Biletat 2 euro, për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në Cineplexx!

Cineplexx organizon event për 1 Qershor, ku ka përgatitur një program të përzgjedhur të filmave të animuar dhe çmim special të biletës prej vetëm 2€.

1 Qershori apo Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve do të festohet edhe në Cineplexx në të dy kinematë, Prishtine dhe Prizren ku eventi fillon nga ora 11:30. Përveç çmimeve speciale, gjithashtu do të ketë aktivitete për fëmijë si face painting dhe dhurata mundësuar nga Migros Group.

Këta janë tre filmat për fëmijë që do të shfaqen gjatë kësaj dite me çmim special

The Super Mario Bros. Movie

Gjatë udhëtimit të tyre, vëllezërit Mario dhe Luigi ndahen aksidentalisht ku Mario zbret në Mbretërinë e Kërpudhave dhe Luigi në ishullin lundrues të banuar nga Bowser i ligë. Me ndihmën e Princeshës Peach, Mario bëhet gati të përballet me Bowser-in e gjithëfuqishëm për të shpëtuar vëllain e tij dhe për të ndaluar Bowser për të pushtuar botën.

 Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Puss in Boots: The Last Wish

Maqoku në qizme zbulon se pasioni i tij për aventurën ka bërë të vetën: ai ka djegur tetë nga nëntë jetët e tij. Ai nis një udhëtim epik për të gjetur legjendën e “Dëshirës së Fundit” dhe për të rikthyer nëntë jetët e tij.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTUhttp://(https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Puss-in-Boots-The-Last-Wish/)

Cineplexx në bashkëpunim me “Marakli t’kerreve” organizojnë Fast and Furious Meeting në Albi Mall dhe Galeria Shopping Mall, me shumë aktivitete!

Njëri nga filmat e shumëpritur dhe më të mëdhenjë të vitit, Fast and Furious 10, arrin më 17 maj në Cineplexx, ku në të dy kinematë do të organizohen shumë aktivitete dhe do të ketë super-shpërblime.

Për premierën e Fast and Furious 10 më 17 maj, Cineplexx organizon eventin “Pre Premiere” në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, me super-shpërblime! Përveç këtij eventi, për të gjithë adhuruesit e veturave, Cineplexx në bashkëpunim me grupin Marakli t’kerreve do të organizoj nga ora 17:00 një Fast & Furious Meeting në parking të të dy qendrave tregtare, Albi Mall dhe Galeria Shopping Mall, ku do të ketë Car Show, dhe shumë pije FALAS nga Redbull, Birra Laško, Kraš, Fructal dhe Ujë DEA.

Në këtë event do të mund t’i shihni disa nga veturat më të mira sportive dhe më të shtrenjta në Kosovë.

Përveç Fast and Furious Meeting, gjatë eventit Pre Premiere i cili do të mbahet nga ora 19:00, do të ketë lojë shpërblyese.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

4x goma vere nga EuroGoma
2x Syze Ray-Ban dhe #Vogue nga Optika Simon
3x Kupona me vlerë 50€ për derivate në Shell Kosova
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Armani Exchange 
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Driveline
3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Bibaj Sport
3x Gift Cards në vlerë prej 60€ nga Art n’flok 

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

4x goma vere Pirelli nga EuroGoma Sh.p.k  
2x Syze Ray-Ban nga Optika Gacaferi 
3x Kupona me vlerë 50€ për derivate në Shell Kosova 
10x Gift Cards në vlerë prej 10€ për pastrim të thellë të veturës nga Buleci. 

Biletat për këtë film mund t’i blini çdo ditë prej orës 16:00 në Cineplexx, ose edhe online përmes aplikacionit Cineplexx KS. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo

“Magic Mike’s Last Dance” me Channing Tatum arrin në Cineplexx me shumë shpërblime për Ladies Night!

Channing Tatum rikthehet në pjesën finale të trilogjisë “Magic Mike” ku këtë herë i bashkohet aktorja Salma Hayek në Magic Mike’s Last Dance. Me këtë rast Cineplexx do të organizoj eventin e shumëpritur “Ladies Night” me shumë shpërblime në dy lokacionet – Prishtinë dhe Prizren.

Eventi “Ladies Night” do të mbahet më datën 9 shkurt duke filluar nga ora 19:00. Ngjarja e filmit flet për Mike Lane luajtur nga Channing Tatumi cili del në skenë edhe një herë kur një marrëveshje biznesi që dështoi e lë atë pa para dhe duke u bërë banakier në Florida. Duke shpresuar për një turmë të fundit, Mike shkon në Londër me një socialiste të pasur, e cila e josh atë me një ofertë që ai nuk mund ta refuzojë — dhe një axhendë krejt të sajën. Me çdo gjë duke shkuar siç duhet, ai së shpejti e gjen veten duke u përpjekur të krijojë një listë të re të nxehtë të kërcimtarëve të talentuar.

Këto janë shpërblimet që do të dhurohen gjatë eventit të enjtën:

Në kinemanë në Prishtinë:

2x Microblading në vlerë prej 250€ nga Brows by Fjolla   

5x Zbardhime të dhëmbëve në vlerë prej 100€ nga Next Dental Care

1x Pako me 5 seanca me laser për të gjithë trupin nga Venus Aesthetics

15x pako nga Poldora

3x Wet Look Lashes dhe 3x Volume Lashes nga Adriana Lashes

5 Shërbime për thonjë në vlerë prej 55€ nga Rina Zaiti Nails

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga ORSAY

https://www.instagram.com/p/CoNu1eOqFfC/

Në kinemanë në Prizren:

15x pako nga Poldora

3x Volume Lash Extensions nga Nita Lashes

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Chaussea

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Filigran Durim Haxhifazliu

https://www.instagram.com/p/CoNu1B7KKfA/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.

Blej një biletë në Cineplexx me kartë Visa dhe fito një tjetër falas!

Cineplexx së bashku me Visa kanë sjellur një super-ofertë ku për çdo biletë të blerë me kartë VISA, një biletë tjetër vjen falas. Oferta vlenë çdo të mërkure në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren.

Disa nga filmat më të fundit dhe më të shikuar që mund t’i shikoni sot dhe te përfitoni nga kjo super-oferte janë:

Operation Fortune: Ruse de Guerre
Aksion/Komedi

Orson Fortune (Jason Statham), detyrohet të angazhojë një yll të Hollivudit të listës A për ta ndihmuar në misionin e tij për të shpëtuar botën. Të armatosur me një skuadër operativësh elitarë që dinë si ta kryejnë punën dhe një personazh të famshëm të paditur që mund të diktojë fatin e botës, mund t’i prisni të papriturat në këtë aksion spiunazhi me regjisorin Guy Ritchie në krye.  

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Avatar: The Way of Water
Aventurë/Aksion

Jake Sully dhe Ney’tiri kanë krijuar një familje dhe po bëjnë gjithçka për të qëndruar bashkë. Megjithatë, ata duhet të lënë shtëpinë e tyre dhe të eksplorojnë rajonet e Pandorës. Kur një kërcënim i vjetër rishfaqet, Jake duhet të luftojë një luftë të vështirë kundër njerëzve.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

M3GAN
Horror

Gemma, një robotiste e shkëlqyer dizajnon një kukull të gjallë, M3GAN e cila mund të dëgjojë, shikojë dhe mësojë ndërsa luan rolin e mikeshës dhe mësueses. Kur Gemma bëhet kujdestarja e papritur e mbesës së saj 8-vjeçare, ajo vendos t’i japë vajzës një prototip M3GAN, një vendim që çon në pasoja të paimagjinueshme.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Lyle, Lyle, Crocodile
Komed/Aventurë

Lyle është një krokodil që jeton me familjen Primm që ndihmon me punët e shtëpisë dhe luan me fëmijët e lagjes, por një nga fqinjët e tyre këmbëngul që Lyle i përket një kopshti zoologjik. Z. Grumps dhe macja e tij, Loretta, nuk i pëlqejnë krokodilët dhe Lyle përpiqet të vërtetojë se ai nuk është aq i keq sa të tjerët mund të mendojnë.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Oferta vlen vetëm për blerjet fizike në kinema ku kinemaja është e hapur nga ora 15:30. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo.

