Hip-hopi me muzeun e vet në New York

Hip-hopi do të ketë muzeun e vet në New York. Lajmin e bëri të ditur reperi amerikan Kurtis Blow, i cili theksoi se do të hapet në Bronx, aty dhe ku lindi ky zhanër muzikor. “Universal Hip-Hop Museum” pritet të hapet në vitin 2023.

“Do të jetë një pjesë fantastike e historisë për këtë kulturë. Pasuria ime do të ketë një seli ku të gjithë mund të vijnë ta shikojnë nga afër”, -tha Blow.

Blow ka qenë i pari reper që pati një sukses komercial dhe i pari që ka firmosur një kontratë diskografike me një kompani ndërkombëtare. “The Breaks”, pjesë e albumit të vitit 1980 “Kurtis Blow”, u bë e para këngë rep e certifikuar me disk të artë në muzikën hip hop.

Rrënjët e hip-hopit mund të jenë në vitin 1973 dhe prej atëherë hip-hop e repi janë një industri miliardere dhe tërësisht të pranuara në kulturën tradicionale, si amerikane dhe në atë botërore. / KultPlus.com

Loredana, e nominuar për çmimin Hip Hop në Gjermani

Loredana ka treguar se është nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm në Gjermani siç është BEST HIP HOP ACT.

Ka qenë vetë reperja e cila ka postuar në Instagramin e saj një shkrim të gjatë ku i kërkon fansave mbështetjen e tyre. Ajo është e vetmja femër dhe e vetmja shqiptare e nominuar në këtë kategori.

Loredana në postimin e saj shkruan se nuk i intereson çmimi i parë, por i mjafton mbështetja e madhe e fansave dhe lumturia që ato i dëgjojnë kaq shumë këngët. Ajo i është mirënjohëse gjithsecilit prej atyre që klikon projektet e saj./ KultPlus.com