Ed Sheeran për Eminem: Ai më shëroi belbëzimin tim

Ed Sheeran ka pohuar se këndimi rap me albumin e Eminem të vitit 2000 ‘The Marshall Mathers LP’ e “kuroi” belbëzimin e tij.

Fituesi 32-vjeçar i Grammy-t, i cili që atëherë ka bashkëpunuar dhe performuar me ikonën e repit, ka zbuluar se duhet falënderuar Eminemin, për ndihmën për të rregulluar pengesën e tij në të folur.

Ed tha: “Ai shëroi belbëzimin tim. Unë mendoj se është ndryshe me Eminem sepse ai është mjaft i izoluar, nuk sheh apo takon kaq shumë njerëz. Unë e njoh atë tani për gjashtë vjet dhe kemi bërë tre këngë së bashku, kam luajtur me të dy herë në skenë. Ai është një person tjetër me të cilin kam lidhje, pasi ai ende jeton në qytetin e tij të lindjes dhe ka ekosistemin e tij rreth tij.” / KultPlus.com

Eminem refuzoi tetë milionë euro për të performuar në Kupën e Botës në Katar

Reperi amerikan, Eminem refuzoi një pasuri të tërë për të performuar në finalen e Kupës së Botës 2022 në Katar, sipas 50 Cent.

Dyshja e reperëve patën një shans për të performuar pasi Lionel Messi dhe Argjentina shijuan fitoren në Lindjen e Mesme dhe do të ishin shpërblyer financiarisht në shumën prej 7.5 milionë funtesh (8.5 milionë euro).

Duke qenë pjesë e shfaqjes ikonë ‘Super Bowl’ vitin e kaluar, 50 Cent foli për ofertën këtë javë – për të cilën ai ishte më se i lumtur të pranonte, transmeton DailyStar.

“Për shkak të Super Bowl, mora një ofertë për Kupën e Botës dhe ata kishin një buxhet prej 9 milionë dollarësh”, tha 50 Cent.

“Unë do të kisha marrë një dhe pastaj tetë të tjerët do të ishin për të (Eminem)”, tha reperi.

Ai shtoi se në një bisedë me menaxhmentin e Eminem, ata thanë: “Ai nuk do ta pranoj këtë”.

Ndeshjes, në të cilën Argjentina mundi Francën me penallti, u parapri nga ceremonia e mbylljes së turneut që kishte disa akte këndimi.

Një bashkëpunim u zhvillua mes këngëtares portorikane Ozuna dhe reperit francez Gims, me interpretues të tjerë duke përfshirë Rahma Riad, Nora Fatehi, Manal dhe Balqees.

Performimin e himneve kombëtare e bënë vokalistja argjentinase Lali Esposito dhe egjiptianja Farrah Eldibany.

Ndër artistët që refuzuan të performonin në Kupën e Botës në Katar, gjë që mund të ishte bërë për kritikat ndaj historisë së tyre për të drejtat e njeriut dhe pikëpamjes mbi marrëdhëniet e të njëjtës gjini janë: Shakira, Dua Lipa dhe Rod Stewart. / KultPlus.com

Fakte rreth jetës së Eminemit

Eminem ka fituar çmimin Oscar, Grammy (për kategori të ndryshme), si dhe ka marrë kurorën për ‘Artistin e Dekadës’, nga Billboard Award (2000-2010) si dhe ka shitur miliona albume në mbarë botën.

Gjenialiteti i tij si tekst-shkrues dhe ekspertiza e tij në mikrofon nuk mund të mohohet assesi. Marshall Mathers i njohur ndryshe si Eminem i cili megjithatë ka disa fakte interesante nga jeta e tij që tregojnë përbërjen e tij si njeri.

Kujtojmë se sot ai feston 50 vjetorin e lindjes.

Ai zgjedh fjalë nga fjalori

Tani e dimë pse është kaq i mirë me tekste. Si një muzikant i ri para se të arrinte majat, Eminemi shikonte në faqet e fjalorit që të bënte rima komplekse që të tjerët nuk i bënin.

