Enkelejd Lamaj, pjesë e “FICTION FEST”-edicioni i katërt

Prozatori Enkelejd Lamaj do të jetë pjesë e programit të edicionit të katërt të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST”.

Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnjë.

Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur që në fëmijëri. Letërsia fantastike dhe filmat e frikshëm janë përbërësit kryesorë të krijimeve të para të tij. Në vitin 2003 prezantohet për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar “Fytyra tjetër e natës”, duke u bërë kështu i pari shkrimtar i këtij zhanri në Shqipëri. Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmes. Deri tani ka publikuar tri përmbledhje me tregime dhe tre romane, prej të cilëve romani “Ajo e errëta” është duke u kthyer në filmin e parë shqiptar horror me metrazh të gjatë. Romani më i fundit është romani tirller “Gjithçka që ke”, i botuar nga shtëpia botuese “Arka e Noes.” Krijimet e tij janë përfshirë në botime të ndryshme letrare, si “Tregimet e makthit”, “Mehr Licht”, Haemus Plus”, “Obelisk” dhe, në Itali, “Il mare si lasciava attraversare.”

Jeton dhe punon në Tiranë, ku krahas ushtrimit të profesionit të juristit, vazhdon edhe të shkruajë.

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” organizon Festivalin e Prozës Artistike “FICTION FEST”, edicioni i katërt, duke e shndërruar në një organizim të përvitshëm me synimin e të bërit të tij tradicional dhe shënjues vleror në hartën e aktiviteteve letrare shqiptare.

Këtë vit do t’i dëgjojmë dhe do të takohemi me shkrimtarë të vlershëm të letërsisë së sotme shqipe, si Ibrahim Kadriu, Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ana Kove, Binak Kelmendi, Ballsor Hoxha, Andreas Dushi, Azem Deliu dhe Enkelejd Lamaj.

Edicioni i katërt do të mbahet me datat 25 dhe 26 nëntor, 2021, dhe do t’i ketë dy mbrëmje leximi. Në mbrëmjen e parë (25/11, e enjte) do të lexojnë dhe do të na nderojnë këta shkrimtarë: Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ballsor Hoxha dhe Azem Deliu. Ndërsa, në mbrëmjen e dytë (26/11, e premte) do të lexojnë dhe do të na nderojnë këta shkrimtarë: Ibrahim Kadriu, Ana Kove, Binak Kelmendi, Andreas Dushi dhe Enkelejd Lamaj.

Të dy mbrëmjet fillojnë në ora 19:00 dhe mbahen në restorant “Amaro”, që ndodhet në rr. Eqrem Çabej, përballë Fakultetit të Filologjisë-UP, Prishtinë.

Edicioni i katërt i Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës./ KultPlus.com

Të enjten fillon ‘Fiction Fest’, festivali i parë i dedikuar prozës artistike

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”, me datat 25 dhe 26 nëntor, 2021, organizon edicionin e katërt të Festivalit të Prozës Artistike “FictionFest”, shkruan KultPlus.

Këtë vit do të keni rastin të dëgjoni dhe takoheni me shkrimtarë të vlershëm të letërsisë së sotme shqipe, si Ibrahim Kadriu, Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ana Kove, Binak Kelmendi, Ballsor Hoxha, Andreas Dushi , Azem Deliu dhe Enkelejd Lamaj. 

Edicioni i katërt do t’i ketë dy mbrëmje leximi, ku në mbrëmjen e parë do të lexojnë dhe do të jenë të pranishëm këta shkrimtarë: Shefkije Islamaj, Majlinda Bregasi, Gani Mehmetaj, Ballsor Hoxha dhe Azem Deliu.

Ndërsa, në mbrëmjen e dytë do të lexojnë dhe do të jenë të pranishëm këta shkrimtarë: Ibrahim Kadriu, Ana Kove, Binak Kelmendi, Andreas Dushi dhe Enkelejd Lamaj.

Të dy mbrëmjet fillojnë në ora 19:00 dhe mbahen në restorant “Amaro”, që ndodhet në rr. Eqrem Çabej, përballë Fakultetit të Filologjisë-UP, Prishtinë.

Edicioni i katërt i Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Drejtoria për Kulturë në Komunën e Prishtinës. /KultPlus.com

Hapet festivali i parë ndërkombëtar i prozës “Fiction Fest”

Mbrëmja në Prishtinë ishte më ndryshe se netëve të tjera. Sonte kryeqytetit ju shtua edhe një festival. Një festival që vendit i kishte munguar.

Fiction Fest, është festivali i parë ndërkombëtar i prozës që sonte vazhdoi të jetësohet në vend. Festival ky që përmes tij pritet të dëgjohen proza të ndryshme të shkrimtarëve vendor e ndërkombëtar. E në natën e parë të këtij festivali disa shkrimtarë të vendit lexuan prozat e tyre.

