA: Une i gjej kesaj nje paralele ne psikologjine njerezore. Pasionet dhe deshirat tona jane te crregullta, por karakteri yne i nenshtron keto elemente ne nje te tere te harmonishme.A ka dicka te ngjashme me kete ne boten fizike? A nuk jane grimcat e vogla rebele,dinamike me nje impuls individual? Dhe a ka nje parim ne boten fizike qe i nenshtron ato duke i vendosur nen nje organizim te rregullt?
AJNSHTAJN: Edhe vete grimcat elementare nuk jane pa nje rregull statistikor; grimcat e radiumit do te ruajne nje rregull specifik te tyren, tani dhe pergjithmone ne te ardhmen ashtu sic ka qene vazhdimisht deri me sot. Ka pra nje rregull statistikor per grimcat elementare.
TAGORA: Perndryshe drama e egzistences do te ishte mjaft e paqellimte. Eshte harmonia e vazhdueshme e rastesise dhe percaktueshmerise e cila e ben ate perjetesisht te re dhe jetesore.
AJNSHTAJN: Une besoj se cfaredo qe behet me ne ose bejme ka shkakesine e vet; eshte gje e mire sidoqofte qe ne nuk e perceptojme dot.
TAGORA: Ka nje elasticitet gjithashtu ne veprimet njerezore, nje fare lirie ne rende te ulta qe eshte per te shprehur personalitetin tone. Eshte dicka e ngjashme me sistemin muzikor ne Indi,i cili nuk eshte aq i ngurte sa c’eshte ne muziken perendimore. Kompozitoret tane japin nje linje te percaktuar muzikore,nje sistem melodik dhe arranxhim ritmik dhe egzekutuesi i saj brenda disa kufijve mund te improvizoje mbi te.Ai duhet te ndjeke me besnikeri pjesen muzikore, por dhe te jape shprehje spontane te ndjeshmerise se vet muzikore sipas disa rregullave te paracaktuara.Ne admirojme kompozitorin per talentin e tij ne krijimin e bazes dhe superstruktures se melodise por nderkaq presim nga interpretuesi te shprehe aftesite e tij duke krijuar variacione me zbukurime melodike.Ne krijimin ne ndjekim ligjin themelor te egzistences por nese lejojme edhe nje shmangje nga ai, atehere kemi nje liri te mjaftueshme brenda kufijve te personalitetit tone per shprehjen me te plote te vetvetes.
AJNSHTAJN: Kjo eshte e mundur vetem kur ka nje tradite muzikore te fuqishme qe mund te orientoje njerezit. Ne Europe muzika ka shkuar teper larg nga arti dhe ndjeshmeria popullore dhe eshte bere si nje fare arti i fshehte me konvencionet dhe traditat e veta.
TAGORA: Duhet te jesh absolutisht i bindur ndaj kesaj muzike kaq te komplikuar.Ne Indi masa e lirise se kengetarit eshte ne personalitetit e vet krijues.Ai mund ta interpretoje kengen e kompozitorit ne menyren e vet nese ka fuqine krijuese te afirmoje vetveten ne interpretimin e ligjit te pergjithshem te melodise qe i eshte besuar.
AJNSHTAJN: Kerkohet nje nivel shume i larte artistik per te realizuar plotesisht idene e madhe te muzikes origjinale keshtu qe mund te behen edhe variacione mbi te. Tek ne variacionet shpesh jane te paravendosura.
TAGORA: Nese ne sjelljen tone ndjekim ligjin e virtytit atehere do te kemi nje liri reale per shprehjen e vetvetes.Vertete eshte parimi i sjelljes por karakteri qe e ben ate te vertete dhe individual eshte ne krijimin tone. Ne muziken tone ka nje dualitet te lirise dhe rregullit te paracaktuar.
AJNSHTAJN: Po fjalet e kenges a jane gjithashtu te lira? Dua te them a eshte i lire kengetari te shtoje fjale te tijat ne tekstin e kenges qe kendon?
TAGORA: Po.Ne Bengal kemi nje soj kenge-kirtan e quajme,e cila i jep liri kengetarit te nderfuse komente ndermjetese, fraza qe nuk jane ne kengen origjinale. Kjo shkakton entusiazem te madh sepse degjuesit jane vazhdimisht te emocionuar nga sentimente spontane te mrekullueshme te bera nga kengetari.
AJNSHTAJN: A eshte metrika teper strikte?
TAGORA: Po, krejt. Nuk mund te kalohen kufijte e vjersherimit; kengetari ne gjithe variacionet e veta duhet te mbaje ritmin dhe kohen, te cilat jane te fiksuara. Ne muziken europiane ju keni nje liri te krahasueshme per kohen por jo per melodine.
AJNSHTAJN: Mund te egzekutohet muzika indiane pa fjale? Mund te kuptohet nje kenge pa fjale?
TAGORA: Po , ne kemi kenge me fjale te pakuptimta, tinguj qe thjesht ndihmojne ne mbajtjen e notave. Ne Indine Veriore, muzika eshte nje art i pavarur, jo nje interpretim i fjaleve dhe mendimeve si ne Bengal. Muzika eshte shume e perpunuar dhe sugjestive dhe eshte nje bote e tere ne vete melodine.
AJNSHTAJN: Nuk eshte polifonike?
TAGORA: Instrumentat perdoren, por jo per harmonine, vetem per te mbajtur kohen dhe per te shtuar volumin e thellesine. A ka vuajtur melodia ne muziken tuaj nga imponimi i harmonise?
AJNSHTAJN: Ndodh nganjehere qe vuan vertete teper. Nganjehere harmonia gelltit edhe vete melodine.
TAGORA: Melodia dhe harmonia jane si linjat dhe ngjyrat ne pikture. Nje vizatim mund te jete i mrekullueshem nderkohe qe duke i shtuar edhe ngjyrat mund te behet i vaget dhe humbet forcen. Por ngjyra ne kombinim me linjat krijon piktura te medha sa kohe qe nuk shvlereson apo shkaterron vleren e vizatimit.
AJNSHTAJN: Eshte nje krahasim i bukur; vizatimi eshte gjithashtu shume me i vjeter se ngjyra. Duket se melodia juaj eshte shume me e pasur ne strukture se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tille.
TAGORA: Eshte e veshtire te anlizosh efektin e muzikes te Lindjes dhe te Perendimit ne mendjet tona. Une jam shume i prekur nga muzika perendimore; ndjej qe eshte e larte, e gjere ne strukture dhe e madhe ne kompozicion. Muzika jone me prek me thelle prej vokacionit te vet lirik themelor. Muzika europiane eshte epike ne karakter, ka nje sfond te gjere dhe eshte gotike ne strukture.
AJNSHTAJN: Eshte nje pyetje qe ne europianet nuk i pergjigjemi dot qarte, ne jemi shume te perdorur nga muzika e jone. Ne duam te dijme nese muzika jone eshte nje ndjenje konvencionale apo fondamentale, nese eshte natyrale te ndjesh konsonancen dhe disonancen apo nje konvencion qe ne e pranojme.
TAGORA: S’di se si por piano me ngaterron.Violina me pelqen shume me teper.
AJNSHTAJN: Do te ishte interesante te studjoheshin efektet e muzikes europiane ne nje indian qe nuk e ka degjuar kurre ate qekurse ka qene i ri.
TAGORA: Une njehere i kerkova nje muzikanti anglez te me anlizonte disa pjese te muzikes klasike dhe te me shpjegonte se cfare elementesh e bejne te bukur nje pjese muzikore.
AJNSHTAJN: Veshtiresia eshte se muziken vertete te bukur , lindore apo perendimore qofte, nuk mund ta anlizosh dot.
TAGORA: Po dhe ajo cka e prek thelle degjuesin eshte dicka shume personale per cdo individ.
AJNSHTAJN: E njejta pasiguri mbetet rreth cdo gjeje themelore ne pervojen tone , ne reagimin tone ndaj artit, kudo qofte ne Europe apo Azi. Bile edhe kjo lule e kuqe qe shoh ne tavolinen tuaj mund te mos jete e njejte per ty dhe mua.
TAGORA: E megjithate eshte i pranishem gjithmone nje process pajtimi midis tyre, shija individuale qe tenton te perputhet me standartin e pergjithshem…

Nga Albert Vataj / KultPlus.com

101 vjet nga dita kur Albert Ajnshtajn fitoi çmimin Nobel për fizikë

Albert Ajnshtajn, fizikanti i cili llogaritet si një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të shekullit XX, lindi më 14 mars 1879. Ai përcaktoi teorinë e relativitetit dhe dha shumë kontribute në fushat e mekanikës kuantike, mekanikës statistikore dhe kozmologjisë.

Si sot, 101 vjet më parë, në vitin 1921, Ajnshtajni fitoi çmimin Nobel për fizikë për shpjegimin e efektit fotoelektrik dhe për shërbimin në fushën e “fizikës teorike”. Ai njihet si njeriu më i mençur në botë dhe gjeniu i shekullit XXI, duke krijuar formulën më të njohur në botë, atë të Energjisë.

Truri i Albert Ajnshtajnit është akoma i gjallë duke mbijetuar nëpër laboratorët më modernë në botë! Thuhet se koeficienti i dijes së trurit te Ajnshtajnit është 165, gjithashtu gjatë vërejtjes së trurit ka dallime nga njerëzit e tjerë. Ai vdiq në Princeton, New Jersey Shba më 18 prill, 1955, në moshën 76 vjeç.

Biografia

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i ngjalli djalit një interes të paparë për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës. Ajnshtajni e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë.

Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Metoda e prerë mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Ai filloi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërkohë që moshatarët e tij ende mësonin aritmetikën e thjeshtë. Albert Ajnshtajn ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Gjatë kësaj periudhe ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore.

Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe pjesëzave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim ai flet për pjesëza të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies.

Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend-ndodhja e një personi në raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar Teoria e Relativitetit. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin Teoria e Përgjithshme e Relativitetit, ku përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës. Ajnshtajni thotë se objektet humbasin masë kur emetojnë dritë, pasi drita është një formë energjie.

Letra e Ajnshtajnit dërguar ShBA-ve.

Në vitin 1921 Ajnshtajni fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radios dhe televizionit.

Ajnshtajn punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Evropa kur në 1933 erdhi në pushtet Adolf Hitleri. Fizikanti u vendos në Shtetet e Bashkuara ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Princeton, Nju Xhersi. Megjithë famën e tij, Ajnshtajni ishte një njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur. Studentët e tij tregojnë se ai kishte aftësinë të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme.

Megjithëse ishte kundër luftës, Ajnshtajni i shkroi presidentit amerikan Franklin Roosevelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Ajnshtajni vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 1955. / KultPlus.com

“Dashuria është mësues më i mirë se detyra”

Kur mbërriti në SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetësor për të kompiluar.

Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: “Cilës race i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

E pra, ky është gjeniu, por edhe thumbuesi, ndaj kemi zgjedhur sot 40 shprehje nga ai; sigurisht që prej Ajnshtajnit ka gjithnjë për të mësuar…

Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) ishte një nga mendjet më të mëdha të shekullit të 20-të, dhe kontributet e tij në dijen njerëzore janë të pashembullta.

Fizikani realizoi studime të reja mbi mënyrën se si funksionon universi ynë, formuloi Teorinë e Relativitetit dhe parashikoi ekzistencën e valëve gravitacionale, një shekull para se ne t’i vëzhgonim ato.

Ajnshtajni nuk ishte vetëm i shkëlqyeshëm, ai ishte i thellë: një shkencëtar-filozof, i cili e dinte se si të përshkruante gjendjen njerëzore.

Ky gjenialitet, bashkë me ulje-ngritjet e forta të racës njerëzore që Ajnshtaini përjetoi gjatë jetës së tij, shërbejnë si një këndvështrim, për një jetë që ende nuk ka të ngjashme.

40 thënie nga Ajnshtajni

Vetëm dy gjëra nuk kanë kufij, Universi dhe budallallëku njerëzor, dhe për të parin nuk jam i sigurt.
E rëndësishme është të mos ndalosh se bëri pyetje.
Të gjithë e dinë që një gjë është e parealizueshme, derisa arrin një që nuk e di dhe e realizon.
Është më e lehtë të thyesh një atom, sesa një paragjykim.
Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate te ndryshme.
Sëmundje shume e keqe racizmi.
Por mbi të gjitha e çuditshme: sëmur të bardhët, por vret të zinjtë.

Kompjuterët janë shumë të shpejtë, precizë dhe budallenj.
Njerëzit janë shumë të ngadaltë, shumë pak precizë dhe inteligjentë. Së bashku përbëjnë një fuqi që e kalon imagjinatën.

Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë veprime të këqija, por për shkak të atyre që shikojnë pa thënë gjë.
Nuk e di se me çfarë lloj armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por di që në të Katërtën do të luftohet me gurë dhe me shkopinj.
Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit.
Paqja nuk mund të mbahet me forcë, por mund të arrihet vetëm duke kuptuar njëri-tjetrin.
Jeta është si të ecësh me biçikletë: në qoftë se do të jesh në ekuilibër duhet të lëvizësh.
Nuk e ke kuptuar me të vërtetë një gjë, nëse nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tënde, apo… një 6-vjeçari.
Nuk mendoj asnjëherë për të ardhmen.
Ajo arrin aq shpejt…

Mos u shqetëso për vështirësitë e tua në matematikë, të siguroj se të miat janë akoma më të mëdha.
Nuk mund të zgjidhet një problem, me të njëjtin mentalitet që e ka krijuar atë.
Asgjë nuk është më praktike se një teori e mirë.
Për sa kohë që ligjet e matematikës i referohen realitetit, ato nuk janë të qarta, dhe për sa kohë janë të qarta, ato nuk i referohen realitetit.
Në qoftë se do të lindja përsëri, do të bëhesha hidraulik.
Në qoftë se të dhënat dhe teoria nuk përputhen, ndrysho të dhënat.
Në qoftë se në momentin e parë një ide nuk është absurde, atëherë nuk ka asnjë shans që ajo të realizohet.
Është më mirë të jesh optimist dhe ta kesh gabim, sesa të jesh pesimist dhe të kesh të drejtë.
Barku i zbrazët nuk është këshilltar i mirë politik.
Zemërimi banon vetëm në gjoks të budallenjve.
Edukata është ajo që mbetet, kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë.
Intelektualët zgjidhin problemet, gjenitë i parandalojnë ata.
Gjëja kryesore është të mos ndaloni së pyeturi.
Logjika do të të shpie nga A tek B. Imagjinata të shpie kudo.
Dashuria është mësues më i mirë se detyra.
Vetëm jeta e jetuar për të tjerët është me vlerë.
E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.
Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.
Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.
Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues.
Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.
Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.
Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet.
Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë.
Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë.

Ky është relativitet.

Është arti suprem i mësuesit ai që shpalos gëzimin e krijimtarisë dhe të vetëdijes.
Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?

Takimi i dy mendjeve gjeniale, dialogu i Ajnshtajnit dhe Tagores që hyri në historinë e mendimit

Më 14 korrik 1930, Albert Ajnshtajn mirëpriti në shtëpinë e tij në periferi të Berlinit filozofin, muzikantin Indian dhe laureatin e Nobelit, Rabindranath Tagore. Dy mendjet gjeniale patën një nga bisedat më stimuluese intelektuale, të kthyera në etapë kulmore të historisë së mendimit, duke eksploruar fërkimin e mendësive dhe moshës, shkencës dhe fesë.

Pjesa e mëposhtme, shkëputur nga një prej bisedave të Albert Ajnshtajn dhe Tagores, vallëzon midis përkufizimeve të ekzaminuara më parë të shkencës, bukurisë, vetëdijes dhe filozofisë, në një meditim mjeshtëror për pyetjet më themelore të ekzistencës njerëzore.
Ja se si fjala e shndërron bisedën në një ngjarje, mendimi i drituar e përshkon terrin e pamundësisë për ta zotëruar mosnjohjen, me një forcë të tillë sovrane sa t’i kërkojë njeriut besim për të kërkuar një rol të privilegjuar në këtë skenë spektakolare mahnitjesh dhe shastisjesh.

BASHKËBISEDIMI
TAGORA: Sot po bisedoja me Dr Mendel ne lidhje me zbulimet e reja ne matematike sipas te cilave ne boten e madhesive pambarimisht te vogla sjellja e atomeve i bindet rastesise; me sa duket drama e egzistences nuk eshte aspak e paracaktuar ne karakter.
AJNSHTAJN: Faktet qe e bejne shkencen te tentoje ndaj kesaj pikpamjeje nuk do te thote t’i leme lamtumiren parimit te shkakesise.
TAGORA: Ndoshta jo, megjithate duket sikur ideja e shkakesise nuk eshte ne grimcat elementare por qe disa forca te tjera ndertojne me keto grimca nje gjithesi te organizuar
AJNSHTAJN: Duhet perpjekur te kuptohet rregulli ne nje plan me te larte. Rregulli eshte atje ku elementet e medha kombinohen dhe drejtojne egzistencen, por ne grimcat shume te vogla ky rregull nuk eshte i perceptueshem.
TAGORA: Keshtu pra dualiteti eshte ne thelb te egzistences, dmth eshte kontradikta e impulsit te lire dhe vullnetit drejtues qe realizon nje skeme te rregullt te sendeve.
AJNSHTAJN: Fizika moderne nuk do t’i quante qe jane kontradiktore.Rete kur shihen nga larg duken si nje objekt i vetem por kur i vrojton nga afer ato shfaqen si nje grumbull i crregullt pikash uji.
TAGORA: Une i gjej kesaj nje paralele ne psikologjine njerezore. Pasionet dhe deshirat tona jane te crregullta, por karakteri yne i nenshtron keto elemente ne nje te tere te harmonishme.A ka dicka te ngjashme me kete ne boten fizike? A nuk jane grimcat e vogla rebele,dinamike me nje impuls individual? Dhe a ka nje parim ne boten fizike qe i nenshtron ato duke i vendosur nen nje organizim te rregullt?
AJNSHTAJN: Edhe vete grimcat elementare nuk jane pa nje rregull statistikor; grimcat e radiumit do te ruajne nje rregull specifik te tyren, tani dhe pergjithmone ne te ardhmen ashtu sic ka qene vazhdimisht deri me sot. Ka pra nje rregull statistikor per grimcat elementare.
TAGORA: Perndryshe drama e egzistences do te ishte mjaft e paqellimte. Eshte harmonia e vazhdueshme e rastesise dhe percaktueshmerise e cila e ben ate perjetesisht te re dhe jetesore.
AJNSHTAJN: Une besoj se cfaredo qe behet me ne ose bejme ka shkakesine e vet; eshte gje e mire sidoqofte qe ne nuk e perceptojme dot.
TAGORA: Ka nje elasticitet gjithashtu ne veprimet njerezore, nje fare lirie ne rende te ulta qe eshte per te shprehur personalitetin tone. Eshte dicka e ngjashme me sistemin muzikor ne Indi,i cili nuk eshte aq i ngurte sa c’eshte ne muziken perendimore. Kompozitoret tane japin nje linje te percaktuar muzikore,nje sistem melodik dhe arranxhim ritmik dhe egzekutuesi i saj brenda disa kufijve mund te improvizoje mbi te.Ai duhet te ndjeke me besnikeri pjesen muzikore, por dhe te jape shprehje spontane te ndjeshmerise se vet muzikore sipas disa rregullave te paracaktuara.Ne admirojme kompozitorin per talentin e tij ne krijimin e bazes dhe superstruktures se melodise por nderkaq presim nga interpretuesi te shprehe aftesite e tij duke krijuar variacione me zbukurime melodike.Ne krijimin ne ndjekim ligjin themelor te egzistences por nese lejojme edhe nje shmangje nga ai, atehere kemi nje liri te mjaftueshme brenda kufijve te personalitetit tone per shprehjen me te plote te vetvetes.
AJNSHTAJN: Kjo eshte e mundur vetem kur ka nje tradite muzikore te fuqishme qe mund te orientoje njerezit. Ne Europe muzika ka shkuar teper larg nga arti dhe ndjeshmeria popullore dhe eshte bere si nje fare arti i fshehte me konvencionet dhe traditat e veta.
TAGORA: Duhet te jesh absolutisht i bindur ndaj kesaj muzike kaq te komplikuar.Ne Indi masa e lirise se kengetarit eshte ne personalitetit e vet krijues.Ai mund ta interpretoje kengen e kompozitorit ne menyren e vet nese ka fuqine krijuese te afirmoje vetveten ne interpretimin e ligjit te pergjithshem te melodise qe i eshte besuar.
AJNSHTAJN: Kerkohet nje nivel shume i larte artistik per te realizuar plotesisht idene e madhe te muzikes origjinale keshtu qe mund te behen edhe variacione mbi te. Tek ne variacionet shpesh jane te paravendosura.
TAGORA: Nese ne sjelljen tone ndjekim ligjin e virtytit atehere do te kemi nje liri reale per shprehjen e vetvetes.Vertete eshte parimi i sjelljes por karakteri qe e ben ate te vertete dhe individual eshte ne krijimin tone. Ne muziken tone ka nje dualitet te lirise dhe rregullit te paracaktuar.
AJNSHTAJN: Po fjalet e kenges a jane gjithashtu te lira? Dua te them a eshte i lire kengetari te shtoje fjale te tijat ne tekstin e kenges qe kendon?
TAGORA: Po.Ne Bengal kemi nje soj kenge-kirtan e quajme,e cila i jep liri kengetarit te nderfuse komente ndermjetese, fraza qe nuk jane ne kengen origjinale. Kjo shkakton entusiazem te madh sepse degjuesit jane vazhdimisht te emocionuar nga sentimente spontane te mrekullueshme te bera nga kengetari.
AJNSHTAJN: A eshte metrika teper strikte?
TAGORA: Po, krejt. Nuk mund te kalohen kufijte e vjersherimit; kengetari ne gjithe variacionet e veta duhet te mbaje ritmin dhe kohen, te cilat jane te fiksuara. Ne muziken europiane ju keni nje liri te krahasueshme per kohen por jo per melodine.
AJNSHTAJN: Mund te egzekutohet muzika indiane pa fjale? Mund te kuptohet nje kenge pa fjale?
TAGORA: Po , ne kemi kenge me fjale te pakuptimta, tinguj qe thjesht ndihmojne ne mbajtjen e notave. Ne Indine Veriore, muzika eshte nje art i pavarur, jo nje interpretim i fjaleve dhe mendimeve si ne Bengal. Muzika eshte shume e perpunuar dhe sugjestive dhe eshte nje bote e tere ne vete melodine.
AJNSHTAJN: Nuk eshte polifonike?
TAGORA: Instrumentat perdoren, por jo per harmonine, vetem per te mbajtur kohen dhe per te shtuar volumin e thellesine. A ka vuajtur melodia ne muziken tuaj nga imponimi i harmonise?
AJNSHTAJN: Ndodh nganjehere qe vuan vertete teper. Nganjehere harmonia gelltit edhe vete melodine.
TAGORA: Melodia dhe harmonia jane si linjat dhe ngjyrat ne pikture. Nje vizatim mund te jete i mrekullueshem nderkohe qe duke i shtuar edhe ngjyrat mund te behet i vaget dhe humbet forcen. Por ngjyra ne kombinim me linjat krijon piktura te medha sa kohe qe nuk shvlereson apo shkaterron vleren e vizatimit.
AJNSHTAJN: Eshte nje krahasim i bukur; vizatimi eshte gjithashtu shume me i vjeter se ngjyra. Duket se melodia juaj eshte shume me e pasur ne strukture se e jona. Muzika japoneze gjithashtu duket e tille.
TAGORA: Eshte e veshtire te anlizosh efektin e muzikes te Lindjes dhe te Perendimit ne mendjet tona. Une jam shume i prekur nga muzika perendimore; ndjej qe eshte e larte, e gjere ne strukture dhe e madhe ne kompozicion. Muzika jone me prek me thelle prej vokacionit te vet lirik themelor. Muzika europiane eshte epike ne karakter, ka nje sfond te gjere dhe eshte gotike ne strukture.
AJNSHTAJN: Eshte nje pyetje qe ne europianet nuk i pergjigjemi dot qarte, ne jemi shume te perdorur nga muzika e jone. Ne duam te dijme nese muzika jone eshte nje ndjenje konvencionale apo fondamentale, nese eshte natyrale te ndjesh konsonancen dhe disonancen apo nje konvencion qe ne e pranojme.
TAGORA: S’di se si por piano me ngaterron.Violina me pelqen shume me teper.
AJNSHTAJN: Do te ishte interesante te studjoheshin efektet e muzikes europiane ne nje indian qe nuk e ka degjuar kurre ate qekurse ka qene i ri.
TAGORA: Une njehere i kerkova nje muzikanti anglez te me anlizonte disa pjese te muzikes klasike dhe te me shpjegonte se cfare elementesh e bejne te bukur nje pjese muzikore.
AJNSHTAJN: Veshtiresia eshte se muziken vertete te bukur , lindore apo perendimore qofte, nuk mund ta anlizosh dot.
TAGORA: Po dhe ajo cka e prek thelle degjuesin eshte dicka shume personale per cdo individ.
AJNSHTAJN: E njejta pasiguri mbetet rreth cdo gjeje themelore ne pervojen tone , ne reagimin tone ndaj artit, kudo qofte ne Europe apo Azi. Bile edhe kjo lule e kuqe qe shoh ne tavolinen tuaj mund te mos jete e njejte per ty dhe mua.
TAGORA: E megjithate eshte i pranishem gjithmone nje process pajtimi midis tyre, shija individuale qe tenton te perputhet me standartin e pergjithshem…

Nga Albert Vataj / KultPlus.com

Prindërit e Ajnshtajnit supozonin se ai mund të ishte me nevoja të veçanta, më vonë u shfaq si gjeni

Kur Ajnshtajni lindi në 14 Mars 1879, prindërit e tij kishin frikë se ai mund të ishte me nevoja të veçanta sepse koka e tij ishte shumë e madhe.

