Christina Aguilera shpallet ikonë e muzikës

Christina Aguilera do të pranojë së shpejti njërin prej çmimeve më prestigjioze në industrinë e muzikës.

Këngëtarja amerikane ka bërë të ditur se do të shpallet ikonë e muzikës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards” që do të zhvillohet më 7 dhjetor.

“Është nder për mua të fitojë çmimin e parë të ikonës së muzikës, këtë vit në PCA. Jam e entuziazmuar të rikthehem në skenën e People’s Choice Awards dhe të festojmë më 7 dhjetor”, ka shkruar Aguilera në rrjetet sociale.

Këngëtarja 39 vjeçare është e njohur për disa prej hiteve të saj si “Fighter” dhe “Beautiful”, dhe vite më parë është radhitur në mesin e 100 këngëtarëve me zërat më të fuqishëm të të gjitha kohërave.

Ndonëse ka pauzuar në muzikë për disa vjet me radhë, ka sjellë së fundmi një këngë në gjuhën latine, prej nga e ka edhe prejardhjen, me titullin “Somos Nada”. / KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve të People’s Choice Awards 2020

Artistët më të mirë të muzikës, filmave, televizionit dhe pop culture u mblodhën në People’s Choice Awards për më të mirin e 2020-ës.

Shfaqja, e cila u transmetua ditën e dielë, nderoi Jennifer Lopez me Çmimin e ikonës, Tracee Ellis Ross me Çmimin e ikonës së Modës dhe Tyler Perry me Çmimin e Kampionit.

Chloe x Halle dhe Justin Bieber performuan ndërsa prezantuesit ishin Addison Rae , Armie Hammer , Alison Brie , Jameela Jamil , Christina Hendricks , Bebe Rexha , Machine Gun Kelly , Sofia Carson , Tyler, dhe Tiffany Haddish .

Yjet më të nominuar të mbrëmjes ishin Justin Bieber dhe Lady Gaga, me plot 7 nominime, por cilët janë fituesit? Listën e plotë me kategoritë kryesore e gjeni më poshtë:

People’s Champion Award: Tyler Perry

Fashion Icon Award: Tracee Ellis Ross

People’s Icon of 2019: Jennifer Lopez

Filmi i 2020-ës: Fitues: Bad Boys for Life

Filmi Komedi i 2020-ës Fitues: The Kissing Booth 2

Filmi aksion më i mirë i 2020 Fitues: Mulan

Drama më e mirë Fituesi: Hamilton

Artisti më i mirë mashkull Fitues: Will Smith, Bad Boys for Life

Artistja më e mirë femër Fitues: Tiffany Haddish, Like A Boss

Artisti më i mirë në komedi Fitues: Joey King, The Kissing Booth 2

Artisti më i mirë në dramë Fitues: Lin-Manuel Miranda, Hamilton

Seriali i 2020 Fitues Grey’s Anatomy

Seriali dramatik më i mirë i 2020 Fitues: Riverdale

Seriali komedi më i mirë i 2020 Fitues: Never Have I Ever

Reality Show i 2020 Keeping Up with the Kardashians

Konkursi më i mirë televiziv i 2020 Fitues: The Voice

Artisti më i mirë mashkull në seriale Fitues: Cole Sprouse, Riverdale

Artistja më e mirë Fitues: Ellen Pompeo, Grey’s Anatomy

Artisti më i mirë në serialet komedi Fitues: Sofía Vergara, Modern Family

Artisti më i mirë mashkull për 2020 Fitues: Justin Bieber

Artistja më e mirë e 2020 Fitues: Ariana Grande

Grupi më i mirë i 2020 Fitues: BTS

Kënga e 2020Fitues: “Dynamite,” BTS

Albumi i 2020 Fitues: Map of the Soul: 7, BTS

Artisti më i mirë i muzikës country Blake Shelton

Artisti latin më i mirë i 2020 Fitues: Becky G

Artisti i ri më i mirë i 2020 Fitues: Doja Cat

Videoklipi më i mirë i 2020 Fitues: “Dynamite,” BTS

Bashkëpunimi më i mirë i 2020 Fitues: “WAP,” Cardi B ft. Megan Thee Stallion

Kolona zanore më e mirë e 2020 Fitues: “Only The Young,” Taylor Swift, Featured in Miss Americana./ KultPlus.com

Ndarja e çmimeve “People’s Choice Awards”

Aktorët Jennifer Lopez, Tracee Ellis Ross dhe Tyler Perry, u nderuan të dielën mbrëma me çmime speciale “People’s Choice Awards”, në një ceremoni e cila ndër të tjera e përfshiu një performancë të rrallë të pop yllit kanadez, Justin Bieber.

