‘Nga fustani i paturpshëm tek veshja kafazi’, Chiara Ferragni i jep zë gruas në ‘Sanremo 2023’

Nata e parë e festivalit italian “Sanremo 2023” u mbajt të martën, dhe këtë vit festivali shënon edicionin e 73-të. Si bashkëprezantuese, Chiara Ferragni ka dhënë mesazhe të forta përmes 4 fustaneve.

Veshje për çdo mesazh që ajo dëshiroi të përcillte, nisur nga përjetimet personale të gjykimeve që ka hasur për shkakun që është grua dhe nënë gjithashtu! Ferragni ngriti zërin fort që femrat të ndjehen lirisht seksi dhe ta ekspozojnë sensualitetin e tyre, pa patur frikë nga paragjykimet, urrejtja e komentet negative! Ajo shprehu dëshirën që vajzat e vogla sot të lirohen nga “kafazi” dhe rregullat patriarkale të shoqërisë, për t’u bërë në të ardhmen gratë që ato ëndërrojnë!

“Ndjehuni të lira të thyeni rolin që shoqëria ju ka caktuar të ndiqni” ishte mesazhi i saj i fundit, për të gjitha gratë që duan thjesht të jenë vetvetja, pa u paragjykuar.

Veshja e paturpshme

Një krijim “nudo” nga Dior. Fustani, riprodhon trupin e Ferragni në një stil që të jep iluzionin e lakuriqësisë. Ky krijim është pikënisja për një reflektim të gjatë mbi trupat e grave.

Veshja kundër urrejtjes

“E shpifur”, “ E denjë për një porno”, “A je një mami eskortë”, ishin disa nga mesazhet e shkruara në fustan, që janë pikërisht komentet që blogerës i kanë ardhur në rrjetet e saj sociale.

Fustani manifest

Blogerja italiane, njëherazi edhe binzesmene kishte zgjedhur një fustan të zi të thjeshtë në dukje, ku krahëve kishte hedhur një copë të bardhë, bashkangjitur së cilës shkruhej “Mendoni të lira”. Ky ishte mesazhi i parë që bukuroshja iu drejtoi grave, në një shoqëri ku burrat “bërtasin” fort e duan të donimojnë.

Kafazi

Fundi simbolizon një kafaz, në formën e një burgu të përbërë nga paragjykimet e imponuara nga një shoqërie e cila vijon të jetë patriarkale. Prandaj, pamja e katërt është cilësuar si një shpresë për brezat e grave të ardhshme, të cilave u përket edhe Vittoria, vajza e dytë e blogeres./KultPlus.com

Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuesja e Festivalit të ardhshëm të Sanremos

Chiara Ferragni do të jetë bashkë-prezantuesja e Festivalit të ardhshëm të Sanremos. Prezantuesi i Sanremos, Amadeus e njoftoi lajmin në “Tg1” duke specifikuar se Chiara do të bashkëprezantojë me të mbrëmjen e parë dhe të fundit, përkatësisht atë të së martës më datë 7 dhe atë të së shtunës më 11 shkurt 2023.

“Zyrtarizojmë pjesëmarrjen e sipërmarrëses më të madhe dixhitale në Sanremo”, tha dirigjenti dhe drejtori artistik.

“Faleminderit Amadeusit që më donte në krahun e tij për të hapur dhe mbyllur Sanremon e 2023-it”, ka shkruar menjëherë Chiara Ferragni në Instagram, duke postuar një foto me prezantuesin.

Edicioni i 73-të i Sanremos, i planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt, do të ketë si protagonist të parë Ferragnin, e ndjekur nga “ushtria e saj” prej mbi 27 milionë ndjekësish, duke konkretizuar aludimet që ajo tashmë ishte një nga emrat që u përfolën për bashkëprezantues të mundshëm.

