Ushqimi që u tepron lokaleve të gastronomisë s’do të hidhet, u shpërndahet familjeve në nevojë

Një grup i të rinjve të komunës së Prishtinës mbështetur nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, OJQ PEN dhe Komuna e Prishtinës kanë lansuar projektin e bamirës “Click to Eat”.

Projekti synon uljen e numrit të qytetarëve në nevojë për ushqim, ngase synohet që ushqimi i parapërgatitur dhe i cili nuk arrin të konsumohen ë lokalet e gastronomisë, të shpërndahet te qytetarët që kanë nevojë për shujta, përcjell KultPlus.

Nënkrytari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha se e ka mirëpritur këtë projekt dhe se do të mundësojnë shpërndarjen e ushqimit deri te familjet në nevojë.

“Po e promovojmë një projekt shumë të rëndësishëm për skemën sociale për qytetarët e Prishtinës”.

“E kemi përkrah që nga fillimi dhe projekti ka të bëjë me zvogëlimin e personave të uritur në Prishtinë, këtu ndërlidhet Komuna, UNICEF, PEN dhe qytetarët”.

“Bizneset çdo ditë tërë atë ushqim që ju mbetet e pashfrytëzuar ideja ka qenë që atë ta shpërndajnë deri të familjet e uritura”.

“Ne do të mundësojmë transportin e ushqimit për shpërndarjen e ushqimit çdo ditë nga ora 14:00 deri në 17:00. Kemi nevojë që kjo të shpërndahet edhe në komunat tjera”.

Ai i ka falënderuar të rinjtë për këtë projekt, raporton EO, përcjell tutje KultPlus.

“Do ta fuqizojmë dhe do të kemi një projekt stabil që ai të mos shuhet. Kështu njësoj projekte po aplikohen që sa vite në Francë. Qëndrueshmëria e këtij projekt do të jetë i garantuar.

Gresa Ismalili udhëheqëse e “Click to Eat”, tha se ide për realizimin e këtij projekti ka qenë e kamotshme.

“Ideja ka lind qysh moti. Përfshirja e gjithë komunitetit dhe mbrojtja e ambientit janë dy elemente të rëndësishme që i realizon ky projekt”.

“Gjatë punë sonë janë rrit numri i punëtorëve ku kemi edhe dy programe që ndihmojnë implementimi e Click to Eat”.

Gonxhe Haliti ideatorë e kësaj iniciative, tha se synojnë që “Clik to Eat”, të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë.

“Ushqimi që tepron te gastronomia do të bëhet paketim i shujtave dhe do të ofrohet te personat në nevojë. Synimi jonë është që Clik to Eat të zhvillohet edhe në qytetet tjera në Kosovë”.

“Të krijohet shprehi që mos të hidhet ushqimi”. / KultPlus.com

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse nuk u zgjatet orari i punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po vazhdon të jetë e pakënaqur me moszgjatjen e orarit të punës e moslehtësimin e masave Anti-COVID.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka paralajmëruar protesta të ashpra.

Krejt kjo sipas një pronocimi të tij për EO, nëse institucionet nuk i konsultojnë për masat e reja, që siç thotë ai duhet të merren shumë shpejt për lirimin e sektorit të gastronomisë, transmeton KultPlus.

I pari i gastronomëve ka kujtuar se kanë mbajtur tri protesta, duke shtuar se nuk do t’i nënshtrohen as asnjë qeverie. / KultPlus.com

Paralajmërojnë gastronomët: Asgjë s’ka ndodhur çka pritet të ndodhë

Qeveria e Kosovës ka vendosur masa që nga 7 prilli deri më 18 në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit në vend, gjë që u prit me shumë kritika nga ana e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka folur rreth efektit negativ që pandemia COVID-19 i ka sjell bizneseve kosovare, më konkretisht sektorit të gastronomisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kllokoqi ka thënë se së bashku me kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës dhe kryesinë e Shoqatës kanë zgjedhur rrugën e bashkëpunimin me institucionet, me shpresën se edhe 4 ditë do të dalin nga kjo krizë.

“Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën! Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N”, ka shkruar Kllokoqi.

Shkrimi i plotë i Kllokoqit:

Që 400 ditë tu e ngritë zanin e gastronomëve për padrejtësi, që një muaj tu punu me e gjetë zgjidhjen për t’ardhmen që do t’na gjejë këtë vit… Asgjë s’ka ndodhë çka pritet të ndodhë në qoftëse nuk e hapim verën!