Eminemi ka qenë viktimë e ngacmimeve shoqërore

Si fëmijë, Eminemi ishte rrahur aq keq nga një ngacmues sa që i kishte rënë të fikët në banjën e shkollës së tij dhe pastaj kishte qëndruar në koma për një kohë. Kjo ka ndodhur për shkak se ai ishte një fëmijë i bardhë që është rritur në një lagje që ishte e banuar kryesisht nga zezakët.

Ai ka fjetur në momentin që e ka fituar çmimin Oscar

Kur Marshall e ka fituar çmimin Oscar për këngën ‘Lose Yourself’ ai nuk ka qenë prezent në ndarjen e çmimeve. Në vend të kësaj ai ishte duke fjetur në krevatin e tij në Detroid, pasi që kishte shikuar filma vizatimor me vajzën e tij.

Ai ka ngelur në klasën e nëntë disa herë

Jo njëherë, as dy herë por saktësisht tre herë. Ai nuk ka kaluar klasën e nëntë 3 herë para se të braktiste shkollën e mesme. Kush e di, ndoshta shumica prej nesh jemi më të mençur se Eminemi.

Ai është i turpshëm dhe i mbyllur në vetvete

Edhe pse ai ka bërë beteja publike në Hip Hop me reperë të shumtë me tekste të vrazhda, Eminemi në realitet nuk është aq i zhurmshëm si mund ta paramendojmë. Si fëmijë artisti ishte një person i mbyllur në vetvete dhe iu ka dashur të ndërrojë shumë vendbanime si dhe shkolla. Slim Shady asnjëherë nuk ka pasur shumë miq dhe ka qëndruar më shumë i vetmuar.

Kur Dr. Dre e kishte takuar Eminemin , nuk e kishte ditur që ai është i bardhë

Kur Dr. Dre kishte dëgjuar incizimin e Eminemit për herë të parë ai ishte impresionuar nga aftësitë rimuese të tij dhe pa hezitim kishte lënë një takim për ta takuar artistin asokohe, shkruan syri. Në takimin e tyre të parë, Dre dhe të gjithë të tjerët ishin shokuar se Eminemi në fakt ishte i bardhë.

Ai gati vdiq nga një mbidozë e drogës

Po të mos ta merrte emergjenca pas një mbidoze të drogës nga Eminemin ai do të vdiste në vitin 2006. Artisti që ishte në mbidozë do të vdiste po të arrinte vetëm dy orë më vonë në spital pasi organet e tij kishin filluar të dështonin./ KultPlus.com

Eminem befason fansat, u shërben pasta

Reperi i njohur amerikan, Marshall Mathers i njohur me pseudonimin e tij artistik Eminem, ka bërë dje një paraqitje surprizë në hapjen madhështore të restaurantit të tij ”Mom’s Spaghetti”, i hapur në qytetin e Detroit-it, përcjell KultPlus.

Ishte e papritur pasi nuk ishte paralajmëruar më parë që Eminem do të ishte i pranishëm në hapjen e restaurantit, e aq më pak t’u shërbente mysafirëve.

Ndërkohë, ai iu servoi disa nga pastat e tij të veçanta për fansat e tij më të përkushtuar.

Ata filluan të rreshtohen rreth orës 10 të mëngjesit, shtatë orë para hapjes së shpallur. Rreth orës 4 pasdite, një orë para hapjes, dhjetëra fansa u thirrën në dritaren e shërbimit, në rrugicën midis Asamblesë së Unionit të sapohapur dhe Fillmore Detroit, ku u shërbyen pastat nga vetë reperi. / KultPlus.com

Eminemi publikon një video të shkurtër të këngës për filmin “Venom 2”

Eminem ka njoftuar një bashkëpunim të ri për filmin “Venom 2”.

Në mediat sociale, Marshall Mathers ndau një instrumental 18 sekondash të një ekipi të ri me Skylar Grey, Polo G dhe Mozzy. Luan mbi një grafikë të logos “Venom 2” para se klipi të transformohet për të zbuluar emrat e atyre që marrin pjesë në këngën e re.

Në mbishkrim, Eminem etiketoi bashkëpunëtorët e tij dhe faqen zyrtare të “Venom 2” në Tëitter.

