Një vajzë 7-vjeçare që këndoi “Let It Go” nga filmi i Disney “Frozen” brenda një strehe të bombave në Kiev tani po këndon për një lloj audience tjetër, ku mijëra njerëz u mblodhën në Poloni për të parë e për të mbështetur ukrainasit si ajo, përcjell KultPlus.
Vajza, Amelia Anisovych, tani një refugjate në Poloni, këndoi himnin kombëtar të Ukrainës në një arenë në Lodz të dielën.
E veshur me një fustan të bardhë popullor të qëndisur me lule të kuqe, të bardha dhe blu, Amelia doli në qendër të skenës dhe këndoi himnin me titull “Ukraina nuk është zhdukur ende”.
Javë më parë, në ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës, ajo këndoi me të njëjtin zë të qartë dhe të lartë, këndoi “Unë nuk kam më frikë nga asgjë” – ndërsa shpërthimet mund të dëgjoheshin. lart.
Videoja u shikua nga miliona njerëz, duke arritur madje edhe kastën e “Frozen”.
Në Poloni, Amelia u kthye më vonë në skenë për të kënduar me interpretuesen ukrainase Tina Karol, në një sfond me luledielli, lule kombëtare e Ukrainës. /KultPlus.com
Këngëtarja 63-vjeçare, Madonna lansoi remixin e këngës hit, “Frozen”, e cila për herë ishte lansuar në vitin 1997.
25 vjet më vonë, videoklipi zyrtar i këngës remix tashmë është lansuar në platformën YouTube.
Ylli i hitit “The Material Girl” dukjen e kompleton me flokët e gjata të bardha dhe stolitë prej diamanti.
Remixit të ri të këngës “Frozen” i janë shtuar tingujt e muzikës elektronike nga DJ dhe producenti Sickick, derisa këngëtari nigerian Fireboy DML e plotëson projektin me pjesën e tij të interpretimit. Regjinë e videoklipit të ikonës së muzikës e ka bërë Rocardo Gomes.
Ikona amerikane e muzikës, Madonna, së fundmi i ka paralajmëruar fansat se është rikthyer në studio incizuese dhe do të lansojë muzikë të re gjatë gjithë vitit.
“Sa mirë të kthehesh në studio dhe të bësh muzikë sërish. Shumë befasi do të vinë gjatë vitit 2022”, kishte shkruar Madonna në një postim në Instagram.
Mbretëresha e muzikës pop gjatë karrierës disa dekadëshe i ka lansuar 14 albume të incizuara në studio. Kënga “Frozen” ishte pjesë e albumit, “Ray of Light”, i cili u lansua në vitin 1998 dhe i shiti 16 milionë kopje anembanë botës. / KultPlus.com
Aktorja e serisë “Frozen”, Sayaka Kanda, vdiq në moshën 35 vjeçare pasi nga dyshimet e para thuhet se ra nga dhoma e hotelit, por janë ngritur teza të ndryshme, ku disa media kanë raportuar se ajo është vetëvrarë.
Lajmin e hidhur e bën të ditur familjarë të së ndjerës.
Ndërkaq, është bërë e ditur se janë duke u kryer hetime mbi vdekjen e saj, transmeton rtv21.tv
Sipas mediave lokale, ajo u gjet e vdekur rreth orës 13:00 të shtunën.
Kanda në zërin e Annas në versionin e dubluar japonez të ‘Frozen’, do të lansohej në prill të vitit 2022.
‘Frozen’ është seri e filmave të animuar e vitit 2013, me produksion të Walt Disney Animation Studios./ KultPlus.com
Janë të shpeshta renditjet që bëhen për filmat më të ndjekur, në kategori të ndryshme si komedi, aksion, thriller, horror por së fundmi edhe ata të animuar.
Duke parë fitimet që filmat e animuar po marrin dhe klasifikimet e tyre në top lista bën që shumë regjisorë t’i kushtojnë rëndësi krijimit të tyre.
Më poshtë CBC ju rendit listën e serive të animuara më të shitura në Box Office, transmeton KultPlus.
Frozen
Disney vuri një bast shumë të vështirë me këtë produksion, një prodhim origjinal nga autori Hans Christian Andersen, me titull “Frozen”. Basti u fitua sepse “Frozen” është filmi i animuar më i shitur, me një fitim prej 1.27 miliardë dollar.
Toy Story
Episodi final i “Toy Story” ka qenë shumë sfidues, sepse Andi u rrit dhe i duhej të hiqte dorë nga të gjitha lodrat e tij të fëmijërisë. Si fëmijë dhe të rritur kanë qeshur dhe qarë me këtë seri. Fitimet e filmit arritën në 1 miliard dollarë.
Minions
Që në krijimin e serisë së parë pritej një fitim i jashtëzakonshëm i “Minions”, madje se do të kalonte edhe atë të “Frozen” apo “Toy Story”. Gjithashtu konsiderohet si një nga titujt e filmave të animuar më të ndjekur në 11 shtete.
The Lion King
Edhe pse është krijuar në një epokë tjetër, me një format të ndryshëm vizatimi dhe një listë të përzgjedhur me kujdes këngësh, The Lion King është një ndër serialet që është parë nga të gjithë. Fitimet e tij ishin afërsisht 987 milionë dollarë.
Finding Memo
Historia e një peshku të vogël që largohet nga shtëpia është parë me mijëra herë nga fëmijët dhe mendohej se kjo seri nuk kishte nevojë për një tjetër episod, por nuk është kështu. Fitimet e filmit ishin afërsisht 937 milionë dollarë.
