Nesër mbani sytë nga qielli, eklipsi diellor dhuron spektakël

Ditën e nesërme do të ndodhë eklipsi diellor. Hëna do të qëndrojë midis Tokës dhe Diellit duke sjellë një nga ngjarjet më spektakolare astronomike ndonjëherë.

Ata që nuk do të jenë në gjendje ta ndjekin ngjarjen nga një pozicion i favorshëm në Tokë, do të mund të lidhen me faqen e Teleskopit Virtual, i cili do të ndjekë eklipsin drejtpërdrejt me komentin e astrofizikantit Gianluca Masi.

Fenomeni do të zgjasë rreth dy orë: do të fillojë nga ora 11:15 deri në 11:35 dhe do të përfundojë rreth orës 13:20.

Masat për shikimin e eklipsit – Shikimi i Diellit me sy të lirë nuk është i këshillueshëm, pasi rrezatimi i dritës (edhe ai i padukshëm) mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në shikim edhe nëse ylli është pjesërisht i errësuar. Prandaj, duhet të shmanget absolutisht shikimi i diellit me sy të lirë. Më mirë të blini filtra dhe syze speciale, të disponueshme edhe në internet me një çmim të ulët. Nëse nuk i keni mund të përdorni edhe syze saldatori.

Çfarë lloj eklipsi është Eklipsi diellor i 25 tetorit është pjesë e të ashtuquajturës familje Saros, një seri eklipsesh të ndara nga njëri-tjetri me një interval prej 6585 ditësh, i barabartë me 18 vjet, 10 ditë dhe 8 orë (ose 18 vjet, 11 ditë dhe 8 orë, në varësi të sa vite të brishtë bien në intervalin kohor).

Të gjitha eklipset që i përkasin familjes Saros janë shumë të ngjashme me njëri-tjetrin, pasi Hëna është afërsisht në të njëjtin pozicion në lidhje me nyjen e saj (pika, domethënë, ku orbita e satelitit tonë kryqëzon atë të Tokës) dhe në të njëjtën distancë nga toka. Për më tepër, eklipset e Saros ndodhin gjithmonë pak a shumë në të njëjtin vit. / KultPlus.com

Eklipsi Hënor: Pamje të bukura mbi qiellin e Prishtinës

Një eklips hënor është duke ndodhur mbi qiellin e Prishtinës.

Si mund ta shihni eklipsin?

Është krejtësisht e sigurt për të parë një eklips hënor me sy të lirë, sipas Petro. “Kjo është gjëja më e mirë për eklipset hënore është se ju nuk keni nevojë për pajisje tjetër përveç një pasion dhe interes për të qenë jashtë dhe një horizont të qartë,” tha tha Noah Petro, shefi i Laboratorit të Gjeologjisë Planetare, Gjeofizikës dhe Gjeokimisë të NASA-s.

Për kushte optimale shikimi, shmangni dritat edhe ndërtesat e larta që mund të pengojnë shikimin tuaj, tha ai. Ndërsa kulmi i eklipsit mund të zgjasë vetëm për një kohë të shkurtër, tonet e ngjyrës së kuqërremtë të hënës do të ndryshojnë gjatë natës, sipas Petro. Këto ndryshime e bëjnë këtë fenomen qiellor interesant për t’u parë gjatë gjithë eklipsit dhe jo në një moment të caktuar, tha ai. / KultPlus.com

‘Hëna e Kuqe’ – eklipsi më i gjatë në 580 vitet e fundit ndodhë sot

Eklipsi i sotëm i pjesshëm i Hënës do të zgjasë rreth tre orë e gjysmë, ku edhe do të jetë më i gjati që ka ndodhur ndonjëherë në shekullin XXI, shkruan KultPlus.

Hëna do të bjerë në hijen e Tokës për kohëzgjatjen më të gjatë që nga shekulli i 15-të, duke u ofruar shikuesve një mundësi unike për të vëzhguar një eklips hënor.

Një eklips i pjesshëm hënor ndodh kur hija e Tokës nuk e mbulon plotësisht Hënën. Në këtë rast, 97 për qind e sipërfaqes së Hënës do të mbulohet.

Në total, ngjarja do të zgjasë rreth gjashtë orë nëse matni nga momenti që një eklips i pjesshëm fillon në vendndodhjen e parë dhe përfundon në vendndodhjen përfundimtare.

Sipas një raportimi nga gazeta britaneze, The Indepedent, një eklips i tillë pritet të ndodhë në vitin 2699. /KultPlus.com

Eklipsi i pjesshëm diellor i 10 qershorit mund të shihet në internet

Eklipsi i parë diellor i këtij viti do të ndodhë të enjten e 10 qershorit, por që shumë pak do të shihet në Evropë.