Plazhet mërgata do t’i bëj në Kroaci, Mal të Zi, Shqipëri, etj. Dasmat në Shëngjin e Kuks. Nejat dhe klubet do t’i orientojmë në Durrës e Dhërmi. Infuzionin tonë kryesor do ta humbim: R E M I T E N C Ë N

Në mes të protestës, fyerjes, penalizimit, ne po e zgjedhim bashkëpunimin dhe konsultimin.

Si kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, ftova për të na u bashkuar në kërkesat tona, kryetarin e Odës së Hotelierëve të Kosovës, Hysen Sogojeven, dhe kryesinë e Shoqatës. Të bashkuar për me çu përpara dhe mbrojt interesat e përbashkëta.

Krejt bashkë drejtuar Qeverisë, që së bashku të dalim nga kjo krizë që padrejtësisht më së shumti na dëmtoi dhe vazhdon të na dëmtojë ne.

Urojmë që këto 4 ditë do të gjejmë një rrugë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për të dalë nga kriza, në të kundërtën virusin e “parandaloni”, veç në fundvit mos vajtoni për zbrazjen e vendit nga rinia, sikur ikja e dikurshme nga stacionët e autobusëve!.

Kujtojmë, që nga data 7 deri në 18 prill, shërbimet e gastronomisë obligohen të pezullojnë aktivitetin e tyre. Këto biznese do të lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi”, apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas këtij vendimi, po ashtu do t’u ndalohet veprimtaria qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë./ Gazeta Metro / KultPlus.com

Gastronomët: Masat e reja krijuan një eksport të parasë dhe import të virusit

Ka kaluar një javë që sektori i gastronomisë po qëndron i mbyllur për shkak të masave të reja Anti-COVID të ndërmarra nga Qeveria e vendit, por nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, thonë se këto masa vetëm sa po e thellojnë edhe më shumë gjendjen e rëndë të këtij sektori.

Me qëllim të uljes së rasteve pozitive me COVID-19, javën e kaluar Qeveria ka ndërmarrë masa të reja kufizuese duke ndaluar punën e gastronomisë dhe të qendrave tregtare deri më 18 mars, por se kjo mbyllje ka ndikuar që mbi 29 mijë qytetarë të Kosovës vikendin ta kalojnë në Shqipëri.

Kjo për Arian Vranicën nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, është dëshmi se masat e fundit kanë ndikuar që të ketë eksport të parasë dhe import të virusit.

Vranica thotë se vendimi i Qeverisë për të mbyllur gastronominë në Kosovë duke lënë të hapur kufijtë, është një vendim që i dëmton më së shumti gastronomet.

“Duke e ditur që nuk ka pasur asnjë lloj dokumenti që është kërkuar apo një lloj (testi) PCR apo një lloj vetizolimi dhe një lloj kontrolle sa i përket luftimit të pandemisë, natyrisht që për neve ka qenë shqetësuese, sepse një sektor i cili po mbyllet tek ne po lejohet në vendin tjetër, andaj kjo po stimulon qytetarët e vendit të Republikës së Kosovës që më shumë të frekuentojnë vendet tjera sesa vendin tonë. Për neve ka qenë shqetësuese sepse duke i ditur edhe kapacitetet buxhetore të Republikës së Kosovës nuk janë të mjaftueshme për të mbështetur bizneset në raport me humbjet të cilat i kanë shkaktuar. Natyrisht ne duhet t’i evitojmë sa më shumë këto humbje, mirëpo me këtë vendim ne e kemi krijuar një eksport të parasë dhe një import të virusit”, tha ai.

Sipas tij, vendimi i Qeverisë që gastronomia të punojë vetëm me shërbim “merr me vete” dhe “dërgesë me porosi”, vetëm sa e thellon edhe më tepër gjendjen e rëndë të këtij sektori.

Ai thotë se shumica e lokaleve të gastronomisë nuk i ofrojnë këto shërbime, e që thotë se humbja për to është edhe më e madhe.

