Këngëtarja Dhurata Dora pjesë e festivalit ‘SunnyHill’

Emra të njohur të industrisë së muzikës botërore do të mblidhen së bashku për të performuar në Festivalin “SunnyHill”, shkruan KultPlus.

Skepta, AJ Tracey, Diplo dhe Elvana Gjata, Burak Yeter, Mahmood, Regard, Kida, Ghetto Geasy, Onat, Cozman, Kamal, Romeo Blanco, Ledri Vula, Emir Taha, Yll Limani dhe J Blavin janë konfirmuar deri më tani si artistët pjesëmarrës në këtë festival, i cili do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Ndërkaq së fundi, përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Instagram, SunnyHill ka konfirmuar se Dhurata Dora është artistja e radhës që do të jetë pjesë e këtij festivali./ KultPlus.com

Rita dhe Vera Ora vallëzojnë me këngën e Dhurata Dorës (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është edhe adhuruese e këngës shqipe, këtë shpesh e ka treguar përmes videove ku shfaqet duke vallëzuar e kënduar me këngë të ndryshme shqipe, shkruan KultPlus.

Së fundmi, mamaja e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, publikoi një video në Instagram, ku shfaqej teksa vallëzonte me Ritën me këngën “Zemër” të Dhurata Dorës dhe Soolking.

 “Java e vallëzimit për ditëlindjen e nënë Orës, mirënjohëse për shëndetin dhe familjen”, shkroi Vera në mbishkrimin e kësaj video, duke ua kujtuar edhe kështu ndjekësve që sot feston ditëlindjen e saj të 54-të. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B7UQUYbFgfo/

Dhurata Dora e ftuar në koncertin e Soolking në Algjeri, performon para një publiku gjigand

Reperi i njohur algjerian Abderraouf Derradji, i njohur me emrin e artit Soolking, i cili për publikun shqiptar njihet me këngën “Zemër”, bashkëpunim ky me këngëtaren shqiptare Dhurata Dora, mbrëmë ka mbajtur një koncert para mijëra fansave në Algjeri, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert e ftuar për të performuar bashkëpunimin e tyre “Zemër” ishte edhe këngëtarja Dhurata Dora.

Performanca e tyre u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku të cilët këndonin njëzëri me artistët.

Koncerti është transmetuar live në televizionin algjerian. Për këtë koncert ka shkruar edhe BBC, por me një tjetër qasje. BBC ka njoftuar se në këtë koncert pesë persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri tjetrin. 21 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital njoftuan gazetat vendase.

Soolking konsiderohet artisti më i mirë në Algjeri me famë në të gjithë botën arabe me një aktivitet që e ka zhvilluar në Francë. Hiti i Soolking dhe Dhurata Dora “Zemër” ka arritur të hyjë në top listat e Francës.

Në videon e publikuar më poshtë, Dhurata dora shfaqet gati në fund të koncertit, në minutën 1:44:50. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4606&v=aCSneKrgyTc