Mjeku i tyre nuk ishte i shqetësuar dhe brenda disa javësh, koka e Ajnshtajnit u formua normalisht.

Më vonë, prindërit e Ajnshtajnit menduan se ai mund të ishte i vonuar sepse nuk foli derisa ishte katër vjeç.

Ai e theu heshtjen një natë në darkë duke thënë: “Supa është shumë e nxehtë”. Kur prindërit e tij e pyetën pse nuk kishte folur më parë, i riu Ajnshtajn u përgjigj: “Sepse deri tani gjithçka ishte në rregull”.

Në fotografi është Ajnshtajni me motrën e tij të vogel Maria. /KultPlus.com

Dorëshkrimi i Ajnshtajnit rreth teorisë së relativitetit shitet për 11,6 milionë euro

Një dorëshkrim nga Albert Ajnshtajn, ku fizikani fitues i çmimit Nobel kishte shkruar teorinë e tij të relativitetit, u shit në ankand në Paris për 11,6 milionë euro, sipas shtëpisë së ankandit ”Christie’s”.

Dokumenti prej 54 faqesh u shkrua nga Ajnshtajni, i cili jetoi nga viti 1879 deri në 1955, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Michele Besso, dhe është një nga dy shembujt e vetëm të mbijetuar të fillimeve të teorisë së Ajnshtajnit.

Sipas ”Christie’s”, dorëshkrimi është shkruar mes viteve 1913 dhe 1914 në Berlin dhe Zyrih.

”Ky është çmimi më i lartë i arritur deri më sot për një dorëshkrim shkencor në Francë”, sipas ”Christie’s”, që nuk tha se kush ishte blerësi. / KultPlus.com

Pse Ajnshtajni u bë një fanatik vegjetarian

A kishin të bënin zakonet e tij të të ngrënit me zgjuarsinë dhe mendjen e tij katërkëndëshe? Çdo informacion rreth Albert Ajnshtajnit, figurës ikonë në matematikë dhe fizikë, duket interesant.Ka kuptim, pasi po flasim për një nga – pa dyshim – mendjet më brilante që kanë ekzistuar ndonjëherë.

Ndoshta sepse, duke mësuar për zakonet e personaliteteve të tilla, ne mund të identifikohemi më lehtë me ta, duke parë anën e tyre më të përditshme, përtej këtij intelekti. Kështu, në sytë tanë ata duken pak më njerëzorë dhe të afrueshëm, pak si ne.

Pra, informacioni i ditës për Albert Einstein është se në një moment të jetës së tij ai filloi të ndiqte një dietë vegjetariane.

Në fakt, ai ka mendimin e tij për vegjetarianizmin:

“Asgjë nuk mund t’i bëjë aq shumë të mira shëndetit dhe të rrisë shanset për mbijetesën e specieve tona në tokë, sa shndërrimi i dietës sonë në vegjetarianizëm”.

Para së gjithash, nëse mendoni se vegjetarianizmi i tij i dha dobi mendjes dhe i ndihmoi zbulimet e tij, më duhet t’ju shqetësoj. Albert Einstein u bë vegjetarian në dy vitet e fundit të jetës së tij, shumë vite pas zbulimeve të tij më të mëdha.

Çfarë e shtyu atë të ndryshojë dietën e tij?

Fillimisht, përveç asaj që ai besonte, bazuar në atë që tha, se kjo është zgjedhja më e mirë dhe më e zgjuar për shëndetin tonë por edhe për rrjedhën e species sonë, ai u detyrua të ndryshojë dietën e tij për arsye shëndetësore. Ai vuante nga shqetësime kronike të tretjes dhe, ndër problemet e ndryshme shëndetësore që e prekën, pati ulçera në stomak, probleme me mëlçinë dhe verdhëz. Kështu që mjeku e këshilloi që fillimisht të ndiqte një dietë që përmbante mish dhe karbohidrate të thjeshta.

Ai shpesh deklaronte se donte të bëhej vegjetarian, por nuk mund ta zbatonte këtë dietë dhe vazhdimisht i nënshtrohej tundimit të mishit.

Por kur ishte në të shtatëdhjetat, probleme të tjera më serioze shëndetësore e kishin detyruar të ndiqte një dietë vegjetariane, këshilla nga mjekët e tij.

Një vit para se të vdiste, ai shkruante në mënyrë karakteristike: “Mbijetoj pa ngrënë yndyrë, mish, peshk, por më bën të ndihem shumë mirë”./abcnews/KultPlus.com

Gjeniu më kureshtar që ka parë bota

Albert Ajnshtajni, i cili na fton të reflektojmë për aftësinë tonë për t’u përshtatur ndaj ndryshimit. Një reflektim që na prek thellësisht. Sidomos në këtë moment, në të cilin jemi thirrur për të ndryshuar dëshirat dhe lirinë tonë për një ndryshim të thellë që është e pamundur të kundërshtosh. Por është këtu, thotë Ajnshtajni, që inteligjenca jonë matet.

Masa e inteligjencës jepet nga aftësia për të ndryshuar kur është e nevojshme.

Edhe pse Albert Ajnshtajni kujtohet dhe njihet për kontributin e tij themelor në fizikën moderne, nuk ka dyshim se ai kishte një interes të sinqertë për filozofinë. Qysh kur lexoi një libër të Kantit për herë të parë, Ajnshtajni filloi t’i vendoste reflektimet e tij bardh e zi, duke iu përkushtuar veçanërisht shkrimit të teksteve filozofike. Nuk e konsideroi asnjëherë veten filozof në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, megjithatë në ditët e sotme mbështetemi në maksimumet e tij, pasi mbështetemi në mendimin e një urtësie të madhe të antikitetit.

Albert Ajnshtajni lindi më 14 mars 1879, në Ulm të Gjermanisë nga një familje hebreje. Ishte fëmijë i mbyllur, filloi të fliste me vonesë dhe e kishte të vështirë të lexonte. Metodat e prera mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje, e bënte atë të ndjehej i burgosur. Me kalimin e viteve fizikani i ardhshëm zhvilloi një dashuri për matematikën. Në Institutin Politeknik të Cyrihut studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit, punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja… dhe më vonë punoi si pedagog në Zvicër dhe Gjermani. Studentët e tij tregojnë, se kishte aftësinë t’i ilustronte idetë e vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme. Gjatë kësaj periudhe, ai filloi punën për teoritë e tij të ardhshme shkencore. Ajnshtaini ishte njeri i thjeshtë, i veshur me rroba të vjetra dhe me flokë që dukeshin të pakrehur…

Ajnshtajni u largua nga Evropa, kur erdhi në pushtet Adolf Hitleri dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin e Studimeve të Avancuara në Prinston Nju Xhersi. Në vitin 1921, Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Zbulimi çoi në zhvillimin e elektroteknikës, përfshi edhe radion dhe televizionin. Zbatimi në teknologjinë moderne të zbulimit të efektit fotoelektrik të këtyre viteve çoi në prodhimin e aparatit fotografik digjital, telefonit mobil, satelitët më modernë etj. Ajnshtajni konsiderohet si fizikani me ndikimin më të madh i shekullit të 20-të. Një njeri i shkëlqyer, tmerrësisht i pasionuar pas mistereve të shkencës, zhvilloi teorinë e përgjithshme të relativitetit (e = mc2), që tani konsiderohet si gurthemeli i fizikës moderne.

“Gjëja më e bukur që mund të përjetojmë është misteriozja, nëna e artit dhe e shkencës së vërtetë. Ai, i cili nuk i ka shijuar këto emocione, ai njeri që nuk mund të qëndrojë dy minuta të ëndërrojë apo të pushtohet nga frika, më mirë të vdesë, sepse i ka sytë e mbyllura”, – shprehet Albert Ajnshtajn.

Edhe pse Ajnshtajni dhe teoria e tij e relativitetit ishin shkaktarë të zbulimit të bombës atomike dhe energjisë nukleare me përmasa të papara shkatërruese, gjatë gjithë jetës së tij qe një humanist i vërtetë dhe kundërshtar i rreptë i zbatimit të këtij zbulimi në forcat ushtarake. Po ashtu Ajnshtajni ishte një rebel plot me kontradikta. Ja çfarë mësoi njeriu që u shndërrua në legjendë: “Heretik për disa dhe reaksionar për disa të tjerë, një njeri si të thuash, i mbijetoi vetvetes: “Ju imagjinoni, – këmbëngul ai me autoironi, – se unë shoh me kënaqësi veprën e jetës sime. Por, i parë nga afër, realiteti është shumë ndryshe. Nuk ka as edhe një ide të vetme, për të cilën unë jam i bindur se do t’i qëndrojë kohës”.

E megjithatë, 100 vjet pas zbulimit të të famshmes formulë të relativitetit të përgjithshëm, shkencëtari gjenial vazhdon të kujtohet si një prej mendimtarëve më të mëdhenj të historisë së njerëzimit. Në vitin 1999, në një sondazh të kryer nga revista “Bota e Fizikës”, njëqind fizikanët më të rëndësishëm të botës e kishin zgjedhur në vendin e parë në historinë e kësaj disipline, përpara Njutonit dhe Maksuellit. Mbas marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1921, miti i Ajshtajnit fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e kulturës: nga muzika (Beatles, Dylon, Clarkson, De Andre), tek kinemaja (Ajnshtajni i Liliana Cavanit), letërsia (“Vajza dhe profesori” i Jean Carriere, “Ëndrrat e Ajnshtajnit” i Alan Lightman), – nga opera (“Ajnshtajni në plazh” i Philip Glass), deri tek piktura (mendoni për sasinë e portreteve të realizuara nga Andy Warhol).

Ajnshtajni, mistik dhe laik, pacifist dhe ideues i bombës atomike, konservator dhe progresist, realist dhe ëndërrimtar, vetmitar dhe njeri i shoqërueshëm, egoist dhe altruist, krenaria e Shteteve të Bashkuara dhe njeri i vëzhguar nga FBI-ja, Ajnshtajni ia ka dalë gjithsesi që të heqë nga vetja çdo lloj etiketimi të ngurtë. Po ashtu bëhet një “mbështetës shumë i flaktë i mendimit të lirë, me përshtypjen se të rinjtë gënjehen qëllimisht nga shteti me mësime të gënjeshtërta”. Në fakt, “një qasje dyshuese kundër çdo lloj autoriteti”.

Mbi këto baza solide, të karakterizuara nga lufta kundër çdo lloj dogme dhe autoriteti, i riu Ajnshtajn hedh bazat e pasionit për studimin e të vërtetës, që do të jetë shenja dalluese e gjithë jetës së tij. Kur mbërriti në SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetësor për të plotësuar. Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: “Cilës racë i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

Thënie:

– Eksperienca më e bukur që mund të kalojmë është misteri. Është emocioni themelor që qëndron në djepin e artit dhe shkencës së vërtetë.

– U jam falënderues atyre që më thanë jo. Për shkak të tyre, po e bëj vetë.

– Pa pasur njohuri nuk mund të shpikësh, ashtu si nuk mund të thurësh vargje pa ditur gjuhën.

– Ashtu siç zgjerohet rrethi i diturisë sonë, ashtu zgjerohet edhe perimetri i errësirës që rrethon atë.

– Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.

– Është arti suprem i mësuesit, të ngjallë kënaqësi në shprehjen kreative dhe dituri.

– Imagjinata është më e rëndësishme se dituria. Dituria është e kufizuar. Imagjinata rrethon botën, duke nxitur përparimin dhe duke i dhënë jetë zhvillimit.

