Performanca e mahnitshme e Rita Orës në Shtëpinë e Operës në Sidney (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Rita Ora, e solli një performancë fantastike live nga Shtëpia e Operës në Sidney, për emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

E shoqëruar nga disa instrumentist klasik dhe një DJ në skenë, ylli i muzikës pop e interpretoi hitin e saj të fundit, “Bang Bang”, dhe ishte me të vërtetë një performancë e përkryer dhe mjaft energjike.

Përveç si mysafire muzikore, Ora gjithashtu e dha një intervistë të drejtpërdrejt nga Australia, ku foli për rolin e saj të ri si anëtare e jurisë së shout muzikor “The Voice”, adhurimin e saj për divën e muzikës Madonna, realizimin e EP albumit “Bang” në bashkëpunim me DJ Imanbek, David Guetta dhe reperin Gunna, si dhe xhirimet e videoklipit të këngës “Bang Bang” në Bullgari.

Kënga e cila e sjell këngëtaren të veshur me veshje tradicionale kosovare, është pjesë e EP albumit të ri të Rita Orës, dhe ka arritur të pozicionohet mirë në toplistat muzikore. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=1TPo4qmOUL8

Rita Ora e shkëlqyeshme në performancën e fundit live (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora mbrëmë ka performuar live në emisionin “Dancing On Ice” që transmetohet në kanalin “ITV”.

Këngëtarja e interpretoi live këngën e saj të re “Bang Bang” në edicionin special të shout “Dancing On Ice” për Ditën e të Dashuruarve.

Rita Ora dukej e mahnitshme mbrëmë e veshur e tëra në të kuqe. Ajo e dha një interpretim të mirë dhe energjik në skenë, teksa shoqërohej nga tre patinazhist artistik.

Aktualisht Ora është në Australi, ku po e xhiron edicionin e ri të talent shout, “The Voice”, ku ajo shërben si mentore. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=r50zs81MKHw

Rita Ora publikon dy këngë, ‘The One’ dhe ‘Bang Bang’ (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, pas një pauze të gjatë është rikthyer fuqishëm, shkruan KultPlus.

Në kanalin e saj në Youtube, ajo ka publikuar këngët ‘The One’ dhe ‘Bang Bang’.

Lajmin për publikimin e këtyre dy këngëve e ka dhënë vetë këngëtarja në rrjetet e saj sociale, ku ka marrur kritika mjaft të mira nga fansat e saj, të cilët ka kohë që po presin që Rita të publikoj këngët e paralajmëruara. / KultPlus.com

Dua Lipa sjellë “Bang Bang” për Patrizia Pepe (VIDEO)

Dua Lipa, ylli i ri në botën e muzikës, së fundi është bërë edhe imazh ekskluziv i fushatës reklamuese të “AW 17/18 Patrizia Pepe”, në Nju Jork, shkruan KultPlus.

Përmes një video të publikuar mbrëmë, Dua shfaqet mjaft joshëse dhe me shumë stil veshur nga brendi Patrizia Pepe, po në këtë video reklamuese Dua këndon edhe këngën “Bang Bang”, këngë kjo e krijuar nga Dua ekskluzivisht për brendin e njohur amerikan.

“Ne po ri-afirmojmë lidhjen tonë të ngushtë me botën e muzikës duke bashkëpunuar me Dua Lipën, shikoni koleksionin tonë të ri dhe shikoni filmin e plotë”, janë shprehur nga brendi në fjalë. / KultPlus.com