“Kosova në një minutë”, video mbresëlënëse që përthekon bukuritë e vendit (VIDEO)

Një video mbresëlënëse ka përthekuar në vetëm një minutë bukuritë e panumërta të Kosovës, shkruan KultPlus.

Kjo video e veçantë është realizuar nga videokreatori Fitim Sopjani i cili e ka titulluar “Kosova në një minutë”.

Sopjani këtë video e ka realizuar me një qëllim të vetëm. Promovimin e Kosovës jo vetëm në rajon por edhe në botë.

Me një shpejtësi po tërheqje të madhe, Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, Ura e gurit në Prizren, Brezovica, Ujëvara e Mirushes, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri, Autostrada “Arbën Xhaferi”, Shpella e Gadimes, Liqeni i Batllavës, Liqenati në Rugovë prezantohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sapo përfundon kjo video të kaplon një dëshirë që të kesh krah e të vizitosh këto bukuri mbresëlënëse.

Video sikur i bën thirrje turistëve për të soditur nga afër këto bukuri.

Projekti është përkrahur nga Presidenca e Kosovës. / KultPlus.com

Fitim Sopjanin e gëzon përkrahja nga presidenca: Kjo më jep kurajo të punojë më shumë

Kosova është e mbushur me bukuri nga më të ndryshmet, e pikërisht këto pamje të jashtëzakonshme video kreatori Fitim Sopjani tenton që t’i përcjell nëpër rrjete sociale dhe të bëjë promovimin e Kosovës kudo që ai ndodhet, shkruan KultPlus.

Projekti i tij i fundit, me titull “Ski Center Brezovica”, që tenton të shfaq promovimin e njëra prej qendrave më të mira dhe më të njohura të skijimit në Ballkan, ka gjetur mbështetje nga Zyra e Presidencës, gjë që ka ndodhur për herë të parë.

Për këtë gjë, Sopjani në një prononcim për KultPlus tregon se është diçka të cilën e vlerëson shumë.

“Duke pasur parasysh që ka me vite të tëra që unë bëj promovimin e Kosovës, me mjete të mia vetanake, dhe pa asnjë interes, kjo përkrahje nga presidenca më ka gëzuar shumë”, ka thënë ai.

Kjo gjë madje do ta motivojë të riun që të punojë edhe më tepër në promovimin e vlerave të ndryshme të cilat Kosova ka në brendësi të saj.

“Kjo përkrahje më ka jep kurajo që unë të bëj projekte edhe më madhore për Kosovën”, shtoi ai tutje.

Këtë vit është marrë vendim që Kosova të marrë nën menaxhim Brezovicën, gjë që nuk ka ndodhur në 22 vitet e fundit. Më 13 janar të vitit 2022, Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit emëroi Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues për NSH Inex Sharr Planina Brezovicë, Shtërpcë, në përbërje të gjashtë anëtarëve.

Më poshtë mund të shikoni edhe videon e publikuar nga Fitim Sopjani. /KultPlus.com

Mision kryesor ka paraqitjen e Kosovës sa më bukur, Sopjani: Ëndërroj që një ditë të arrij në Hollywood

Përkundër faktit që Kosova është një vend shumë i vogël, në brendësi të saj ka shumë vende të bukura, të cilat dokmunentohen më së miri përmes fotove dhe videove të ndryshme, shkruan KultPlus.

Pikërisht me këtë gjë merret edhe Fitim Sopjani, i cili ka për synim që përmes videove të tij, të sjellë pjesë të bukura nga vendi më i ri në Evropë.

Në një intervistë për KultPlus, Sopjani thotë se puna e videove ka lindur në një pjesë të jetës kur ai ka filluar të shoh më shumë filma.

No description available.

“Nuk ka qenë pjesë e fëmijërisë që të bëhem një fotograf ose të bëjë video, por kur kam filluar të shoh filma më shumë, është zgjuar dëshira për të bërë video dhe gjithmonë kam ëndërruar me arrit profesionalizmin e filmave të Hollywood, e gjithashtu edhe Hollywoodin”, thotë ai fillimisht.

I pyetur për synimin e tij në karrierë, Sopjani tenton që të forocohet sa më shumë profesionalisht në krijimin e video filmave, por në të njëjtën kohë edhe t’i shfrytëzojë aftësitë e tij që të paraqet Kosovën në një mënyrë të bukur, që deri më tash nuk e ka bërë askush.

Në anën tjetër, njëra prej vështirësive më të mëdha që ai përballet janë pikërisht mediat.

“Shumica e portaleve nuk marrin leje kur publikojnë materialet që unë i realizoj, dhe kjo është një sfidë e problem i madh që kam”, deklaron tutje ai.

Pasioni i tij i madh për fotografinë dhe veçanarisht videon vazhdon të shtohet çdo ditë dhe bashkë me të edhe synimet për të ardhmen.

“Unë nuk ndihem asnjëherë i përmbushur, synimet e mija janë në çdo sekond të bëhem më profesional dhe të arrijë nivele të konkurrencës me videokreatorët më të mirë në botë”.

Ndërkaq, fotografitë dhe gjithë videot e realizuara nga ai mund t’i shikoni në rrjetin social “Instagram”.

Fitim Sopjani shndërron fshatin e Janjevës në vend lufte për Counter Strike (VIDEO)

Krijuesi i videove, Fitim Sopjani, ka realizuar një video animacion nga fshati Janjevë i komunës së Lipjanit.

Një pjesë të fshatit Janjevë, e ka bërë të duket si reale lojën e Counter-Strike. Vlen të ceket fakti se ky vend shpesh është përmendut për ngjashmërinë me vendin e njohur CS Italy nga kjo lojë.

Video lojëra Counter Strike ishte dhe vazhdon të mbetet njëra nga video lojërat më të luajtura nga të rinjtë në internet. / KultPlus.com

Counter Strike në jetën realeMapi cs_italy

Gepostet von Fitim Sopjani am Donnerstag, 17. September 2020