Nesër mbani sytë nga qielli, eklipsi diellor dhuron spektakël

Ditën e nesërme do të ndodhë eklipsi diellor. Hëna do të qëndrojë midis Tokës dhe Diellit duke sjellë një nga ngjarjet më spektakolare astronomike ndonjëherë.

Ata që nuk do të jenë në gjendje ta ndjekin ngjarjen nga një pozicion i favorshëm në Tokë, do të mund të lidhen me faqen e Teleskopit Virtual, i cili do të ndjekë eklipsin drejtpërdrejt me komentin e astrofizikantit Gianluca Masi.

Fenomeni do të zgjasë rreth dy orë: do të fillojë nga ora 11:15 deri në 11:35 dhe do të përfundojë rreth orës 13:20.

Masat për shikimin e eklipsit – Shikimi i Diellit me sy të lirë nuk është i këshillueshëm, pasi rrezatimi i dritës (edhe ai i padukshëm) mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në shikim edhe nëse ylli është pjesërisht i errësuar. Prandaj, duhet të shmanget absolutisht shikimi i diellit me sy të lirë. Më mirë të blini filtra dhe syze speciale, të disponueshme edhe në internet me një çmim të ulët. Nëse nuk i keni mund të përdorni edhe syze saldatori.

Çfarë lloj eklipsi është Eklipsi diellor i 25 tetorit është pjesë e të ashtuquajturës familje Saros, një seri eklipsesh të ndara nga njëri-tjetri me një interval prej 6585 ditësh, i barabartë me 18 vjet, 10 ditë dhe 8 orë (ose 18 vjet, 11 ditë dhe 8 orë, në varësi të sa vite të brishtë bien në intervalin kohor).

Të gjitha eklipset që i përkasin familjes Saros janë shumë të ngjashme me njëri-tjetrin, pasi Hëna është afërsisht në të njëjtin pozicion në lidhje me nyjen e saj (pika, domethënë, ku orbita e satelitit tonë kryqëzon atë të Tokës) dhe në të njëjtën distancë nga toka. Për më tepër, eklipset e Saros ndodhin gjithmonë pak a shumë në të njëjtin vit. / KultPlus.com

Eklipsi diellor në fundjavë, NASA shpërndan pamjet mahnitëse

Këtë fundjavë NASA ka paralajmëruar që të mbahen sytë drejt qiellit. Kjo pasi më 21 Qershor pritet që të ndodhë eklipsi diellor.

Agjencia hapësinore amerikane ka shpërndarë një video mahnitëse, duke treguar se si do të duket “unaza e zjarrit” që do të krijohet në fundjavë.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna është shumë larg nga Toka dhe mbulon pothuajse plotësisht diellin, çka rezulton në një unazë zjarri që rrethon Hënën që në ato momente është plotësisht e errësuar.

Megjithatë, ky eklips nuk do të jetë i dukshëm për pjesën europiane. Ngjarja mund të shikohet nga Afrika Qendrore, Arabia Saudite, Kina jugore e deri tek Oqeani Paqësor.

Qytetarët në këto vende mund të shohin vetëm një pjesë të eklipsit. / KultPlus.com

Eklipsi diellor dhe ai hënor do të ndodhin në qershor

Përkundër të gjitha lajmeve të këqija që lidhen me pandeminë e koronavirusit, përgatituni për disa shfaqje mjaft të mahnitshme që do të ndodhin në qiell!

Ata që do t’i kthejnë sytë kah qielli, brenda më pak se një javë do të mund të shikoni disa spektakle radhazi, nisur prej eklipsit të pjesshëm të hënës “Penumral” që ishte më 5 dhe 6 qershor, e deri te eklipsi diellor “Annular” që do të ndodhë më 21 qershor.

Këtë vit, qytetarët kudo në botë do të jenë në gjendje që të mahnitemi me gjashtë eklipse në total, katër hënore, të cilat do të jenë të pjesshme, dhe dy diellorë, një eklips vjetor më 21 qershor dhe një eklips total më 14 dhjetor.

Një eklips ndodh kur drita e një trupi qiellor pengohet nga një trup tjetër, pasi trupi e hedh një hije në trupin e tretë.

Kur bllokohet drita e diellit nga hëna, ne vërejmë një eklips diellor në tokë, dhe kur toka është rreshtuar mes diellit dhe hënës, ajo hedh një hije në hënë, dhe ne jemi dëshmitarë të një eklipsi hënor.

Rreth 35 për qind e të gjitha eklipseve hënore janë penumrale, 30 për qind të pjesshme dhe 35 për qind janë të plota. Ato mund të vëzhgohen me sy në mënyrë të sigurt, kështu që ata janë një trajtim për adhuruesit e qiellit!

Eklipsi hënor penumral ndodh kur hëna shtrihet në hijen e sipërme ose në hijen e jashtme të tokës, dhe mund të jetë mjaft delikate.

E ky eklips është parë më qartë nga Azia, Evropa, Antarktida, Afrika, Australia dhe jugperëndimi i Amerikës së Jugut. Ka filluar më 5 qershor në orën 17:45:51, arriti kulmin në 19:24:55, ndërsa përfundoi në 19:24:55.

Eklipset diellore mund të jenë të katër llojeve, të plota, të pjesshme, rrethore dhe hibride.

NASA ka shpjeguar se ato ndodhin një herë në 18 muaj dhe ofrojnë një mundësi të përsosur për ta studiuar kurorën e Diellit, që është shtresa e saj e lartë.

Më 21 qershor, hëna do të rreshtohet në mënyrë të përkryer midis diellit dhe tokës për eklipsin diellor rrethor dhe unaza e jashtme e diellit do të mbetet e dukshme, në atë që njihet si “unaza e zjarrit”.

Eklipsi i plotë diellor do të jetë i dukshëm nga pjesa e Afrikës dhe pamje të pjesshme do të ketë në Evropën Juglindore, teksa do të shihet më së miri nga Azia, Afrika, Veriu në Australi, Oqeanet Paqësore dhe Oqeani Indian.

Eklipsi do të arrijë kulmin në orën 12:10 të mëngjesit dhe do të zgjasë 3 orë e 18 minuta.

Këto ngjarje duhet të mbeten kujtime të veçanta, kështu që mos harroni t’i mbroni sytë tuaj. /AFP / KultPlus.com