Festivali Coachella sjellë në skenë Beyoncén dhe Eminem

Festivali i muzikës në Kaliforni, tashmë ka publikuar listën e emrave pjesëmarrës, në të cilën përfshihen emra të njohur si Beyonce, Eminem, The Weekend dhe dhjetëra yje të tjerë të zhanrit pop dhe rap, përcjellë KultPlus.

Festivali i njohur, i cili do të mbahet në bazat e Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, do të zhvillohet gjatë dy fundjavave në muajin prill, në fundjavën e parë të festivalit që do të mbahet më 13 deri më 15 prill. Fundi i dytë i Coachella do të zgjasë nga 20 deri më 22 prill.

Beyoncé është tërhequr nga skena e festivaleve dhe performancat live nga turneu i saj i “Formation”, që nga viti 2016. Ylli i R & B u tërhoq nga performancat live vitin që shkoi, pas lindjes së binjakëve Rumi dhe Sir. Ajo po kthehet në këtë festival me performancë live pas një kohë të gjatë.

Dy emrat e tjerë të njohur janë Eminem, i cili do të prezantohet me albumin e tij të rikthimit “Revival” , me të cilin ka arritur të kryesoj listat si në SHBA dhe Britani të Madhe, ashtu edhe The Weekend, i cili gjithashtu mund të ketë projekte të reja që vijnë pas albumit të tij të suksesshëm të vitit 2016.

Coachella, i cili filloi në vitin 1999, është bërë një nga festivalet më të suksesshme të muzikës amerikane. I dashur nga kreatorët dhe yjet e famshme, tradicionalisht ka tërhequr rreth 250,000 njerëz gjatë dy fundjavave të saj në luginën e Indio pranë Palm Springs./ KultPlus.com

Eminem dhe Beyonce publikojnë këngën “Walk on Water” (VIDEO)

Eminem ka bashkuar forcat me Beyonce.

Kurd y yje si këta dytë bashkohen, asgjë e keqe as edhe nuk mund të mendohet. “Ëalk on Ëater” është kënga që dyshja e solli dje, pa një videoklip zyrtar deri tani, shkruan KultPlus.

Ka kohë që është menduar një bashkëpunim i tillë. Beyonce, si mbretëreshë, është e para në këngë duke kënduar / I walk on water/But I ain’t no Jesus… I walk on water, but only when it freezes/.

Kënga është e para që e nisë albumin e radhës të Eminemit, pas “The Marshall Mathers LP2” në vitin 2013-të.

Eminem njihet për bashkëpunimet e tij me këngëtaret femra. Me Didon para disa vitesh ai solli “Stan”, më pas me Sian e solli “Beautiful Pain”, me Pink e solli bashkëpunimin “Revenge”, ndërsa tani po komentohet ardhja e re e duos me “Walk on Water”. / KultPlus.com

Eminemi fiton rastin ndaj një partie politike që përdori këngën e tij në fushatë

Një parti politike në Zelandën e Re është urdhëruar që t’ia paguajë më shumë se 400 mijë dollarë reperit amerikan, Eminem për përdorimin e muzikës të ngjashme me hitin e tij të vitit 2002 “Lose Yourself” në një reklamë televizive gjatë zgjedhjeve nacionale.

Partia Nacionale kishte shkelur të drejtat autoriale, duke e lëshuar këngën gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2014, të cilin e kishin titulluar “Eminem Esque”, raporton Reuters.

Një gjykatë në Zelandën e Re ka gjetur se partia kishte kopjuar në thelb këngën “Lose Yourself”, transmeton Koha.net.

Partia Nacionale e kishte përdorur këtë këngë 186 herë gjatë fushatës para se ta largonte atë nga transmetimi, ka thënë Gjykata. / KultPlus.com

Eminem me këngë kundër Trumpit (VIDEO)

Me “Freestyle” që zgjat vetëm 4.5 minuta Eminemi ka bërë ndoshta njërën prej kritikave më të ashpra ndaj presidentit të SHBA-së Donald Trumpit në hip-hop.

Ai kritikon presidentin për qëndrimin e tij ndaj migracionit, kontrollit të armëve dhe katastrofave natyrore.

Në fjalët e tij 44 vjeçari i referohet parardhësit Barack Obama, për të cilin ka pasur më shumë mbështetje se presidenti i 45-të.

Ai këndon: “Më mirë mbështesim Obamën/ pasi ai që është në zyrë tani/ një kamikaz që mund të shkaktojë holokaust bërthamor”. / KultPlus.com