– Në qoftë se Teoria ime e Relativitetit do të jetë e vërtetë, Gjermania do të thotë se jam gjerman, ndërsa Franca do të thotë se jam qytetar i botës. Nëse teoria nuk do të jetë e vërtetë, Franca do të thotë se jam gjerman, ndërsa Gjermania do të thotë se jam hebre.

– Është më e lehtë të thyesh një atom, sesa një paragjykim.

– Derisa të ketë njerëz do të ketë luftëra.

– Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme.

– Sëmundje shumë e keqe racizmi.

– Kompjuterët janë shumë të shpejtë, precizë dhe budallenj. Njerëzit janë shumë të ngadaltë, shumë pak precizë dhe inteligjentë. Së bashku, përbëjnë një fuqi që e kalon imagjinatën.

– Bota është një vend i rrezikshëm për të jetuar, jo për shkak të njerëzve që veprojnë si djalli, por për shkak të njerëzve që shikojnë, nuk thonë e nuk bëjnë asgjë për këtë gjë.

– Nuk e di se me çfarë lloj armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por di që në të Katërtën do të luftohet me gurë dhe me shkopinj.

– Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit.

– Paqja nuk mund të mbahet me forcë, por mund të arrihet vetëm duke kuptuar njëri-tjetrin.

– Jeta është si të ecësh me biçikletë: në qoftë se do të jesh në ekuilibër, duhet të lëvizësh.

– Nuk e ke kuptuar me të vërtetë një gjë, nëse nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tënde. / Konica.al / KultPlus.com

‘Sindroma e mashtruesit’ nga e cila vuante edhe Albert Ajnshtajn

A mendoni shpesh se sukseset tuaja janë vetëm fryti i pamerituar i fatit? Është sindroma e mashtruesit: Ajnshtajni gjithashtu vuajti nga ajo.

“Konsiderata e ekzagjeruar në të cilën merret e gjithë puna ime më vendos në siklet dhe ndonjëherë më bën të ndjehem një mashtrues, edhe nëse është i pavullnetshëm”: thuhet që këto fjalë ja ka shprehur një shoku, në fund të ditëve të tij, pikërisht Albert Ajnshtajni. Edhe babai i teorisë së relativitetit me sa duket vuante nga sindroma mashtruese, besimi se ai gëzonte një vlerësim të pamerituar, pothuajse jo proporcional me aftësitë e tij.

Nëse ju ka ndodhur edhe ju, të jeni në shoqëri të shkëlqyeshme: është një ndjenjë shumë e zakonshme, e cila godet në çdo moshë dhe që padyshim përjeton edhe ata që kanë arritur nivelin më të lartë në fushën e tyre.

Termi “sindroma mashtruese” u krijua në 1978 nga psikologët Pauline Rose Clance dhe Suzanne Imes. Në praktikën e tij si psikoterapist, Clance kishte vërejtur se shumë studentë të universitetit nuk mendonin se e meritonin vendin në universitetet e tyre prestigjioze apo madje menduan se aplikimi ishte pranuar gabimisht.

Termi përshkruan një përvojë të brendshme të mashtrimit intelektual: kush vuan nga sindroma mashtruese nuk ndihet aspak i shkëlqyer dhe beson se ata kanë mashtruar këdo që mendon ndryshe. Personi i cili vlerësohet me vlerësim për sukseset e fituara mendon se nuk e meriton atë status ose atë pozitë dhe jeton me frikën se kjo pamjaftueshmëri e supozuar do të dalë në sytë e të gjithëve.

Rreth 8 në 10 persona kanë përjetuar sindromën impostor, e cila pavarësisht nga emri i saj nuk është një sëmundje dhe nuk shfaqet në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM). Ka disa shpjegime të mundshme për fenomenin, i cili nuk lidhet domosdoshmërish me ankthin ose depresionin dhe duket mjaft i natyrshëm në natyrën njerëzore. Ata që janë shumë të trajnuar dhe të vlerësuar në punën e tyre priren të besojnë se njerëzit që takojnë janë po aq të mirë, dhe për këtë arsye ndihen të papërshtatshëm: është fenomeni i kundërt me shtrembërimin njohës që i çon njerëzit që nuk janë shumë të aftë të mbivlerësojnë veten e tyre.

Origjina e sindromës mashtruese mund të jetë gjithashtu një paragjykim ndaj grupit shoqëror të njohur si injorancë pluraliste. Në këtë rast, të gjithë dyshojnë në vetvete privatisht, por mendojnë se ai është i vetmi që mendon kështu sepse askush tjetër nuk u jep zë dyshimeve të tyre, sepse është e vështirë të kuptohet se sa shumë të tjerët luftojnë për të arritur qëllimet e tyre ose sa vështirë i kapërcejnë pengesa të caktuara. Ekspertët bien dakord se mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë pasiguri ataviste është ta shprehim atë me fjalë: nëse të gjithë i besonim frikës se nuk do të ishim në lartësinë e duhur, do të kuptonim se edhe figurat apo personazhet që marrim si modele ndoshta vuajnë ose kanë vuajtur prej saj.( Focus/Scan.a)/ KultPlus.com

Einstein: Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij

Albert Ajnshtajn lindi në Ulmi të Gjermanisë në 14 mars 1879, në një familje hebrenjsh.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i krijoi Albertit një interes për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.

Për jetën e tij në vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn tregonte se nuk e kishte me qejf shkollimin. Metoda mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje, e bënte atë të ndihej si i burgosur.

Teoria më e rëndësishme e tij është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

Ndër thëniet më të njohura të gjeniut, është: Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij. / KultPlus.com

65 vjet nga vdekja e gjeniut Einstein

Albert Ajnshtajn u lind në Ulmi të Gjermanisë në 14 mars 1879, në një familje hebrenjsh.

Kur mbushi pesë vjeç, i ati i dha një busull, që menjëherë i krijoi Albertit një interes për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.

Për jetën e tij në vitet e fëmijërisë, Albert Ajnshtajn tregonte se nuk e kishte me qejf shkollimin. Metoda mësimore, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje e bënte atë të ndihej si i burgosur.

Teoria më e rëndësishme e tij është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori të titulluar “Teoria e Relativitetit”. Dhjetë vjet më pas ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, që përfshin ide themelore që përdoren për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë edhe radion apo televizionin.

Albert Ajnshtajn vdiq në moshën 76 vjeçare më 18 prill 1955 në SHBA./ KultPlus.com

Dhjetë fakte interesante për Albert Einsteinin

Albert Ajnshtajn lindi në Ulmi të Gjermanisë në 14 mars 1879, në një familje hebrenjsh.

Teoria më e rëndësishme e tij është ajo e relativitetit, ku Einstein shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vend ndodhja e një njeriu ne raport me një objekt apo një ngjarje.

Në vazhdim mund të lexoni 10 fakte interesante për jetën e Albert Einstein.

Einstein hoqi dorë nga nënshtetësia gjermane kur ishte në moshën 16 vjeçare.

Në një moshë të hershme, Alber Einstein, ka hequr dorë nga nënshtetësia gjermane duke konsideruar më të preferueshme të jetë “qytetar i botës”. Ai më vonë, në vitin 1901 u bë nënshtetas i Zvicrës.

Ai u martua me studenten e vetme femër në klasën e tij të fizikës

Mileva Maric ishte studentja e parë femër në seksionin e Albert Einsteinit në Polytechnic në Cyrih. Ajo ishte shumë e dhënë pas matematikës dhe shkencës, por ajo hoqi dorë nga këto ambicie kur u martua me Einsteinin dhe u bë nënë, shkruan National Geographic.

Ai kishte dosje në FBI me 1, 427 faqe

Në vitin 1933, FBI filloi të mbante dosje për Albert Einstein, pas udhëtimit të tij të tretë në SHBA. Kjo dosje u rrit në 1.427 faqe duke u bazuar në veprimtarinë e tij me pacifistët dhe organizatat socialiste. J. Edgar Hoover kishte rekomanduar që Einstein të mbahet jashtë Amerikës.

Ai kishte një fëmijë të jashtëligjshëm

Mileva kishte lindur një fëmijë jashtëmartesor, një vajzë në vitin 1902 gjatë kohës sa kishte qëndruar me familjen e saj në Serbi. Vajza ishte quajtur Lieserl, dhe siç besohet nga historianët ai ka vdekur nga fruthi ose është dhënë për adoptim. Gjatë gjithë jetës, Einstein nuk e ka parë asnjëherë vajzën e tij. Ekzistenca e Lieserlit nuk u bë e ditur deri në vitin 1987, derisa disa letra të Einsteint u bënë publike, transmeton Koha.

Ai pagoi gruan e tij të parë me paratë e çmimit Nobel për shkurorëzim

Pasi fitoi çmimin Nobel, Einstein ofroi të gjitha paratë e çmimit për gruan e tij të parë Mileva Maric, që ajo të pajtohej për shkurorëzim. Çmimi ishte 32.250 dollarë, gjë që ishte 10 herë më e madhe se rroga e një profesori në atë kohë.

Ai u martua me kushërirën e tij të parë

Elsa, gruaja e dytë e Einsteinit, ishte vajza e tezës së tij, duke e bërë kështu kushërirën e tij të parë. Ata ishin edhe kushëri nga ana e babait, pasi babai i Elsës dhe Albertit ishin kushërinj.

Ai ishte aktivist i të drejtave të njeriut

Einstein ishte një mbështetës i fuqishëm i të drejtave të njeriut dhe fjalës së lirë.

Djali i tij ishte i diagnostikuar me skizofreni dhe i mbyllur shumicën e kohës

Djali i dytë i Albertit, Eduardi, të cilin e thërrisnin “Tete” ishte i diagnostikuar me skizofreni dhe i njëjti ishte i institucionalizuar shumicën e kohës. Eduardi ishte i dhënë pas psikoanalizës dhe adhurues i madh i Frojdit. Ashtu siç u mësua nga letrat e Einsteinit, ai nuk e ka kurrë më djalin e tij, pasi emigroi në SHBA në vitin 1933. Eduardi vdiq në moshën 55 vjeçare në klinikën psikiatrike.

Ai kishte një miqësi të mirë me “babanë e betejës së kimikaleve”

Fritz Haber ishte një kimist gjerman i cili e ndihmoi rekrutimin e Einsteinit në Berlin, i cili pastaj bëhet një nga shokët më të mirë të tij. Haber ishte çifut por i konvertuar në katolik. Haber ndonjëherë quhej “babai i betejës së kimikaleve”.

Ai kishte një aferë me një spiune të dyshuar ruse

Në vitin 1935, thjeshtra e tij Margot e njoftoi me Margarita Konenkova të cilët më pas u lidhën. Në vitin 1998 u zbuluan nëntë letra të shkruara mes viteve 1945 dhe 1946 mes Einsteinit dhe Konenkovas. Duke u bazuar në një libër të shkruar nga një shef i spiunimit rus, Konenkova ishte një agjente ruse, por historianët nuk e kanë vërtetuar këtë dyshim. /KultPlus.com

Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije

Nga Albert Vataj

Mbamendja e historisë njerëzore nuk ruan në kujtimet e saj një të dytë si ai. Asnjëherë nuk ka gjalluar faqe kësaj toke një krijesë kaq e jashtëzakonshme dhe kaq me të papritura. Një jetë të tillë të stuhishme dhe rrapëllitëse, s’kishte kapluar as marinari më i stërvitur i deteve. Ai u dha vullnetlirë nëpër krejtçka përbën ndryshesat, kapërcyellin dhe kaplimin në kreshtën më të lartë të famës, ku u ngjit, për të mos zbritur sandejmi askurrë. Ç’skutë e errët e mendjes njerëzore, universit dhe kureshtisë ishte, ku ai nuk u kredh si një eksplorator triumfues. Si krejt gjenitë e tjerë edhe Albert Ajnshtajn e gatuan çdo mozaik të jetës së tij në shtjellën e të papriturave dhe befasive, diku-diku cingëritëse, të debatueshme dhe të larë nga shkëlqimi i lavdisë, tjetërkund. Ai erdhi dhe iku si një përjashtim. Mbamendet se kur lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa e ëma kujtonte se mos ishte i deformuar. Nën këtë makth u ngjeshën e gjithë familja, e cila mendonte se mos kishin të bënin me një monstër. Dhe habia vazhdon në familjen ku rritej gjeniu i ardhshëm. Ajnshtajn kur ishte fëmijë fliste rrallë dhe ngeshëm. Ajo që më vonë u quajt “sindroma e Ajnshtajnit” zgjatoi deri në moshën 9-vjeçare. Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe lëngonte i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin e tij për shkencën dhe hamendet se ajo shkëndi i vuri zjarrin një yjësië e tij të gjenialitetit. Ndërsa qëndronte i shtirë, i ati i dha një busull xhepi. Ndryshimi i vendodhjes dhe drejtimi i gjilpërës manjetike që trekonte kahun e orjentimit, u kthye në kureshtinë fillimore të tij. Ndërsa vëzhgonte busullën tek djaloshit 5-vjeçar zuri fill mendimi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Kjo ndodhi e fëmijërisë udhëtoi nëpër shumë rrëfenja dhe tregimtari të fizikantit të ardhshëm.