Lyle, Lyle Crocodile arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes më 8 janar me shumë aktivitete për fëmijë!

Filmi i shumëpritur familjar Lyle, Lyle, Crocodile arrin në Cineplexx këtë të diel me eventin Dita e Familjes me shumë aktivitete argëtuese për fëmijë.

Filmi është një komedi familjare, muzikore, e bazuar në një seri librash për fëmijë nga Bernard Waber. Ngjashëm me filmat si Stuart Little (1999) dhe Paddington (2014), Lyle, Lyle, Crocodile është një film artistik i cili përfshin imazhe të krijuara nga kompjuteri për të sjellë në jetë karakterin Lyle. Eventi Dita e Familjes do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren duke filluar nga ora 11:30 ku do të ketë facepainting falas dhe coloring pages.

Sa i përket ngjarjes së filmit, ngjarja zhvillohet kur familja Primm zhvendoset në qytetin e Nju York-ut dhe djali i tyre i vogël, Josh lufton të përshtatet me shkollën dhe miqtë e tij të ri. E gjithë kjo ndryshon kur ai zbulon Lyle, një krokodil që këndon që i pëlqen banjat, ‘caviar’ dhe muzikën e shkëlqyer. Të dy bëhen miq të shpejtë, por kur fqinji i keq z. Grumps kërcënon ekzistencën e Lyle dhe këmbëngul që Lyle i përket një kopshti zoologjik, Primm-ët duhet të bashkohen për t’i treguar botës se familja mund të vijë nga vendet më të papritura. Ylli i popit Shawn Mendes luan rolin e krokodilit Lyle ku këngët e interpretuara nga Mendes variojnë nga disa hite të mirënjohura.

https://www.instagram.com/p/CnARjCsD03D/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni uebfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 12:00.

Komedia “Shotgun Wedding” arrin në Cineplexx me shumë shpërblime për Ladies Night

Jennifer Lopez rikthehet në botën e filmit me filmin më të ri komedi-romancë, Shotgun Wedding. Për këtë premierë, Cineplexx organizon eventin e shumëpritur Ladies Night  në kohë për fesat e fundvitit me shumë shumë shpërblime në dy lokacionet – Prishtinë dhe Prizren.

Eventi “Ladies Night” do të mbahet më datën 29 dhjetor duke filluar nga ora 19:00. Ngjarja e filmit flet per një çift, Darcy (Jennifer Lopez) dhe Tom (Josh Duhamel) të cilët mbledhin familjet e tyre të dashura, por me shumë opinione për dasmën e tyre që po e organizojnë në një ishull, pikërisht kur çifti fillon të ftohet. Dhe nëse kjo nuk do të mjaftonte si një kërcenim për festën, papritur jeta e të gjithëve është në rrezik kur të gjithë të ftuarit mirën peng nga një grup piratësh të rrezikshëm.

Këto janë shpërblimet që do të dhurohen gjatë eventit:

Në kinemanë në Prishtinë:

2x Microblading në vlerë prej 250€ nga Brows by Fjolla

3x Shërbime Profhilo nga DITA Dental Dr. Rezana Saraqi

3x Zbardhime të dhëmbëve në vlerë prej 99€ nga DITA Dental Dr. Rezana Saraqi

3x Shatira nga Art n’flok

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Stilium

3x Sete me dhurata nga The Body Shop 

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga US Polo

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Oliver Weber 

30x Dhurata nga Vertex Trade Partners

https://www.instagram.com/p/CmhXp4IKQZ5/

Në kinemanë në Prizren:

2x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Oliver Weber

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga A&M

3x Volume Lash Extensions nga Lashes Nita

3x Shërbime prej 30€ nga Creative Nail Designs

https://www.instagram.com/p/CmhXqeUtXU-/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30. / KultPlus.com

Cineplexx feston ditëlindjen me super-ofertë, të gjitha biletat për vetëm 2.00 euro

Me 11 dhjetor, Cineplexx feston ditëlindjen e gjashtë, ku të gjitha biletat 2D, 3D dhe VIP do të jenë vetëm 2.00 euro. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si: “Sofia”, “Black Panther 2”, “Poker Face”,  “Puss in Boots 4” e shumë të tjerë, me super çmim 2.00€.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë 11 dhjetorit:

Sofia
Romancë/Dramë

Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941. Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Black Panther 2
Aksion/Aventurë

Wakanda po mban zi për humbjen e mbretit të saj, ndërkohë që po përgatitet të përballet me armiq të rinj. Pasi T’Challa e hapi Wakandën në botë, perandoria e Namor Talocan tani po ndjen efektet e valëzuara të saj, e cila është bërë një pikë konflikti midis dy mbretërive. Ndonëse Namori është një problem, mbretëria gjithashtu përballet me telashe nga bota e jashtme, e cila me gjetjen e Wakandës të pambrojtur pas vdekjes së mbretit të saj, po vjen për Vibranium.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Poker Face
Aksion/Krim

Një miliarder organizon një lojë pokeri me miqtë e fëmijërisë, por mbrëmja merr një kthesë kur ai zbulon planin e tij për t’u hakmarrë për tradhtitë e tyre dhe për të luajtur, ata do të duhet të heqin dorë nga e vetmja gjë që kanë kaluar jetën e tyre duke u përpjekur të mbajnë. ..sekretet e tyre.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Violent Night
Aksion/Komedi

Kur një grup mercenarësh sulmojnë pasurinë e një familjeje të pasur, babadimri duhet të ndërhyjë për të shpëtuar ditën (dhe Krishtlindjet).

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Holy frijoles, Puss in Boots is back!

Puss in Boots: The Last Wish

Animacion/Aventurë

Puss in Boots zbulon se pasioni i tij për aventurën ka bërë të vetën: ai ka djegur tetë nga nëntë jetët e tij. Ai nis një udhëtim epik për të gjetur legjendën e “Dëshirës së Fundit” dhe për të rikthyer nëntë jetët e tij.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Cineplexx gjithashtu do të shfaqë edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale. Listën e plotë, si dhe oraret për të gjithë filmat mund t’i gjeni KËTU.

Nxitoni t’i blini biletat më herët, çdo ditë prej orës 15:30 në Cineplexx apo online përmes aplikacionit CineplexxKS. / KultPlus.com

Horrori i frikshëm “Terrifier 2” arrin në Cineplexx me eventin ‘Horror Night’

Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën ehorrorit Terrifier 2 ku biletat do të jenë me çmim special prej 3.00€.

Njëri nga palaçot më të frikshëm po rikthehet në ekranet e Cineplexx! Arti, palaçoja rikthehet në vazhdimin e shumëpritur të “Terrifier” të 2016-ës, duke bërë gjithçka që bën më së miri – tmerr! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku biletat do të jenë me çmim special 3.00€. Ky event do të mbahet në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00.

https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Terrifier-2/

Sa i përket ngjarjes së filmit, Terrifier 2 do të fokusohet sërish në natën e Halloween-it, një vit pas ngjarjeve të filmit të parë. Pasi që ringjallet nga një entitet i keq, Arti kthehet në MilesCounty për të terrorizuar një vajzë adoleshente, Sienna, dhe vëllain e saj më të vogël në natën e Halloween.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/videos/1222247608504272

Cineplexx gjithashtu ka organizuar një lojë shpërblyese për t’i fituar dy bileta VIP në eventin Horror Night, ku mund të bëheni pjesë e lojës këtu:

https://www.instagram.com/p/Ck1OSW2Kh24/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30. / KultPlus.com

Këtë Halloween, Cineplexx sjell event të veçantë me çmim biletash vetëm 3€

Cineplexx do të jetë një destinacion fantatstik për ditën e Halloween. Me një çmim special të biletave (3,00€), dekorime të frikshme në korridor dhe cosplay, kinemaja do të jetë vend perfekt për fansat e filmave horror dhe festës së Halloween në përgjithësi.

