Ramë Lahaj takohet me Gent Cakajn

Tenori nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj, ka takuar sot Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, shkruan KultPlus

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri Cakaj përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se me Ramë Lahajn kanë diskutuar rreth artit, kulturës e historisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Këtu keni statusin e tij:

“Sot më vizitoi në zyrën time miku im i çmuar e tenori me peshë të madhe ndërkombëtare, Ramë Lahaj! Biseduam për artin, kulturën, historinë, Kosovën e Shqipërinë 🇦🇱🇽🇰! Krenar që një djalë i rritur në Kosovë, ish-ushtar i UÇK-së në mbrojtje të vendit të tij, sot ka prekur majat më të larta të artit botëror”.

Cakaj: FSK meriton mirënjohjen më të veçantë për shërbimin në Shqipëri

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka vlerësuar lartë shërbimin e FSK-së në Shqipëri të bërë pas tragjedisë që ka ndodhur atje, shkruan KultPlus.com

Ai ka thënë se shërbimi i pjesëtarëve të FSK-së në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë.

Këtu keni postimin e tij të plotë:

“Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës.

Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!

Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.
Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Gent Cakaj merr drejtimin e MPEJ me shprehjen e Ali Podrimës: Kam kohën dëshmitar

Ministri i deleguar i Europës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, gjatë fjalës së tij pas marrjes së detyrës nga kryeministri Edi Rama, ka sjellë një shprehje të poetit shqiptar Ali Podrimja. Cakaj tha se koha do të jetë dëshmitar në punën e tij në drejtimin e MPEJ.

“Koha thotë Podrimja shpesh herë ecen mbi shpinën  e Breshkës, ndërkohë këto ditë koha ka ecur ngadalë. Unë kam kohën dëshmitare për punën time dhe do të qëndroj me dinjitet para ccdo njeriu që i ka dhënë votën kësaj shumice. “-tha Cakaj.