Kësisoj mori hov në botë e të panjohurave, Albert Ajnshtajn, ai që do të kaplonte dhunshëm vlerësimin si shkencëtari më i rëndësishëm i shekullit XX. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës, ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik. Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Gjithashtu, kontributi i tij bëri një ndryshesë të themeltë pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni. Në asohere, besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.

Nëpër kthinat e jetës

Mundi të strukej deri vonë, por jo të mbetej përgjithmonë një enigmë, një episod i jetës së njeriut që u përpoq të çburgoste nga pikëpyetjet botkuptimin e një shekulli. Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë tronditur themelet e gjeniut. Në to mësohet se Ajnshtajn kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Mariç, e cila më vonë lindi një tjetër vajzë me emrin Lieserl, pas vdekjes së  të cilës ata shpallën martesën. Hans Albert dhe Eduard ishin dy djemt e jëts së tyre bashkëshortore.

Ajo që do të ekzekutonte këtë lidhje do të ishte fama. Lindja e fizikantit gjenial të Albërt Ajnshtajn do të zgjonte tek ai mashkullin prepotent, akt i cili u firmos në një kontratë, zbatimin e së cilës njeriu i shkencave ekzakte kërkonte korrektësi në zbatim. Në këtë kontratë bëhej fjalë, sa vijon: “Rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura. Ti çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, e cila duhet të pastrohej me kujdes, përveç tavolinës së punës. Veç këtyre, të pushonte së foluri ishte një tjetër kush i kësaj detyrese bashkëshortore. Ajo mësohet se kishte pranuar në këmbim të besnikërisë. Por kjo skllavëri nuk ndryshoi azgjë deri në momentin kur vargonjt e kësaj zgjedhe bashkëshortësh ti këpuste divorci. Gratë në jetën e fizikantit do të ishin të shumta, të stuhishme dhe përplot të papritura njëra prej së cilave ishte martesa me kushërirën e tij Elsa Loëenthal. Për të mos e mbyllur me kaq këtë zell çmendurie pasioni ai mësohet se kishte shfaqur interes të martohej me të bijën e bashkëshortes, e cila ishte frut i një loidhje të mëparshme të saj Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme. Edhe ajo pati këtë fat me këtë burr besnik, i cili e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann dhe gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse. Kësisoj dëshmojnë korrespondencat e tij.

Pendesë e një pacifisti

Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po ndërtonte një bombë atomike dhe i sugjeronte SHBA-ve të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi “Projektin Manhattan”,  për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.

Gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore jeta e fizikantit të madh do të gjendej në një rrezik serioz. E pabesueshme por e vërtetë. Do të ishte Shqipëria dhe shtetësia shqiptare ajo që do të shpëtonte Albërt Ajnshtajn. E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak kohë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.

Të pazakontat e  jetës së njeriut të jashtëzakonshëm

Veç pasionit dhe jetës së dendur krevatore, ky mendimtar i madh rrekej në tëzakonshmen e tij edhe në të tjera gjëra të zakonta, jetësimi i të cilave vetëm se e bëjnë më interesante rrugëtimin e një gjeniu. Përveç sportit të preferuar, lundrimit Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte shkathtësi mendjeje, siç mësohet nga një rrëfenjë prestigjozen amerikane “New York Times”, “Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje”. Ajnshtajni ishte një kokëfortë fanatik. Ai refuzoi të vishej ashtu siç e këshillonin, kushdo të ishte ai apo ajo. Njerëzit ose e njihnin mirë, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, kështu që nuk kishte rëndësi në e shihni me të njëjtin kostum një vit të tërë. Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në anglisht, për shkak të “shqiptimit të pabesë”. Një ndër gurët e tjerë të mozaikut është duhani, llulla e tij emblematike. Mësohet se ai ishte pjesë në “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, kur jetonte në Montreal. Së këndejmi mbamendet të ketë thënë se “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”.

Poza  e tij histori

Ishte ditëlindja e Albert Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh, i lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. Sigurisht që kjo kapriço nuk mori ato pritshmëri që u bënë zanafillë e këtij gjesti joganat. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.

Kësisoj ishte ky njeri, i pazakontë në çdo gjë dhe i jashtëzakonshëm në gjithçka. Vetëm një gjeni dhe mendimtar i përmasave të tilla mund të derdhtë përmendoren e tij në këtë kallep befasishë.

Të panjohurat e gjeniut, 50 fakte për Albert Einstein

Albert Ajnshtajn është shkencëtari më i zgjuar që ka jetuar ndonjëherë. Një prej arritjeve që ktheu faqen e historisë së shkencës ishte ekuacioni E=mc2. Ai fitoi çmimin “Nobel” në vitin 1921 për punën në lidhje me efektin fotoelektrik.

Ai zhvilloi Teorinë e Relativitetit, të cilën e kishte përfunduar me kohë, por u deshën 25 vite që të tjerët ta kuptonin. Siç ndodhi së fundmi edhe me valët gravitacionale që u pranuan sot zyrtarisht nga shkenca, dhe që u konsiderua si “zbulimi më i madh shkencor i shekullit”.

Albert Ajnshtajni foli për ekzistencën e valëve gravitacionale 100 vjet më parë. Ajnshtajni parashikoi se nëse graviteti apo forca e rëndesës në një zonë të universit ndryshon befas si pasojë e një evenimenti të dhunshëm kozmik, si shpërthimi i një ylli, apo në këtë rast përplasja e dy vrimave të zeza, krijohen valë gravitacionale që përhapen me shpejtësinë e dritës në të gjithë universin duke deformuar kohën dhe hapësirën gjatë lëvizjes së tyre.

Kontributi i tij ndryshoi radikalisht pikëpamjen e botës. Para Ajnshtajnit, disa gjëra besoheshin si të vërteta. Mes tyre ishin dhe ligjet e gravitetit dhe trupave në rënie, të përmendur më parë nga Isak Njutoni.

Gjithashtu në atë kohë besohej se “koha” në vetvete ishte një konstante fizike: Të gjithë dhe gjithçka përjetonte kalimin e kohës ashtu si kushdo dhe gjithçka tjetër. Teoria e tij e Relativitetit special parashikonte se kjo s’ishte e vërtetë dhe më vonë u vërtetua nga eksperimentet me orën bërthamore.

Emri Ajnshtajn sot është sinonim me fjalën gjeni. Albert Ajnshtajn është një prej mendjeve më të mëdha të shekullit të 20-të. Disa prej ideve të tij për shkencën, natyrën dhe besimi mund t’ju habisin. Jo më kot është zgjedhur “Personi i Shekullit” nga revista “Time”.

Por, a e dinit se Ajnshtajni ka lindur me një kokë kaq të madhe sa mamaja e tij mendonte se mos kishte lindur i deformuar? Apo se kishte një fëmijë sekret që para se të martohej? Apo që u përjashtua nga shkolla? Apo që fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare?

1- Ajnshtajni ishte një bebe e shëndoshë me një kokë të madhe

Kur nëna e Albertit, Pauline, e lindi, koka e tij ishte kaq e madhe dhe e shtrembëruar, sa ajo kujtonte se mos ishte i deformuar. Ngaqë fundin e kokës e kishte shumë të madhe, familja mendoi mos ishte monstër. Megjithatë, ndërsa javët kalonin ata e kuptuan se ishte një fëmijë gati normal me të tjerët. Thuhet se gjyshja e tij ka klithur “është i shëndoshë, është i shëndoshë”, kur e ka pritur të lindte. Ndryshe nga përshtypja e parë, Alberti u rrit normalisht, vetëm se ishte pak i ngadaltë.

2- Ajnshtajni kishte vështirësi në të folur

Kur ishte fëmijë, Ajnshtajni fliste rrallë. Kur e bënte, fliste shumë ngadalë. E mendonte të gjithë fjalinë në kokë dhe e pëshpëriste para se ta thoshte. Këtë e bëri rregullisht deri në moshën 9-vjeçare. Prindërit trembeshin mos ishte i vonuar, por sigurisht më vonë doli se frika e tyre ishte pa baza. Kjo është quajtur sindroma e Ajnshtajnit.

3- Kur Ajnshtajni foli për herë të parë

Një historian ka krijuar një barsoletë. Prindërit e tij ishin të shqetësuar se nuk fliste fare. Kur një mbrëmje foli dhe tha “Supa është e nxehtë”, prindërit e pyetën pse nuk kishte folur më parë. Ai i përgjigjet: Sepse deri tani gjithçka ishte në rregull.

4- Ajnshtajni është frymëzuar nga një busull

Kur Ajnshtajni ishte pesë vjeç dhe i sëmurë në shtrat, babai i tregoi diçka që i ndezi interesin në shkencë: Një busull. Ndërsa qëndronte i shtirë, babai i nxori një busull të thjeshtë xhepi. Ajo që i interesonte Ajnshtajnit të ri ishte se sa herë që kutia ndërronte pozicion, gjilpëra kthehej në të njëjtin drejtim.

Ai mendoi se duhet të kishte ndonjë forcë në atë që konsiderohej si hapësirë boshe që e bënte gjilpërën të lëvizte. Ky incident i zakonshëm në shumë “fëmijëria të famshme”, është përmendur shpesh në shumë rrëfime të jetës së tij.

5- Ajnshtajni ngeli në provimin e hyrjes për në kolegj

Në vitin 1895, në moshën 17-vjeçare, Albert Ajnshtajn aplikoi për të hyrë në Shkollën Politeknike Federale Zvicerane (Eidgenössische Technische Hochschule). Ai kaloi provimin e matematikës dhe të shkencës tek provimi i hyrjes, por ngeli tek të tjerat.

Ndër lëndët ku nuk shkonte mirë ishte historia, gjuhët e huaja, gjeografia dhe të tjera. Ajnshtajni duhet të regjistrohej në një shkollë tregtare para se ta ribënte provimin dhe më në fund u pranua tek i njëjti universitet një vit më vonë.

6- Ajnshtajni kishte një fëmijë të paligjshëm

Në vitin 1980, letrat private të Ajnshtajnit kanë zbuluar diçka të re për gjeniun. Kishte një vajzë të paligjshme me ish-studenten Mileva Mariç, të cilën më vonë u martua. Në vitin 1902, një vit para martesës, Mileva lindi në familjen e prindërve në Berne, një vajzë me emrin Lieserl, të cilën Ajnshtajni kurrë nuk e pa dhe për të cilën nuk dihet gjë.

Ajo është pagëzuar dhe jetoi me familjen e Milevës. Më vonë ajo thotë se vdiq nga ethet në shtator, 1903. Në korrespondencën e çiftit shkruhet se është dhënë për birësim pasi ka lindur. Në letrën e 19 shtatorit, 1903, Lieserl Einstein-Maric përmendet për herë të fundit.

7- Kur përjashtohej nga shkolla

Ajnshtajni ishte i ngadaltë në procesin e të folurit. Madje prindërit e tij janë konsultuar dhe me një doktor. Ai madje ka patur një rebelim “të paturp” ndaj autoriteteve, që bëri që drejtori i shkollës ku ai studionte ta përjashtonte nga shkolla dhe të shprehej rreth tij se ai nuk do të mund të arrinte shumë në jetë.

Por këto karakteristika bënë që ai të bëhej një gjeni. Mospërfillja dhe përbuzja e tij ndaj autoritetit bënë që ai të vinte në dyshim njohuritë tradicionale. Zhvillimi i tij i ngadaltë verbal, bëri që ai të bëhej kurioz për gjërat e zakonshme – si koha dhe hapësira – që pjesa më e madhe e të rriturve i marrin për të mirëqena.

I ati i dhuroi një busull në moshën pesë vjeçare, dhe hetoi mbi natyrën e fushës magnetike gjatë gjithë jetës së tij. Ai kishte prirjen të mendonte në bazë të imazheve dhe jo me fjalë.

8- Kishte Ajnshtajni probleme të në mësuar?