Këta janë 4 filmat të cilët do të mund ti shihni sot në Cineplexx për Halloween me çmim special:

Prey for the Devil
Kisha Katolike Romake lufton një rritje globale të zotërimeve demonike duke rihapur shkollat ​​për të trajnuar priftërinjtë për të kryer ekzorcizëm. Megjithëse murgeshat janë të ndaluara të kryejnë këtë ritual, një profesor i njeh dhuntitë e motrës Ann dhe pranon ta stërvitë atë. E futur në vijën e parë shpirtërore, ajo së shpejti e gjen veten në një betejë për shpirtin e një vajze të re, e cila është pushtuar nga i njëjti demon që torturoi nënën e saj vite më parë.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Michael Myers (aka The Shape) in HALLOWEEN ENDS, directed by David Gordon Green

Halloween Ends
Katër vite pas takimit të saj të fundit me vrasësin e maskuar Michael Myers, Laurie Strode po jeton me mbesën e saj dhe po përpiqet ta harroj atë. Myers nuk është parë që atëherë, dhe Laurie më në fund vendos të çlirohet nga tërbimi dhe frika dhe të përqafojë jetën. Megjithatë, kur një i ri akuzohet për vrasjen e një djali që ai po kujdesej për të, ndez një kaskadë dhune dhe terrori që e detyron Laurie të përballet me të keqen që nuk mund ta kontrollojë.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Smile
Pasi që dëshmoi një incident të çuditshëm, traumatik i cili përfshin një paciente, Dr. Rose Cotter fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t’i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t’i shpëtojë realitetit të saj të ri të frikshëm.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Kthetrat e Shqiponjës
Kaosi pas rënies të komunizmit i ka hapur dyert një lufte të përgjakshme civile. Matia, vetëm një adoleshent, ngacmohet nga shokët e tij. Në përpjekje për të shpëtuar, ai fshihet brenda një bunkeri të braktisur. Në atë ndërtesë drithëruese, Matia do të jetë i pari që do të zbulojë diçka të frikshme dhe të paimagjinueshme që do të ndryshojë gjithë jetën e tij.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:30.

Black Adam vjen në Cineplexx me eventin ‘SuperheroesNight’ ku do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete

Njëri nga filmat e shumëpritur nga DC Universe, Black Adamarrin në Cineplexx më 20 tetor, me eventin Superheroes Nightku do të ketë shumë shpërblime dhe cosplay. 

https://www.cineplexx-ks.eu/movie/Black-Adam/

Filmi më i ri, Black Adam me aktorin Dwayne Johnson në rol kryesor apo i njohur me nofkën e tij si “The Rock”, po arrin në Cineplexx nesër më 20 tetor. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë për herë të parë eventin Superheroes Night, ku do të ketë shumë shpërblime dhe përveç kësaj do të ketë cosplay të Black Adam. Ky event do të mbahet në të dy kinematë e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Sa i përekt ngjarjes së filmit, në Kahndakun e lashtë, TethAdamit iu dhanë fuqitë e plotfuqishme të perëndive. Pasi përdori këto fuqi për hakmarrje, ai u burgos, duke u bërë Black Adam. Pasi qe kalojnë afër 5000 vite, Black Adam ka kaluar nga njeriu në mit në legjendë. Tani i lirë, forma e tij unike e drejtësisë, e lindur nga inati, sfidohet nga heronjtë e ditëve moderne që formojnë Justice Society: Hawkman, Dr. Fate, Atom Smasherand Cyclone.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Buton Electronics

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Ebaa

5x duksa nga Marso Shop

Dhe shumë shpërblime nga Provit si:

1 Masstech elite vlera në vlerë prej 55€

1 hydroxycut super elite në vlerë prej 45€

1 nitrotech whey gold 1kg në vlerë prej 40€

3x shaker me logo provit në vlerë prej 10€

https://www.instagram.com/p/CjtBLFVqgEz/

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Buton Electronics

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar

3x Gift Cards në vlerë prej 50€ nga Ebaa

5x duksa nga Marso Shop

https://www.instagram.com/p/CjtBLpwKedg/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. / KultPlus.com

Mos e humbisni super-ofertën për studentë sot në Cineplexx!

Sot, si çdo të hënë, të gjithë studentët mund ta shfrytëzojnë super-ofertën prej 5€ në Cineplexx Prishtinë dhe Prizren. Në ofertë përfshihet një biletë për film 2D, një pije dhe një Popcorn.

Disa nga filmat më të fundit që mund t’i shikojnë studentët sot janë:

Jamie Lee Curtis as Laurie Strode and Michael Myers (aka The Shape) in HALLOWEEN ENDS, directed by David Gordon Green

Halloween Ends
Horror/Triller

Katër vite pas takimit të saj të fundit me vrasësin e maskuar Michael Myers, Laurie Strode po jeton me mbesën e saj dhe po përpiqet të përfundojë me kujtimet e saj. Myers nuk është parë që atëherë, dhe Laurie më në fund vendos të çlirohet nga zemërimi dhe frika dhe të përqafojë jetën. Megjithatë, kur një i ri akuzohet për vrasjen e një djali që ai po kujdesej për të, ndez një kaskadë dhune dhe terrori që e detyron Laurie të përballet me të keqen që ajo nuk mund ta kontrollojë.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Ticket to Paradise
Komedi/Romancë

Një çift i divorcuar (Julia Roberts dhe George Clooney) bashkohet në një udhëtim në Bali për të ndaluar vajzën e tyre të bëjë të njëjtin gabim që mendojnë se ata kanë bërë para 25 viteve.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Smile
Horror/Triller

Pasi që dëshmoi një incident të çuditshëm, traumatik i cili përfshin një paciente, Dr. Rose Cotter fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t’i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t’i shpëtojë realitetit të saj të ri të frikshëm.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Amsterdam
Mister/Komedi

Në vitet 1930, tre miq janë dëshmitarë të një vrasjeje për të cilën fajësohen ku ndërkohë ata zbulojnë një nga komplotet më mizore në historinë Amerikane. Filmi është me aktorët kryesor në këtë film janë Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington dhe Roberto De Niro.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Çmimi mund të rritet prej 0,30€ deri në 0,80€ për filma mbi 120 min. si dhe 1,10€ për filma 3D. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni direkt në kinema prej orës 15:00.

Cineplexx ja dedikon ditën e hënë studentëve me një super-ofertë!

Tani çdo të hënë, Cineplexx risjellë super-ofertë për studentët e cila përfshin një biletë për film 2D, një pije dhe një Popcorn për vetëm 5€. Kjo super-ofertë vlen çdo të hënë dhe mund të shfrytëzohet në të dy lokacionet e Cineplexx – në Prishtinë dhe në Prizren.