Edicioni i 73-të i Sanremos, i planifikuar nga data 7 deri më 11 shkurt, do të ketë si protagonist të parë Ferragnin, e ndjekur nga “ushtria e saj” prej mbi 27 milionë ndjekësish, duke konkretizuar aludimet që ajo tashmë ishte një nga emrat që u përfolën për bashkëprezantues të mundshëm.

Bashkëshorti i saj Fedez, i cili mori vendin e dytë në Sanremo në 2021 së bashku me Francesca Michielin nuk ka qëndruar dot pa reaguar.

“Gruaja ime do prezantojë, urime dashuria ime” tha ai duke bërtitur i lumtur për arritjen e saj. / Konica.al / KultPlus.com

“Nëse nuk mban perla sa je e re, mos i vendos ato kur të martohesh”

Thënie të veçanta nga Chiara Ferragni:

“Vetëbesimi i vërtetë mendoj se buron prej fëmijërisë. Nëse ke kaluar një fëmijëri të lumtur, nëse prindërit të kanë bërë të ndihesh speciale, gjatë gjithë jetës ke për t’u ndjerë gjithmonë speciale”.

“Shprehu për veten tënde. Tregoje se kush je. Nëse nuk mban perla sa je e re, mos i vendos ato kur të martohesh”.

“Ndërmerr rreziqe dhe provo gjëra të reja”.

“Personaliteti për mua është deklarata më e fortë”.

“Mos u mendo shumë. Fotot më të mira kapen në mënyrë natyrale”.

“Disa persona më kanë dashur, disa të tjerë më kanë urryer. Ama të gjithë më kanë ndjekur në rrjetet sociale”.

“Kur vjen puna tek çdo gjë që dëshiron të bësh në jetë, atëherë duhet ta bësh me pasion. Suksesi mund të vijë, por vjen në fund. Gjëja më e rëndësishme është që ti të bësh atë që dëshiron të bësh”.

“Ki durim, nëse diçka është e shkruar të ndodhë, do të ndodhë. Sa herë jam munduar t’i nxis gjërat të shkojnë siç kam dashur unë, asnjëherë s’kanë shkuar ashtu”.

“Rregulli i vetëm që unë kam, është të jem sa më e veçantë dhe spontane të jetë e mundur. Unë nuk do ta vishja asnjëherë diçka, me të cilën nuk do të ndihesha rehat”./bota.al/ KultPlus.com

Blogerja Chiara Ferragni zgjedh këngën e njohur shqiptare për projektin e saj

Blogerja e njohur Chiara Ferragni në projektin e saj të fundit “The Atlas of Beauty” (Atlasi i bukurisë) ka zgjedhur si kolonë zanore këngën e njohur shqiptare “Në zaman t’asaj furie”.  Projekti i Chiara Ferragni është një udhëtim mbresëlënës përmes 500 portreteve të grave nga e gjithë bota, fotografuar nga Mihaela Noroc.

“Ne zaman t’asaj furie” interpretuar nga duoja shqiptare në Itali Kole Laca and Beatriçe Gjergji është zgjedhur për të shoqëruar videon me portrete nga e gjithë bota. Blogerja e njohur herë pas herë ka treguar lidhjet e saj me shqiptarët, kohë më parë në një video, ajo madje ka përmendur disa fjalë shqipe, duke ju drejtuar kujdestares së djalit saj me origjinë shqiptare.

Gjithashtu në videot e saj ajo shihet shpesh në shoqërinë e një vajze nga Shqipëria, që është mikeshë e familjes Ferragni. Kujtojmë gjithashtu se pak muaj më parë Ferragni uroi në shqip edhe këngëtaren e njohur Dua Lipa. /Diasporashqiptare/ KultPlus.com

Beauty

Just a short reminder during these difficult times: never forget that we live in a world with so much beauty!Thank you so much to amazing Chiara Feriani for this awesome video. Music by Shkodra Elektronike

Gepostet von The Atlas of Beauty am Dienstag, 20. Oktober 2020

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMihaelaNorocPhoto%2Fvideos%2F360111871991967%2F&show_text=0&width=317