Ky fenomen do të shihet më së miri në Kanadanë lindore, Rusinë lindore dhe Groenlandë, ku nuk do të duket i plotë, por unazor. Kjo varet nga distanca e Diellit dhe Hënës nga planeti ynë.

Kur ndodh një eklips dhe sateliti ynë, gjatë orbitës së tij, është në një pozicion relativisht larg Tokës siç është në 10 qershor, madhësia e dukshme nuk është e mjaftueshme për të errësuar të gjithë diskun e Diellit.

Efekti është i një Hëne që duket se “hyn” në Diell, duke lënë një kurorë të jashtme të yllit tonë të zbuluar, të cilit i jepet emri sugjerues i unazës së zjarrit.

Kushdo që dëshiron të vëzhgojë këtë “fetë” të errët të Diellit duhet të mos shikojë drejtpërdrejt në yllin tonë, as me dylbi dhe as me sy të lirë, pa përdorur një filtër diellor të përshtatshëm. Syzet e diellit  dhe pajisje të ngjashme nuk mbrojnë aspak nga rreziqet që lidhen me vëzhgimin e diellit.

Ata që duan të shohin unazën e zjarrit me gjithë shkëlqimin e saj mund të ndjekin eklipsin drejtpërdrejt në faqen e Projektit Virtual Telescope ( The Virtual Telescope Project).

Takimi me eklipsin tjetër diellor është caktuar për 4 Dhjetor dhe për ta parë drejtpërdrejt do të duhet të shkosh në Antarktidë! / KultPlus.com

Eklipsi i rrallë i ‘Superhënës së luleve’, pamje mahnitëse nga e gjithë bota (FOTO)

Në mbarë botën, mbrëmjen e 26 majit, në qiell u dallua hëna e plotë më spektakolare e vitit. Kjo datë shënoi jo vetëm një superhënë, por edhe një eklips hënor, ose të ashtuquajturën “hëna e gjakut”, transmeton KultPlus.

Sipas NASA-s, një “hënë gjaku” ndodh gjatë një eklipsi hënor total, kur Toka është e pozicionuar drejtpërdrejt midis Hënës dhe Diellit.

Krahas eklipsit hënor u dallua edhe Hëna e plotë e majit, që njihet gjithashtu si “Hëna e luleve”, e quajtur kështu për shkak të shumëllojshmërisë së luleve në këtë periudhë.

Fotogaleria e mësipërme shfaq disa nga imazhet më marramendëse të këtij fenomeni, që u bë i dukshëm në shumë vende të Azisë, Australisë, si dhe në pjesën më të madhe të SHBA-së.

“Do ta mbrojë me sytë e Zotit, si një perlë në pikë të lotit” (VIDEO)

Këngët e Alban Skenderajt janë dëgjuar sa e sa herë, ndërsa përmes melodive e teksteve të këngëve, ai ndër vite ka përcjellur përplot emocion tek dëgjuesit që i kanë qëndruar besnik tash e sa kohë.

Ani pse krijimtaria e këngëtarit Alban Skenderaj është mjaft e pasur me shumë balada e këngë ritmike, kënga “Eklipsi” është një nga ato këngët qe edhe sot dëgjohet. KultPlus sot ju përcjellë videon dhe tekstin e kësaj kënge.

Ndoshta më nuk ia vlen
Të humbas në sytë e tu
Jo ti s’ke pse gënjen
I qartë shkrimi në blu
Se kur hëna diellin e fsheh
Veç rrezet i mbulon
Për një çast freskia të deh
Por eklipsi shpejt mbaron

Ndoshta më nuk ia vlen
Të zgjohem me mendjen tek ti
Ose nisesh e vjen
Por unë fluturoj që të vij

Sepse ndryshe s’do të kishte mbarim
Zjarr i fshehur në ujë
Më ndihmo engjëlli i im….
Zjarrin ta shpëtoj

Jo nuk dua ta pranoj(ta pranoj)
Fati të na ndajë,
huuuuuuu uuuuu
Dua ta mbroj(ta mbroj) dashurinë e saj
refreni
Do ta mbroj me sytë e Zotit
Si një perlë në pikë të lotit
heeeeeeeeeeej
Do ta mbroj
Të jetojë
Dashuri e saj.

Ndoshta më nuk ia vlen
Ndoshta më nuk ia vlen
të zgjohem me mendjen tek ti
dua pranë të të kem
pa mall pa largësi
Ndryshe s’do kishte mbarim
Zjarr i fshehur në ujë
Më ndihmo engjëlli im
Zjarrin ta shpetoj

Jo nuk dua ta pranoj
Fati te na ndaj
Dua ta mbroj dashurinë e saj

refreni 2x
Do ta mbroj me sytë e zotit
si nje perlë ne pikë te lotit
do ta mbroj te jetoj
dashurinë e saj
(Nanararararanananananananananananana)