Zharku njofton për largimin e tij nga QKK, fajëson Ministrinë për shkelje ligjore

Arben Zharku ka njoftuar se para disa muajve është larguar nga pozita e drejtorit në Qendrën Kinematografike të Kosovës, shkruan KultPlus.

Gjatë shkrimit të tij në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Zharku ka bërë të ditur se mandati i tij duhej të përfundonte në mars të vitit 2022, mirëpo Ministria e Kulturës ka bërë shkelje ligjore duke shkëputur kontratën.

“Normalisht mandati im do të duhej të përfundonte në mars të vitit 2022, mirëpo Ministria e Kulturës me arbitraritet dhe shkelje ligjore e shkëputi kontraten, dhe për këtë qështje veq se kam ndjekur hapat ligjor”, thuhet mes tjerash.

39 vjeçari gjithashtu ka falënderuar të gjithë bashkëpunuesit e tij dhe i ka vlerësuar si të jashtëzakonshme 10 vitet e fundit të QKK-së. /KultPlus.com

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Komisioni disiplinor merr vendim, shkarkon Zharkun nga pozita e drejtorit të QKK-së

Komisioni Disiplinor që është krijuar në kuadër të Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka marr vendim që të shkarkojë drejtorin e këtij institucioni, Arben Zharkun, ku sipas vendimit, që është bazuar në Ligjin Nr.06/L-114 për Zyrtarë Publikë, është vlerësuar se Zharku ka kryer shkelje të rënda, shkruan KultPlus.

KultPlus ka siguruar vendimin e këtij komisioni, që është i datës 18. 08. 2021, dhe po sipas këtij dokumenti, vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

Bëhet e ditur se Komisioni Disiplinor ka bërë shqyrtimin e legjislacionit në fuqi, shkresave, vendimeve si dhe provave të deponuara, dhe në bazë të gjetjeve, është vlerësuar se mes të tjerash, QKK ka hyrë në obligime kontraktuale, përkatësisht ka tejkaluar buxhetin e ndarë.

 “Në total, borxhet e QKK-së ndaj operatorëve ekonomik, deri në kohën e hartimit të këtij raporti, arrijnë shumën prej: 1. 809.075 euro. Borxhet për vitet 2018, 2019 dhe 2020, vetëm për kategorinë: Subvencione ( mbështetje financiare për realizimin e filmave) janë në shumën prej 1.710.375”, thuhet në vendimin e Komisionit Disiplinor.  

Në këtë vendim, më pas është përfshirë edhe financimi i filmave, përkatësisht i filmit “Ekzil” me regji të Visar Morinës, sikurse që janë bërë gjetjet edhe në mospërfitimin e QKK-së nga fitimet e filmave që janë financuar nga ky institucion. Ky vendim i është dërguar zyrës së ministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, sikurse edhe zyreve të tjera që ndërlidhen më këtë rast. / KultPlus.com

MKRS njofton për pezullimin e Zharkut: Rasti Zharku në komision diciplinor dhe në krime ekonomike

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës ka marr vendim që ta pezullojë drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku, si masë e sigurisë për mundësinë e cenimit të ushtrimit të përshtatshëm të detyrës, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar, përcjell KultPlus.

Në komunikatën e dërguar, MKRS ka bërë të ditur se janë dy procese paralele që janë duke ndodhur lidhje me këtë çështje.

  1. Komisioni disiplinor
  2. Krimet ekonomike

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë.

Janë dy procese paralele që janë duke ndodhur lidhje me këtë çështje.

  1. Komisioni disiplinor
  2. Krimet ekonomike

Kryesia e Këshillit Drejtues të QKK ka propozuar pezullimin apo masat disiplinore për Drejtorin, z. Arben Zharku mbi bazën e disa veprimeve që ata pretendojnë se i kanë të vërtetuara.

Si Këshill Drejtues brenda mandatit që kanë, kanë sjell tek Ministri, z. Hajrulla Ceku kërkesën për ta dërguar në Komision Disiplinor, Drejtorin z. Arben Zharku.

Në këtë rast është krijuar Komisioni Disiplinor.

Sot Komisioni ka marr vendim për pezullim nga detyra zyrtare e Drejtorit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, z. Arben Zharku, si masë e sigurisë për mundësinë e cenimit të ushtrimit të përshtatshëm të detyrës, deri në përfundimin e procedurës disiplinore të iniciuar.

