Enver Hoxha në fjalimin e fundit të Stalinit (VIDEO)

Në një video të publikuar në YouTube, kreu i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, Joseph Stalin është filmuar në takimin përmbyllës së Kongresit të 19-të të Partive Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më14 tetor 1952. I plakur dhe i thinjur, këtu, lideri komunist dhe diktatori i kampit socialist, Stalin, 74 vjeç flet për bashkëpunimin dhe idealet e partive komuniste në botë.

Ky ishte i fundit fjalim i tij drejtuar liderëve komunistë të botës, pasi që vetëm pesë muaj më pas, më 6 mars 1953 Stalini do të vdiste.

Ajo që tërheq vëmendje për publikun shqiptar, është që teksa Stalini mban fjalimin, mbrapa krahut të tij të majtë, shihet lideri komunist shqiptar Enver Hoxha, që me kufje në vesh dëgjon ato çfarë thotë Stalini.

Dy ditë më pas, më 16 tetor 1952, Hoxha do të bëhej 44 vjeç. Diktatori shqiptar Enver Hoxha do të shquhej për admirimin e tij të vendosur për Stalinin. Ai do të refuzonte të dënonte krimet e Stalinit pas vdekjes së këtij të fundit, duke mbetur besnik i stalinizmit deri në vdekje.

Hoxha kishte iniciuar ngritjen e një shtatoreje të Stalinit në qendër të Tiranës, e cila ishte porositur në Rusi, që në të gjallë të diktatorit rus dhe qe vendosur aty.

Diktatura e vendosur nga Enver Hoxha në Shqipëri, është cilësuar si diktatura më e egër e tipit stalinist në gjithë botën komunist.

Ekspozitë në Zvicër nga koleksioni i Dada Att Gallery, ekspozojnë Enver Hoxhaj dhe Genc Rodiqi

Galley at the Club paraqet “Artin e Kosovës”, koleksionin e Genc dhe Marta Rodiqit dhe pikturat e Enver Hoxhaj dhe Genc Rodiqit.

Kjo është ekspozita e parë që GAC-i shpalosw koleksionin e tij privat, si dhe ekspozita e parë e artistit profesionist Enver Hoxhaj në Zvicër, dhe në këtë ekspozitë për herë të parë Genc Rodiqi, do tw ekspozojw pikturat e tij, mw 1 mars tw kwtij viti.

Ky koleksion i përmbledhur gjatë 14 viteve të fundit, përmban vetëm piktura nga artistë kosovarë. Pikturat e ekspozuara janë një segment i kufizuar i të gjithë koleksionit, por kanë për qëllim të demonstrojnë llojllojshmërinë e stileve dhe thellësinë e krijimtarisë së artistëve kosovarë.

Enver Hoxhaj, një artist kosovar, shpreh emocionet dhe përshtypjet e tij nëpërmjet përmbledhjeve të tij të frymëzuara nga minimalistët. Ai kërkon për të panjohurin dhe ndan kërkimet e tij me shikuesin nëpërmjet përdorimit të ngjyrës dhe ritmit të përbërjes së tij. Kështu, edhe pse ndonjëherë përdor ngjyra të buta, ai ende arrin intensitet emocional në pikturat e tij.

Genc Rodiqi, bashkëthemelues i koleksionit te Galeria e Arteve Dada, Prishtinë, paraqet punën e tij këtu në Galerinë AWCZ at the Club për herë të parë. Ju mund të shkoni të zbuloni, eksploroni dhe shijoni artin modern kosovar, ndoshta për herë të parë, në ‘American Women’s Club’ të Cyrihut. / KultPlus.com

Artistët urojnë 28 Nëntorin si zëvendës-kryeministri Enver Hoxhaj

Sot në të gjitha trevat shqiptare shënohet 106 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë urime të shumta po bëjnë qytetarët shqiptarë. Ndër këto urime vjen edhe një mjaft i veçantë nga artistët e Kosovës.

Ata kanë publikuar një fotografi bashkë me regjisoren Zana Hoxha Krasniqi, teksa kanë bërë shqiponjën (simbolin kombëtarë), ashtu siç e bëri zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj gjatë mbledhjes së dy qeverive, Kosovë – Shqipëri, shkruan KultPlus.

Për shqiponjën e Enver Hoxhajt, është folur mjaft shumë nëpër rrjete sociale ndërsa artistët zgjodhën ta urojnë 28 Nëntorin, ashtu si Hoxhaj./ KultPlus.com