Admiruesit spekuluan javën e kaluar se Eminem ishte gati të lëshonte një album të ri më 1 tetor pasi të dhëna nga bashkëpunëtorët e ngushtë – përfshirë Skylar Grey – u shfaqën në internet. Sidoqoftë, Venom 2 do të shfaqet në kinematë amerikane në të njëjtën datë, duke sugjeruar se është data kur do të arrijë bashkëpunimi i ri.

Eminem bojkoton çmimet ‘Grammy’

Është një ndër artistët që ka bërë histori në Grammy por Eminem nuk do të marrë pjesë në eventin e famshëm të ndarjes së çmimeve. Reperi e ka bërë të qartë qëndrimin e tij gjatë viteve, dhe tashmë, në vazhdën e polemikave mbi procesin e nominimeve, fansat i janë rikthyer një interviste në të cilën reperi shpjegon se përse beson se organizatorët përdorin artistët e hop hop-it.

Ai thotë se i përdorin artistët si një “pikë shitjeje”, por kurrë nuk iu japin çmime. “Jam lodhur duke e parë. Për çfarëdo arsye, ata gjithmonë se mund të fitoni albumin e vitit. Unë u ula në shtëpi këtë vit për Grammy dhe pashë që Jay dhe Kendrick nuk e morën atë çmim, dhe ndjeva se njëri prej tyre duhej ta merrte”, duke iu referuar eventit të 2017-ës ku Bruno Mars mundi dy ikonat e hip hopit duke marrë çmimin për albumin e vitit, transmeton KultPlus.

The Funniest Reactions to Eminem's Performance at the Oscars

“Mos na sillni më këtu që të na përdorni si shitje për shfaqjen tuaj dhe t’i mbani njerëzit në ankth çdo herë. Mos më kërkoni më të vij. Përgjigja ime është “Jo” për njëqind milionë vjet, nuk do të marr më kurrë pjesë në Grammy”, është shprehur i revoltuar reperi i famshëm. / KultPlus.com

Dy dekada pas ‘8 Mile’, Eminem rikthehet në aktrim

Pothuajse dy dekada pasi bëri debutimin e tij në “8 Mile”, ku fitoi Oscar për këngën më të mirë, Eminem po i rikthehet aktrimit.

Reperi i famshëm është bashkuar me mikun e tij 50 Cent për dramën e tij të fundit, Black Mafia Family (BMF). Eminem do të interpretojë White Boy Rick (djalin e bardhë Rick) në një nga episodet e “BMF”, të prodhuar dhe drejtuar nga 50 Cent.

“Unë jam i nderuar dhe mirënjohës që miku im i mirë Em po mbështet shfaqjen time të re BMF,” tha 50 Cent në një deklaratë. “Ne nuk mund të bënim një shfaqje të bazuar në Detroit pa përfshirë legjendën që është Eminem.”, transmeton KultPlus.

Richard Wershe Jr., i njohur si White Boy Rick, ishte një informator i FBI-së, i cili që kur ishte vetëm 14 vjeç, shiste drogë dhe armë si anëtar i një bande të Detroitit ku ai ishte infiltruar. Wershe, tani 52 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm për drogë, para se të lirohej në qershor të vitit 2020 me kusht.

Një film për jetën e tij, White Boy Rick, u publikua në vitin 2018 me protagonist Matthew McConaughey.

BMF, i prodhuar nga 50 Cent, bazohet në dy vëllezër, Demetrius “Big Meech” Flenory dhe Terry “Southwest T” Flenory, të cilët u ngritën nga rrugët e Detroitit jugperëndimor në fund të viteve 1980 dhe krijuan një nga familjet kriminale më me ndikim në vend.

Kasti i BMF gjithashtu përfshin aktorë si Russell Hornsby, Michole Briana White, etj. Gjithashtu Snoop Dogg dhe La La Anthony do të shfaqen në serialin, premiera e së cilit pritet të shfaqet në shtator. / KultPlus.com

Eminem ka publikuar versionin ‘delux’ të albumit të tij

Reperi i famshëm në skenën ndërkombëtare, Eminem ka gëzuar fansat e tij nëpërmjet ri-publikimit të albumit të tij, shkruan KultPlus.

