“Kthimi” i Kastriot Abdylit në konkurrencë zyrtare në International Film Festival Innsbruck të Austrisë

Filmi “Kthimi” (The return) i Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 28th International Film Festival Innsbruck, i cili mbahet nga data 28 maj deri më 2 qershor.

Filmi do të shfaqet me datë 29 maj në ora 17:50 në qytetin e Innsbruck të Austrisë. Ku njëherit paraqet mundësi të mirë për komunitetin shqiptarë në këto dy qytete dhe rrethin për ta parë një film shqiptar. Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktave që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqiptare.

Në këtë film luajnë aktorët: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Mubajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

Regjisori dhe skenaristi i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist – Isa Qosja, drejtor fotografie – Vlatko Samoilovski, montazha – Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf – Izet Curri, skenograf – Zeni Ballazhi.

Filmi Kthimi është bashkë prodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. / KultPlus.com

Të premten në Kumanovë vjen premiera e shfaqjes “As andej, as këndej”

Të premten, më 7 dhjetor vjen premiera e shfaqjes “As andej, as këndej’ në Teatrit e Kumanovës me regji të Kastriot Abdyli. Dramatizimin e shfaqjes e ka bërë nga Ilir Ajdini, sipas autorëve: Bojan Trinunovski, Simeon Damevski dhe Lupqo Todorovski.

Shfaqja “As andej, as këndej’ pasqyron realitetin e ditëve tona, ku shumë persona për shkaqe sociale dhe ekonomike marrin rrugën e migrimit për një jetë më të mirë, për të filluar jetën nga fillimi. Kjo është edhe qëllimi i Ilirit, i cili edhe pse në moshën 50 vjeçare niset drejt Amerikës ku në aeroportin e Frankfurtit takohet me Bekimin i cili për dallim nga Iliri pas 18 vitesh në migrim vendos të kthehet në vendlindje po për ta filluar jetën nga fillimi pas problemeve familjare në Amerikë. Ballafaqimi i Ilirit me Bekimin jo vetëm që sjell situata komike por edhe tensione dramatike …

Në këtë shfaqje janë angazhuar aktorët: Ismail Kasumi, Musa Isufi, Taulant Destani dhe Faton Ibrahimi, instrumetalistë: Baba Bend dhe Funda Ali, inskecient: Driton Ramadani, organizator: Jakupi Jakupi dhe skenografia: Ardian Kadriu./koha.mk/ KultPlus.com

“Kthimi” i Kastriot Abdylit pjesë i edicionit të 67-të të International Film Festival Mannheim – Heidelberg në Gjermani

Pas premierës botërore ne Oldenburg International Film Festival në Gjermani dhe Calgary European Film Festival, filmi “Kthimi” me regji të Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 67-të të International Film Festival Mannheim-Heidelberg në Gjermani, i cili mbahet nga data 15-25 nëntor, shkruan KultPlus.

Filmi do të shfaqet në 5 termine dhe atë dy në qytetin e Mannheimit me datë 16 dhe 18 nëntor si dhe në qytetin e Heidelberg në tre termine 15, 17 dhe 19 nëntor.

Shfaqja e filmit, njëherësh është edhe një mundësi e mirë për komunitetin shqiptar në këto dy qytete për ta parë një film shqiptar.

Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktave që sjellë integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e besës dhe nderin e femrës shqiptare.

Regjisor dhe skenaristi i filmit “Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist Isa Qosja, Drejtor Fotografie Vlatko Samoilovski, montazha Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, Kostumograf Izaet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi.

Ndërsa filmi vjen i jetësuar nga aktorët: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

“Kthimi” është bashkëprodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë./ KultPlus.com

“Kthimi” i Kastriot Abdylit premierë ndërkombëtare në Gjermani

Filmi i metrazhit të gjatë “Kthimi” nga Kastriot Abdylit, do të jetë në konkurrencë zyrtare në Oldenburg International Film Festival në Gjermani, që do të mbahet nga data 12 deri më 16 shtator 2018.

Kritiku i filmit Chris Gore, në shkrimin e tij në “Ultimate Film Festival Guide” si dhe “Sundance gjermane’ nga Variety, Hollywood Reporters, e cilëson në mesin e pesë Festivaleve më të mira te filmave te pavarur.

Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimi si fenomen te populli shqiptarë, si dhe kontradiktave që sjellë integrimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqiptare.

Regjisor dhe skenarist i këtij projekti filmik është Kastriot Abdyli, ko-skenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf Izet Curri, skenograf Zeni Ballazhi, ku luajnë Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini ,Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë, i subvencionuar nga Qendra Kinomatografike e Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë./KultPlus.com

Kastriot Abdyli: Gratë shqiptare na sollën deri këtu, ju kemi borxh atyre

Alberina Haxhijaj

Filmi “Kthimi” i regjisorit Kastriot Abdylit ka qenë filmi përmbyllës i edicionit të 10-të të PriFilmFest. “Kthimi” përmes premierës që pati mbrëmë në Prishtinë, risolli para publiku temën e migrimit, shkruan KultPlus.

Edicioni i 10-të i festivalit solli gjithsej 58 filma dhe së bashku me filmat PriFilmFest shpalosi edhe tema të ndryshme të cilat preokupojnë shoqërinë. Diçka të tillë bëri edhe filmi “Kthimi”.

