Gjashtë mijë njerëz jetojnë në një fshat në Poloni në një rrugë të vetme

Një foto e një fshati nga Polonia ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale ditët e fundit dhe bëhet fjalë për Suloshovën, ku të gjithë banorët jetojnë në një rrugë.

Vendi piktoresk 45 minuta nga Krakovi – fshati Suloshova, falë paraqitjes së pazakontë të shtëpive të banorëve vendas, tërheq vëmendjen në rrjetet sociale, dhe fotot nga pamja e një zogu janë veçanërisht të njohura kohët e fundit.

Suloszowa është në fakt një nga rrugët më të gjata në Poloni dhe shtrihet për rreth 9 kilometra. Grupe shtëpish dhe ndërtesash shtrihen përgjatë rrugës, dhe ndërsa “në tokë” nuk duket veçanërisht mbresëlënëse – nga ajri ato përfaqësojnë një panoramë piktoreske.

“6000 njerëz jetojnë në Suloszów të Polonisë në një rrugë”, është përshkrimi i fotos së postuar në Twitter, e cila është parë afro 7 milionë herë.

Tweeter-i bëri një gabim të lehtë në emrin e fshatit, duke e quajtur Solushova, me shkronjat U dhe O të ndryshuara. Fshati quhet Sułoszowa, ose Sułoszowa në polonisht./Alsatm/KultPlus.com

Fshati në Rugovë mbulohet nga bora

Me uljen e temperaturave, në Kosovë kanë filluar edhe reshjet e borës.

Përderisa në ultësira po bie shi, në vendet malore kanë filluar edhe reshjet e borës. Një prej vendeve ku ka rënë borë është edhe fshati Drelaj i Rugovës Rugovës.

Reshje bore gjatë ditës së djeshme ka rënë edhe në pjesë të tjera të vendit. / KultPlus.com

Fshati Tatzat në Delvinë, një mrekulli për adhuruesit e natyrës

Fshati Tatzat në Delvinë të Shqipërisë, është një qoshk piktoresk, edhe pse pak i njohur, por që vizitohet rregullisht nga adhuruesit e natyrës dhe aventurës.

Natyrë e paqtë, plot ngjyra, aromë, tinguj, ujë i kristaltë burimi dhe ajër i pastër.

Bashkia e Delvinës përcolli pamje nga ky fshat në këto ditë të fundit të gushtit, duke u kujtuar adhuruesve të natyrës vizitën e radhës, transmeton KultPlus.

Pamjet tregojnë një mrekulli për t’u parë e prekur nga çdo adhurues i natyrës.

Tatzat ndodhet rreth 144 kilometra në jug të Tiranës. / KultPlus.com

Sipas një studimi, njerëzit që jetojnë në fshatra janë 8 herë më të lumtur se ata që jetojnë në qytet

Njerëzit që jetojnë në vendet rurale janë më të lumtur sesa ata që jetojnë në qytet, kanë gjetur studimet e reja.

Studimi është bazuar në 400 mijë njerëz në Kanada, duke përdorur si vlerësim shkallën e lumturisë.
Qytetet më të mëdha kanë paga më të larta, nivele më të larta të arsimit dhe norma më të ulëta të papunësisë.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton asgjë në kuptimin e gëzimit: njerëzit që jetojnë në fshat ishin mesatarisht tetë herë më të lumtur sesa njerëzit në zonat urbane, zbuloi studimi. /KultPlus.com

Turistët ‘pushtojnë’ fshatin që frymëzoi ‘Frozen’

Kur një restorant, hotel, rrugë, qytezë apo qytet bëhet i famshëm në Instagram, duket se nuk duhet shumë kohë që ai vend të ‘pushtohet’ nga turistët.

Fshati alpin Halltatt, i ngritur në malet Salzkammergut të Austrisë, e di këtë dhe e di shumë mirë: një digë ndërtesash si kuti çokollate, rrethuar nga male të mbuluara nga dëbora dhe me këmbët në ujë të kristaltë, vjen taman si një përrallë.

Popullsia e këtij vendi të mbrojtur nga UNESCO është vetëm 780 banorë, por numri i turistëve që mbërrijnë çdo ditë e kapërcen disafish: thuajse 10 mijë vizitorë në ditë.

Përtej mundësive të pafundme që ka, Hallstatt është i famshëm tani si frymëzimi i Arendelle, mjedisi i fantazuar ku zhvillohet seria e famshme e filmit “Frozen” të Disney.

Ai është mjaft i popullarizuar sidomos ndërmjet turistëve aziatikë, e nxitur kjo pjesërisht nga fakti se ekziston një kopje kineze e fshatit, e ndërtuar në provincën Guangdong në vitin 2011.

Tani, ky fshat i famshëm po përpiqet se si të menaxhojë fluksin e madhe të vizitorëve. Michelle Knoll, menaxhere për bordin e turizmit të Hallstatt, tha për CNN se këtu do të fokusohen tek një turizëm cilësor në të ardhmen. /syri.net / KultPlus.com

Fshati kosovar ku me vjet nuk martohet askush

Fshati Nasalë që gjendet në komunën e Gjilanit po boshatiset çdo ditë e më shumë. Aktualisht aty kanë mbetur edhe 30 familje. Shumica e banorëve jetojnë në mërgim.

Ndërsa, këta që kanë mbetur ankohen se janë lënë pas dore nga pushteti komunal. Rrugët e fshatit nuk janë të asfaltuara ndërsa banorët problemin më të madh e kanë me mungesën e ujit të pijes.Para disa vitesh është hapur një pus për t’i furnizuar banorët me ujë, por uji ka dalë mineral dhe i nxehtë rreth 30 gradë celsius.

Si pasojë e boshatisjes së fshatit, në shkollë janë vetëm 9 nxënës.Banorët thonë se fshati do të mbetet pa banorë, sepse ka 8 vite që askush nuk është martuar. / KultPlus.com

Fshati Çerem, bukuria e strukur mes Alpeve Shqiptare (VIDEO)

Çeremi është fshati më verior i Shqipërisë. Si t’u ishte fshehur stuhive të luftërave që rrahën këtë pjesë të atdheut, ai është i strukur në mes të Alpeve Shqiptare, që shtrihen në të dy anët e kufirit, që ka ndarë aq padrejtësisht Shqipërinë e Malin e Zi, ky i fundit i shpërblyeri i Europës me luginën e Plavë Gucisë.

Në Çerem arrihet njësoj për nga koha, si prej Dragobisë (në rrugë për në Valbonë), ashtu edhe prej Vuthajve të Gucisë, në anën tjetër të alpeve.

Banorët e tij janë të një gjaku me ata të Vuthajve dhe të Valbonës. Kanë edhe pronat të përziera. Historia e kënga asnjëherë nuk i ka ndarë.

Në vijim kamera e TV do t’ju çojë në këtë fshat, tash thuajse të braktisur, por që turizmi duket se do t’ia kthejë jetën./ KultPlus.com