“Beautiful Albania”, Rama publikon foto të urës së Goricës, në Berat

Berati, qyteti i një mbi një dritareve, po mirëpret një numër gjithnjë e më të lartë turistësh, në të gjitha stinët e vitit, ndërsa qeveria po investon në disa vepra infrastrukturore në këtë zonë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto të një prej urave më të bukura të periudhës së perandorisë osmane në Shqipëri, e ndërtuar në shek. XVIII, asaj të Goricës që lidh qytetin me lagjen e të njëjtit emër.

Ajo harkohet në mes me një elegancë të theksuar, me këmbët e saj të cilat zbresin nga 10 metra lartësi mbi dy anët e shtratit të lumit Osum. Shtatë harqe, parmakë prej druri, e “dritare” të vogla, të cilat shpeshherë duken si fytyra njerëzish, i japin kësaj ure një pamje të rrallë.

Berati, tashmë qytet i UNESCO-s, të ofron ndër të tjera plot shtëpi të epokës otomane, struktura mbresëlënëse të kështjellës dhe kishave mistike dhe xhamive, të vendosura në krah të kodrave dhe maleve që kanë në mes lumin Osum.,

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet më piktoreske në zonë. Kjo kështjellë e epokës romake ulet sipër një kodre shkëmbore në bregun e majtë të lumit Osum me pamje nga qyteti i Beratit.

Numri i vizitorëve ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe ky sezon veror ka pritshmëri të lartë jo vetëm në Berat por edhe në destinacionet e tjera turistike të vendit./atsh/KultPlus.com

Christina Aguilera shpallet ikonë e muzikës

Christina Aguilera do të pranojë së shpejti njërin prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës.

Këngëtarja amerikane ka bërë të ditur se do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e People’s Choice Awards dhe të festojmë më 7 dhjetor”, ka shkruar Aguilera në rrjetet sociale.

Këngëtarja 39 vjeçare është e njohur për disa prej hiteve të saj si “Fighter” dhe “Beautiful”, dhe vite më parë është radhitur në mesin e 100 këngëtarëve me zërat më të fuqishëm të të gjitha kohërave.

Ndonëse ka pauzuar në muzikë për disa vjet me radhë, ka sjellë së fundmi një këngë në gjuhën latine, prej nga e ka edhe prejardhjen, me titullin “Somos Nada”. / KultPlus.com