Ekspertët në ShBA: Vetëm maska pambuku, jo ato sintetike

Shkencëtari, Christopher Zangmeister, pranë Institutit Kombëtar Amerikan të Standarteve dhe Teknologjisë, thotë: “studimi më i fundit na bind se maskat me përbërje pambuku vlejnë më shumë se maskat e tjera”.

Këto maska thithin sasi më të vogla uji gjatë frymëmarrjes së një personi, duke krijuar një mjedis të lagësht brenda maskës. Nëse grimca të vogla, mikroskopike kalojnë përmes maskës, ato absorbojnë një pjesë të lagështisë dhe rriten, duke bërë që të qëndrojnë më gjatë në maskë. Ndërsa maskat e tjera sintetike, nuk e duan ujin dhe nuk absorbojnë asnjë grimcë, duke bërë që ato të mos kenë asnjë filtrim dhe rrjedhimisht i fusim në organizëm gjatë frymëmarrjes.

Pjesë e studimit ishin maskat prej pambuku të cilat konsiderohen 35% më efikase, njëkohësisht zgjedhje më e mirë. Pastaj ishin edhe maskat me përbërje sintetike, poliestre, najloni dhe me pëlhurë me fije artificiale përkundër maskave me një efekt mbrojtës më të dalluar janë maskat e njohura si N95 që mundësojnë filtrim më të sigurt për qytetarët. / KultPlus.com

Ekspertët konstatojnë: Kafeja e mëngjesit është e nevojshme

Hulumtuesit e universitetit të Baltimores “Johns Hopkins” kanë konstatuar që kafeja e mëngjesit vërtet është e nevojshme, sidomos në rastet kur jemi mësuar me të, sepse në të kundërt mund të vihen re simptoma të krizës së abstinencës.

Ekipi i ekspertëve amerikanë thekson që një filxhan kafe në ditë çon në varësi nga kafeina, stimulimit më të përhapur në botë.

Profesori i psikiatrisë, i cili ka udhëhequr këtë studim, Roland Griffiths ka treguar se njerëzit të cilët nuk pinë dozën e tyre ditore mund të vuajnë nga një sërë simptomash të krisës së abstinencës, nga dhembja e kokës deri te plogështia, vështirësitë në përqendrim, madje mund të ndiejnë sikur janë me grip me të vjella dhe dhembje të muskujve.

“Shumë njerëz as që janë të vetëdijshëm sa shumë kafeinë marrin,” thotë Lynn Goldman, dekani i “Shchool of Public Health” pranë “George Washington University”.

Si pasojë, njerëzit mund të kenë probleme me pagjumësinë, tretjen, apo shtypjen e gjakut.

Të sfidosh “hegjemoninë” e kafesë sot mund të paraqesë një detyrë të rëndë për një planet që konsumon 120 000 tonë kafe në vit.

Për shumicën e konsumuesve të kafesë, dobia kryesore e saj është se, nëpërmjet stimulimit të përqendrimit, të ndihmon të bësh më shumë. /KultPlus.com

Ekspertët: Ndotja e ajrit sjell më shumë vdekje nga koronavirusi

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se dëmtimi i shëndetit të njerëzve nga ndotja e ajrit pritet ta rrisë shkallën e vdekshmërisë nga koronavirusi.

Dihet që ajri i ndotur shkakton dëmtim të mushkërive dhe të zemrës dhe është shkaktar i së paku tetë milionë vdekjeve të hershme për çdo vit. Ky dëmtim i shëndetit nënkupton që infeksionet e organeve të frymëmarrjes, ku përfshihet edhe koronavirusi, mund të kenë ndikim më të madh te banorët e qyteteve dhe te personat që janë të ekspozuar ndaj tymit helmues.

Megjithatë, niveli i ndotjes së ajrit në Kinë dhe Itali, që janë ndër vendet më të goditura, për fat të mirë ka rënë kohëve të fundit, kryesisht për shkak të kufizimit të lëvizjeve dhe ndërprerjes së punës në fabrika ndotëse.

Një ekspert amerikanë ka thënë se numri i viktimave në Kinë do të mund të ishte shumë më i vogël, nëse cilësia e ajrit në këtë shtet do të ishte më e mirë, shkruan “The Guardian”. /KultPlus.com

Lufta e Tretë Botërore do të bëhet për ujë

Në Ditën Botërore të Ujit, ekspertët politikë dhe shkencëtarët nga Forumi Botëror Ekonomik publikuan raportin në të cilin theksojnë se në të ardhmen luftërat do të zhvillohen për shkak të këtij lëngu të çmueshëm.

Sa më shumë të kalojë koha, popullata botërore do të shtohet, ndërsa burimet e ujit do të jenë gjithnjë e më të pakta, që do të jetë çark për konflikte në gjithë botën. / Koha.net / KultPlus.com