Eminem ka sjellur versionin delux të albumit “Music to be murdered by”, e cila ka dallime nga publikimi i muajit janar.

Në versionin e ri, ai ka bashkëpunuar me reperët Dr Dre, Ty Dolla Sign dhe Skylar Gray, duke sjellur gjithsej 16 këngë për dëgjuesit e tij.

Përbrenda këtij albumi, Eminem ka lansuar edhe klipin e ri “Gnat”, e cila është një reference ndaj pandemisë.

Një të pa pritur për publikime albumesh, reperi e ka bërë edhe në vitin 2018 me “Kamikaze”. / KultPlus.com

Pink dhe Eminem sjellin ‘Revenge’ (VIDEO)

Pink dhe Eminem, yjet e muzikës botërore kanë publikuar videoklipin e shumëpritur të këngës së tyre, ‘Revenge’, shkruan KultPlus.

Kohë më parë në një intervistë, Pink kishte treguar se si e kishte ftuar në bashkëpunimin reperin e famshmëm dhe se kur ky i fundit kishte pranuar ajo kishte ndjerë emocione të mëdha pasiqë pohon të jetë fanse e tij qysh prej kohësh.

Pak kohë më parë, Eminem publikoi edhe albumin e tij të fundit, i cili u prit mjaft mirë nga publiku. Ndërkaq Pink nuk ka qenë edhe shumë aktive në skenën muzikore. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=w6KbNftPd0c

Eminem publikon një numër në të cilin mund ta telefonojnë fansat (FOTO)

Rep këngëtari i njohur Eminem ka publikuar në llogarinë e tij në Twitter një numër në të cilin mund ta telefonojnë fansat e tij, shkruan KultPlus.

Eminem është një nga reperët më të njohur në botë. Ai është i njohur për muzikën dhe tekstet e tij që e kanë vënë në majet e zhanrit rep.

Reperi është mjaft i njohur po ashtu edhe për publikun shqiptar. /KultPlus.com

Eminem befasoi fansat me një album të ri

Reperi i famshëm Eminem, ka befasuar fansat e tij duke plasuar albumin e tij më të ri, shkruan KultPlus.

Reperi nuk kishte paralajmëruar më parë se është në përgatitje të allbumit të tij.

Ndërsa lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram. Ku tregoi se albumi i titulluar ”Music to be Murdered by” u publikua dhe se është i bindur që ky album do të lë nam në industrinë e muzikës.

I frymëzuar nga Alfred Hitchcock, regjisori dhe producenti i famshëm anglez, Eminem ka pozuar me një sëpatë në kokë nga njëra anë dhe një pistoletë nga ana tjetër.

Albumi ka të njëjtin titull me albumin e parë dhe të vetëm të Hitchcock, të titulluar gjithashtu “Music to be Murdered by”.

Albumi i Eminem-it përmban bashkëpunime me Ed Sheeran, Skylar Grey, Q-Tip, Denaun, White Gold, Young M.A, Royce Da 5’9 “, Black ThoughtKXNG Crooke, Joell Ortiz, Don Toliver, Anderson .Paak dhe Juice WRLD. / KultPlus.com

Rita Ora do të mirëpriste një bashkëpunim me Eminemin

Rita Ora do ta mirëpriste një takim me reperin amerikan Eminem.

Ajo sot ka shkruar në Instagram se më 1 mars do të sjellë këngën e re me një mysafir special, derisa nuk e ka konfirmuar se për kënd bëhet fjalë, transmeton Koha.net.

Një fanse e saj e ka pyetur në Instagram nëse bëhet fjalë për Eminemin, ajo i është përgjigjur se do të mirëpriste një bashkëpunim me reperin e mirënjohur.

“Të lutem tregoj Eminemit se është shumë i mirëpritur”, ka shkruar Rita Ora në koment.

Më 1 mars Rita Ora do të lënsojë këngën “Only Want You”.

Eminemi lanson ‘freestyle’ 11 minutësh

Eminem ka lansuar një projekt të ri “freestyle” me gjatësi rreth 11 minuta.