“Këto masa e thelojnë edhe më tepër gjendjen e rëndë të sektorit të gastronomisë, sepse gastronomia ne e dimë që nga mbyllja totale që ka ndodhur përkatësisht në tre mujorin e dytë të vitit të dytë të vitit të kaluar ka pasur një përshkallëzim të jashtëzakonshëm sa i përket dëmeve të shkaktuara nga pandemia dhe masat shtrënguese të qeverisë. Kemi pasur 64 përqind rënie të qarkullimit dhe e cila ka treguar që ka pri në raport me çdo industri tjetër sa i përket dëmeve”, thotë ai.

Një vit më parë për shkak të mbylljes në sektorin e gastronomisë, Vranica thotë se mbi 11 mijë punëtorë kanë humbur punën, e që një gjë e tillë shton se do të ndodh edhe për shkak të masave të fundit.

“Natyrisht që po, siç e ceka edhe më herët barra për të gjitha këto shpenzime të likuiditetit i ka rënë gjithmonë pronarëve dhe nuk kanë mundur të njëjtit të subvencionohen mjaftueshëm me para të buxhetit tonë edhe është dashur të largohen nga puna edhe për shkak të mos lejueshmërisë së funksionimit të rregullt të biznesit…Kështu që, veçse ka një largim të punëtorëve edhe me masat paraprake e tani natyrisht që do të ketë një thëllim edhe më të madh, ku siç e ceka edhe më herët numrat janë mjaftë shqetësues sa i përket punëtorëve të larguar. Arritja në normalitet vetëm po tejzgjatet dhe po bëhet edhe më e vështirë duke marrë parasysh edhe tkurrjen e rezervave dhe humbjet e mëdha të cilat po shkaktohen”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, thotë se sektori i gastronomisë duhet të mbështetet sa më shpejt nga Qeveria e vendit.

Ai bëri të ditur se javën e kaluar kanë pasur takim me përfaqësues të Qeverisë, e me të cilët thotë se kanë diskutuar se gastronomët duhet të mbështeten.

Ndërsa, kujtojmë se nga Qeveria e Kosovës është bërë e ditur se sektori i gastronomisë do të mbështetet me pagesë të pagave të punëtorëve dhe të qirave.

“Kemi diskutuar që duhet të ketë një mbështetje sa më të shpejtë financiare edhe pse është e vonshme, sepse paraprakisht do të duhej të ishte një takim me Ministrinë e Financave duke vlerësuar gjendjen e bizneseve dhe duke evidentuar ato biznese që do të duhej të përfitonin në rast të një mbyllje konkrete siç është duke ndodhur tani, e më pastaj të ndodhin paralelisht të dyja vendimet pas një aplikimi të bizneseve për subvencionim të qirave dhe të pagave. Kjo pritet të ndodh në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm, natyrisht që pritet të bëhet një vlerësim më i saktë sa i përket numrit të punëtorëve dhe të bizneseve”, tha ai.

Masat kufizuese do të vlejnë deri më 18 mars, e që Vranica deklaron se nëse do të ketë tentim që mbyllja të zgjatet ata do të protestojnë.

“I kemi analizuar këto vendime për mbyllje dhe vendimi i Këshillit drejtues të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ka qenë që në rast se nuk do të ketë hapje, natyrisht se ne do të protestojmë. Do të protestojmë me padëgjueshmëri dhe me organizim të protestave në rrugë, ku nuk jemi të vetëm, do të thotë ka edhe Oda dhe shoqata të tjera përkrahëse në këtë aktivitet”, thotë ai.

Më 7 prill kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese, ku gastronomisë dhe qendrave tregtare i është ndaluar puna deri më 18 prill. / Gazeta Express / KultPlus.com

Kllokoqi: Pas 11 dite gastronomia do hapet, me ose pa leje të Qeverisë

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për pezullimin e gastronomisë nga 7 prill deri me 18 prill, ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, shkruan KultPlus.

Kllokoqi tha se politika po shkakton dëm ndërsa gastronomia po e paguan faturën. Teksa ka shtuar se kërkojnë subvencione për këto 11 ditë të mbylljes.

“Per keto 11 dite do te kerkojm subvencionime te pagave, te qirave dhe grante per biznese, do te kerkojmë strategji per te ardhmen tone”, shkruan ai.

Ai tha që këto 11 ditë do ta respektojnë vendimin, ndërsa më pas do të hapin veprimtarinë e tyre, me ose pa leje të qeverisë.

Postimi i tij i plotë:

Edhe një herë: Politika shkakton DËM, Gastronomia paguan FATURËN!