Disa nga filmat që mund t’i shikojnë studentët sot janë:

Ticket to Paradise
Komedi/Romancë

Një çift i divorcuar (Julia Roberts dhe George Clooney) bashkohet në një udhëtim në Bali për të ndaluar vajzën e tyre të bëjë të njëjtin gabim që mendojnë se ata kanë bërë para 25 viteve.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Amsterdam
Mister/Komedi

Në vitet 1930, tre miq janë dëshmitarë të një vrasjeje për të cilën fajësohen ku ndërkohë ata zbulojnë një nga komplotet më mizore në historinë Amerikane. Filmi është me aktorët kryesor në këtë film janë Christian Bale, Margot Robbie, John David Washington dhe Roberto De Niro.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Smile
Horror/Triller

Pasi që dëshmoi një incident të çuditshëm, traumatik i cili përfshin një paciente, Dr. Rose Cotter fillon të përjetojë dukuri të frikshme që ajo nuk mund t’i shpjegojë. Rose duhet të përballet me të kaluarën e saj shqetësuese në mënyrë që të mbijetojë dhe t’i shpëtojë realitetit të saj të ri të frikshëm.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Çmimi mund të rritet prej 0,30€ deri në 0,80€ për filma mbi 120 min. si dhe 1,10€ për filma 3D. Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni direkt në kinema prej orës 15:00.

Nga zinxhiri i krimit e deri të gruaja që lufton pabarazinë gjinore, “Vera andrron detin” edhe në ekranin e Cineplexx

Jeta Zymberi

Një seri imazhesh të treguara njëra pas tjetrës të jepnin iluzionin e një lëvizje të pandërprerë tek syri dhe të merrte aq afër vetës, saqë kishe ndjesinë që edhe ti je pjesë e filmit, apo fotografia që shfaqej në ekranin e madh dukej që ishte pjesë e hapësirës ku t’i ishe ulur dhe krejt lehtësisht mund të zgjatje dorën e të prekësh atë.

Kjo ishte ndjesia e parë që të jepte “Vera andrron detin”, film me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, i cili pas premierës kombëtare në PriFilm Fest, dje u shfaq në Cineplexx për gazetarët, ndërsa nga sot do të fillojë të shfaqet edhe nëpër kinematë tjera në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, përcjell KultPlus.

Pasi në sallë gazetarët kishin zënë vendin e tyre, pa humbur kohë, “Vera andrron detin” u shfaq në ekran. Pamja e parë që na përplaset për fytyre ishin valët e detit dhe tingulli që krijohet nga kjo lëvizje që për shumë kënd është pamja më e bukur dhe tingulli më i këndshëm. Kështu konsiderohej të ishte edhe për personazhin kryesorë, Verën (Teuta Ajdini-Jegeni) por në fakt deti kthehet në një ankth që tregohet përmes mjeshtërisë së fotografisë, nga lëvizja e trembur e shputave të këmbëve që ja nxjerrin gjumin Verës sa herë e ëndërron detin. 

E zhytur në një atmosferë të tensionuar, Vera është një portret intim por edhe universal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë të pabarazisë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Gjuha e shenjave është pasuria e vetme që nëna e saj ja kishte lënë trashëgimi dhe Vera ndihet me fat që e trashëgoi pasi që falë saj ajo arriti të gjejë punë si përkthyese e gjuhës së shenjave të cilën në film e praktikon pa marr vëmendje por thjeshtë një punë e përditshme që është pjesë e jetës së Verës por që thellë ndërlidhet shumë edhe me karakterin e saj.

Një grua e shkolluar që jetën e bën në një banesë bashkë me burrin e saj, gjykatësin e njohur, Fatmir Gashin (Xhevat Qorraj) e ku shpesh për vizitë ju vjen vajza e vetme e tyre Sara (Alketa Sylaj) bashkë me mbesën e tyre Hanën (Arona Zyberi), vajzën e këndshme që duket sikur është lezeti i vetëm në atë shtëpi.

Biseda e fundit mes Verës dhe Fatmirit ishte rreth shtëpisë që e kishin në fshat e ku pritej të kalonte autostrada. Vera e lumtur që shtëpia kishte një kandidat, shprehet që me ato para t’i blejnë Sarës një banesë dhe me pjesën tjetër të shkojnë në det në Fatmirin, i cili pas këtyre fjalëve nuk bëri asnjë reagim të vetëm, e kjo menjëherë të jepte ndjesinë se diçka e mirë nuk pritej të ndodhte. Por kjo mbeti vetëm një ëndërr e Verës pasi vetëm pas pak çasteve, përmes gishtave të gjakosur që dalin jashtë derën se banjës në banesën e çiftit, tregohet se Fatmiri tashmë ka bërë vetëvrasje e kështu nga ai moment ka ndryshuar përgjithmonë rrjedhën e jetës së familjes.

Vetëvrasja e Fatmirit qysh në fillim vjen në rrethana të pakuptueshme bashkë me fshehjen e këtij akti që ndodhë në bashkëpunim mes Verës dhe Basriut (Refet Abazi), avokatit të familjes si dhe mikut të ngushtë të Fatmirit.

E vetme, Vera tashmë duhet të përballet me patriarkatin. Një prej familjarëve të familjes, Ahmeti (Astrit Kabashi), kërkon që shtëpia të vihet në emër të tij sepse sipas tij dhe burrave të fshatit, Fatmiri ja kishte lënë shtëpinë atij dhe tashmë duhej vetëm nënshkrimi i Verës.

Duke mos pasur një tjetër fakt, përveç fjalës së burrave të fshatit, Vera gjendet në një udhëkryq ku cigarja dhe heshtja janë shoqëruesit e saj të vetëm, deri sa nisin ta shoqërojnë edhe me makina e telefonata të çuditshme duke dashur ta frikësojnë. Këto kërcënime e shantazhe shkojnë deri në atë pikë, saqë tentojnë ta vrasin Sarën, vajzën e vetme të Verës, duke e goditur me makinë. Për fat të mirë Sara i shpëton kësaj tentative dhe këtu ndodhë kthesa tjetër, ku Vera merr rrugën për në fshat e ku pa bërë zë, nënshkruan atë copë letër që desh i mori vajzën.

Bota e krimit që ju kanos Verës, erdhi si rezultat i lojës së bixhozit që Fatmiri kishte bërë gjatë jetës. Përkundër që Vera ishte në dijeni për këtë fakt, një video ja sjell para syve disa pamje që sigurisht nuk do të donte t’i shihte asnjëherë, por që i vijnë në ndihmë për të zbuluar gjithë zinxhirin e krimit që nis nga avokati, personi që Vera i besoi qysh në fillim, e deri te ndërtuesit e autostradave.

Përkundër rezistencës së saj që pasuria t’i takojë vajzës, gjithçka shkoi huq dhe njëkohësisht na vë para faktit se kjo dukuri vazhdon edhe sot në shoqëri dhe gratë vazhdojnë të jenë të shtypura dhe të mos kenë të drejtë mbi pronën.

Vera, një grua që përkundër e shkolluar dhe një karakter i fortë që lufton në heshtje me patriarkatin, e shpalos një tjetër anë të kësaj dukurie, që fjala e burrit është më e fuqishme dhe as shkollimi e karakteri i fortë nuk arrijnë të dalin mbi një shoqëri që vazhdon ta trajtojë gruan si një qenie që nuk ka të drejta të barabarta.

Krejt ky rrëfim vjen në një harmoni unike ndërmjet formës dhe përmbajtjes. Këndi i kamerës është jetik në këtë tregim dhe të ndihmon për ta çuar historinë përpara dhe të kuptojmë marrëdhëniet midis personazheve dhe marrëdhëniet e personazhit me mjedisin e tyre.

Imazhet e filmit shpesh të merrnin aq shumë vëmendjes saqë krejt lehtësisht shmangnin shpërqendrimin e shikuesit nga linja e historisë.

Krijuesja e filmit, Kaltrina Krasniqi, ndër të tjera shpalos edhe pjesë të fuqishme të saj, prerjen dhe bashkimin e pamjeve, duke i dhënë edhe më shumë forcë historisë dhe duke i dhënë efektin e dëshiruar te shikuesit.