Eminemi flet për kohën e tij në rrugët e Detroitit, teksa u inspirua nga filmi i tij “Bodied” me rep beteja.

“Gjithmonë kam shikuar në rep beteja si gara ku objektivi i vetëm është shkatërrimi komplet i kundërshtarit dhe demolimi i tij, e të kënaqesh me reagimin e publikut”, u shpreh Marshall Mathers.

Ai më pas ka treguar se do të dëshironte që të sfidohej në një sulm terrorist në koncert, dhe thotë se nuk do të ndalonte performimin.

Reperi nga Detroiti është producent në filmin “Bodied” me regjisor të Joseph Kahn.

“Freestyle” pason lansimin në gusht të albumit befasues “Kamikaze” që u bë albumi numër një në Billboard 200.

Fakte rreth jetës së Eminemit

Eminem ka fituar çmimin Oscar, Grammy (për kategori të ndryshme), si dhe ka marrë kurorën për ‘Artistin e Dekadës’, nga Billboard Award (2000-2010) si dhe ka shitur miliona albume në mbarë botën.

Gjenialiteti i tij si tekst-shkrues dhe ekspertiza e tij në mikrofon nuk mund të mohohet assesi. Marshall Mathers i njohur ndryshe si Eminem i cili megjithatë ka disa fakte interesante nga jeta e tij që tregojnë përbërjen e tij si njeri.

Ai zgjedh fjalë nga fjalori

Tani e dimë pse është kaq i mirë me tekste. Si një muzikant i ri para se të arrinte majat, Eminemi shikonte në faqet e fjalorit që të bënte rima komplekse që të tjerët nuk i bënin.

Eminemi ka qenë viktimë e ngacmimeve shoqërore

Si fëmijë, Eminemi ishte rrahur aq keq nga një ngacmues sa që i kishte rënë të fikët në banjën e shkollës së tij dhe pastaj kishte qëndruar në koma për një kohë. Kjo ka ndodhur për shkak se ai ishte një fëmijë i bardhë që është rritur në një lagje që ishte e banuar kryesisht nga zezakët.

Ai ka fjetur në momentin që e ka fituar çmimin Oscar

Kur Marshall e ka fituar çmimin Oscar për këngën ‘Lose Yourself’ ai nuk ka qenë prezent në ndarjen e çmimeve. Në vend të kësaj ai ishte duke fjetur në krevatin e tij në Detroid, pasi që kishte shikuar filma vizatimor me vajzën e tij.

Ai ka ngelur në klasën e nëntë disa herë

Jo njëherë, as dy herë por saktësisht tre herë. Ai nuk ka kaluar klasën e nëntë 3 herë para se të braktiste shkollën e mesme. Kush e di, ndoshta shumica prej nesh jemi më të mençur se Eminemi.

Ai është i turpshëm dhe i mbyllur në vetvete

Edhe pse ai ka bërë beteja publike në Hip Hop me reperë të shumtë me tekste të vrazhda, Eminemi në realitet nuk është aq i zhurmshëm si mund ta paramendojmë. Si fëmijë artisti ishte një person i mbyllur në vetvete dhe iu ka dashur të ndërrojë shumë vendbanime si dhe shkolla. Slim Shady asnjëherë nuk ka pasur shumë miq dhe ka qëndruar më shumë i vetmuar.

Kur Dr. Dre e kishte takuar Eminemin , nuk e kishte ditur që ai është i bardhë

Kur Dr. Dre kishte dëgjuar incizimin e Eminemit për herë të parë ai ishte impresionuar nga aftësitë rimuese të tij dhe pa hezitim kishte lënë një takim për ta takuar artistin asokohe, shkruan syri. Në takimin e tyre të parë, Dre dhe të gjithë të tjerët ishin shokuar se Eminemi në fakt ishte i bardhë.