Edhe njëherë Gastronomia Kurban i situates!Edhe njeher po ndeshkohemi, 11 dite!

Pas 11 dite ne do te hapemi!

Me ose pa leje te qeveris ne do të hapemi!

Per keto 11 dite do te kerkojm subvencionime te pagave, te qirave dhe grande per biznese, do te kerkojm strategji per te ardhemn tonë!

Me mire eshte te funksionoj Gastronomia e te qarkulloj paraja, e me keto para te Investohet në shëndetësi, të sigurohen shtreter e hapsira të mjaftueshme për të gjithë te prekurit me covid si rezultat i fushatave parazgjedhore, e të sigurohen vaksina, se te sanksionohen bizneset.

Ne, per keto 11 dite mbyllje do te vazhdojm bisedimet me Qeverin e Kosoves me shpresë që të arrijmë një marrëveshje, mirepo nese nuk arrijme një marreveshje pas 11 dite nuk perjashtojme daljen ne rruge. Nuk na mbetet tjeter!

Masat qe do te vendosen duhet te jene LEHTESUESE per Gastronomet dhe jo NDESHKUESE!/ KultPlus.com

Shoqata e Gastronomëve bëjnë thirrje që sonte të fiken dritat dhe muzika nëpër lokale

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar sot të gjithë pronarët e lokaleve në nivel vendi që në orën 20:00 t’i ndalin dritat dhe muzikën për 5 minuta, kjo në shenjë të një vjetorit të shfaqjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.

Ata përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përkujtuan ditën e 13 marsit ku u shkaktuan shumë viktima, shumë biznese falimentuan si dhe shumë punëtorë që mbetën pa punë si pasojë e kufizimeve të shumta që shkaktojë përhapja e virusit.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

FTESË PUBLIKE

Të dashur gastronomë, punonjës, qytetarë të vendit,

Sot me 13 mars, po bëhet një vit që po përballemi me pandeminë Covid-19.

Shumë punëtorë të papunë, shumë biznese të falimentuara, e mbi të gjitha, shumë viktima të shkaktuara.

Për nder të të gjithë atyre që ishin në vijë të parë të frontit duke u përballur me të padukshen e të dukshmen, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju fton të gjithëve, që sonte në ora 20:00, T’I NDALIM DRITAT DHE MUZIKËN PËR 5 MINUTA në të gjitha lokalet e gastronomisë, në të gjitha hotelet, marketet, butiqet, shtëpitë, banesat, pra në tërë Kosovën.

Së bashku deri në fundin e kësaj beteje!/ KultPlus.com

Kryetari i gastronomëve: Hala ka hezitim për gjininë femërore me punu në gastronomi

Kryetari i gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, përmes një statusi në facebook ka shprehur shqetësimin e tij për faktin se hala ka hezitim për gjininë femërore që të punojnë në gastronomi, shkruan KultPlus.

Sipas Kllokoqit, nuk është marre të punosh shërbyese e banakiere në gastronomi, por përkundrazi është mundësi e mirë.

“Hala ka hezitim per gjinine femrore me punu n’gastronomi, nuk e kuptoj arsyen 100% pse?! Nuk o’ marre me punu sherbyese ose shankiste/banakiere ne gastronomi, perkundrazi, eshte mundesi shume e mire. Besomni nese je nje grua mundesh me punu ne ni kafe/restorant etj., ki me perjetu nje dinamike ndryshe, ki me njoftu njerz, ki me kuptu punen, ki me çelë horizonte t’reja, edhe koha ka met shku ma mire”, ka shkruar Kllokoqi.

Tutje ai ka shuar se duke punuar gratë në gastronomi, do e ndryshojnë atë për mirë.

“Duke punu grate ne gastronomi, e ndryshojm gastronomine per t’mire, e emancipojme. Perndryshe 1-2 sherbyse/kamariere me qef i kisha marr ne Bagolina”, përfundon Kllokoqi. / KultPlus.com

Shoqata e Gastronomëve: Urgjentisht hiqeni kufizimin e lëvizjes

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kërkuar urgjentisht që të hiqet kufizimi i lëvizjes, për shkak që sipas tyre, ky kufizim nuk e ka ulur numrin e rasteve me koronavirus.

