Dora hapet, Mbyllet. Dora Kap, Lëshon, Jep dhe merr, Vë dhe heq pranga, Lidh dhe zgjidh zinxhirë, Vë dhe heq litarin, Godet dhe përkëdhel, Ngul dhe shkul, Ngre dhe shemb; Mbiell dhe korr, Hap e mbyll dyer. Dora lan Dora lyen; Dora lan dorën, E majta lan të djathtën, E djathta të majtën, Të dyja lajnë njera – tjetrën; Dora Është flori, Dora është topuz; Ndan dhe bashkon Dora, pykë, Ndan dhe çan. Dora pajton, Dora bëhet grusht, Bëhet pëllëmbë, qëllon, Të lë pesë gishta në faqe Dora përkëdhel; Dor flet me gishta, Flet pa gramatikë, Pasintaksë, Pa morfologji, Pa gabime ortografike, ortoepike, Dora bën dhe çbën çdo gjë. Dora Autore e çdo vepre, Autore e çdo ndërtimi, Autore e çdo konstruksioni, Autore e çdo shembjeje, shkatërrimi, Dora firmos lindjet dhe vdekjet, Dora Fut dhe nxjerr, Mbërthen e zbërthen, Ndez dhe shuan; Gris Dhe arnon, Ngjit Dhe shqit, Qep dhe shqep, Zbardh dhe nxin. Njeriu s’bën dot pa duar. Vetëm Zoti bën dhe çbën.
Të bëhet tha Zoti!
Dhe u bë. U bë dita, nata Qielli, dielli, hëna, Yjet. U bë toka dhe ujërat, U bënë erërat, breshëri, vetëtima, rrufeja… U bënë kafshët, shpendët, Hidrikët , reptilët, mikroorganizmat, viruset. Edhe çudibërësi i përrallës i thotë mbretit si një zot virtual: Unë e shëroj djalin tënd madhëri. Nëse më gjendet një kostum Që të mos jetë prerë me gërshërë, Të mos jetë qepur Me gjilpërë, Të mos ketë asnjë pullë. / KultPlus.com
Faslli Haliti, poeti, shqipëruesi u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.
Lajmin e ka bërë me dije Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e cila shkruan në rrjetet sociale se : “Ikja e tij është një humbje për poezinë shqipe”.
Faslli Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935.
Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.
Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale.
Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH.
Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë.
Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. / KultPlus.com
Dora hapet, Mbyllet. Dora Kap, Lëshon, Jep dhe merr, Vë dhe heq pranga, Lidh dhe zgjidh zinxhirë, Vë dhe heq litarin, Godet dhe përkëdhel, Ngul dhe shkul, Ngre dhe shemb; Mbiell dhe korr, Hap e mbyll dyer. Dora lan Dora lyen; Dora lan dorën, E majta lan të djathtën, E djathta të majtën, Të dyja lajnë njera – tjetrën; Dora Është flori, Dora është topuz; Ndan dhe bashkon Dora, pykë, Ndan dhe çan. Dora pajton, Dora bëhet grusht, Bëhet pëllëmbë, qëllon, Të lë pesë gishta në faqe Dora përkëdhel; Dor flet me gishta, Flet pa gramatikë, Pasintaksë, Pa morfologji, Pa gabime ortografike, ortoepike, Dora bën dhe çbën çdo gjë. Dora Autore e çdo vepre, Autore e çdo ndërtimi, Autore e çdo konstruksioni, Autore e çdo shembjeje, shkatërrimi, Dora firmos lindjet dhe vdekjet, Dora Fut dhe nxjerr, Mbërthen e zbërthen, Ndez dhe shuan; Gris Dhe arnon, Ngjit Dhe shqit, Qep dhe shqep, Zbardh dhe nxin. Njeriu s’bën dot pa duar. Vetëm Zoti bën dhe çbën.
Të bëhet tha Zoti!
Dhe u bë. U bë dita, nata Qielli, dielli, hëna, Yjet. U bë toka dhe ujërat, U bënë erërat, breshëri, vetëtima, rrufeja… U bënë kafshët, shpendët, Hidrikët , reptilët, mikroorganizmat, viruset. Edhe çudibërësi i përrallës i thotë mbretit si një zot virtual: Unë e shëroj djalin tënd madhëri. Nëse më gjendet një kostum Që të mos jetë prerë me gërshërë, Të mos jetë qepur Me gjilpërë, Të mos ketë asnjë pullë.