Blogerja Chiara Ferragni zgjedh këngën e njohur shqiptare për projektin e saj

Blogerja e njohur Chiara Ferragni në projektin e saj të fundit “The Atlas of Beauty” (Atlasi i bukurisë) ka zgjedhur si kolonë zanore këngën e njohur shqiptare “Në zaman t’asaj furie”.  Projekti i Chiara Ferragni është një udhëtim mbresëlënës përmes 500 portreteve të grave nga e gjithë bota, fotografuar nga Mihaela Noroc.

“Ne zaman t’asaj furie” interpretuar nga duoja shqiptare në Itali Kole Laca and Beatriçe Gjergji është zgjedhur për të shoqëruar videon me portrete nga e gjithë bota. Blogerja e njohur herë pas herë ka treguar lidhjet e saj me shqiptarët, kohë më parë në një video, ajo madje ka përmendur disa fjalë shqipe, duke ju drejtuar kujdestares së djalit saj me origjinë shqiptare.

Gjithashtu në videot e saj ajo shihet shpesh në shoqërinë e një vajze nga Shqipëria, që është mikeshë e familjes Ferragni. Kujtojmë gjithashtu se pak muaj më parë Ferragni uroi në shqip edhe këngëtaren e njohur Dua Lipa. /Diasporashqiptare/ KultPlus.com

Beauty

Just a short reminder during these difficult times: never forget that we live in a world with so much beauty!Thank you so much to amazing Chiara Feriani for this awesome video. Music by Shkodra Elektronike

Gepostet von The Atlas of Beauty am Dienstag, 20. Oktober 2020

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FMihaelaNorocPhoto%2Fvideos%2F360111871991967%2F&show_text=0&width=317

“Yll Deti”, kënga më e re nga Hazz x Bllind (VIDEO)

“E kalume” ishte kënga me të cilët dolën për herë të parë në skenë këngëtarët Hazz x Bllind, duke pasuar pas pak muajsh me “Latina” e cila ju solli mjaft sukses. Nuk vonoi shumë që këngëtarët të sjellin këngën e radhës e cila vjen me një titull mjaftë të veçantë, “Yll Deti”, shkruan KultPlus.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarët, ndërsa kënga është realizuar në studion e Genc Prelvukaj, ku kompania e këtij të fundit “BlackFish” ka realizuar edhe videoklipin.

Nën ritme të lehta e me një videoklip veror, kënga të mbetet në mendje qysh në dëgjimin e parë.

Hazz x Bllind kanë hyrë fuqishëm në treg, ku për pak muaj kanë sjell tri projekte radhazi. Duket sikur fundin e vitit këngëtarët do ta kurorëzojnë me një tjetër projekt surprizë. / KultPlus.com

Me sharki, interpreton këngë shqipe para publikut francez

Duket se shqiptarët çdo herë e më shumë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur në shumë fusha studimi dhe duke zotëruar potencialitet në vendin ku ata kanë zgjedhur të jetojnë.

Njëri nga ta është edhe Enris Qinami, i cili studimet e para i mori në Shqipëri dhe në Francë për muzikë klasike.

Por, në një event në Francë, Enrisi ka zgjedhur të bëhet një përfaqësues i muzikës tradicionale shqiptare.

Me një instrumentit muzikor krejt të veçantë si sharkia, me elementë të sazes dhe këngët me tekste shqip, ai është i vetmi përfaqësues që interpreton e kultivon këtë lloj muzike për publikun francez.

Ai është shprehur se muzika e mirëfilltë shqiptare është vlerë e rrënjëve tona.

“Muzika tradicionale është një shikim në pasqyrë e vetvetes. Ajo ruan memorien kolektive në disa forma: së pari në tekstet dhe së dyti në melodi”, tha Enrisi.

Duket se artistët shqiptarë janë ambasadorë të kulturës në vendet ku jetojnë dhe punojnë dhe Enris Qinami është një i tillë, duke na përfaqësuar në Francë dhe shumë vende të tjera të Evropës. /Albinfo.ch. / KultPlus.com

Fotografia e Enris Qinami
Fotografia e Enris Qinami
Fotografia e Enris Qinami
Fotografia e Enris Qinami
Fotografia e Enris Qinami
Fotografia e Enris Qinami

Rita dhe Vera Ora vallëzojnë me këngën e Dhurata Dorës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është edhe adhuruese e këngës shqipe, këtë shpesh e ka treguar përmes videove ku shfaqet duke vallëzuar e kënduar me këngë të ndryshme shqipe, shkruan KultPlus.

Së fundmi, mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, publikoi një video në Instagram, ku shfaqej teksa vallëzonte me Ritën me këngën “Zemër” të Dhurata Dorës dhe Soolking.

 “Java e vallëzimit për ditëlindjen e nënë Orës, mirënjohëse për shëndetin dhe familjen”, shkroi Vera në mbishkrimin e kësaj video, duke ua kujtuar edhe kështu ndjekësve që sot feston ditëlindjen e saj të 54-të. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7UQUYbFgfo/