Në një reagim të tyre, ata kanë paralajmëruar kolapsim të shumë bizneseve, teksa thonë se dita-ditës po vazhdon largimi i punëtorëve nga puna.

Ata kanë kritikuar festat e bërë mbrëmë në Podujevë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke iu thënë: turpi ju mbuloftë.

Reagimi i plotë nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës:

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës të shqetësuar nga rezultatet jopremtuese nga masat e fundit të aplikuara nga ana e QK-së, që nga data 13 nëntor e deri më sot, jemi dëshmitar që lakorja e infeksionit COVID-19 vetëm është përkeqësuar. Më shumë se kjo, kemi rritjen e lakores së dëmit ekonomik, e cila çdo herë e më shumë po thellohet.

Këto politika që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, është evidente që nuk po arrijnë qëllimin e tyre, përkundrazi të pamenduara dhe shumë të rrezikshme për vendin, që do ti lëjnë gjurmët e pasojat e tyre për një kohë të konsiderueshme edhe pas pandemisë.

Sa i përket ndikimit të pandemisë dhe masave të QK në aspektin ekonomik, tashmë është evidente që sektori i gastronomisë është më i godituri në vend. Sipas të dhënave të Agjensionit Statistikor të Kosovës (ASK), të hyrat dhe qarkullimi i sektorit të gastronomisë në krahasim me vitin 2019 dhe 2020, vetëm në tremujorin e dytë (TM2), rezultojnë të kenë pasur rënie prej 64%, si asnjë sektor tjetër në Kosovë.

Nga dy sondazhe të bizneseve dhe punëtorëve të raportit hulumtues të ndikimit të pandemisë në gastronomi të përgaditur nga SHGK dhe Korb Marketing&Research, kemi të raportuar që 36% e bizneseve të gastronomisë, janë detyruar që të largojnë nga puna punëtorët e tyre si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të ushtrimit të veprimtarisë dhe problemeve të likuiditetit.

Nëse kjo atmosferë e shkaktuar ekonomike vazhdon edhe më tutje, bizneset nuk mund ta mbijetojnë këtë situatë dhe 56% e tyre kanë raportuar që do të largojnë edhe më shumë staf nga puna.Në këto rrethana, urgjentisht ju bëjmë thirrje që këto masa të hiqen, si jo efektive, e aq më pak të mendohet mbyllja totale pa ndonjë plan për mbështetjen financiare në ekonomi.

Për më tepër rreth COVID-19, mos të harrojmë që përhapja më e madhe e infeksionit ndodhë në hapësirat e institucioneve publike të cilat nuk i respektojnë masat parandaluese, nuk inspektojnë hapësirat e tyre të brendshme, por që kanë fokus primar dënimin e bizneseve private dhe këmbësorëve, duke shkaktuar papunësi të madhe në sektorin privat, derisa bëjnë çmos për të garantuar që pagat dhe mëditjet e tyre të mos u preken.

Për të përfunduar, të gjitha këto dhe i tërë serioziteti i kësaj çështjeje, përveç tjerash shpjegohet më së miri me mesazhin që kemi kuptuar të gjithë me turmat e pakontrolluara të njerëzve, mbledhjet, organizimet dhe fushatat e padinjitetshme të politikanëve në zgjedhjet e fundit në Podujevë, etj.

Pra, Ky është shembulli që marrim në këtë kohë krize e fatkeqësie! Turp ju qoftë! / KultPlus.com

Gastronomët kërkojnë subvencionimin e pagave dhe qirave

Deri në 40% të atyre që ishin të punësuar në sektorin e gastronomisë janë larguar nga puna si pasojë e pandemisë.

Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Veton Zuka ka thënë se janë 13 mijë punëtorë të punësuar në gastronomi dhe se cdo ditë po humbin vende të punës.

Sipas tij, kanë arritur në një gjendje të rëndë e të pamenaxhueshme.

“Objektivisht jemi diku 13 mijë punëtorë të punësuar në gastronomi dhe në anën tjetër janë 30 mijë dhe kemi një rënie dhe një largim të punëtorëve nga puna diku në 40 për qind përgjithësi të gastronomisë në Kosovë. Është gjendje shumë e keqe edhe për punëtorët dhe njëkohësisht edhe për bizneset”.

Sipas, Zukës zgjidhja e vetme për mbijetesë janë subvencionimi i pagave dhe qirave, ndryshe gastronomia do të futet në kolaps total.

