Në nderim të ditëlindjes së aktorit të njohur dhe një prej figurave më të dashura të skenës dhe ekranit shqiptar, Mirush Kabashi, COD (Center for Openness and Dialogue), me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe Arkivit Qendror të Filmit në Shqipëri, organizon një aktivitet të veçantë përkujtimor që sjell në vëmendje kontributin e jashtëzakonshëm të artistit në artin shqiptar.
Ky aktivitet i ndarë në tri pjesë të veçanta, synon të sjellë një panoramë të plotë të rrugëtimit artistik të Mirush Kabashit.
- Ekspozitë fotografike – “Mirushi në skenë”
- Promovimi i monografisë – “Mirush Kabashi – Sokrati i skenës shqiptare”
Libri sjell dëshmi, analiza dhe kujtime nga bashkëkohës të tij, duke ndriçuar personalitetin e tij kompleks dhe frymëzues.
- Shfaqje dokumentari – Një homazh vizual
Aktiviteti kulmon me shfaqjen e një filmi dokumentar në sallën “Forum”, i cili i kushtohet plotësisht jetës dhe karrierës së Mirush Kabashit.
