Drake merr çmimin ‘Artisti i dekadës’ në ceremoninë ‘Billboard Music Awards’

Reperi i njohur Drake, në ceremoninë e ”Billboard Music Awards”, do të shpërblehet me çmimin ”Artisti i dekadës”, përcjell KultPlus.

Drake do të nderohet në ngjarjen e cila do të mbahet më 23 maj të këtij viti. Dhe ky çmim për artistin erdhi pasi ai në dhjetë vitet e fundit, i ka pushtuar top-listat muzikore të Billboard-it.

Në garën për çmimin “Artisti i dekadës”, Drake e ka mundur konkurrencën e fuqishme të përbërë nga yje të tillë si, Taylor Swift, Ed Sheeran dhe Bruno Mars. / KultPlus.com

Këngëtari Ed Sheeran shpallet ‘Artisti i Dekadës’ në Britani

Ed Sheeran sapo ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij.

Këngëtari është shpallur këngëtari më i mirë i dekadës në Britani nga “Official Charts Company”.

Këngët e tij kanë qëndruar për javë të tëra në krye të klasifikimeve dhe mbajnë rekorde klikimesh.

Tre prej projekteve të tij muzikore janë shpallur këngët e dekadës duke përfshirë “Shape Of You”, “Thinking Out Loud” dhe “Perfect”.

Ed Sheeran është artisti që ka numrin më të madh të këngëve single dhe albumeve që kanë zënë vendin e parë në tabelat britanike, 12 në total.

Këngët e tij dëgjohen masivisht në të gjithë botën dhe kjo e ka bërë që ai të jetë pjesë e listës së këngëtarëve më të paguar për vitin 2019.