Artistja më e mirë e zhanrit pop/r&b, Dua Lipa: Mungova për arsyse se po organizohet një shfaqje e jashtëzakonshme për të gjithë ju

Çmimet e muzikës në Mbretërinë e Bashkuar, Brit Awards, janë bërë të ditur gjatë kësaj mbrëmje, me ç’rast Dua Lipa ka triumfuar si artistja më e mirë Pop/R&B, duke lënë pas vetës yje të mëdhenj si Ed Sheeran dhe Adele shkruan KultPlus.

Lipa nuk ka qenë e pranishme në këtë mbrëmje pasi shumë shpejt pritet të fillojë turneu i saj nëpër shtetin e Amerikës. Por ajo ka shprehur emocionet e saj nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter.

Wowowow!! AKTI MË I MIRË POP
@brits
!!!! Faleminderit shumë të gjithëve që votuan!!! Edhe pse të gjithë do të donim të ishim në Londër duke festuar kështu me ju – ne kemi bërë prova që të mund të organizojmë një shfaqje të jashtëzakonshme për të gjithë ju!!
“, ka shkruar Lipa. / KultPlus.com