Pezullimi i përkohshëm zgjatë deri në përfundim të tërësishëm të procedurës disiplinore me çka edhe shfuqizohet ky vendim.

Gjithashtu para dy javësh Ministri, z. Çeku ka bërë një kërkesë tek krimet ekonomike për të shqyrtuar disa pretendime që kanë ardhur prej burimeve të ndryshme, qoftë këto nga raporti i auditorit, këshillit drejtues dhe dosje të tjera të cilat ndërlidhjen me QKK.

Ne vetëm kemi përfunduar procedurat që na takojnë si MKRS, ndërsa këto dy procese aktualisht janë duke vazhduar dhe ne po presim vendimet që do të marrin. / KultPlus.com

Pezullohet Arben Zharku, drejtori i Qendrës Kinematografike e Kosovës

Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Kulturës ka marr vendim që ta pezullojë drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku, shkruan KultPlus.

Një vendim i tillë ka ardhë pikërisht me kthimin e tij nga Festivali i Cannes, ku edhe ishte i pranishëm kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti. Nga burime të KultPlus mësohet se ky vendim është marrë që Zharku përkohësisht të mos e ushtrojë këtë pozitë, deri në një vlerësim tjetër./ KultPlus.com

Arben Zharku rizgjedhet anëtar i bordit të drejtorëve të European Film Promotion

Në mbledhjen e fundit të asamblesë gjenerale të European Film Promotion (EFP) të përbërë nga 37 shtete anëtare, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është ri-zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të kësaj organizate, përcjell KultPlus.

Krahas drejtorit të QKK-së anëtarë tjerë janë emëruar Eda Koppel, Shefe e Institutit të Filmit të Estonisë, Daniela Elstner, Drejtoreshë Ekzekutive e UniFrance, Simone Baumann, Drejtoreshë e Përgjithshëm e German Films. Markéta Santrochová Drejtoreshë e Qendrës së Filmit të Çekisë, Stine Oppegaard Menaxhere e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Institutin Norvegjez të Filmit si dhe Briony Hanson, Drejtoreshë e Filmit në Këshilli Britanik.

“Është nderë që bashkë me kolegët tjerë Evropian të ndajmë përgjegjësi në promovimin sa më të mirë të kinematografisë Evropiane dhe njëkohësisht të përfaqësojë interesat e shumë vendeve nga po ky kontinent”, u shpreh Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së.

EFP (European Film Promotion) është një rrjet ndërkombëtar unik agjencive dhe institucioneve kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit. Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Europës. / KultPlus.com

Bagëti dhe Bujqësi

Nga Arben I.Kastrati

Të të drejtohem me: “I dashur Arben”, nuk më je i dashur.
Të të drejtohem me: “I nderuar Arben”, është mëse qesharake, sepse të nderuar nuk mund të të quaj assesi, as unë dhe askush nga komuniteti besoj.

Të të drejtohem me: “Z. Arben”, vetëm zotëri nuk je. E dimë të gjithë ne, se ti e ke kompleks të përjetshëm origjinën tënde; se ti vjen nga – bagëtia dhe bujqësia. Ti nuk bën përjashtim nga shumica e udhëheqësve të institucioneve, prandaj mos u shqetëso.

E di që nuk shqetësohesh, sepse ti nuk je shqetësuar për dëmet kolosale dhe të pariparueshme që i ju ke shkaktuar kineastëve dhe kinematografisë. Nuk shqetësohesh as që e vjedh rregullisht buxhetin e QKK-së në baza vjetore.

Nuk shqetësohesh që bënë borde dhe juri tërësisht në shërbim tëndin vetanak. Nuk shqetësohesh që je partner në kompani që fiton çdo vit projekte të financuara nga juritë tua që ndajnë paratë nga buxheti i QKK-së. Nuk shqetësohesh që ke lëndë në gjykatë. Nuk shqetësohesh sepse të mbronë politika, konkretisht një politikan mjeran, që ka nevojë për përqindjen që siguron nga veprimtaria jote.