“Zgjidhja për mbijetesë është vetëm kërkesat që i kemi, subvencionimi i pagave, për qiratë dhe ndihmesa e shtetit për interesat të bankave dhe rrjedhimisht për t’i hequr bizneset prej gastronomisë prej vijave të kuqe të bankave”.

“Përndryshe vetëm kjo mund të jetë një ndihmesë e një mbijetese të bizneseve. Përndryshe gastronomia ka me qenë në kolaps total”.

Nga e premtja kanq hy në fuqi masat e reja të marra nga Qeveria, ku qytetet janë ndarë në tri zona.

Zona e kuqe-rrezik i lartë: Komunat me rrezik të lartë të infeksionit janë ato që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 brenda javës. Këtu janë komuna e Prishtinës, Podujevës, Ferizajt, Gjakovës, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës, Fushë Kosovës, Shtime dhe Obliliqit.

Në këto komuna, kryeministri tha se i kanë marrë dy veprime: Nga ora 19:00 mbyllet çdo aktivitet ekonomik dhe vendoset kufizim i plotë i lëvizjes së qytetarëve, do të ketë orë policore në këto komuna dhe ndalohen hyrjet daljet në këto komuna deri në ora 05:00.

Zona e gjelbër-rrezik i ulët: Në këtë zonë hyjnë komunat me rrezik të ulët të infeksionit, që kanë 1 deri në 75 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në komunat që hyjnë në këtë zonë me rrezik më të ulët të përhapjes së koronavirusit, operatorët ekonomikë do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00.

Në këtë zonë hyjnë komuna e Istogut, Malishevës, Rahovecit, Skenderajt, Dragashit, Mamushës dhe Junikut.

Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.

Qendrat tregtare në këto komuna do të mund të punojnë nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 20. Veprimtaria e hotelerisë dhe gastronomisë ndalohet pas orës 20:00, përveç shërbimit” merre me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Zona e portokalltë-rrezik mesatar: Komunat me rrezik të mesëm të infeksionit janë ato që kanë prej 76 deri në 149 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës. Komunat të cilat bëjnë pjesë në zonën e portokalltë, operatorët ekonomikë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.

Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00./gazetaexpress/ KultPlus.com

Ahmeti kritikon Qeverinë: Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar për gastronomët pasi ata lejohen të punojnë deri në orën 19:00, ndërsa menjëherë fillon ora policore.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook tha se punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët që të flejnë në kafe.

“Gastronomia lejohet të punojë deri në 19, ndërsa ora policore fillon në 19:00. Punëtorët e gastronomisë duhet të marrin me vete dyshekët dhe të flejnë në kafe ose të teleportohen në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër. Në komunat që janë në zonën e kuqe do të ketë orë policore nga ora 19:00. / KultPlus.com

Gastronomët kritikojnë Qeverinë, pas masave të reja ndaj Covid-19

Sot janë marrë masat e reja kundër COVID-19 edhe për sektorin e Gastronomisë, ndërsa tani Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kritikuar institucionet publike, Kuvendin, Qeverinë e në veçanti Ministrinë e Financave.

Përmes një postimi në Facebook, SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid19.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, janë propozuar masat e reja që priten të miratohen nga ana e Qeverisë ditën e hënë. Këto masa kanë të bëjnë me ndryshimin e orarit të punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 21:00 – 05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”).

SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo kritikon dhe thekson duke i’u drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasiqë ende nuk kemi një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dalim nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave.

Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë.

Andaj, ju bëjmë thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata jonë do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

Për më tepër, SHGK ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK – së , për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmirren nga ne.

I’u lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë, dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër!/ KultPlus.com

Qeveria nxjerr vendimin e ri: Shërbimet gastronomike lejohet të punojnë deri në orën 23:30

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 32-të ka nxjerr vendim lidhur me masat parandaluese të pandemisë që ka shkaktuar koronavirusi, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë mbledhjes u vendos që të gjithë qytetarët e huaj që do të vijnë nga vendet me risk të lartë, sipas listës zyrtarë të ECDC, duhet të dëshmojnë nëpërmjet testit RT-PCR se nuk janë të infektuar me Covid-19.

Pastaj, të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime gastronomike, si restorantet dhe kafiteritë, u ndalohet funksionimi nga ora 23:30 deri në 5 të mëngjesit. Ndërsa nga ora 21:00 ndalohet muzika.