Ai gati vdiq nga një mbidozë e drogës

Po të mos ta merrte emergjenca pas një mbidoze të drogës nga Eminemin ai do të vdiste në vitin 2006. Artisti që ishte në mbidozë do të vdiste po të arrinte vetëm dy orë më vonë në spital pasi organet e tij kishin filluar të dështonin./ KultPlus.com

Eminemi publikon videoklipin e radhës (VIDEO)

Pas publikimit të videoklipit “Fall” ditë më parë, reperi i mirënjohur amerikan, Eminem ka sjellë me videoklip edhe një këngë nga albumi i ri.

“Lucky You” tani vjen edhe me videoklip. Këtë këngë ai e sjell në bashkëpunim me Joyner Lucas.

Kjo këngë është pjesë e albumit të tij të ri “Kamikaze” që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm./KultPlus.com

Eminemi konfirmon datën e videoklipit të radhës

Pas publikimit të videoklipit “Fall” ditë më parë, reperi i mirënjohur amerikan, Eminem ka konfirmuar datën e videoklipit të radhës.

Përmes rrjeteve sociale ai ka konfirmuar se të mërkurën, më 12 shtator, e sjell me videoklip “Lucky You”, në bashkëpunim me Joyner Lucas, transmeton Koha.net.

“Video e ‘Lucky You’ me Joyner Lucas publikohet të mërkurën”, ka shkruar shkurt Eminemi.

Kjo këngë është pjesë e albumit të tij të ri “Kamikaze” që ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm./KultPlus.com

‘Fall’, kënga më e re nga Eminem (VIDEO)

Reperi me famë botërore, Eminem po është aktiv me projekte muzikore. Ai ka publikuar këngën e re të titulluar “Fall”(bie), të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Kjo këngë është shkëputur nga albumi ‘Kamikaze’, e që menjëherë pas lansimit është pëlqyer nga publiku.

Theksojmë se albumi, i cili është realizuar në bashkëpunim me legjendarin Dr. Dre, përbëhet nga 13 këngë, një nga të cilët ka qenë pjesë e filmit “Venom” të Tom Hardyt./KultPlus.com

Pasuria e reperit Eminem shumëfishohet

Reperi Eminem është pa dyshim një nga reperët më të pëlqyer në mbarë botën. Emri i tij i vërtetë është Marshall Bruce Mathers, teksa lindi më 17 tetor të vitit 1972.

Ai u bë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës hip-hop në botë, teksa njëherësh shquhet edhe si një prej reperëve më të pasur. Pasuria e tij u rrit veçanërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes me producentin Dr. Dre, ku filloi të shfaqë popullaritetin në vitin 1999 me “The Slim Shady LP”, me të cilin ai e fitoi shpërblimin e parë Grammy për albumin më të mirë Rap.

LOS ANGELES, CA – APRIL 13: Recording artists Eminem performs onstage at the 2014 MTV Movie Awards at Nokia Theatre L.A. Live on April 13, 2014 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images for MTV)

Ndërsa është pikërisht albumi i tij “Marshall Mathers LP”, i cili vazhdon të jetë ndër më të shiturit, dhe shquhet pa dyshim si më i shituri në histori.

Kjo ka ndikuar që edhe pasuria e reperit të rritet dukshëm, shkruan Telegrafi.

Sipas vlerësimeve të fundit, vlera neto e pasurisë së Eminemit është 190 milionë dollarë.

Bebe Rexha flet për takimin e parë me Eminemin, shumë kohë pas bashkëpunimit

Më 2013 këngëtarja shqiptare Bebe Rexha kishte filluar të shkruante këngën e quajtur “Monster Under My Bed” që ishte e destinuar për albumin e saj debutues.

“‘The Monster’ ishte ankthi dhe depresioni im. Është një këngë për mua kur kam thënë, ‘kjo jam unë. Nuk po ndryshoj, dhe duhet ta pranoj”, është shprehur Bebe Rexha për BBC.

Demo origjinale e përfshinte edhe Florence + The Machine, por këngëtarja kishte ndjenjën se atyre rreshtave më së miri shpirt do iu jepte reperi i mirënjohur, Eminem, për çka thotë se kishte të drejtë.

Ai e shndërroi këngën në një hit botëror, duke arritur numrin një në top listat e 23 vendeve. Gjithashtu edhe Rihanna e kishte zëvendësuar atë në refren.