Me një mjeshtëri të jashtëzakonshme, filmi arrin të na formësojë kuptimin dhe emocionin e personazhit përmes imazheve dhe këndit të fotografisë.

Detajet, pamjet nga afër, gishtat e dorës, apo këmbës, pozicionin nga prapa apo fytyra krejt afër kamerës përdorën për të sjell në detaje emocionet e personazhit. Kjo ndërlidhje duket të jetë një prej elementeve më të fuqishme të filmit i cili përkundër që nuk ka shumë ngjyra, në aspektin e zhvillimeve ato nuk mungojnë.

“Vera andrron detin”, i cili premierën botërore e pati në ‘Festivalin e Venedikut’ në vitin 2021, dje në Cineplexx solli para gazetarëve regjisoren Krasniqi, skenaristen Basha, aktoren Alketa Sylaj dhe drejtoreshën e fotografisë, Sevdije Kastrati, të cilat në një konferencë iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.

E para që mori fjalën ishte skenaristja, Doruntina Basha e cila foli për detajet e rafinuara të të shprehurit duke thënë se pas aspektit vizual, është gjuha një prej aspekteve më të rëndësishme të filmit, sepse e komunikon të gjithë nivelin tematik e ideor të filmit, e në këtë rast ajo përmban gjithë rrafshin fiksional të filmit.

“Skenari ka filluar të shkruhet diku rreth vitit 2014 dhe ka filluar krejt spontanisht si një ide, si një shtytje për të shkruar një film për Verën, një grua rreth moshës 65-vjeçare e cila e ka një profil profesional shumë specifik, është interpretuese e gjuhës së shenjave dhe ideja ka qenë me e pa se kush është një grua e tillë në një ambient patriarkal dhe konservativ si shoqëria kosovare dhe prej aty ka lindur tregimi”, shprehet Basha duke dhënë detaje për zanafillën e filmit, nga e cila më pas edhe janë zhvilluar edhe të gjitha idetë e tjera rreth ‘Vera andrron detin”.

Ndërkaq regjisorja Krasniqi, foli për premierën që filmi pati në ‘Festivalin e Venedikut’ ku ishte edhe fitues i dyfishtë, duke e cilësuar si një hap tejet të rëndësishëm dhe që i hapi një derë shumë të madhe nga e cila u hapën edhe shumë dyer të tjera të mëdha më pas.

“Gjatë premierave kemi pasë mundësinë me u taku edhe me audienca të ndryshme të vendeve të ndryshme dhe në princip, patriarkati nuk është specifik për Kosovë, nuk jeton patriarkati veç në Kosovë edhe në Ballkan, shoqëritë globalisht janë patriarkale mirëpo i kanë kulturat e veta dhe specifikat e veta kulturore edhe ato e bëjnë ndoshta pak më të veçantë mënyrën se si kulturat zakonisht flasin për patriarkatin”, thotë Krasniqi duke bërë thirrje që të mos limitohet patriarkati në gjeografi specifike sepse askush sipas saj nuk guxon ta ketë atë legjitimitet.

Po ashtu, ajo thotë se në shikim të parë, Vera dhe historia e saj nuk tregojnë që vijnë nga një vend specifik në Ballkan, sepse gratë sidomos ato të gjeneratave më të vjetra, historikisht janë ballafaquar me situata të ngjashme.

Ndërkaq, Krasniqi foli edhe për shfaqjen e filmit në rajon duke u shprehur e lumtur që më në fund ky projekt do të shfaqet në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.

“Nuk e di si do të kalojë nëpër kinema për shkak se kinematografia jonë është e re dhe me secilin film ne mësojmë se çka po shikon audienca dhe çka po i intereson, kështu që do të jetë një test shumë interesant ta shohim në këtë aspekt”, u shpreh mes tjerash regjisorja.

Krasniqi nuk la pa e përmendur edhe gjuhën e shenjave, të cilën Vera e ka të trashëguar dhe e interpreton tejet natyrshëm, por që regjisorja thotë se ka qenë sfidë për të ta paraqesë këtë veti vetëm si një punë që Vera e bën dhe jo si elementi kryesor i saj si njeri.

“Është e rëndësishme se si një person që gjithë jetën e ka kaluar duke interpretuar jetën e dikujt që nuk ka zë, përfundon si dikush që ka zë dhe nuk e përdorë atë gjuhë për ta bërë një zgjidhje shumë të madhe dhe në fakt edhe për t’i kaluar pritshmëritë edhe ndaj vetes”, shtoi si përfundim regjisorja e filmit.

Përveç Verës, rol tjetër në këtë film është edhe ai i Sarës, vajzës së Verës, e cila interpretohet nga aktorja Alketa Sylaj. Ky film, sipas Sylajt ka bërë që ajo ta jetojë një prej ëndrrave që secili aktor ka, ta luajë rolin e aktores edhe në film.

E krahas kësaj ajo flet edhe për veçantitë e rolit të Sarës, rol ky i cili e bëri të reflektojë edhe në jetës e saj reale, marrëdhëniet me nënën dhe limitet që ajo i ka vënë vetes dhe njerëzit në përgjithësi.

“Sara ka nevoja të tjera, ka një lidhje me nënën e saj që e bën shumë interesant filmin edhe ajo marrëdhënie ka ndikuar edhe në jetën time, me e pa marrëdhënien me nënën time edhe raportin e Sarës me Verën, është shumë interesant me pa që shpesh harrojmë çka kanë kalu prindërit tanë edhe pse është një periudhë e shkurtër dhe është interesant me e pa atë raport nga i cili mëson shumë ma shumë për veten dhe për limitet që ti ja ke kriju vetes edhe pa vetëdije”, shprehet aktorja.

Ndërkaq, drejtoresha e fotografisë, Sevdije Kastrati, rrëfen sfidat dhe vështirësitë e realizimit të filmit dhe portretizimit të Verës dhe historisë së saj, e të cilën thotë se i përket një çështje me të cilën njerëzit në Kosovë janë rritur.

“Kemi punuar shumë me Kaltrinën për të paraqitur vizualisht këtë botë dhe kemi diskutuar shumë se si me e paraqit botën e brendshme të Verës, si e shohim ne Verën, çka është Vera, kush është Vera. Janë shumë shtresa të ndryshme që është vështirë me u shprehë me fjalë mirëpo i kemi shprehur në film”, deklaroi Krasniqi e cila më tutje tha se ky film nuk ka shumë ngjyra, ngjyrat janë të ngurta mirëpo shfaqja ka shumë ngjyra sepse ka shumë dinamikë përmes të cilës paraqitet gjendja e brendshme e Verës.

Kujtojmë që ‘Vera andrron detin’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës (Puntoria Kreative Isstra, Vera Films), Maqedonisë së Veriut (Dream Factory) dhe Shqipërisë (Papadhimitri Productions) i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë – Shqipëri.

Në film luajnë: Teuta Ajdini-Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Arona Zyberi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, Ernest Malazogu, Selman Jusufi, Armend Baloku, etj. Drejtoreshë e fotografisë: Sevdije Kastrati; Producent: Shkumbin Istrefi./ KultPlus.com

Horrori i frikshëm Smile arrin në Cineplexx me eventin Horror Night  

Cineplexx organizon eventin “Horror Night” me premierën e horrorit Smile ku biletat do të jenë me çmim special prej 3.00€.

Njëri prej filmave të shumë pritur horror po arrin në Cineplexx! Me këtë rast kinemaja organzion eventin Horror Night ku biletat do të jenë me çmim special 3.00€. Ky event do të mbahet në të dy lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 18:00.

