Angelina Jolie: ‘Eternals’ është i vetmi film i imi që kam parë

Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka deklaruar se nuk i ka shikuar të gjithë filmat që ka realizuar, sepse e cilëson veten si kritike të tmerrshme.

Aktorja e filmit më të ri “Eternals”, e cila ka luajtur në disa filma të njohur të Hollywoodit, si “Lara Croft: Tomb Raider”, “The Tourist” dhe “Changeling”, ka thënë se më shumë i pëlqen procesi i realizimit të filmave të vet sesa shikimi i tyre pas publikimit.

“Ka një numër filmash të mi që nuk i kam parë kurrë sepse më pëlqen procesi. Kur i shihja nuk kënaqesha, sepse mendoja se do të duhej të realizohej ndryshe. Prandaj jam kritike e tmerrshme”, ka thënë ajo.

Angelina ka pranuar se ka bërë një përjashtim për filmin e ri “Eternals”.

“Më ka pëlqyer ky i fundit. E kam parë”, ka shtuar aktorja./KultPlus.com

‘Eternals’ arrin në Cineplexx me eventin ‘Premiere Night’, përfshihen shpërblime të ndryshme nga Fivestar Fitness

Marvel rikthehet sërish, tashmë me një film që pritet ti jap kahje tjetër të gjitha zhvillimeve në botën e Marvel deri tani. Për premierën e filmit Eternals, më 11 nëntor, kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, do të organizojë një event Premiere Night, ku do të ketë shpërblime të ndryshme nga Fivestar Fitness.

Për premierën e filmit Eternals, më 11 nëntor, Cineplexx organizon eventin “Premiere Night” në të dy kinematë, ku do të ketë shumë shpërblime të ndryshme nga Fivestar Fitness! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në kinema ose përmes Aplikacionit CINEPLEXX KS.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Premiere Night prej orës 19:00 do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, nga Fivestar Fitness, të cilët festojnë 8 vjetorin e hapjes së tyre.

Instagram

Filmi Eternals, që pritet të nisë të sjellë ndryshime në gjithë atë që kemi parë deri tani në botën e filmave të Marvel, sjell sagën e të Përjetshmëve, një racë e qenieve të pavdekshme që jetuan në Tokë dhe formësuan historinë dhe qytetërimet e saj.

Filmi vjen nën regjinë e Chloe Zao, regjisorja e cila vitin e kaluar u shpërblye me çmimin Oskar për regjinë më të mirë, ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët Richard Madden, Kumail Nanjiani, Lauren Ridloff, Salma Hayek, e të tjerë.

Eventi do të fillojë prej orës 19:00, dhe nga kjo orë do të shfaqet në orare të ndryshme.

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:30 në Cineplexx, ose përmes aplikacionit Cineplexx Ks.

Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu. Po ashtu, mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. / KultPlus.com

Angelina Jolie reagon pasi filmi ‘Eternals’ ndalohet në disa vende në Lindjen e Mesme

Angelina Jolie ka reaguar ndaj lajmit se filmi i saj i ri Marvel, “Eternals”, është ndaluar nga disa vende në Lindjen e Mesme për shkak të portretizimit të çiftit homoseksual.

Gjatë një konference për shtyp, 46-vjeçarja tha se ishte ‘e trishtuar’ që audienca do të humbiste filmin dhe ‘bukurinë e asaj marrëdhënieje’, duke i quajtur pikëpamjet e tilla injorante.

Të enjten u raportua se “Eternals” nuk do të shfaqej në  Arabinë Saudite, Katar apo Kuvajt për shkak të censurës, sepse përmban një çift homoseksual dhe një puthje të të njëjtit seks, shkruan DailyMail.

“Jam e trishtuar për këtë. Dhe unë jam krenare për Marvel që refuzoi t’i hiqte ato skena”, tha Angelina.

Filmi, i cili do të dilte në Lindjen e Mesme më 11 nëntor, është hequr nga faqet e internetit në disa vende që reklamojnë filmat e ardhshëm.

Asnjë arsye zyrtare nuk është dhënë, por homoseksualiteti është ende i paligjshëm në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe filmat që iu referohen çështjeve LGBT shpesh ndalohen atje.

“Eternals” paraqet çiftin e parë homoseksual të Marvel-it në ekran – superheroi Phastos, i luajtur nga Brian Tyree Henry, i cili ndan një shtëpi me personazhin Ben, të luajtur nga Haaz Sleiman.

“Unë ende nuk e kuptoj se si jetojmë sot në një botë ku ka ende njerëz që nuk do ta shihnin familjen që ka Phastos dhe bukurinë e asaj marrëdhënieje dhe asaj dashurie”, u shpreh Angelina.

“Si është e mundur që dikush është i zemëruar për këtë, i kërcënuar prej kësaj, nuk e miraton ose e vlerëson këtë është aq injorante”, vazhdoi aktorja.

Në një moment gjatë filmit, “Phastos” dhe bashkëshorti i tij ndajnë një puthje pasionante. Kjo do të jetë puthja e parë e Marvel-it për të njëjtin seks që shfaqet në kinema.

Përpara publikimit, censuruesit në disa vende të Lindjes së Mesme kishin kërkuar modifikime për të hequr çiftin homoseksual, sipas The Hollywood Reporter.

Por Disney, kompania që zotëron ekskluzivitetin e Marvel, refuzoi dhe filmi u largua nga publikimi.

Një zinxhir kinemaje në Lindjen e Mesme konfirmoi në faqen e internetit se “Eternals” ishte ‘ndaluar’, megjithëse tha se atyre nuk u ishte dhënë një shpjegim.

“Eternals” është filmi i 28-të i Marvel-it i bazuar në një racë imagjinare alienësh humanoidë me të njëjtin emër, i cili u shfaq për herë të parë në një seri komike amerikane.

Filmi paraqet të përjetshmit, të cilët janë të pavdekshëm, të dalin nga fshehja për herë të parë në mijëra vjet për të mbrojtur tokën nga homologët e tyre të këqij, Deviantët.

Filmi, i cili u shfaq premierë në Los Angeles në fillim të këtij muaji, luhet nga Angelina Jolie në rolin e “Thena”, udhëheqëse e Eternals, së bashku me Gemma Chan si “Sersi”, Richard Madden si “Ikaris”, Kumail Nanjiani si “Kingo” dhe Lauren Ridloff si “Makkari”.

Filmi u drejtua dhe u shkrua nga regjisorja fituese e çmimit “Oscar”, për regjisoren më të mirë dhe filmin më të mirë vitin e kaluar për “Nomadland”, Chloe Zhao./KultPlus.com