Disa shkencëtarë kanë pretenduar se kanë zbuluar se në fëmijëri Ajnshtajni ka shfaqur shenja të lehta të autizmit ose të sindromës së Aspergerit. Simon Baron Kohen, drejtor i qendrës kërkimore të autizmit në Universitetin e Kembrixhit, është një prej tyre. Ai shkruan se autizmi është i lidhur “me një përpjekje intensive për të kontrolluar dhe një përpjekje të vogël të pazakontë për të qenë empatik”.

Ai gjithashtu vë në dukje se kjo gjë “shpjegon ‘kufijtë e aftësisë’ që njerëzit me autizëm shfaqin në lëndë të tilla si matematika, muzika ose vizatimi – të gjitha aftësi që përfitohen nga kontrolli”’. Kjo nuk duket një diagnozë bindëse.

Edhe si adoleshent, Ajnshtajni kishte miq të ngushtë, kishte marrëdhënie intime, bëhej pjesë e debateve skolastike, komunikonte mjaft mirë verbalisht dhe ishte empatik ndaj miqve dhe njerëzimit në përgjithësi.

9- A ngeli Ajnshtajni në Matematikë?

Një besim mjaft i përhapur rreth Ajnshtajnit është se ai kishte ngelur në lëndën e matematikës. Një kërkim në Google rreth kësaj nxjerr më shumë se 500 mijë rezultate. Ky lajm madje është bërë pjesë e titujve të gazetave “besoje ose jo”.

Por historia e tij është shumë ironike: Në 1935, një lajm u botua rreth Ajnshtajnit “Matematikani më i madh i kohës, ngel në matematikë”. Duke qeshur ai është përgjigjur se nuk ka ngelur asnjëherë në matematikë, dhe se në moshën 15 vjeçare ai kishte zgjidhur ekuacione të vështira matematikore.

Në shkollë fillore ai ka qenë më i miri i klasës dhe shumë më lart rezultateve të pritshme në matematikë. Në moshën 12 vjeçare, motra e tij u shpreh se ai “gjithmonë kishte preferuar të zgjidhte probleme të vështira aritmetike”, dhe vendosi të zbulonte nëse mund të progresonte duke mësuar gjeometrinë dhe algjebrën vetë.

Prindërit i blenë libra të avancuar që ai të përgatitej gjatë verës. Ai jo vetëm që mësoi fakte në këto libra, por identifikoi disa teori në një përpjekje që t’i testonte personalisht. Ai madje pati idenë e tij personale se si mund të provonte teorinë e Pitagorës.

10- A mendonte Ajnshtajni më shumë bazuar në imazhe se sa në fjalë?

Të gjitha zbulimet e tij të mëdha ishin rezultat i eksperimenteve vizuale që ai i zhvillonte në mendjen e tij më tepër se sa në laborator. Për këtë arsye, ata u quajtën Gedankenexperiment – eksperimentet e mendimit. Në moshën 16 vjeçare, ai u mundua të përfytyronte se si mund të ishte të ecje përkrah një rreze drite. Nëse arrihej shpejtësia e dritës, a nuk do të dukeshin valët e saj të palëvizshme? Por ekuacionet e famshme të Maksuellit që përshkonin valët elektromagnetike nuk e lejonin një gjë të tillë. Ai e dinte se matematika ishte mënyra që natyra përdorte për të përshkruar mrekullitë e saj, kështu ai mund të përfytyronte në mënyrë vizuale se si ekuacionet reflektoheshin në realitet. Kështu për dhjetë vitet e ardhshme të jetës së tij, ai mendoi rreth këtij eksperimenti deri sa erdhi momenti që ai nxori teorinë e famshme të relativitetit.

11- Cilat ishin mendimet – imazhe që Ajnshtajni përdori për teorinë e relativitetit?

Ndër shumë gjëra të tjera, ai imagjinoi goditje rrezatuese në dy anët fundore të një treni në lëvizje. Një person që është në rrugë mund t’i shohë këto ndriçime në një moment të vetëm, por dikujt që është në një tren lëvizës ato do t’i shfaqen në momente të ndryshme. Për shkak se treni ecën përpara, drita rrezatuese në pjesën e përparme të trenit do të arrijë më përpara tek personi një moment përpara dritës që vjen nga fundi i trenit. Nga kjo gjë Ajnshtajni kuptoi se “njëkohshmëria” është relative me gjendjen fizike në hapësirë. Dhe prej kësaj ai hodhi idenë se nuk ekzistonte koncepti i kohës absolute. Ky ëshët relativiteti i Ajnshtajnit, dhe sigurisht teoria e relativitetit.

12- Cili ishte eksperimenti i menduar, që çoi Ajnshtajnin drejt teorisë së relativitetit?

Ai imagjinoi një njeri në rënie të lirë. Për të kuptuar atë që ai pa, mendoni një njeri të mbyllur në një ashensor që ulet në drejtim të tokës. Ai do të lëvizte në ashensor duke u ngritur lart, dhe çdo gjë që do të dilte dhe binte nga xhepat e tij do të lëviznin lirshëm rreth tij – njësoj si të ishte i mbyllur në një dhomë, në një zonë pa gravitet të hapësirës. Në anën tjetër, mendoni një grua të mbyllur në një ashensor që po ngjitet lart në hapësirë, larg çdo lloj graviteti. Ajo do të ndihej sikur po binte në tokë, njësoj sikur të ishte duke u tërhequr nga graviteti. Nga ekuivalenca e gravitetit dhe nxitimit, ai ndërtoi teorinë e përgjithshme të relativitetit.

13 – Çdo gjë është relative

Ai zbuloi se graviteti ishte një “deformim” i hapësirës dhe kohës. Ai mund të përshkruhet duke përdorur një tjetër eksperiment të menduar. Imagjinoni si do të mund të ishte hedhja e një topi bouling – u në një sipërfaqe dy dimensionale të një trampoline. Ai i jep formë strukturës ndërkohë që lëviz. Më pas rrotulloni disa topa bilardoje. Ata lëvizin drejt topit të bouling–ut jo sepse ai i tërheq ata në mënyrë të panjohur (Siç thotë teoria e Njutonit), por për shkak të formës që ai i ka dhënë strukturës së trampolinës. Tani imagjinoni gjithë këtë në një strukturë katër dimensione të hapësirës dhe kohës. Nuk është e lehtë, ndaj ne nuk jemi Ajnshtajni dhe ai ishte. Ai ishte i aftë të nxirrte ekuacionin e fushës së gravitetit që tregonte se si materia formëson hapësirën dhe si forma e hapësirës i tregon materies si të lëvizë.

14-Cila ishte mrekullia e vitit e Ajnshtajnit?

Në 1905, Ajnshtajni u diplomua, por nuk ju dha mundësia që tema e tij e doktoraturës të pranohej; as të merrte një post akademik. Kështu ai filloi të punonte me orar të zgjatur, gjashtë herë në javë, si një ekzaminues i nivelit të tretë në zyrat zviceriane të inovacionit shkencor. Gjatë kohës së lirë, ai shkruajti katër teza që lidheshin me fizikën. E para tregonte se drita mund të prodhohej si në formë valësh ashtu dhe si grimca të quajtura fotone. E dyta provonte ekzistencën e atomeve dhe molekulave. E treta, teoria e relativitetit, që thonte se nuk kishte hapësirë apo kohë absolute. Dhe e katërta tregonte një ekuivalencë ndërmjet energjisë dhe masës, që përshkruhet nga ekuacioni i famshëm i fizikës, E=mc2.

15-Si ishte jeta personale e Ajnshtajnit në atë kohë?

Ndihma që ju dha në matematikë, ishte ajo e serbes, Mileva Mari, që ishte e vetmja femër në klasën e tij të fizikës, në universitet. Ata kishin rënë marrëzisht në dashuri me njëri – tjetrin, dhe patën një vajzë të jashtëligjshme, të cilën lejoi ta jepnin për birësim para se ta shihte. Më pas ata u martuan dhe patën dy djem. Eventualisht marrëdhënia e tyre u komplikua dhe Ajnshtajni kërkoi divorcin. Ai i ofroi asaj një marrëveshje: Një nga tezat e tij të 1905, sipas tij, do të fitonin Çmimim Nobel, dhe nëse ajo i jepte divorcin, Ajnshtajni do t’i jepte paratë e fituara nga ky çmim. Pasi u mendua për një javë, ajo pranoi. Për shkak se teoritë e tij ishin mjaft radikale, ai e fitoi këtë çmim vetëm në 1922.

16- Teoria: Si u krijua relativiteti?

Shkencëtarët nuk ishin të sigurtë që herën e parë nëse teoria e relativitetit ishte e saktë. Por Ajnshtajni propozoi një eksperiment dramatik. Gjatë eklipsit të ardhshëm, në 1919, shkencëtarët mund të masnin se si drita e yjeve që kalonte në afërsi të diellit, drejtohej nga graviteti. Lajmet që pasuan ishin: “Dritat që lëvizin shtrembër në Parajsë / Njerëzit e shkencës Më shumë apo më pak të etur për rezultatet e Vëzhgimeve të Eklipsit / Teoria e Ajnshtajnit triumfon”. Dhe e gjithë kjo është shkruar në një kohë kur të paktë ishin ata që dinin të shkruanin mirë. Ajnshtajni u bë i famshëm për kontributin që dha në lindjen e një epoke të re. Ai u bë një shkencëtar i famshëm dhe një ikonë e humanizmit; një nga emrat më të njohur në planet.

17- Ajnshtajni propozon një “kontratë” të çuditshme

Pasi ai dhe Mileva u martuan, patën dy djem, Hans Albert dhe Eduard. Suksesi akademik dhe udhëtimet nëpër botë kishin çmimin e tyre. Ai u distancua nga gruaja e tij dhe për disa kohë çifti u përpoq të merrej me problemet. Ajnshtajni propozoi një “kontratë” të çuditshme për të jetuar me Milevën. Kushtet ishin që rrobat të ishin të pastra dhe të hekurosura, që t’i çonte tre vakte të ngrohta në dhomë, që dhoma dhe studioja të ishin të pastra, përveç tavolinës së punës, që ajo të pushonte së foluri kur ai t’ia kërkonte. Ajo pranoi dhe ai i premtoi se do ta konsideronte të huaj çdo grua tjetër. Pas divorcit, marrëdhënia e Ajnshtajnit me djalin e madh u lëkund. Hansi fajësonte të atin për ndarjen nga Mileva dhe pasi Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” dhe paratë. Ai i dha asaj vetëm interesat dhe jo shumën e madhe të çmimit. Grindjet mes tyre u shtuan kur Ajnshtajni kundërshtoi martesën e djalit me Frieda Knecht, sepse ajo ishte “më e madhe dhe e shëmtuar”. Kur ata u martuan, Ajnshtajni i kërkoi djalit të mos bënin fëmijë, pasi kjo do ta bënte divorcin edhe më të vështirë. Edhe mamaja e Ajnshtajnit e kishte kundërshtuar martesën me Milevën. Kur i biri emigroi në Amerikë, ata mbetën të ndarë.

18- Ajnshtajni, i preferuari i grave

Kur Ajnshtajni u divorcua me Milevën në vitin 1919 (tradhtia cilësohet si një nga shkaqet), ai u martua me kushërirën, Elsa Loëenthal. Në të vërtetë ai donte të martohej edhe me vajzën e Elsës nga një martesë e mëparshme, Ilse, 18 vjet më e re se ai, por ajo e kundërshtoi. Ndryshe nga Mileva, shqetësimi kryesor i Elsës ishte të kujdesej për burrin e saj të famshëm. Ajo i dinte dhe i toleronte tradhtitë dhe lidhjet dashurore të tij, të cilat zbulohen më vonë tek letrat e tij. Fillimisht e tradhtoi me sekretaren, Betty Neumann. Korrespondenca e tij tregon se ishte i lidhur me gjashtë gra, mes tyre dhe një spiune ruse.

19- Pacifisti që shpiku bombën atomike

Në vitin 1939, i alarmuar nga shumimi i Gjermanisë naziste, Leo Szilard e bindi Ajnshtajnin t’i shkruante një letër presidentit amerikan, Franklin Roosevelt, ku e paralajmëronte se Gjermania naziste po ndërtonte një bombë atomike dhe i sugjeronte Shteteve të Bashkuara të zhvillonin bombën e tyre. Letra e Ajnshtajnit dhe Szilardit konsiderohet si një nga arsyet që Roosevelti filloi “Projektin Manhattan” për të zhvilluar bombën, edhe pse më vonë u zbulua se bombardimi i Pearl Harbor në vitin 1941 e bindi më shumë qeverinë se sa letra e tyre. Edhe pse ishte fizikant i shkëlqyer, ushtria e konsideronte si rrezik sigurie dhe nuk e ftuan në projekt.