Rose është një psikiatre e përcjellur nga diçka që ajo beson se është e mbinatyrshme. Pas një incidenti të çuditshëm me një paciente, ajo fillon të përjetojë fenomene të pashpjegueshme që vetëm ajo mund t’i shohë. Gjatë gjithë filmit, Rose bëhet më paranojake, ajo që po e ndjek është diçka keqdashëse dhe, ndoshta, e mbinatyrshme. Ky horror psikologjik nga Paramount është me regji nga Parker Finn.

Shikoni trailerin, më poshtë, por kini kujdes: Do t’ju tronditë aq shumë sa nuk do ta shikoni më një buzëqeshje në të njëjtën mënyrë.

https://www.facebook.com/cineplexxkosovo/videos/522340076370496

Cineplexx gjithashtu ka organizuar një lojë shpërblyese për t’i fituar dy bileta VIP në eventin Horror Night, ku mund të bëheni pjesë e lojës këtu:

https://www.instagram.com/p/Ci28gvmKqU8/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Filmi më i shikuar në botë Avatar po rikthehet në ekranet e Cineplexx!

Filmi me i shikuar i të gjitha kohërave, Avatar po rikthehet ne kinema. Më 22 shtator do të keni mundësi ta përjetoni për herë të parë në Kosovë në teknologjinë 3D në te dy lokacionet e Cineplexx, Prishtinë dhe Prizren.

Regjisori i filmit, James Cameron thot se rikthimi i Avatar në kinema është mënyra se si ishte e menduar të shihej ky film. Ai e kupton se ka shumë njerëz që e kanë shikuar filmin vetëm përmes televizionit dhe shpjegon se ata fansa nuk e kanë parë vërtet derisa ta shohin në ekranin e madh. Avatar është padyshim një nga filmat më të këndshëm vizualisht të publikuar ndonjëherë. Planeti i Pandorës është i mbushur me ngjyra të gjalla dhe peizazhe mahnitëse me një botë të detajuar në të cilën fansat mezi presin t’i shikojnë përsëri.

Që nga debutimi i tij, Avatar ka lënë një ndikim masiv në botën e filmit, duke u bërë filmi me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, si dhe një nga më të shpejtë për të kaluar kufirin e 2 miliardë dollarëve. Në çmimet e Akademisë 2009, ai u vlerësua për arritjet e tij në teknologji dhe inovacion, duke fituar Regjinë Arti më të Mirë, Kinematografinë më të Mirë dhe Efektet Vizuale më të Mira.

19/02/2019 SOCIEDAD CULTURA FOX

Duke dalë ndoshta në kohën perfekte, dy muaj përpara premierës së Avatar: The Way of Water, rishfaqja e Avatarit do të shërbejë si një rifreskim për fansat dhe do t’u mundësojë të sapoardhurve të përjetojnë të dy filmat në kinema.

Biletat per rishfaqjen e Avatar më 22 shtator mund t’i bleni përmes aplikacaionit CineplexxKS apo në kinema duke filluar nga ora 15:30. Oraret mund t’i shikoni këtu. / KultPlus.com

Nga sot do të fillojnë të shfaqen 4 filma të ri në Cineplexx!

Nga sot në kinematë të Cineplexx në Prishtinë dhe në Prizren do të fillojnë të shfaqen 4 premiera të ndryshme botërore.

Për të gjithë do të ketë zgjedhje të ndryshme prej të cilave mund t’i përzgjedhin sipas preferencave të zhanreve të filmave si romancë, aksion, horror dhe animacion për fëmijë.

Këta janë katër filmat që do të fillojnë të shfaqen nga sot:

Beast

Aksion/Triller

Filmi e gjen Dr. Nate Daniels (Idris Elba) në një udhëtim me dy vajzat e tij adoleshente në Afrikën e Jugut të menaxhuar nga një mik i vjetër i familjes dhe biolog i kafshëve të egra. Megjithatë, ajo që fillon si një udhëtim relaksues shpejt kthehet në një luftë të frikshme për mbijetesë kur një luan, një i mbijetuar i gjuetarëve të etur për gjak, fillon t’i ndjekë ata.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU  

After Ever Happy

Romancë/Dramë

Bazuar në romanin e njohur, vjen pjesa e katërt e serisë së filmave After. Teksa shfaqet një e vërtetë tronditëse për familjet e çiftit, dy të dashuruarit zbulojnë se nuk janë aq të ndryshëm nga njëri-tjetri. Tessa nuk është më vajza e ëmbël, e thjeshtë dhe e mirë që ishte kur takoi Hardin-in – më shumë se ai që ishte djali mizor dhe me temperamente me të cilin ajo u dashurua.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

The Invitation

Horror/Triller

Pas vdekjes së nënës së saj dhe pa pasur të afërm të tjerë të njohur, Evie bën një test të ADN-së dhe zbulon një kushërirë të humbur që kurrë nuk e dinte se e kishte. E ftuar nga kushëriri i saj i sapo gjetur në një dasmë luksoze në fshat, ajo joshet nga mikpritja e një aristokrati. Megjithatë, ajo shumë shpejt futet në një makth mbijetese në këtë dasmë.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Tad the Lost Explorer and the Emerald Tablet

Animacion/Aventurë

Tad lëshon aksidentalisht një magji të lashtë që rrezikon jetën e miqve të tij: Mamit, Jeff dhe Belzoni. Me të gjithë kundër tij dhe i ndihmuar vetëm nga Sara, ai niset në një aventurë, për t’i dhënë fund mallkimit të mumjës.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00. /KultPlus.com

Bleni biletë në Cineplexx Prizren dhe fito një nga super-shpërblimet!

Cineplexx Prizren sjellë një ofertë fantastike ku për çdo biletë që bleni do të merrni një kartë gërvishtëse dhe menjëherë do të fitoni një nga shumë shpërblimet:

2x Skutera elektrikë
1x Vikend ne Stamboll (All Inclusive)
1x Televizor Philips 43″
2x Samsung Galaxy A03
Popcorn, Ujë Dea, Patos ose Choco Stobi Flips

Përveç kësaj kampanje, sot për Ditën e Kinemasë të gjithë filmat do të jenë me zbritje, ato në 2D duke filluar nga 2,80 € dhe ato në 3D duke filluar nga 3,90 €. Disa nga top filmat që mund t’i shikoni janë:

Bullet Train

Aksion/Komedi

Filmi e gjen Ladybug (Brad Pitt) i cili do që të largohet nga stili i tij i jetë si një vrasës, mirëpo ai duhet të rikthehet për një mision të fundit. Ai futet në një tren të shpejtë nga Tokyo në Kyoto për të marr një çantë. Problemi është se në tren gjenden vrasës të tjerë që do të luftojnë deri në vdekje për të njëjtin objekt.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Minions: The Rise of Gru

Animacion/Komedi

Gru (Steve Carell) është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Thor: Love and Thunder

Aksion/Aventurë

Thor: Love and Thunder e gjen Thor (Chris Hemsworth) në një udhëtim ndryshe nga çdo gjë me të cilën ai është përballur ndonjëherë – një kërkim për paqen e brendshme. Por pensionimi i tij ndërpritet nga një vrasës galaktik i njohur si Gorr the “God Butcher” (Christian Bale), i cili kërkon zhdukjen e perëndive. Për të luftuar kërcënimin, Thor kërkon ndihmën e mbretit Valkyrie, Korg , Guardian of the Galaxy dhe ish-të dashurës Jane Foster e cila – për habinë e Thor-it – përdor në mënyrë të pashpjegueshme çekiçin e tij magjik, Mjolnir, si Thori i Fuqishëm.

Orarin e filmit mund ta gjeni KËTU

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Bullet Train vjen në Cineplexx me eventin ‘Action Night’ ku do të ketë shumë shpërblime

Njëri nga filmat e shumëpritur, Bullet Train arrin në Cineplexx më 3 gusht, me eventin Action Night ku do të ketë shumë shpërblime.