Matja e temperaturës është e obligueshme për të gjithë ata që hyjnë në objekte publike dhe private.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Qeverisë dhe vendimet që ka marrë ajo në mbledhjen e fundit:

https://onedrive.live.com/embed?resid=E5BE999D11FB95C%21697&authkey=%21ANYA27PVtlef2D4&em=2&wdStartOn=1

Lajm i mirë për gastronomet, masat e reja në 48 orët e ardhshme

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pritet të hiqet masa e kufizimit të lëvizjes në vend.

Indeksonline mëson se lajme të mira ka edhe për gastronomët. Një nga masat e propozuara dhe që pritet të aprovohet është heqja e kufizimit të punës në orar, e që aktualisht është orari deri në orën 22-30. Gastronomët pritet që të iu propozohen rregulla të kontrolluara në punë siç janë distanca, vendosja e termometrit në lokale, dhe masa shtesë kontrolluese.

Sportdashësit poashtu pritet të marrin lajm të mirë nga lëshimi i masave të reja.

Pritet që të lejohen të gjitha aktivitetet sportive, poashtu me masa kontrolluese.

Të gjitha aktivitetet sportive pritet të zhvillohen pa asnjë tifozë dhe me numër të caktuar të stafit ndihmës.

E marta mund të jetë dita përcaktuese për vendosjen e këtyre masave, por kjo ende nuk është tërësisht e sigurt./Indeksonline/ KultPlus.com

Gastronomët kërkojnë të punojnë deri në mesnatë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, njofton se ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve për zgjatjen e orarit të punës.

SHGK thekson se këtë peticion do ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës, përmes së cilit kërkohet zgjatja e orarit të punës deri në orën 24:00.

Gastronomët theksojnë se si rrjedhojë e masave të marra nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen.

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1049026298864827

Gastronomët: Sektori i dytë që punëson më së shumti kosovar po shkon drejt falimentimit

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se politika e ka lënë popullin në baltë.

Sipas tij, sektori i dytë në vend që punëson më së shumti kosovar, po përballet me falimentime dhe pasoja të pakthyeshme, transmeton Klan Kosova.

“Ndërkohë që sytë janë drejtuar tek mesazhet nga Uashingtoni, indiferenca e politikës para kolapsit të sektorit privat, që prej muajsh ka trokitur në pragun tonë, është shqetësuese. Gjendja në Kosovë, ku 59% e personave në moshë pune nuk janë aktivë ekonomikisht, shpejt do të rëndohet në mënyrë drastike nëse drejtuesit e shtetit nuk marrin masa të menjëhershme”, ka shkruar ai.

“Në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, nga marsi 2019 deri në mars 2020, numri i të punësuarve ra nga 80 mijë në 43 mijë! Përgjysmim brenda një viti”.

“Gastronomët e Kosovës kanë hapur peticionin për heqjen e kufizimeve dëmtuese dhe alarmimin e politikës për krizën që na pret. Këtë javë do ta vizitojmë të gjithë Kosovën për të vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve, me shpresën se më në fund dikush do ta dëgjojë shqetësimin tonë dhe do ta kuptojë ç’po ndodh. Kemi vetëm 3 kërkesa thelbësore për të shmangur krizën kombëtare: 1. Të shfuqizohet kufizimi i lëvizjes për qytetarë dhe biznese. 2. Të krijohet një manual i saktë për gastronominë për punën brenda lokaleve në sezonin vjeshtë-dimër. 3. Të përgatitet një pako e veçantë për përkrahje të sektorit të gastronomisë, si sektori më i goditur nga pandemia”.

“Hapi i radhës do të jetë protesta demokratike”.

Gastronomët “dorëzojnë” çelësat në shenjë proteste

Pronarë të lokaleve të gastronomisë nga e gjithë Kosova janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të vazhduar tutje drejt Qeverisë së Kosovës për mbajtjen e protestës ndaj vendimit të Qeverisë që nuk i lejon të punojnë pas orës 21.00.

Gastronomët në shenjë simbolike kanë filluar t’i dorëzojnë çelësat e lokaleve para Qeverisë.

Ata vazhdimisht po bëjnë thirrje se janë në prag të falimentimit dhe se po punojnë me vetëm 20 për qind të kapaciteteve. / KultPlus.com