20- Ajnshtajni në Shqipëri

E kush mund ta mendonte se fizikanti i madh ka shkelur tokën shqiptare? Dhe jo vetëm kaq. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të. Edhe pse për shumë pak orë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes.

21- Truri shëtiti në kavanoz për 43 vjet

Pas vdekjes në vitin 1955, truri i Ajnshtajnit u hoq pa lejen e familjes nga Thomas Harvey që kreu autopsinë. Ai e mori trurin në shtëpi dhe më vonë u pushua nga puna për shkak se refuzoi ta dorëzonte organin. Shumë vite më vonë, kur Harvey mori leje nga Hansi ta studionte trurin, i dërgoi copëza disa shkencëtarëve në të gjithë botën. Njëra prej tyre ishte Marian Diamond nga Universiteti Berkeley, e cila zbuloi se ai kishte më shumë qeliza në atë pjesë të trurit që ishte përgjegjëse për sintetizimin e informacionit. Neuronet e trurit të tij, që ishte më i madh se normalja, komunikonin më mirë me njëri-tjetrin, për shkak se mungonte një “rrudhë” e quajtur prerja silviane. Studime të tjera sugjerojnë se truri i Ajnshtajnit ishte i dendur dhe se lobi inferior, që ka të bëjë me aftësitë për matematikë, ishte më i madh se truri normal.

22- Saga e trurit të Ajnshtajnit

Në fillim të viteve 1990, shkrimtari Michael Paterniti udhëtoi për në Kaliforni bashkë me doktorin Harvey për të takuar stërmbesën e Ajnshtajnit. Ata udhëtuan nga Neë Jersey me makinë të madhe familjare, ndërkohë që truri i Ajnshtajnit tundej brenda një kavanozi në bagazh. Paterniti disa vite më vonë shkroi për eksperiencën e tij në librin “Në makinë me zotin Albert: Një udhëtim nëpër Amerikë me trurin e Ajnshtajnit”. Në vitin 1998, 85-vjeçari Harvey ia dha trurin doktor Elliot Krauss, patologu i stafit në universitetin “Priceton”, pozicioni që Harvey kishte më parë. Ai thotë: “Pasi e ruajta trurin për dekada sikur të ishte një relike e shenjtë, dhe për shumë ashtu ishte, e lashë më në fund të lirë. Ia dhashë departamentit të patologjisë në qendrën mjekësore të “Princeton”, aty ku Ajnshtajni kaloi 2 dekadat e fundit. U lodha nga përgjegjësia që kisha. Tani jam më i qetë”.

23- S’donte ta lodhte mendjen më shumë nga sa nevojitej dhe pëlqente të rrinte zbathur

Përveç sportit të preferuar, lundrimit (sporti që kërkon më pak energji), Ajnshtajni i shmangej çdo aktiviteti çlodhjeje që kërkonte shkathtësi mendjeje. Siç tha ai për “Neë York Times”, “Sapo përfundoj projektet që kam në dorë, nuk dua të merrem me asgjë tjetër që kërkon punë mendjeje”. “Kur isha i ri, zbulova se gishti i madh i këmbës gjithmonë bënte një vrimë në çorape”, tha ai dikur. “Prandaj nuk vesha më çorape”, vazhdon ai.

24- Nuk e ndiqte asnjëherë modën dhe s’ka mësuar kurrë të shkruajë anglisht

Ajnshtajni ishte një kokëfortë fanatik. Ai refuzoi të vishej ashtu siç e këshillonin, kushdo të ishte ai apo ajo. Njerëzit ose e njihnin mirë, ose nuk e njihnin fare, arsyetonte ai, kështu që nuk kishte rëndësi në e shihni me të njëjtin kostum një vit të tërë. Edhe pse jetoi për shumë vite në Shtetet e Bashkuara dhe i fliste mirë të dyja gjuhët, Ajnshtajni thotë se kurrë nuk ka mundur të shkruajë në anglisht, për shkak të “shqiptimit të pabesë”. Kurrë nuk e humbi theksin dallues gjerman “I vill a little t’ink” (I ëill a little think”)

25- Tymoste si oxhak

Një anëtar për jetë i “Klubit të duhanxhinjve me llullë”, në Montreale, Ajnshtajni citohet të ketë thënë: “Duhani me llullë kontribuon në gjykimin më të qetë dhe objektiv të çështjeve njerëzore”. Një herë ra në ujë gjatë një ekspedite me barkë, por arriti heroikisht të mos lëshojë nga dora llullën e tij.

26- E kishte zët letërsinë fantastiko-shkencore

Në mënyrë që mos ta ngatërronte me shkencën e pastër dhe t’u jepte njerëzve iluzione false në lidhje me arsyetimin shkencor, ai rekomandoi abstinencë të plotë nga çfarëdolloj letërsie fantastiko-shkencore. Ai gjithashtu sugjeroi se njerëzit që kanë parë disqe fluturuese duhet t’i mbajnë ato për veten e tyre. Ajnshtajni qetësohej në kuzhinën e tij me violinën besnike, duke u munduar me kokëfortësi të improvizonte diçka që të ngjasonte si vijë melodike. Kur nuk ia arrinte, ai rikthehej tek Mozarti.

27- Alkooli nuk ishte droga e preferuar

Në një konferencë për shtyp me mbërritjen e tij në Nju Jork në vitin 1930, ai tha duke bërë shaka për ndalimin me ligj të alkoolit: “Unë s’pi, prandaj për mua njësoj është”. Në të vërtetë, Ajnshtajni ka qenë kritik i hapur ndaj “ligjeve që nuk mund të imponohen”.

28- E barazonte monogaminë me monotoninë

“Të gjitha martesat janë të rrezikshme”, një herë i tha intervistuesit. “Martesa është përpjekja e pasuksesshme për ta bërë diçka të zgjasë nga një incident”. Njihej botërisht se ishte burrë jobesnik, që prirej të binte në dashuri me dikë tjetër pasi sapo kishte shkëmbyer premtimet.

29- Nuk mbante mend ditëlindjet

Me besimin se datëlindjet ishin për fëmijët, qëndrimi i tij përmblidhet në një letër që i shkroi të dashurës Mileva Maric: “E dashur zemra ime e vogël …, së pari urimet e mia të përzemërta për ditëlindjen tënde dje, të cilën e harrova përsëri”.

30- Nuk kishte shtetësi për 5 vite

Ai nuk ishte shtetas i asnjë vendi për gati 5 vite! Që nga viti 1896 (kur refuzoi shtetësinë gjermane në moshën 15-vjeçare) deri në vitin 1901 (kur u bë zviceran).

31- Pse nxori gjuhën në foton e famshme

Ishte ditëlindja e Ajnshtajnit dhe i mbytur nga një mori fotografësh. I lodhur prej tyre, ai nxori gjuhën me shpresën se do t’ia prishte foton. (Sikur të ishte aktor në ditët e sotme do t’ia kishte tërhequr aparatin nga duart). Sigurisht që plani i tij doli huq. Meqë shkencëtari kishte një reputacion si njeri i çuditshëm, fotoja u konsiderua si një shembull tjetër i sharmit të tij gjaknxehtë dhe u bë një prej fotove të tij më të bukura.

32- Sa ishte kapaciteti i inteligjencës?

Kapaciteti i inteligjencës së Ajnshtajnit ishte 160. Njerëzit e konsideronin të zgjuar. Bill Clinton e ka më të lartë këtë shifër. E vërteta është se kuizet në internet për të vlerësuar inteligjentët u shpikën më vonë, kështu që Ajnshtajni kurrë s’e bëri. Është mirë të themi se ishte shumë më i zgjuar se ne të gjithë bashkë.

33- A besonte Ajnshtajni në Zot?

Ajnshtajni ishte hebre; hebre nga populli i Perëndisë. Ai kundërshtoi natyrën e rastësishme të mekanikës kuantike dhe tha “Perëndia nuk luan me zare”. Ndër frazat më të njohura të tij janë: “Para Zotit jemi të barabartë në zgjuarsi dhe të barabartë në budadallëk”, “Perëndia gjithmonë zgjedh mënyrën më të thjeshtë”, “Dua të di gjithë mendimet e Perëndisë; të gjitha të tjerat janë detaje”. Rregulli i universit ishte provë për të që Perëndia ekzistonte.

34- Pse nuk ishte prezent në çmimin “Nobel”?

Nuk ishte i pranishëm në dhjetor të vitit 1922 për të marrë çmimin “Nobel” në fizikë, sepse ishte në një udhëtim në Japoni. Gjatë kësaj kohe bëri shumë vizita ndërkombëtare. Kishte vizituar Parisin para dhjetorit dhe një vit më vonë vizitoi Palestinën. Pas zbulimit të fundit shkencor, në lidhje me valët dhe materien, në vitin 1924 ai bëri vizita të tjera, por këtë herë në Amerikën e Jugut.

35- Prejardhja e përulur

Ajnshtajni ka lindur në Ulm, Gjermani, më 14 mars të vitit 1879, në adresën “135 Bahnhofstrasse”, e cila më vonë u bombardua nga forcat aleate në vitin 1944. Prindërit e tij ishin hebrenj të shtresës së mesme. Ata quheshin Hermann dhe Pauline.

36- Gjeometria dhe filozofia

Lëndët e preferuara në shkollë ishin gjeometria dhe filozofia. Ai e pëlqente kaq shumë gjeometrinë sa filloi ta studionte në moshën 12-vjeçare. Edhe filozofia ishte e rëndësishme për të, pasi ishte studimi i universit dhe kuptimit të jetës. Kjo e inkurajoi të kërkonte përgjigje. Ai studionte filozofi çdo të enjte me një student mjekësie me emrin Max Talemy, i cili bashkohej me familje e tij për darkë.

37- Puna e parë që bëri

Albertit kurrë nuk i është dashur të punojë derisa familja e tij u zhvendos në Milano, Itali. Atje gjeti punën e parë në një zyrë patentash zvicerane në Bern dhe qëndroi për shtatë vite, duke e përdorur kohën e lirë për të studiuar fizikë dhe për të shkruar artikuj për universitetet lokale.

38-Aspekte të jetës që pëlqente

Natyra dhe muzika zinin vendin e parë. Ajnshtajni pëlqente të shëtiste në natyrë. Shëtitjet e tij ishin koha kur mendohej dhe harronte gjithë botën. Dashurinë për muzikën e mori nga e ëma. Ai kurrë nuk hoqi dorë nga violina. Kur u bë shumë plak për të luajtur me të, ai ulej dhe dëgjonte muzikën e tij të regjistruar.

39- Ajnshtajni refuzon paratë dhe çfarë urrente

Universiteti “Princeton” i caktoi një shumë për rrogë. Atij i kërkuan ta vendoste vetë këtë shumë. Universiteti kishte vendosur për 10 mijë dollarë në muaj, por Ajnshtajni kërkoi vetëm 3 mijë dollarë. Ai gjithashtu refuzoi pensionin prej 7500 dollarësh në vit, duke e cilësuar si “shumë bujar”. Pensioni u reduktua në 6 mijë dollarë. Me to bleu një shtëpi modeste, ecte për në punë dhe kurrë nuk pati ndonjë makinë. Çfarë urrente? Të vetmet gjëra që nuk donte dot ishin berberi dhe çorapet. Ajnshtajni kurrë nuk e vizitonte berberin se nuk kishte nevojë për model të ri flokësh, i vjetri i pëlqente më shumë. Ai shkruan në vitin 1934: “Jam plotësisht i bindur se asnjë pasuri në botë nuk e ndihmon njerëzimin të përparojë, madje dhe në duart e punëtorit më të devotshëm për këtë punë” dhe “Paratë joshin vetëm egoizmin dhe ftojnë abuzimin”.

40- Shënimet e Teorisë së Relativitetit shiten 6 milionë dollarë

Në vitin 1944, letra e tij ku kishte shkruar Teorinë e Relativitetit, herët në vitin 1905, u nxor në ankand. Ajo mblodhi 6 milionë dollarë dhe sot manuskripti ndodhet në Librarinë e Kongresit. Në ditët e sotme me siguri do ishte shitur për më shumë, por në atë kohë kjo ishte një shifër rekord.

41- Njeriu më miqësor i kohës

Ai lindi në Ulm të Gjermanisë edhe pse familja u zhvendos në disa shtete të ndryshme për të jetuar, ai pëlqente më shumë qytetin e lindjes. Gjatë shëtitjeve të tij në qytet përshëndeste dhe u jepte dorën kujtdo që shihte.