Mirëpo këtë festival që e nderoi më së shumti me pranim e tij ishte shkrimtari dhe akademiku, Rexhep Qosja.

Organizatorja e këtij festivali Saranda Buzhala tregoi se cilat janë synimet e këtij festivali dhe çka e bënë të veçantë këtë festival, shkruan Insajderi.

“Festivali synon që të krijojmë lidhje me shkrimtarët tanë dhe te huajë ajo çka e bënë të veçantë këtë festival është se ky festival mbahet për herë të parë në vend”, ka thënë Buzhala.

Ndërsa shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja tha se është shumë i lumtur për hapjen e këtij festivali të parë të prozës në vend.
Qosja po ashtu shtoi se ne jemi mësuar të shohim festivale të ndryshme por jo të prozës, ndër tjera tha se në Kosovë dhe Shqipëri më shumë ka shkrimtarë se lexues.

“Ne jemi mësuar të shohim festivale te artit, muzikës, muzikës argëtuese jo të muzikës serioze por jo festival të prozës. Unë besoj por besoni edhe ju se organizatorët e këtij festivali dëshirojnë të promovojnë sa më shumë prozën. Në këtë kohë kemi më shumë shkrimtarë sesa lexues Kosovë dhe Shqipëri. Organizatorët e këtij festivali kanë dashur t’u thonë institucioneve të vendit të bëjnë çka nuk është bërë deri më tani sepse po e shpërfillin krijimtarinë letrare. Urojë që ky mesazh të dëgjohet dhe të mendohet, urojë që prozatorët vendor dhe ndërkombëtar të japin mesazhin e tyre”, ka thënë Qosja.

Në natën e parë të këtij festivali publiku dëgjoi prozat e shkrimtarit nga Serbia, Serdan Tesheni, shkrimtares nga Kosova, Donika Dabisheci, shkrimtarit nga Mali i Zi, Stefan Bozhkoviq dhe Viljan Graqi nga Shqipëria.

“Fiction Fest” do të mbahet edhe nesër ku shkrimtari dhe akademiku, Rexhep Qosja pritet të lexoj disa nga shkrimet e tij. /KultPlus.com

Donika Dabishevci, pjesë e festivalit ‘Fiction Fest’

Në edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Prozës “FICTION FEST”, që mbahet më 4 e 5 tetor në Prishtinë do të paraqitet edhe Donika Dabishevci.

Donika Dabishevci është autore e vlerësuar deri tash si poete dhe studiuese e letërsisë, ndërsa në “Fiction Fest” do të prezantohet për herë të parë edhe si prozatore.

“Ky është një lajm që do ta prodhojë “Fiction Fest”, duke qenë i nderuar që në të merr pjesë një emër i respektuar i letërsisë aktuale shqipe, sikurse Donika Dabishevci”, thuhet në njoftimin për media.

Donika Dabishevci (1980) u lind në Prishtinë. Fakultetin dhe Masterin në Letërsi Shqipe i ka përfunduar në Fakultetin Filologjik në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 doktoroi në Universitet të Tiranës, po ashtu në Departament të Letërsisë me temën “Proza poetike në letërsinë shqipe”.

Ka botuar këto libra: ‘Krizantema të plasura’ (1996), “Imazhe të brishta” (2004), “Proza e poetizuar – F.Konica, M. Frashëri, E. Koliqi, M. Camaj, M. Hanxhari” (2015), “Kam me ardhë si deka” (2015), ‘La tua robinja’ (Romë, 2017).

Është anëtare e PEN Qendrës së Kosovës dhe e Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës. Me punimet e saja ka marrë pjesë në dhjetëra seminare e konferenca të fushës së albanologjisë dhe gazetarisë.

Përveç kësaj është edhe themeluese e Gazeta Observer si dhe profesoreshë në njërin nga universitetet private në Prishtinë.

“FICTION FEST” do t’i ketë dy net dhe do të mbahet në Prishtinë me datat 04 dhe 05 tetor, 2018, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Në natën e parë do të lexojnë këta autorë: Srdjan Tesin, Donika Dabishevci, Stefan Boskovic, Virion Graçi dhe Dimitar Samardjev.
Në natën e dytë do të lexohen fragmente nga romanet e shkrimtarit tonë të njohur, Rexhep Qosja. Pas leximit të fragmenteve nga romanet e tij, që do ta bëjnë aktorët profesionistë të vendit tonë, me shkrimtarin Rexhep Qosja do të ketë një orë diskutimi lidhur me prozën e tij dhe artin e tij të shkrimit letrar./Gazeta Observer