Aksioni i verës, Bullet Train me aktorin Brad Pitt në rol kryesor, arrin në Cineplexx nesër më 3 gusht. Kinemaja më e madhe në vend Cineplexx, për këtë film, do të organizojë eventin Action Night, ku do të ketë shumë shpërblime. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 3 gusht, duke filluar nga ora 20:00.

Bulle Train është një film i mbushur me aksion dhe komedi. Filmi e gjen Ladybug (Brad Pitt) i cili do që të larohet nga stili i tij i jetë si një vrasës, mirëpo ai duhet të rikthehet për një mision të fundit. Ai futet në një tren të shpejtë nga Tokyo në Kyoto për ta marr një çantë. Problemi është se në tren gjenden vrasës të tjerë që do të luftojnë deri në vdekje për të njëjtin objekt. Filmi është me regji nga regjisori i “Deadpool 2”, David Leitch dhe aktorët kryesor përkrahë Brad Pitt janë Sandra Bullock, Joey King, Aaron Taylor Johnson dhe Brian Tyree Henry.

Gjatë eventit do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness 
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Reload Shooting Range 
3x Gift Cards për spa për çifte në Four Points by Sheraton Prishtina City nga Marigona Hill 
2x Parfuma Diesel nga EBC Cosmetics  

https://www.instagram.com/p/CgmwAKRoPqh/

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

5x Anëtarësi 1 vjeçare nga Fivestar Fitness  
3x Anëtarësi 1 vjeçare me 50 fishekë nga Poligoni Iliria 2 
2x parfuma Diesel nga EBC Cosmetics   

https://www.instagram.com/p/CgmwCl_Kp1Y/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Filmi vendor “Bomba” me premierë në Prishtinë, Fetahu: Këtë film ia kemi borxh popullit tonë

Nën vazhdën e zhanrit aksion, triller dhe dramë, mbrëmë në hapësirat e ‘Cineplexx Kosova’, premiera e filmit vendor me metrazh të gjatë “Bomba” ka bërë bashkë figura të njohura të kinematografisë kosovare dhe asaj shqiptare, shkruan KultPlus.

“Bomba” vjen bazuar në ngjarje të vërteta të ndodhura në luftën e fundit në Kosovë. Nga situata dramatike, rrëqethëse, e herë edhe komike, filmi ka mbajtur vëmendjen e publikut qysh nga nisja e deri në përfundim.

Ndërkaq, kasta e mrekullueshme e përbërë nga Enver Petrovci, James Fetahu, Fatos Kryeziu, Bislim Muçaj, Rremë Thaqi, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Selami Taraku, Kadrije Canolli dhe shumë të tjerë që i përkasin skenës tonë filmike, ka bërë që pritshmëritë për publikun vendas, të jenë të larta.

Artistë e artdashës kanë mbushur sallën plot për të parë nga afër premierën e filmit “Bomba”, film ky që ka rezultuar nga një punë tri vjeçare nëpër terrenet e Kosovës.

Skenat e ndryshme të vrasjes, përdhunimit, masakrimit veçse ishin të ndërlidhura me të vërtetën e popullit tonë. Ndërsa, do të jetë bomba që lëshohet nga NATO pikërisht në orën 17:00, ajo që do të shpëtojë personazhet kryesorë të këtij filmi.

Për të treguar më shumë rreth krijimit të këtij filmi dhe vështirësitë përgjatë procesit, për KultPlus ka folur regjisori James Fetahu.

“Skenarin e filmit e kam pasur qysh moti por kushtet nuk kanë qenë të pjekura dhe ne kemi pritur me vite të tëra për të ardhur një ditë e mirë kur më në fund ne kemi mundësi për të dal e për të xhiruar në set dhe njëkohësisht duke dhënë më të mirën sepse ia kemi borxh popullit tonë dhe në fund të fundit, filmi është kombëtar”, thotë ai.

Sipas tij, të qenurit regjisor dhe njëkohësisht edhe aktor në një film, ka qenë tejet sfiduese dhe e vështirë.

“Ka qenë shumë sfiduese se njëkohësisht kam pasur dy role, por njëlloj edhe e vështirë por unë po shpresoj që mundimet harrohen dhe mbetet vetëm një rezultat i mirë. Ky film na ka marrë tri vjet të mira xhirime nëpër Kosovë por vlen të theksohet që fundi ka dal shumë bukur dhe të shihni se e vërteta është pak më ndryshe. Unë po pres që filmi ka për t’u parë dhe do të pëlqehet dhe për këtë jam i sigurt”, shpalos Fetahu.

Në premierën e filmit ‘Bomba’ në Prishtinë ishin të pranishëm edhe Petrit Domi, Dardan Sadiku, Kadrije Canolli, Bislim Muçaj dhe Enver Petrovci, të cilët ende pa e parë filmin, kanë shpresuar se publikut do t’i pëlqej.

“Në emër të ekipit të filmit, sigurisht që ky film s’do të kishte kuptim pas njerëzit që kanë qenë mbrapa me ditë, me natë e me muaj pa asnjë cent, vetëm me dashuri të madhe, andaj i falënderoj shumë”, ka thënë regjisori Fetahu.

Ndërsa, aktori Enver Petrovci ka cilësuar lartë punën e regjisorit si dhe mundin e tij përgjatë tri viteve.

“Është vërtetë bukur që pas tri viteve kokëfortësie, besimi, punë, dashurie ndaj punës së vet, që po përfundon në këtë mënyrë dhe jo kudo por në Cineplexx. Në Cineplexx, sa unë kam informata, nuk mund të hyj çdo film dhe të prish nivelin e kësaj platforme”, thotë ai.

Sipas tij, kur ai ka dëgjuar se ky film do të shfaqet atje, atij i ka ardhur shumë mirë.

“Kur dëgjova se ky film do të shfaqet këtu, më erdhi shumë mirë dhe pikërisht nga ky fakt se ky film po luhet këtu tregon për nivelin e tij. Po flas pa e parë filmin dhe kur ta shoh, ndoshta meriton edhe shumë më tepër. Por sidoqoftë, sado që është krenari për neve, vetëm shpirti i tij e din se çka do të thotë të bësh film pa asnjë cent”, thotë Petrovci.

Përpos një kaste të aktorëve që tashmë kanë lënë gjurmët e tyre nëpër kujtesën e gjithsecilit, ky film ka paraqitur edhe fytyra të tjera të reja që në këtë film patën një paraqitje të mrekullueshme. Dëshmi për këtë ishin edhe duartrokitjet e shumta që pasuan në përfundim të filmit.

Ndërkaq, filmi ‘Bomba’ do të fillojë të shfaqet nga sonte në kinemanë Cineplexx në Prishtinë. / KultPlus.com

DC League of Super-Pets arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes më 31 korrik me super-shpërblime dhe aktivitete për fëmijë

Mbrapa çdo superheroi është një super-kafshë, dhe këtë herë do të mund t’i shikojmë kafshët në aksion shpëtimi në kinemanë Cineplexx me eventi Dita e Familjes me shumë shpërblime dhe aktivitete argëtuese për fëmijë.

Cineplexx sjellin njërin prej animacioneve të shumëpritur të verës, DC League of Super-Pets i cili po arrin në Cineplexx këtë të diel me 31 korrik me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku përveç super-shpërblimeve do të ketë facepainting falas dhe coloring pages.

Sa i përket ngjarjes së filmit, Krypto, Super-Qeni dhe Superman janë miq të pandashëm, që ndajnë të njëjtat superfuqi dhe luftojnë krimin krah për krah në Metropolis. Megjithatë, kur Man of Steel dhe pjesa tjetër e Justice Leauge rrëmbehen, Krypto duhet të bindë një grup kafshësh që të zotërojnë fuqitë e tyre të reja për një mision shpëtimi. Aktorët kryesor mbrapa zërave janë dyshja fantastike Dwayne Johnson dhe Kevin Hart.