Derisa rastet me koronavirus po rritet në Shtetet e bashkuara të Amerikës, organizatorët e kësaj ngjarje kishin vendosur ta mbajnë atë në Santa Monica të Kalifornisë, përpara një audience tërësisht virtuale.

Adhuruesit, njëherë votuesit e këtyre shpërblimeve patën rastin ta shikojnë ceremoninë nga shtëpia, përmes një videokonference e cila i transmetonte fytyrat e tyre live në një ekran gjigant brenda skenës, transmeton Koha.

Tracee Ellis Ross e cila gjatë mbrëmjes u nderua me çmimin “Ikonë e modës”, e shfrytëzoi fjalimin e saj për t’i nxitur shikuesit të jenë sa më aktiv në politikë, sidomos pas zgjedhjeve të fundit në Amerikë.

Në anën tjetër, Jennifer Lopez, me ta pranuar shpërblimin e saj special “People’s Icon Award”, tha se ëndrra e saj për t’u bërë një yll i showbizit, i kishin bërë ca njerëz përreth të ndihen jo rehat.

“Si një grua latine, ne nganjëherë duhet të punojnë dy herë më shumë për t’i kapur rastet më të mira në karrierë. Nganjëherë ëndrrat dhe ambicia ime i kanë bërë njerëzit shumë nervoz. Njerëzit më thoshin, ti je një valltare prandaj nuk mund të bëhesh aktore, ose ti je aktore pse dëshiron të bëhesh edhe këngëtare. Apo ti je artiste dhe njerëzit kurrë nuk do të marrin seriozisht si afariste. Por e dini, sa më shumë që më thoshin se nuk mund të bëja diçka, aq më shumë vullnet më jepnin që t’ia arrija qëllimet e mia. Prandaj, ja ku jap sot përpara jush, shumë falënderuese kur e di se suksesi im më i madh, nuk vjen nga arkëtimet e të hollave në arkat filmike apo numri i albumeve që i kam shitur, por nga dashura që e kam ndjerë nga të gjithë ju”, deklaroi Lopez.

Ndërsa aktori, regjisori dhe producenti i shquar amerikan, Tyler Perry, në këtë ceremoni u shpërblye me çmimin “2020 People’s Champion”, i cili e nderon angazhimin e tij në fushën e bamirësisë. Në fjalimin e tij pranues, Perry tha: “Sikur të heqja dorë nga ëndrrat e mia kur isha i pastrehë dhe po flija në veturë, apo kur nuk kisha ushqim për të ngrënë, atëherë këta njerëz të mirë që po i shihni tani në ekran, nuk do të ishin pjesë e jetës sime. Këta janë njerëzit që janë të lidhur me ëndrrat dhe fatin tënd, dhe secili person e meriton t’i arrijë qëllimet e veta në jetë. Vazhdoni të punoni dhe mos u ndalni kurrë”.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ishte në mesin e të famshmëve që i prezantuan shpërblimet “People’s Choice”, dhe me këtë rast ia ndau çmimin “Emisioni më i mirë ditor”, prezantueses së njohur Ellen DeGeneres. Kjo e fundit triumfoi në këtë kategori sërish, pavarësisht dhe ky vit ishte kritik për shoun e saj “The Ellen DeGeneres Show”, pas përballjes me akuza dhe kritika për një ambient toksik të punës.

“I falënderoj të gjithë adhuruesit e mi që më kanë mbështetur vazhdimisht. Nuk di t’iu tregoj sa falënderuese jam dhe çfarë domethënie ka ky çmim për mua sivjet. Është më shumë se që mund ta imagjinoni”, citohet të ketë thënë DeGeneres.

Gjatë ceremonisë të së dielës, u nderuan yje të shumtë të tillë si: Mandy Moore e cila e fitoi çmimin “Aktorja më e mirë në dramë”, Will Smith u shpall “Aktori më i mirë”, Tiffany Haddish u emërua “Aktorja më e mirë”, Justin Bieber e fitoi çmimin “Artisti më i mirë” ndërsa Ariana Grande u shpall “Artistja më e mirë e vitit”, grupi “BTS” triumfoi në disa kategori të mbrëmjes përfshirë këtu kategorinë “Kënga më e mirë” me hitin e tyre “Dynamite”, ku e nominuar ishte edhe Dua Lipa, Doja Cat u shpall “Artistja më e mirë e re”, Jimmy Fallon e fitoi çmimin “Emisioni më i mirë i natës” dhe të tjerë.

Ceremonia “People’s Choice Awards” e cila veçohet për faktin se fituesit e të gjitha kategorive, përzgjidhen nga publiku, këtë vit u prezantua nga këngëtarja dhe aktorja, Demi Lovato. / KultPlus.com