UP
Pjesa e parë që zgjat 10 minuta dhe tregon gjithë historinë e Carl Fredricksen dhe bashkëshortes së tij, është një nga pjesët më prekëse në gjithë historinë e filmave të animuar, edhe pse nuk është e shoqëruar me muzikë. Ky është një nga ata filma që nuk ka nevojë për seri të tjera. Fitimi ishte 731 milionë dollarë.
Shrek
Një nga filmat më të suksesshëm ishte edhe “Shrek”, me të cilin Dream Works Animation bëri një paraqitje të denjë. Fitimet e kësaj serie të animuar ishin 920 milionë dollarë. / KultPlus.com
Kur një restorant, hotel, rrugë, qytezë apo qytet bëhet i famshëm në Instagram, duket se nuk duhet shumë kohë që ai vend të ‘pushtohet’ nga turistët.
Fshati alpin Halltatt, i ngritur në malet Salzkammergut të
Austrisë, e di këtë dhe e di shumë mirë: një digë ndërtesash si kuti çokollate,
rrethuar nga male të mbuluara nga dëbora dhe me këmbët në ujë të kristaltë,
vjen taman si një përrallë.
Popullsia e këtij vendi të mbrojtur nga UNESCO është vetëm
780 banorë, por numri i turistëve që mbërrijnë çdo ditë e kapërcen disafish:
thuajse 10 mijë vizitorë në ditë.
Përtej mundësive të pafundme që ka, Hallstatt është i
famshëm tani si frymëzimi i Arendelle, mjedisi i fantazuar ku zhvillohet seria
e famshme e filmit “Frozen” të Disney.
Ai është mjaft i popullarizuar sidomos ndërmjet turistëve
aziatikë, e nxitur kjo pjesërisht nga fakti se ekziston një kopje kineze e
fshatit, e ndërtuar në provincën Guangdong në vitin 2011.
Tani, ky fshat i famshëm po përpiqet se si të menaxhojë fluksin e madhe të vizitorëve. Michelle Knoll, menaxhere për bordin e turizmit të Hallstatt, tha për CNN se këtu do të fokusohen tek një turizëm cilësor në të ardhmen. /syri.net / KultPlus.com
Në vitin 2013, zemrat e fëmijëve dhe të moshuarve i pushtoi aventura e animuar e Disney “Frozen”. Filmi ka fituar shumë çmime nga të cilat dy Oscarë, një për filmin më të mirë të animuar dhe një për këngën origjinale “Let It Go” të cilën e kënduan si të vegjlit ashtu edhe më të moshuarit.
Kanë kaluar 6 vjet dhe së shpejti vjen edhe vazhdimi, ndërsa
tani është prezantur edhe posteri dhe trileri.
Ajo që mund ta vërejmë në posterin e parë është se ajo duket pak më serioze gjë që është për t’u habitur, sepse audienca të cilës i pëlqeu Frozen në vitin 2013 tani është pak më e vjetër. Pyetja është nëse audienca e cila në atë kohë e adhuronte këtë film do ta shikojë vazhdimin për shkak të nostalgjisë apo tashmë ndihen tepër të rritur për të, por kjo nuk dihet kurrë me vazhdimet e animuara, shkruan KOHA Ditore.
Si një shembull pozitiv e kemi “Wreck-It Ralph” nga viti 2012, i cili në gjithë botën i fitoi 471 milionë dollarë ndërsa vazhdimi “Ralph Breaks the Internet” vitin e kaluar (gjithashtu gjashtë vjet më vonë) ka arritur sukses më të mirë me 529 milionë dollarë. Besojmë se vazhdimit të “Frozen” megjithatë nuk do t’i mungojë publiku sepse karakteret e Elsës dhe Annës janë ende shumë të popullarizuara./KultPlus.com
Në vitin 2019, publikohet pjesa e dytë e filmit të animuar “Frozen” Anna, Elsa dhe Olaf do të rikthehen në ekranet televizive, raportojnë mediat botërore. Filmi “Frozen” ishte publikuar në vitin 2013 dhe që atëherë kishte zëra se kur do të dal pjesa e dytë e filmit.
Mirëpo, tashmë pritja mori fund sepse pjesa e dytë e “Frozen” do të publikohet më 22 nëntor të vitit 2019, shkruan rtv21.tv Madje, kënga që këndohet në film “Let It Go” u bë himn i krishtlindjeve dhe një këngë shumë e dashur për fëmijët dhe të rriturit anë e mbanë botës.
Frozen 2 pritet të publikohet në vitin 2019, pas suksesit të pjesës së parë, i cili konsiderohet si filmi më fitimprurës i Disney, duke thyer kështu edhe rekordin, përcjellë KultPlus.
Por pjesa e dytë e këtij filmi duket të shënojë një kthesë jo të pranishme në filmat e Disney, ku princeshat martohen me princër. Frozen 2 duket të ketë një martesë të gjinisë së njëjtë.
Jennifer Lee, bashkëregjisore e këtij filmi ka tronditur rrjetin, pasi ka zbuluar për kthesat në Frozen 2.
Për Huffington Post ka deklaruar se ajo është e hapur ndaj idesë që Elsa të jetë lesbike në filmin e dytë.
“Kemi biseduar për këtë, jemi koshientë, por nuk e kemi marrë vendimin”, ka thënë ajo.
“Ne do të prekim ato cështje që ekzistojnë dhe përballen cdo ditë fëmijët, burrat dhe gratë”, tha Chris Buck, bashkëregjisor i “Frozen”.
Nëse do të merret ky vendim, atëherë Elsa do të jetë princesha e parë lesbike në historinë e Disney./KultPlus.com