Arnold Schwarzenegger jo vetëm aktor, merr postin e rëndësishëm në Netflix

Arnold Schwarzenegger nuk është thjesht një nga aktorët tanë më të dashur. Tashmë ai është shefi i ri i seksionit “aksion” në Netflix. E thënë më thjeshtë, njeriu që, ndër të tjera, do të vendosë se cilët do të jenë filmat aksion të platformës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një video dy minutëshe, të cilën e ka postuar edhe në Instagram.

Ai shfaqet teksa vjen me tankun e tij M47 Iron Arnie e ku shprehet “askush nuk e do aksionin aq sa unë” duke thënë se kjo është arsyeja se përse ka pranuar këtë pozicion sfidues. Schwarzenegger “premton” shumë aksion. / a2cnn / KultPlus.com

Schwarzenegger: Nuk dua që ushtarët rusë të vuajnë si babai im nazist

Ylli i kinemasë, Arnold Schwarzenegger publikoi një video nëntë minutëshe të enjten duke iu drejtuar popullit të Rusisë dhe duke i kërkuar Kremlinit t’i japë fund luftës në Ukrainë, ndërsa ka denoncuar propagandën shtetërore ruse, sipas ”The Independent”.

“Unë e di që qeveria juaj ju ka thënë se kjo është një luftë për të denazifikuar Ukrainën”, tha aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë.

”Denazifikimi i Ukrainës? Kjo nuk është e vërtetë. Ukraina është një vend me një president hebre. Një president hebre, mund të shtoj unë, tre vëllezërit e babait të tij u vranë nga nazistët. Nuk e filloi Ukraina këtë luftë. As nacionalistët dhe as nazistët. Këtë luftë e filluan ata që janë në pushtet në Kremlin”, tha ai.

Schwarzenegger foli hapur për babanë e tij, Gustav Schwarzenegger, i cili ishte nazist.

Ai diskutoi gënjeshtrat që i ishin thënë babait të tij nga qeveria si dhe ndikimi i tyre më vonë në jetën e tij, para vdekjes në 1972.

”Kur babai im mbërriti në Leningrad, ai ishte i mbushur me gënjeshtrat e qeverisë së tij”, tha Schwarzenegger.

”Dhe kur u largua nga Leningradi, ai ishte i lënduar, fizikisht dhe mendërisht. Ai e jetoi pjesën tjetër të jetës me dhimbje, dhimbje nga shpina e thyer, dhimbje nga bombardimet që i kujtonin gjithmonë vitet e tij të tmerrshme dhe dhimbje nga ndjenja e fajit. Ushtarë rusë që dëgjoni këtë video: Ju jeni në dijeni të së vërtetës për të cilën po flas. Ju e keni parë me sytë tuaj. Nuk dua që të vuani si babai im”, shtoi Schwarzenegger. / KultPlus.com

Ibrahim Rugova dhe Arnold Schwarzenegger, fotografi të rralla së bashku (FOTO)

Varrimi i Presidentit të Austrisë ishte bërë më 10 Korrik të vitit 2004.

Në këto fotografi është ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me aktorin austriako-amerikan dhe politikanin Arnold Schwarzenegger të cilët në vitin 2004 kanë marrë pjesë në varrimin e Presidentit të Austrisë Thomas Klestil.

Varrimi i Presidentit të Austrisë ishte bërë më 10 Korrik të vitit 2004. Aty kishin marrë pjesë 28 shefa të shteteve. / KultPlus.com

(Photo credit should read DIETER NAGL/AFP via Getty Images)

Arnold Schwarzenegger flet për ndryshimet klimatike: Do të asgjësohemi

Arnold Schwarzenegger ka paralajmëruar se planeti mund të “eliminohet” nga ndryshimet klimatike nëse nuk ndërmerren veprime.

Ylli i “Terminatorit” e ka krahasuar kërcënimin nga ndryshimet klimatike me shkatërrimin në filmin e tij siç ndodhë, teksa insistoi se njerëzit janë të hutuar kur vjen puna te çështjet mjedisore sepse “nuk ka shpresë” për botën.

“Askush nuk do të investojë sasi të mëdha të parave në një film që s’ka shpresë. Megjithatë, shpesh dëgjoj ambientalistë që flasin për kërcënimin real të ndryshimit të klimës…ne do të eliminohemi”, ka thënë ai.

Arnold i ka kushtuar rëndësi çështjeve mjedisore që prej një dekade dhe ka nxitur njerëzit të fokusojnë energjinë e tyre për mbrojtjen e mjedisit. / Koha.net / KultPlus.com

Arnold Schwarzenegger: Jam i tronditur dhe i trishtuar për Elizën

Aktorja e njohur shqiptare, Eliza Dushku të shtunën doli me një postim me anë të cilit tregoi se si ajo ishte ngacmuar seksualisht kur ishte 12 vjeçare, shkruan KultPlus.

Ajo tregoi se si gjatë përgatitjeve të filmit “True Lies”, Joel Kramer në atë kohë 36 vjeçar e kishte abuzuar seksualisht Elizën, 12 vjeçare. Ndërsa Krammer ka mohuar akuzat lidhur me këtë deklarim të aktores.

Deklarata e aktores ka ngjalluar reagime të shumta në botën e kinematografisë, ndërsa së fundi ka reaguar edhe aktori i njohur Arnold Shwarzenegger i cili në filmin “True Lies”, ka luajtur rolin e babait të Elizës. Ai ka thënë se ndihet krenar me kurajën e saj për shprehur publikisht historinë e saj, ndërsa tutje ka shtuar se ai nuk ka ditur lidhur me këtë ngjarje në atë kohë.

“Të gjithë ne do të kishim bërë diçka po ta dinim. Unë jam i tronditur dhe i trishtuar për Elizën, por jam gjithashtu krenar për të – përtej të qenit një talente e madhe dhe një grua mahnitëse, ajo është shumë guximshme”, ka shkruar aktori në rrjetin e tij social Twitter./KultPlus.com