Dhe përkundër këtij bashkëpunimi, Bebe Rexha nuk e kishte takuar Eminemin, dhe këtë e kishte bërë pas një kohe të gjatë.

“Në intervistat e mia të mëparshme njerëzit më pyesnin ‘si është Eminemi? dhe unë iu ktheja ‘nuk e di, s’e kam takuar’”, shprehet ajo.

Kjo më në fund ndryshoi në muajin maj të këtij viti, kur Eminemi e kishte ftuar atë të performonte në festivalin Coachella këngën “The Monster”.

“Ishte aq bukur. E shikoja atë në prova dhe thosha, ‘oh Zot! Është kaq bukur me të taku. Ai më tha, ‘nuk është bukur të më takosh mua’, dhe ia ktheva, ‘po është’”, shprehet Bebe Rexha./ KultPlus.com

Bebe Rexha dhe Eminem performojnë së bashku në Coachella (VIDEO)

Festivali Coachella Valley Music and Arts Festival tashmë ka filluar dhe po mbledh rreth vetës emra të njohur të muzikës.

Në skenën e këtij festivali është ngjitur edhe këngëtarja Bebe Rexha për të performuar së bashku me Eminem këngën “The Monster”, shkruan KultPlus.

Këngëtarja Bebe Rexha edhe pas performancës ka qenë e shokuar nga ky bashkë interpretim. Këngëtarja e cila ka qenë edhe bashkë autore e tekstit “The Monster” asnjëherë nuk e kishte menduar se do të performonte në skenë së bashku me këngëtarin.

Ajo përmes llogarisë së saj në Twitter ka shkruar në lidhje me këtë interpretim.

“Posa performova ‘The Monster’ së bashku me Eminem në Coachella. E kam shkruar këtë këngë në vitin 2013 në një kohë kur mendoja se nuk do arrija që t’i realizoj ëndrrat e mia. Pesë vite më vonë, heroi im më ftoi në një nga skenat më të mëdha botërore për të kënduar këtë këngë që ka shumë kuptim për mua.”, ka shkruar këngëtarja Bebe Rexha.

https://www.youtube.com/watch?v=cJRaoYpqlFY

Në skenë për të performuar këngë të ndryshme gjatë këtij koncerti Eminem kishte ftuar edhe këngëtar të tjerë si: Dr Dre, Skylar Grey, 50 Cent, e shumë të tjerë./ KultPlus.com

Festivali Coachella sjellë në skenë Beyoncén dhe Eminem

Festivali i muzikës në Kaliforni, tashmë ka publikuar listën e emrave pjesëmarrës, në të cilën përfshihen emra të njohur si Beyonce, Eminem, The Weekend dhe dhjetëra yje të tjerë të zhanrit pop dhe rap, përcjellë KultPlus.

Festivali i njohur, i cili do të mbahet në bazat e Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, do të zhvillohet gjatë dy fundjavave në muajin prill, në fundjavën e parë të festivalit që do të mbahet më 13 deri më 15 prill. Fundi i dytë i Coachella do të zgjasë nga 20 deri më 22 prill.

Beyoncé është tërhequr nga skena e festivaleve dhe performancat live nga turneu i saj i “Formation”, që nga viti 2016. Ylli i R & B u tërhoq nga performancat live vitin që shkoi, pas lindjes së binjakëve Rumi dhe Sir. Ajo po kthehet në këtë festival me performancë live pas një kohë të gjatë.

Dy emrat e tjerë të njohur janë Eminem, i cili do të prezantohet me albumin e tij të rikthimit “Revival” , me të cilin ka arritur të kryesoj listat si në SHBA dhe Britani të Madhe, ashtu edhe The Weekend, i cili gjithashtu mund të ketë projekte të reja që vijnë pas albumit të tij të suksesshëm të vitit 2016.

Coachella, i cili filloi në vitin 1999, është bërë një nga festivalet më të suksesshme të muzikës amerikane. I dashur nga kreatorët dhe yjet e famshme, tradicionalisht ka tërhequr rreth 250,000 njerëz gjatë dy fundjavave të saj në luginën e Indio pranë Palm Springs./ KultPlus.com