Gjatë eventit që do ta organizojë Cineplexx do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

5x lodra të DC League of Super-Pets nga The Entertainer

10x bileta për lojëra pa limit brenda ditës nga Blissville   

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

5x lodra të DC League of Super-Pets nga The Entertainer
5x Gift Cards nga Area 52 Trampoline Park

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo (e lidhni me kete link fjalën Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 15:00./ KultPlus.com

Filmi vendor “Bomba” së shpejti në Cineplexx, ky është traileri zyrtar (VIDEO)

Filmi vendor i metrazhit të gjatë ”BOMBA” vjen në kinematë e vendit, përcjell KultPlus.

”BOMBA” është filmi që shpalos dhe bazohet në ngjarje të vërteta të ndodhura në luftën e fundit në Kosovë.

Filmi konsiderohet të jetë i jashtëzakonshëm dhe krejt ndryshe. I përket zhanrit aksion/triller/dramë dhe ka zgjatur gjithsej tri vite deri në përfundimin e tij.

Në film luajnë aktorët: Enver Petrovci, James Fetahu, Fatos Kryeziu, Bislim Muçaj, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Selami Taraku, Kadrije Canolli dhe shumë emra tjerë të skenës tonë filmike.

Ky film premierën do ta ketë me datë 28 korrik në Cineplexx, duke filluar nga ora 20:00.

Më poshtë gjeni trailerin zyrtar të filmit. / KultPlus.com

Super-filmi “Thor: Love and Thunder” arrin në Cineplexx me eventin Premiere Night, ku do të ketë super-shpërblime

Njëri prej filmave të shumëpritur të kësaj vere, Thor: Love and Thunder arrin nesër, më 6 korrik në Cineplexx, me eventin Premiere Night ku do të dhurohen super-shpërblime.

Sipas kritikave të para, filmi i ri Thor: Love and Thunder është një film i jashtëzakonshëm, me gjasë edhe më i miri nga Marvel. Në këtë pjesën e katërt të Thor, Thor: Love and Thunder njoftohemi me antagonistin e ri Gorr, ku reagimet e audiencës thojnë se Christian Bale është antegonisti më i mirë që Marvel Cinematic Universe ka pasur deri më tani.

Kinemaja Cineplexx, për këtë super-film do të organizojë eventin Premiere Night, ne të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, më 6 korrik, duke filluar nga ora 19:00. Gjatë eventit do t’i dhurojnë 4x palë atlete Nike Court Legacy nga Intersport, ku 2 palë do të dhurohen në Prishtinë dhe 2 palë në Prizren.

Thor: Love and Thunder e gjen Thor (Chris Hemsworth) në një udhëtim ndryshe nga çdo gjë me të cilën ai është përballur ndonjëherë – një kërkim për paqen e brendshme. Por pensionimi i tij ndërpritet nga një vrasës galaktik i njohur si Gorr the “God Butcher” (Christian Bale), i cili kërkon zhdukjen e perëndive. Për të luftuar kërcënimin, Thor kërkon ndihmën e mbretit Valkyrie (Tessa Thompson), Korg (Taika Waititi), Guardian of the Galaxy dhe ish-të dashurës Jane Foster (Natalie Portman), e cila – për habinë e Thor-it – përdor në mënyrë të pashpjegueshme çekiçin e tij magjik, Mjolnir, si Thori i Fuqishëm. Së bashku, ata nisin një aventurë rrëqethëse kozmike për të zbuluar misterin e hakmarrjes së “God Butcher” dhe për ta ndaluar atë para se të jetë tepër vonë.

https://www.instagram.com/p/CfmYIECI0Fx/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Mbi 1000 fëmijë e shikuan Minions këtë vikend në Cineplexx!

Fëmijë nga të gjitha qytetet e Kosovës vërshuan kinematë e Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren për të parë filmin e ri Minions 2 vikendin që lamë pas.

Një prej filmave më të pëlqyer për fëmijë Minions, vikendin që lamë pas pati premierën e filmit të ri Minions: The Rise of Gru në kinematë Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, ku fëmijët u pritën me shumë aktivitete si me maskotat e Minions, facapainting dhe shumë shpërblime.

Kinemaja Cineplexx ka njoftuar se vetëm gjatë vikendit më shumë se 1000 fëmijë kanë qenë të pranishëm për ta parë filmin me karakterët e tyre të preferuara të Minions.

Minions: The Rise of Gru, i njohur ndryshe si Minions 2 është një aventurë absolutisht e çmendur dhe komike me protagonistë krijesat e lezetshme të verdha teksa mësojnë të punojnë për zotërinë e tyre të ri, një Gru të ri.  

Ngjarja e këtij filmi është vendosur në fillim të viteve 1970, mes artit retro, muzikës disko dhe kostumeve shumëngjyrëshe, të gjitha klasike të njohura të asaj epoke. Gru është një fans 12-vjeçar i grupit “The Vicious 6”, një grup super-antagonistësh. Së bashku me ekipin e tij të sapogjetur të Minions, të udhëhequr nga Kevin, Stuart, Bob dhe të sapoardhurit, Otto, Gru harton një skemë për t’u bërë një antagonist i njohur.

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 15:00.

Lightyear arrin në Cineplexx me eventin Dita e Familjes më 19 qershor me super-shpërblime dhe aktivitete për fëmijë


Lodra e famëshme Buzz nga Toy Story arrin në Cineplexx me filmin e ri Lightyear ku me këtë rast do të organizohet eventi Dita e Familjes me shumë shpërblime dhe aktivitete argëtuese për fëmijë.

Disney dhe Pixar sjellin njërin prej filmave të shumëpritur të verës, Lightyear i cili po arrin në Cineplexx këtë të diel me eventin Dita e Familjes. Ky event do të mbahet në të dy kinematë, në Prishtinë dhe në Prizren, duke filluar nga ora 11:30 ku përveç super-shpërblimeve do të ketë facepainting falas dhe coloring pages.

Buzz është njëri nga karakteret kryesore në serinë e filmave “Toy Story” mirëpo para se të ishte lodra e Andy-të tani do ta kuptoni historinë e tij të mëparshme. Chris Evans është zëri mbrapa karakterit Buzz i cili është mjaft afër karakterizimit të Tim Allen për të na bërë që të besojmë lidhjen e lodrës së filmit. Lightyear tregon historinë e astronautit të ri Buzz Lightyear, i cili, pasi u fut në një planet armiqësor me komandantin dhe ekuipazhin e tij, përpiqet të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në shtëpi përmes hapësirës dhe kohës, duke u përballur gjithashtu me një kërcënim për sigurinë e universit.

Filmi ka vlerësime pozitive nga faqja e kritikëve të filmave Rotten Tomatoes me 82% për animacionin, aktrimin zanor, partiturën muzikore dhe peshën emocionale.

Gjatë eventit që do ta organizojë Cineplexx do të dhurohen shpërblime të ndryshme në të dy kinematë.

Në kinemanë në Prishtinë do të dhurohen:

6x Gift Cards për spa për 4 anëtarë të familjes në Four Points by Sheraton Prishtina City nga Marigona Hill

10x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer Kosovo  

10x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland

https://www.instagram.com/p/CewTb-qK3N1/

Ndërsa në kinemanë në Prizren do të dhurohen:

5x Gift Cards në vlerë prej 20€ nga The Entertainer Kosovo   
10x Gift Cards në vlerë prej 10€ nga Playland Kosova  

https://www.instagram.com/p/CewTXrLqgSy/

Për më tepër informata rreth orareve vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo , ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit apo direkt në kinema prej orës 15:00./ KultPlus.com