Reagon Kllokoqi në lidhje me mbylljen e Gastronomisë: Ne kundërshtojmë fuqishëm këtë vendim

Sot u bë e ditur se që nga jave e ardhshme, Gastronomia dhe qendrat tregtare do të mbyllen për 12-të ditë, përcjell KultPlus.

Për këtë ngjarje, ka reaguar kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i cili përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se gastronomët e kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim pasi siç ka potencar tutje ai, askush nga institucionet përkatëse nuk është konsulltuar me këta të fundit.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Kllokoqit:

Sot zhvilluam një takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, Ministren e Industrise, Ndermarresise dhe Tregtise Rrozeta Hajdari dhe Ministrin e Financave Hekuran Murati.

Përkunder faktit që ne ishim të ftuar për konsulltim, ne nuk u konsulltuam por u informuam për vendimin e mbylljes se Gastronomisë, Qendrave tregtare, GYM-ave dhe Shkollave, nga data 06 deri me datën 18 te ketij muaji.

Ky vendim eshte vendim arbitrar, i njëanshëm, dhe jo i pranueshem për Gastronominë e Kosovës e cila çdo ditë e më shumë po rrëzohet për toke. Ne kundershtojme fuqishem kete vendim dhe do të vazhdojme të kundershtojme edhe më tutje çdo vendim që mirret njëanshem pa konsulltim.

Të hënën në ora 14:00 mbahet Kuvendi i Shoqates së Gastronomëve të Kosovës ku do të vendosim bashkarisht për hapat e mëtutjeshëm dhe do i përgjigjemi Qeverisë së Kosovës për vendimin e marrë! / KultPlus.com

Kryetari i gastronomëve: Hala ka hezitim për gjininë femërore me punu në gastronomi

Kryetari i gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, përmes një statusi në facebook ka shprehur shqetësimin e tij për faktin se hala ka hezitim për gjininë femërore që të punojnë në gastronomi, shkruan KultPlus.

Sipas Kllokoqit, nuk është marre të punosh shërbyese e banakiere në gastronomi, por përkundrazi është mundësi e mirë.

“Hala ka hezitim per gjinine femrore me punu n’gastronomi, nuk e kuptoj arsyen 100% pse?! Nuk o’ marre me punu sherbyese ose shankiste/banakiere ne gastronomi, perkundrazi, eshte mundesi shume e mire. Besomni nese je nje grua mundesh me punu ne ni kafe/restorant etj., ki me perjetu nje dinamike ndryshe, ki me njoftu njerz, ki me kuptu punen, ki me çelë horizonte t’reja, edhe koha ka met shku ma mire”, ka shkruar Kllokoqi.

Tutje ai ka shuar se duke punuar gratë në gastronomi, do e ndryshojnë atë për mirë.

“Duke punu grate ne gastronomi, e ndryshojm gastronomine per t’mire, e emancipojme. Perndryshe 1-2 sherbyse/kamariere me qef i kisha marr ne Bagolina”, përfundon Kllokoqi. / KultPlus.com

Kllokoqi reagon pas tubimeve të partive politike: Marre që mbi 10.000 punëtorë shkaku juaj janë largu nga puna

Petrit Kllokoqi në emër të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ka reaguar ndaj tubimeve që po bëjnë partitë politike, shkruan KultPlus.

Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se po shohin standard të dyfishta, derisa gastronomët janë dënuar me mbi 5 mijë euro.

Kllokoqi gjithashtu ka ftuar gastronomët që të mblidhen të martën urgjentisht për të vendosur për hapat e mëtejme.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.

Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e Avukit, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!

PLOT denime na kane ardhe ne shoqat per tavolina qe i kane mbi 5 persona bashke, e ne anen tjeter vetem ne foto qka po shohim jane qindra persona krah per krah njeri tjetrit ne fushata zgjedhore, jo 5 por 500.

MARRE DUHET ME JU ARDHE!

MARRE NGA KREJT GASTRONOMT QE MENZI KAN MBIJETU E PO MBIJETOJNE!

MARRE QE DISKOTEKAT E SALLAT E DASMAV I KENI MBYLL KOMPLET!

MARRE QE MBI 10.000 puntor shkaku juaj jane largu nga puna!

Gastronome, te marten ejani ne mbledhje urgjente! Jemi nje! Jemi bashke! Do vendosim per hapat e metutjeshem./ KultPlus.com

Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per…

Posted by Petrit Kllokoqi on Sunday, January 10, 2021

Kryetari i Gastronomëve: Të lejohen taksitë, e shërbimi ‘Delivery’ jo, s’ka logjikë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi, ka ripërsëritur kërkesën e unifikuar të gastronomeve, që të lejohet shërbimi ‘delivery’, si dhe ka parashtruar kërkesa të tjera në drejtim të Qeverisë Hoti.

Kllokoqi, në ‘Facebook’-un e tij, ka publikuar edhe të dhëna të cilat tregojnë dëmin që iu është bërë sektorit të gastronomisë nga masat e marra nga ekzekutivi për parandalimin e transmetimit të koronavirusit në vend.

