Artisti transformon qoshet e braktisura të rrugëve me piktura 3D (FOTO)

Artisti francez, Scaf_oner, përdor vepra artistike imagjinative dhe çuditërisht realiste për t’i dhënë frymë të re ndërtesave të braktisura dhe qosheve të rrugëve.

Shumica e pikturave të tij mahnitëse 3D shfaqin kafshë të mëdha, por disa gjithashtu luajnë me perceptimin tonë të objekteve të pajetë.

Ne u mahnitëm nga veprat krijuese të këtij artisti të talentuar dhe vendosëm të ndajmë me ju disa nga muralet e tij 3D./KultPlus.com

Sigurimi vendoset para veprave të artit të artistit misterioz Bansky

Një këshill në Essex ka vendosur forca të sigurisë në vendin e një vepre të re të artit që dyshohet se është realizuar nga artisti misterioz, Bansky, transmeton KultPlus.

Arti i rrugës, në të cilën shfaqet një djalë që mban një shkop peshkimi dhe një maskë të kaltër të ngjitur në të, u pa për herë të parë të mërkurën (18 gusht) në një mur në Stone Pier në Harwich.

Një zëdhënës i këshillit të çarkut Tendring tha: Ne kemi kemi vendosur menjëherë sigurimin në këtë vend dhe jemi duke ndërmarrë hapa të mëtutjeshëm për të mbrojtur këtë vepër arti, përderisa po presim konfirmimin që kjo është në të vërtetë pjesa më e fundit e “Spërkatjes” së artistit në Anglinë Lindore.

Përgjatë gushtit, 10 piktura të ndryshme murale nga Bansku janë shfaqur në lokalitete të ndryshme përreth Norfolk dhe Suffolk, në atë që artisti e ka quajtur “Një spërkatje e madhe britanike”.

Banksy, i cili mbetet anonim, ende nuk ka deklaruar që vepra e artit është e tij.

Lajmi vjen pasi një tjetër mural i tij u mbulua mes frikës se mund të shihet si e pandjeshme pas vdekjes së një fëmije aty pranë.

Vepra e artit, e cila u realizua në një mur pranë plazhit Gorleston të Norfolk, përshkruan dy fëmijë në një zog të fryrë duke u lëshuar në ajër.

Në vitin 2018, tre-vjeçarja Ava-May Littleboy vdiq në plazh pasi një trampolinë në të cilën ajo kishte hipur, kishte shpërthyer.

Këshilli i Great Yarmouth Borough tha se janë pajtuar se vendimi për të mbuluar pikturën murale ishte “vendimi i duhur, duke respektuar njerëzit dhe ndjenjat e vendasve”.

Sipas këshillit, murali do të rivendoset në një datë të mëvonshme dhe të zhvendoset në një vend më të përshtatshëm./KultPlus.com

Tetë vepra të artit të rrugës të stilit Bansky po bëjnë bujë në Angli

Tetë vepra të artit të rrugës të stilit Banksy po bëjnë bujë në bregun lindor të Anglisë. Artisti anonim ende nuk i ka kërkuar ato, por a mund të ketë qenë në një “spërkatje” e Anglisë Lindore?

Shumë qytetarë janë grumbulluar për të parë tetë veprat e reja të artit që u shfaqën në qytetet bregdetare të Anglisë Lindore, transmeton KultPlus.

BBC Neës analizon se ku janë pjesët, cila është rëndësia e tyre dhe çfarë mund të ndodhë me to./KultPlus.com