Dua Lipa përkrah Elton John në kopertinën “Hitmakers 2022” të magazinës Variety: Mos jam duke ëndërruar

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John, ndërsa së fundmi kjo dyshje ka bërë bujë të madhe me dhuntinë e tyre të gërshetuar, shkruan KultPlus.

Kënga e dyshes së njohur ishte renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson. Kjo këngë e mahnitshme është performuar edhe në skenën e stadiumit “Dodger”, në një mënyrë brilante, teksa ishte edhe surprizë ndaj fansave që kur e panë Lipën në skenë, brohoritën në masë të madhe. John e ka nderuar Lipën në mënyrën më të mirë të mundshme, pikërisht në koncertin e tij të fundit.

Teksa, kjo dyshe e fuqishme po merr vëmendje anembanë botës me zërat e tyre magjik që vinë të gërshetuara mrekullueshëm, nuk ka munguar as edhe një fotosesion për kopertinën e magazinës Variety.

Me mbishkrimin “Hitmakers 2022”, ata kanë pozuar këndshëm përkrah njëri-tjetrit. Energjia e tyre e madhe portretizohet edhe nëpërmjet fotografive, të cilat Lipa i ka postuar në rrjetet sociale, pak minuta më parë.

“DUA ❤️ ELTON~ U zgjova nga gjumi 13 orësh për të parë këtë kopertinë dhe më bëri të pyesja nëse ende po ëndërroja? Faleminderit @variety që na keni vendosur në kopertinën e “Hitmakers 2022” – do duhet të krijoj kartolina festash me këtë në të 💌💌💌💌“, ka shkruar ylli botëror, Lipa.

Më poshtë KultPlus ua sjell fotografitë e realizuara nga Peggy Sirota. / KultPlus.com

‘Cold heart’ nga Dua Lipa dhe Elton John, më e kërkuara në Shazam për vitin 2022

Apple Music publikoi listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2022. Kënga “Stay” e Kid Laroi dhe Justin Bieber ishte më e dëgjuara për këtë vit, sipas të dhënave te Apple.

Kënga “Stay” e cila ishte në krye të listës së 100 këngëve më të pëlqyera për 7 javë gjatë verës, ishte më e pëlqyera edhe në listën botërore të platformës Apple Music. “Stay”, qëndroi kënga më e pëlqyer tek platforma Apple Music për 51 ditë rresht.

“Cold Heart” e kënduar nga Dua Lipa dhe Elton John ishte kënga më e kërkuar në aplikacionin Shazam. “We Don’t Talk About Bruno” nga muzikali “Encanto” ishte kënga me tekstin më të lexuar për vitin 2022, sipas platformës Apple Music.

Të dhënat tregojnë edhe për rritjen e popullaritetit të këngëve jo në gjuhën angleze. Këngët afrikane kanë shënuar rritje në kërkimet e Shazam ndërsa këngët në gjuhën japoneze patën rritje mes teksteve më të lexuara.

Në nëntor, Apple Music kurorëzoi superyllin e regetonit, portorikanin Bad Bunny, si “Artistin e Vitit” falë albumit të tij të fundit, “Un Verano Sin Ti,” i cili u bë albumi më i Igjuar në Apple Music për vitin 2022 dhe albumi më i suksesshëm i muzikës latine i të gjitha kohërave./VOA/ KultPlus.com

Dua Lipa dhe Elton John me një energji të paparë, interpretojnë “Cold Heart” në Los Angeles (VIDEO)

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John, shkruan KultPlus.

Kënga e dyshes së njohur ishte renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson. Kjo këngë e mahnitshme është performuar mbrëmë në skenën e stadiumit “Dodger”, në një mënyrë brilante, teksa ishte edhe surprizë ndaj fansave që kur e panë Lipën në skenë, brohoritën në masë të madhe.

Të përqafuar së bashku, dyshja e shijoji momentin deri në maksimum. Pamjet e tyre vezulluese morën vëmendje tjetër të veçantë, duke shpërfaqur kështu një elegancë moderne që pa masë i shkonte dukjes së tyre në skenë.

Performanca u transmetua ‘live’ në platformën Disney+. Ndërsa, në koncertin e John që shënohet si i fundit i tij, përveç muzikantëve të tjerë, ai nderoi edhe këngëtaren shqiptare Dua Lipa.

“Cold Heart” erdhi në një mënyrë tejet të fuqishme, në një stadium të mbushur deri në pykë. Krejtësisht në mënyrë të drejtpërdrejt, zëri i tyre buçonte deri në kulm, teksa të pranishmit kërcenin me buzëqeshje të shumta në fytyrë.

Më poshtë KultPlus ua sjell një segment të shkurtër të kësaj performance. / KultPlus.com

Për herë të parë, Dua Lipa në vendin e parë në platformën ‘iTunes’ në Amerikë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, dhe suksesi i saj i madh po vazhdon çdo ditë, shkruan KultPlus.

Dueti i publikuar me Elton John rezultoi në fund të jetë një këngë që po dëgjohet anë e mbanë botës.

“Zemër e ftohtë” nga Elton John dhe Dua Lipa ka arritur zyrtarisht numrin 1 në listën e këngëve të iTunes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Kjo është edhe hera e parë kur Dua Lipa renditet e para në tabelë, me më së shumti dëgjime.

Albumi “Future Nostalgia” po vazhdon të dëgjohet shumë dhe Lipa shpesh herë po gjendet në top 10-shen e artistave më të dëgjuar brenda një ditë nëpër platforma të ndryshme të muzikës. /KultPlus.com

Image

‘Cold Heart’ e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britaninë e Madhe

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë sukseset e këngës së saj të fundit ‘Cold Heart’ në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

E lumtur për këtë, Dua ka bërë një postim në Instagram, në të cilin u shpreh është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që ylli i muzikës pak ditë më parë hyri në mesin e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21 bashkë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora./KultPlus.com

Dua Lipa dhe Elton John publikojnë këngën e re “Cold Heart”

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po vazhdon të jetë aktive me projektet e reja muzikore.

Sot ajo dhe Elton John sapo publikuan këngën “Cold Heart” që u lansua remix por pa videoklip, shkruan KultPlus.

‘Zemra E ftohtë’ me @eltonjohn është e juaja tani !!. Elton ti je miku im dhe heroi im dhe kurrë nuk kam menduar se do të isha në gjendje ta them ndonjëherë këtë në një fjali. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tënde. Mirënjohëse për të bërë muzikë me ju në këtë jetë”, shkroi Dua në përshkrimin e postimit.