Ndër të tjera, ai e ka konsideruar absurde idenë që taksitë të punojnë pas orës policore (19:00) nëpër komunat e rrezikshmërisë së lartë, e të mos lejohet shërbimi ‘delivery’.

Ndryshe, gastronomët e kanë parashtruar një kërkesë të ngjashme edhe ditë më parë, të cilët ende nuk kanë marrë përgjigje nga qeveria.

Njoftimi i plotë:

Gjendja ekonomike eshte renuar,

shume biznese kane falimentuar!

Sipas hulumtimit te shoqates lidhur me ndikimin e pandemise ne gastronomi, kuptojme qe tani kemi 36% me pak punetore, apo nga perafersisht 27,000 punetore, kemi rreth 10,000 punetore me pak (2.7% rritje ne shkalle te papunesise).  Ne rrethanat aktuale, pa perkrahje ekonomike dhe me masat e vendosura, kjo situate mund te rendohet edhe me teper, sepse nga sondazhi i pergaditur, 56% te bizneseve kane raportuar qe do te duhet te largojne edhe me shume staf per te mbijetuar, apo 9,950 punetore te tjere, qe ndikon ne rritjen e shkalles se papunesise ne 5.5%.

Tek sjelljet e konsumatoreve i kemi dy kategori. Ata te cilen kane frekuentuar me shume se 18 here ne muaj nje lokal para pandemise, tash gjate pandemise frekuentojne 1-3 here ne muaj (78% me pak). Ata qe kane frekuentuar me shume se 7 dite ne jave para pandemise, tash frekuentojne 1-3 here ne jave (apo 75% me pak). Nje konsumator para pandemise kishte shpenzuar mesatarisht 197 euro ne gastronomi, ndersa tash shpenzon mesatarisht 87 euro.

Kemi nje pergjysmim te gastronomise ne performance, bile edhe me keq se aq. E frikshme!

Mergata eshte nisur me te madhe drejte Kosoves (nje remitence po na vjen cash, direkt per here te pare sivjet).

Trusti nga data 23 do te filloj te kaloj ne llogarite e qytetareve.

Keto mjete duhet ti mbaj Kosova ne vendin e saj, kete shans ekonomik nuk duhet ta humbim.

Do te ishte katastrofale nga ana e SHTETIT TE KOSOVES nese shkojme me mbyllje totale.

Ne duhet te jemi te kujdesshem ndaj ekonomise.

Gjate veres ne i mbyllem bizneset.

Shqipnia dalloj nga ballkani, ajo i hapi kufinjte dhe shenoi rritje ne turizem.

Kontrolli duhet te rritet duke u inspektuar, MIREPO ASNJEHERE MBYLLJE!

Momentalisht po bejme grumbullim te njerezve shkaku i kufizimit ne kohe te caktuar, duhet te rrisim orarin dhe ta rrisim kontrollen per te lehtesuar kete gje, bile edhe OBSH po rekomandon qe kufizimi eshte i panevojshem.

Nje kategori e Pakos se Rimekembjes do te zbatohet ne vitin tjeter, ndersa ne jemi momentalisht te rraskapitur ekonomikisht.

Nuk duhet te krahasomi me Gjermanine, sepse ajo ka nda shume miliarda dhe ka ndryshu ne kohe normat tatimore per çeshtjen e pandemise, madje ne çdo mbyllje te ekonomise.

Banka Qendrore e Republikës se Kosoves duhet te riprogramoj kredite, e shteti duhet ta paguaje interesin se spo mund te ia dalim nga kjo gjendje.

Ndersa delivery duhet urgjentisht te lejohet (taxite te punojne e delivery jo, ska logjike!) / KultPlus.com

Arrestohet kryetari i Shoqatës së Gastronomëve

Pas protestës së gastronomeve para lokaleve të tyre është arrestuar kryetari i kësaj Shoqate, Petrit Kllokoqi.

Kllokoqi është dërguar në stacionin policor, transmeton KultPlus. Ai ka thënë se nuk kanë kërkuar leje për mbajtjen e protestës së sotme duke thënë se pjesëmarrësit kanë protestuar para bizneseve të tyre.

Kllokoqi ka shtuar se policinë e kanë lajmëruar për protestën që pritet të mbahet të hënën.

Pas përfundimit të protestës Kllokoqi ka paralajmëruar protestë masive të hënën.

“Nuk e shohim të arsyeshme që t’i mbyllim bizneset e t’i lëmë kufijtë hapur. Çdo problem që po na sjellin masat ku shteti nuk ishte në gjendje të ulet dhe t’u ofrojë bizneseve por vetëm t’u marrë. Me këtë protestë paralajmëruam protestën masive të së hënës. Nëse deri sot kemi paguar tatim kërkojmë prej shtetit që atë tatim të na kthejë. Presim një pako të veçantë”, ka thënë Kllokoqi. / KultPlus.com