42- Jetëgjatësia

Albert ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai u largua më 18 prill të vitit 1955. 22 vitet e fundit të jetës i kaloi në Institutin e Studimeve të Avancuara në Princeton, Neë Jersey. Në atë qytezë të vogël të kolegjit, Alberti ishte një fytyrë e njohur. Çdo ditë, zotëria i sjellshëm me flokët gri dilte nga zyra për në shtëpi dhe gjithmonë ndalej t’u fliste kalimtarëve.

43- Pamja karakteristike

Ai njihej për mjekrën e bardhë si dëborë dhe flokët e çmendura. Por si ishin flokët natyralë? Ato ishin të zeza, ashtu siç dalin në fotografitë e moshës më të re. Duke qenë se në ato kohë të gjitha fotot ishin bardhë e zi, shumë kureshtarë e kanë vënë në dyshim këtë fakt, por ishin të zeza, tipike për hebrenjtë.

44- Pas Gjermanisë në “Oksford”

Në vitin 1921 mori çmimin “Nobel”, por me rritjen e nazizmit ai shkoi në Angli. Atje mësoi në universitetet “Oxford” dhe “Cambridge”, para se të zhvendosej për në SHBA. Me mbërritjen në SHBA Ajnshtajni lëvizi për në Kaliforni, vendi i plazheve dhe dimrave me diell. Atje u bë profesor në Institutin e Teknologjisë në Pasadena, Kaliforni. Gjithashtu dha mësim edhe në universitetin “Princeton”.

45- Kërkoi të largojë bombën atomike

Ajnshtajnit nuk ia priste mendja se ç’do të ndodhte në të ardhmen me bombat bërthamore. Në numrin e nëntorit të vitit 1945, ia adresoi këtë çështje revistës “Atlantic Monthly”; kërkesën e përsëriti në nëntor të vitit 1947. Në lidhje me bombën atomike sugjeroi që t’i dorëzohej një qeverie botërore të themeluar nga Rusia, SHBA-ja dhe Britania. Në kohën kur e shkroi, armët bërthamore nuk ishin kaq të fuqishme sa edhe sot.

46- Sa fëmijë pati dhe ku ndërroi jetë

Gjithsej Ajnshtajni pati tre fëmijë. Një vajzë, Lieserl, dhe dy djem, Eduard dhe Albert. Alberti i ri më vonë u bë profesor inxhinierie në universitetin “Berkley”. Djali i tij Eduart ishte skizofrenik. Gruaja e dytë kishte dy fëmijë, Ilse dhe Margot. Ajnshtajni vdiq në vitin 1955 në spitalin e “Princeton”. Truri iu hoq për studim dhe iu ruajt në Wichita, Kansas. Atje u vendos në laboratorin e doktor Thomas Harvey, ish-shefi patolog i universitetit “Princeton”.

47- Ç’do të thotë E=mc2 dhe çfarë tregon ekuacioni

Ajnshtajni e përmblodhi teorinë speciale të relativitetit në një revistë disa vite më vonë me ekuacionin legjendar E=mc2. Ky ekuacion përkthehet, Energjia=masa e shumëzuar me shpejtësinë e dritës në katror. Masa përmban sasi të mëdha energjie. Çfarë tregon ekuacioni? Marie Curie zbuloi se një ons (28,35 gramë) radiumi nxirrte 4 mijë kalori/në orë në mënyrë të papërcaktuar. E=mc2 është baza e zbulimit se si dielli dhe yjet kanë rrezatuar dritë dhe nxehtësi gjatë mijëvjeçarëve, dhe për tmerrin e Ajnshtajnit, ky ekuacion sjell edhe prodhimin e bombës atomike.

48- Çmimet e tjera “Nobel”

17 vite pas botimit të Relativitetit, në vitin 1922 Ajnshtajni fitoi çmimin “Nobel” për Shërbimin ndaj Fizikës Teorike. Kishte disa arsye pse çmimin “Nobel” nuk iu dha aq shpesh. Relativiteti në atë kohë ishte mjaft kontroversal dhe teorik. Nuk mund të provohej. Fakti që gjykatësit nuk mund ta kuptonin ishte problem më vete.

49- I ndjekur nga “FBI”-ja

Edgar Hoover dyshonte se Ajnshtajni ishte komunist. Ai shpenzoi mijëra orë për ta bindur “FBI”-në ta dënonte Ajnshtajnin, por pa sukses. Edhe pse Hoover dyshonte se ai ishte komunist, ai kurrë s’do të miratonte përgjimin e telefonave apo të postës. Pas shumë orëve kërkimi, Hoover e braktisi çështjen kundër tij dhe sekretares së Ajnshtajnit, Helen Dukas. Ata kishin mbledhur aq shumë dosje sa preknin tavanin, por asnjëra nuk provonte gjë. Më vonë, miqtë thonë se Ajnshtajni qeshte me këtë histori.

50- “Njeriu i Shekullit”, nga “Time”

Revista amerikane “Time”, në vitin 1999 e emëroi si “Personi i Shekullit”. Në kulturën e gjerë emri Ajnshtajn është bërë sinonimi i gjeniut. Përveç trurit të tij nuk ka mbetur asgjë e prekshme, pasi hiri u hodh në një lumë në SHBA./Tirana Observer / KultPlus.com

‘Barku i zbrazët nuk është këshilltar i mirë politik’

Kur mbërriti në SHBA, Ajnshtajnit, si të gjithë emigrantëve të tjerë, i dhanë një pyetësor për të kompiluar.

Ndër të gjitha pyetjet të cilave i duhej dhënë përgjigje, njëra pyeste: “Cilës race i përkisni?”. Dhe ai iu përgjigj: “Racës njerëzore”.

E pra, ky është gjeniu, por edhe thumbuesi, ndaj kemi zgjedhur sot 40 shprehje nga ai; sigurisht që prej Ajnshtajnit ka gjithnjë për të mësuar…

Albert Ajnshtajni (Albert Einstein) ishte një nga mendjet më të mëdha të shekullit të 20-të, dhe kontributet e tij në dijen njerëzore janë të pashembullta.

Fizikani realizoi studime të reja mbi mënyrën se si funksionon universi ynë, formuloi Teorinë e Relativitetit dhe parashikoi ekzistencën e valëve gravitacionale, një shekull para se ne t’i vëzhgonim ato.

Ajnshtajni nuk ishte vetëm i shkëlqyeshëm, ai ishte i thellë: një shkencëtar-filozof, i cili e dinte se si të përshkruante gjendjen njerëzore.

Ky gjenialitet, bashkë me ulje-ngritjet e forta të racës njerëzore që Ajnshtaini përjetoi gjatë jetës së tij, shërbejnë si një këndvështrim, për një jetë që ende nuk ka të ngjashme.

40 thënie nga Ajnshtajni

Vetëm dy gjëra nuk kanë kufij, Universi dhe budallallëku njerëzor, dhe për të parin nuk jam i sigurt.
E rëndësishme është të mos ndalosh se bëri pyetje.
Të gjithë e dinë që një gjë është e parealizueshme, derisa arrin një që nuk e di dhe e realizon.
Është më e lehtë të thyesh një atom, sesa një paragjykim.
Çmenduri është të bësh gjithmonë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate te ndryshme.
Sëmundje shume e keqe racizmi.
Por mbi të gjitha e çuditshme: sëmur të bardhët, por vret të zinjtë.

Kompjuterët janë shumë të shpejtë, precizë dhe budallenj.
Njerëzit janë shumë të ngadaltë, shumë pak precizë dhe inteligjentë. Së bashku përbëjnë një fuqi që e kalon imagjinatën.

Bota është një vend i rrezikshëm, jo për shkak të atyre që bëjnë veprime të këqija, por për shkak të atyre që shikojnë pa thënë gjë.
Nuk e di se me çfarë lloj armësh do të luftohet në Luftën e Tretë Botërore, por di që në të Katërtën do të luftohet me gurë dhe me shkopinj.
Ndryshimi midis gjenialitetit dhe budallallëkut është se gjenialiteti ka limit.
Paqja nuk mund të mbahet me forcë, por mund të arrihet vetëm duke kuptuar njëri-tjetrin.
Jeta është si të ecësh me biçikletë: në qoftë se do të jesh në ekuilibër duhet të lëvizësh.
Nuk e ke kuptuar me të vërtetë një gjë, nëse nuk je në gjendje t’ia shpjegosh gjyshes tënde, apo… një 6-vjeçari.
Nuk mendoj asnjëherë për të ardhmen.
Ajo arrin aq shpejt…

Mos u shqetëso për vështirësitë e tua në matematikë, të siguroj se të miat janë akoma më të mëdha.
Nuk mund të zgjidhet një problem, me të njëjtin mentalitet që e ka krijuar atë.
Asgjë nuk është më praktike se një teori e mirë.
Për sa kohë që ligjet e matematikës i referohen realitetit, ato nuk janë të qarta, dhe për sa kohë janë të qarta, ato nuk i referohen realitetit.
Në qoftë se do të lindja përsëri, do të bëhesha hidraulik.
Në qoftë se të dhënat dhe teoria nuk përputhen, ndrysho të dhënat.
Në qoftë se në momentin e parë një ide nuk është absurde, atëherë nuk ka asnjë shans që ajo të realizohet.
Është më mirë të jesh optimist dhe ta kesh gabim, sesa të jesh pesimist dhe të kesh të drejtë.
Barku i zbrazët nuk është këshilltar i mirë politik.
Zemërimi banon vetëm në gjoks të budallenjve.
Edukata është ajo që mbetet, kur njeriu harron atë që ka mësuar në shkollë.
Intelektualët zgjidhin problemet, gjenitë i parandalojnë ata.
Gjëja kryesore është të mos ndaloni së pyeturi.
Logjika do të të shpie nga A tek B. Imagjinata të shpie kudo.
Dashuria është mësues më i mirë se detyra.
Vetëm jeta e jetuar për të tjerët është me vlerë.
E vetmja gjë që bie ndesh me diturinë time është arsimimi.
Për sa i përket përputhjes së ligjeve të matematikës me realitetin, ato nuk janë të sigurta; për sa i përket sigurisë së tyre, ato nuk përputhen me realitetin.
Logjika praktike është mbledhja e paragjykimeve të përfituara në moshën 18-vjeçare.
Çlirimi i energjisë atomike nuk ka krijuar një problem të ri. Ka bërë më urgjente nevojën për të zgjidhur një ekzistues.
Nëse jeni në botë të përshkruani të vërtetën, lërjani elegancën rrobaqepësit.
Nuk e di se me cilat armë do të bëhet Lufta III Botërore, por Lufta IV Botërore do të luftohet me shkopinj dhe gurë.
Sekreti i krijimtarisë është të dish të fshehësh burimet.
Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë.
Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë.

Ky është relativitet.

Është arti suprem i mësuesit ai që shpalos gëzimin e krijimtarisë dhe të vetëdijes.
Një tavolinë, një karrige, një kanistër me fruta dhe një violinë; çka i duhet më shumë një njeriu për të qenë i lumtur?

Tri herë më shumë se sa vlera e caktuar, violina e Albert Ajnshtajn është shitur në New York

Violina e cila i ishte dhuruar Albert Ajnshtajn kur ai kishte arritur në SHBA, është shitur në një ankand në New York për 516 mijë e 500 dollarë, përcjellë KultPlus.

Instrumenti është shitur tri herë më shumë sesa vlera e caktuar në katalog e cila ishte 150 mijë dollarë.

Sipas një raporti të revistës The Strad, violina i ishte dhuruar Ajnshtajnit nga një anëtar i Orkestrës Simfonike të Harrisburgut (Pennsylvania), pas arritje së tij në SHBA në vitin 1933.
Fizikani i famshëm ishte i njohur edhe për dashurinë e tij për violinën, instrument të cilin e kishte luajtur që kur ishte 6 vjeçar. Ai këtë violinë ia kishte dhuruar djalit të portierit në Universitetin Princeton, ku ai studionte. Që nga atëherë violina kishte mbetur në këtë familje, shkruan The Times of Israel.

Javën e kaluar një letër e shkruar nga fituesi i çmimit Nobel në të cilën ai diskutoi një nga teoritë e tij novatore është shitur në Jerusalem për më shumë se 100 mijë dollarë. Kurse një blerës ka paguar 1.56 milion për një letër të Ajnshtajnit ku diskuton për sekretin e lumturisë e cila fillimisht ishte vlerësuar për 8 mijë dollarë./KulPlus.com

14 marsi, datëlindja e Ajnshtajnit