Nuk shqetësohesh, sepse shqetësimi është virtyt i njerëzve të edukuar dhe të arsimuar dhe jo i origjinës tënde – bagëtisë dhe bujqësisë. Kur kinematografia udhëhiqet nga – bagëtia dhe bujqësia, një vend i tillë është i mbaruar. Sepse çobenjtë (shumësi i çoban), që përfshinë dhe politikanin tënd protektor, fatkeqësisht udhëheqin pothuajse me të tëra instutucionet vitale të vendit, dhe i trajtojnë njerëzit me mentalitetin e udhëheqjes së kafshëve. Bagëtia dhe bujqësia i kanë rregullat e veta. Dhe ti e di mirë këtë fakt. Se vjen nga bagëtia dhe bujqësia.

Shpresa se një ditë do të bëhet mirë, ka kohë që na është shuar. Mjeranët si Arbeni dhe protektori i tij politikan, kanë kontribuuar në shurajen e shpresës. E dinë këtë fakt, prandaj nuk bezdisen nga ligjet. Sepse i vetmi ligj i mirë-instaluar në këtë vend, është – papërgjegjësia. Për këtë soj, drejtësia është është në shërbim të tyre. Drejtësia gjenë zbatim vetëm për të dobtit.

Ambicia jote, është ambicie e njeriut të uritur. Ti do të fitosh shumë, sepse ke frikë se mos kthehesh në origjinë, se mos kthehesh tek – bagëtia dhe bujqësia. Kthimi në origjinë, atje prej nga dikur ëndërroje ardhjen në qytet vetëm për vizitë, do të do të ishte i papërballueshëm. Do të ishte kthim me fatalitet.

Ja që ti e dëshmove që: erdhe, shikove dhe fitove. Soji juaj, jeni të fituar, vlerësuar nga këndvështrimi i juaj. Vlerësuar nga këndvështrimi im, dëmi që i keni shkaktuar këtij vendi, është i pariparueshëm. Ju keni mungesë të organit vital, të quajtur ndërgjegje (nëse ndërgjegjia mund të quhet organ). Mungesa e ndërgjegjes, ju bënë të lumtur, vetëm sepse jeni të plotësuar materialisht. Ky “virtyt”, është motiv bazë i sojit tuaj, që vjen nga uria e vazhdueshme që ju karakterizon. Ju jeni të uritur. Ju jeni shumë të uritur.

Dikur, njerëzit edhe pse të uritur, i karakterizonte dinjiteti, që ju gjithashtu e keni të munguar. Dashuria për atdheun, ishte karakteristikë e të gjithëve. Tani, dashuria për atdheun është konvertuar në mundësi për tu pasuruar. Dhe është karakteristikë e njerëzve të uritur pa dinjitet.
Sot, ndjenjë për shtetin kanë vetëm të mirë-edukuarit dhe të mirë-arsimuarit. Fatkeqësisht, ata që duan të kontribuojnë në ndërtimin e shtetit janë të paktë dhe kanë kufizime të përhershme, sepse nuk janë të uritur.
Sot, shteti është ekskluzivitet i të uriturve.

Unë nuk ndjejë urrejtje për ty. Unë nuk mund të kem urrejtje për një përfaqësues të dinjitetshëm të sojit tënd. Për dikë si puna jote, unë kam vetëm përbuzje. Sinqerisht, ndjejë keqardhje për mjerimin tënd. Sepse më shkaton neveri të skajshme, një mjeran me post.
Ti je një i mjerë parekselancë. Në mjerimin tënd, ti gjenë motiv për të qenë i lumtur me punën tënde madhore, vjedhjen konstante. Me jargavitjen, poltronizmin dhe servilizmin, që të karakterizojnë, e shtynë mirëqenien tënde. Fundja, pse duhet ti të përbësh dallim nga të tjerët? Vjedh sa të mundesh se nuk të bezdis njeri.

Njeriu nuk lë pas vetes konton bankare trashigimi, por lë veprat. Veprat që do të shënohen në CV-në tënde, janë jargavitja, plotronizmi dhe servilizmi i skajshëm.
Mjer ti për veten tënde dhe projeksionin tënd mbi fitimet joligjore përmes kinematografisë. Ty të solli politika. Dhe politika do të të rrënojë, ditën që nuk do të kenë nevojë për shërbimet tua. Deri atëherë, shijoje pozitën dhe mundësitë që të ka dhënë ky vend, se shtet nuk mund ta quaj. Se shteti ka ligje dhe rregulla…

Në këtë vend, ku zotëron bagëtia dhe bujqësia, unë nuk dua të krijoj. Heq dorë nga krijimi.

