Artistët sjellin këngën “Imagine” përmes një video-kolazhi inspirues (VIDEO)

Ylli i filmave “Wonder Woman”, Gal Gadot e ka realizuar një video-kolazh të këngës hit të John Lennoit, “Imagine”, në shenjë solidariteti me situatën e fundit në botë, të cilën e ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Në videon e postuar në Instagram, Gadot fillon ta interpretojë këngën e njohur të Lennonit të vitit 1971, dhe më pas shoqërohet nga yje të ndryshëm të showbizit si, Will Ferrell, Jamie Dornan dhe Natalie Portman.

Ylli i filmave të bazuar në librat komik “DC Comics”, e ka treguar se ka gjashtë ditë që është vetizoluar, dhe përhapja globale e kësaj sëmundjeje e ka shndërruar në filozofe, transmeton Koha.

Përveç Ferrellit, Dornanit dhe Portmanit, ndër yjet e tjerë të cilët kanë shprehur gatishmëri të bëhen pjesë e kësaj videoje janë: Zoe Kravitz, Chris O’Dowd, Sia, Pedro Pascal, Eddie Benjamin, Leslie Odom Jr, Lynda Carter, Ashley Benson, Norah Jones, Jimmy Fallon, Cara Delevingne, Kaia Gerber, Labrinth, Annie Mumolo dhe Maya Rudolph.

Ndër të tjera, Gadot ka shpjeguar se inspirimin për ta realizuar këtë kolazh e ka marrë nga një video virale nga Italia, shteti i cili po vazhdon të qëndrojë izolim të plotë, ku shihet një burrë duke e interpretuar këngën “Imagine” në trombë, teksa shoqërohet nga këndimi i fqinjëve nga shtëpitë e tyre.

Përhapja e koronavirusit nëpër Amerikë, ka bërë që kryebashkiaku i New Yorkut, Bill de Blasio të lëshojë urdhër zyrtarë për mbylljen e të gjitha kinemave, teatrove, sallave koncertale dhe klubeve të natës në këtë qytet.

Si pasojë, yje të shumtë të showbizit si Lady Gga, Taylor Swift dhe Miley Cyrus, po i shfrytëzojnë platformat e tyre për t’iu bërë thirrje fansave që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vetilozohen, deri sa të përmirësohet situata. / KultPlus.com

Liderët e botës, të bashkuar “këndojnë” këngën e John Lenon

Këngëtari i njohur amerikan, John Lenon, i cili jetoi në shekullin e 20’të, është i njohur për mesazhet e tij të paqes.

Kënga e tij më e njohur është “Imagine”, e cila bën thirrje për paqe.

E pikërisht kjo këngë, ka “bashkuar” liderët botërorë.

Në një video të krijuar nga Synthesia.io

Mesazhi i kësaj kënge është paqja, ndërsa në fillim të videos shkruhet “Ajo që do e shihni nuk është e vërtetë. Por mund të jetë”. / KultPlus.com

Këngës “Imagine” të John Lenon, i kushtohet një libër

Këngës më të famshme të të gjitha kohërave, “Imagine” të John Lenon, i është kushtuar një libër.

Dhe është pikërisht vejusha e Lenon, Yoko Ono, e cila do të sjellë detaje mbi kohën në të cilën u mendua, krijua dhe më pas realizua kënga e konsideruar si himn i paqes.

Me titull “Imagine” John Yoko, libri tregon gjenezën dhe prapaskenat e albumit, nëpërmjet kujtimeve të John, vetë Yokos dhe 40 personave që kanë qenë afër Lenon.

Përtej sfondit, teknikave të regjistrimit, në tekst jepet edhe planimetria dhe panorama e shtëpisë dhe studiove, me mbi 80 përqind të materialeve të pa publikuara më parë.

Publikimi i librit është parashikuar më 9 Nëntor, pikërisht në ditën kur Lenon do të mbushte 78 vjeç./a.a/ KultPlus.com