Pa asnjë respekt për ty dhe sojin tënd.

Ky shkrim është opinion i Arben Kasratit dhe nuk paraqet qëndrimet e KultPlus. / KultPlus.com

Arben Zharku zgjedhet anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institucionit prestigjoz European Film Promotion

Sot në mbledhjen e fundit të EFP të mbajtur në Kanë, drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës Arben Zharku është zgjedhur anëtar i bordit të drejtorëve të institucionit prestigjioz të filmit – European Film Promotion (EFP).

EFP (European Film Promotion) është një rrjet ndërkombëtar unik i 38 agjencive kombëtare të promovimit të filmave nga e gjithë Evropa që përfaqësojnë filmat dhe talentin e tyre kombëtar jashtë vendit. Me flamurin e EFP-së, këto organizata anëtare vijnë së bashku për të promovuar diversitetin dhe frymën e kinemasë, talentin evropian në festivalet dhe tregjet kryesore filmike ndërkombëtare, e veçanërisht jashtë Europës. EFP mbështetet financiarisht nga Programi Creative Europe – MEDIA e Bashkimit Evropian dhe nga organizatat e saj anëtare.

“Është nder dhe privilegj të jem pjesë e vendimmarrjes së këtij institucion kaq prestigjioz europian. Do të jap maksimumin në promovimin e filmit europian dhe veçanarisht të atij regjional. Si shteti me i ri europian është kënaqesi e madhe që Kosova merr këtë përkrahje të fuqishme europiane.” U shpreh Z. Zharku në rastin e bërjes publike të zgjedhjes së bordit të ri të EFP-së./KultPlus.com

EFP Board Meeting during the 72nd Cannes Film Festival at the Palais des Festivals on May 21, 2019 in Cannes, France. (Photo by: EFP/Kurt Krieger)

Ministri i Kulturës vizitoi shtandin e QKK-së në Berlinale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Kujtim Gashi ishte në vizitë në shtandin e QKK-së, në edicionin e 68-të të Berlinales, së bashku me kabinetin e tij, ku pati rastin të shoh tregun e filmit kosovar dhe të takojë filmbërës të ndryshëm nga Kosova dhe Shqipëria.

Ministri Gashi u shpreh i lumtur në prezencën e kinematografisë kosovare në Berlinale dhe shprehi gatishmërinë për mbështetje edhe më të madhe për filmin kosovar. Gjithashtu do të ndjek edhe shfaqjen e filmit ‘Kiem Holijanda’ nga regjisorja holandeze Sarah Veltmeyer, ku luajnë aktorët kosovarë, të cilët edhe janë të pranishëm në premierë si Florist Bajgora, Andi Bajgora dhe Arbresha Grabovci Nixha.

Poashtu sot në tregun e filmit EFM do të shfaqen dy filmat e mbështetur nga QKK, filmi ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri dhe filmi ‘Kthimi’ nga Kastriot Abdyli. Ministri Gashi do të ketë edhe takime tjera gjatë qëndrimit të tij në Berlin./KultPlus.com

Arben Zharku pjesë e jurisë në festivalin e Rotterdamit

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku do të jetë pjesë e jurisë së festivalit ndërkombëtar të filmit të Rotterdamit, në programin e industrisë të CineMart, ku edhe do të ndahet çmimi i Eurimages.

Çmimi për Zhvillimin e Bashkëpunimit Eurimages është një çmim vjetor prej 20,000 €, që i ipet një prej projekteve të përzgjedhura, që është ose do të jetë një bashkëprodhim evropian. Këtë vit rreth 16 projekte filmike kanë aplikuar për çmimin Eurimages dhe përveq drejtorit të QKK-së, pjesë e jurisë është edhe Dorien van de Pas dhe Rachel Ellis.

Tregu ndërkombëtar i bashkëprodhimit, CineMart, ka krijuar këtë platformë për t’u ofruar filmbërësve mundësinë e prezentimit të ideve e tyre në industrinë e filmit ndërkombëtar dhe për të gjetur lidhjet e duhura për financim. Ky treg do të ndaj edhe tri çmime tjera siç janë: ARTE International Prize, Wouter Barendrecht Award dhe Filmmore Post Production Award./KultPlus.com