Iliri, një i ri shqiptar nga Maqedonia që migroi në Francë, ka vendosur të martohet me një grua franceze me emrin Sabine (ndoshta nga dashuria, por ndoshta edhe për të siguruar lejen e qëndrimit).

Por gjithë ajo që ndodh përreth Ilirit dhe në film është në fakt është një dramë që ngërthen kontradikta mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare e që shpesh herë shkaktojnë edhe situata komike. Rikthimi i tij në vendlindje për t’u martuar duket si një mundësi e mirë për ta parë familjen e tij përsëri pas shtatë vitesh por edhe për ta mësuar Sabinen më shumë me traditat shqiptare.

Sidoqoftë, vizita e tyre e papritur bëhet e thartë kur babai i Ilirit, një burrë tradicional, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për tu larguar, duke e thyer besën që ia kishte dhënë dikur Bardhës, vajzës nga fshati i tyre (të cilën e dashuronte).
Madje për regjisorin ajo që është në qendër përveç tematikës se migrimit është pikërisht “Bardha” dhe portretizimi i gruas shqiptare.

“Filmi trajton migrimin dhe pasojat që i sjellë migrimi në shoqëri. Mirëpo në këtë film e kam trajtuat edhe gruan shqiptare e cila e pret burrin, edhe pse akoma nuk janë të martuar për shtatë vjet. Na burrat nuk ua kemi kthyer njëjtë edhe pse gruaja shqiptare është ajo që na ka sjellë këtu ku jem. Pra ia kemi borxh asaj”, thotë regjisori.

Tema të cilën e ka trajtuar regjisori është edhe një temë të cilën ai e ka hasur edhe në jetën e tij të përditshme.

Kjo histori bashkëkohore zhvillohet në një fshat ballkanik ku të vjetrit dhe të rinjtë, tradicionalja dhe modernja, lindorja dhe perëndimorja, të gjitha ndërthuren. Këtë e theksoi edhe aktori, Selman Lokaj.

“Nuk e di sa kemi arritë që të sjellim në ekran një porosi e cila po na mundon shumë vite. Por, ma merr mendja se me punën e regjisorit dhe ekipit kemi arritur që sado pak ta pasqyrojmë atë. Besoj që filmi do të ketë një rrugë të gjatë pasi që pasqyron dilemën se a me shku andej a me nejt këndej. Nëpërmes arti dhe veprave artisitke pra po mundohemi që të tregojmë se ku jemi”, theksoi aktori Lokaj.

Për aktorin Ismail Kasumi pjesëmarrja në këtë film ishte një mundësi shumë e mirë, po ashtu ishte hera e parë që ai punonte në një projekt kaq të madh.

“Për mua ishte hera e parë që punova me një ekip kaq të madh. Ishte një emocion shumë i mirë bashkëpunimi me një ekip të tillë. Po ashtu ishte kënaqësi që pjesë nga traditat tona ti shohim edhe përmes filmit”, u shpreh ai.
Në anën tjetër aktori Shkëlqim Islami u shpreh i lumtur për kritikat pozitive që morën nga miqtë pas përfundimit të filmit.

“Për mua nata e mbrëmshme ishte premierë pasi që nuk kam arritur që ta shoh herën e parë në Shkup dhe jam ndarë jashtëzakonisht i kënaqur dhe e falënderoj regjisorin që ka besuar në mua dhe më ka bërë pjesë të ekipit”, theksoi ai.

Në rolet kryesore, pra në rolin e Sabine, paraqitet Delphin Depardieu , aktorja nga Franca (njëherësh mbesa e aktorit me famë botërore Xherard Depardeu). Krahas saj në rolet kryesore paraqiten Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini. Drejtori i Fotografisë Vlatko Samoilovski, Kostumograf Izet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi, Kompozitor Memli Kelmendi, Montazhier Kastriot Saqipi dhe Blagoje Nedelkovski, Producent Ekzekutiv Simeon Damevski.

Filmi “Kthimi” ishte filmi përmbyllës i edicionit të 10-të të PriFilm Fest. Festivali ndërkaq vazhdon edhe sonte me ndarjen e çmimeve duke filluar nga ora 20:00./ KultPlus.com

“Kthimi” i Kastriot Abdylit të mërkurën me premierë

Filmi “Kthimi’ i regjisorit Kastriot Abdylit vjen premierë këtë të mërkurë, më 18 prill në Cineplexx (City Mail), në qytetin e Shkupit, shkruan KultPlus.

Skenari i filmit është punuar nga Kastriot Abdyli së bashku me Isa Qosën ndërsa ky film është koproduksion i parë mes Maqedonisë dhe Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” Shkup & “Shkupi Film” Prishtinë.

Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptar. Iliri, një i ri shqiptar nga Maqedonia që emigroi në Francë, ka vendosur të martohet me një franceze me emrin Sabine. Për shkak të çështjeve ligjore (Iliri hyri në Francë në një vizë të rreme) ai duhet të kthehet në fshatin e tij të lindjes për t’u martuar. Kjo duket si një mundësi e madhe për ta parë familjen e tij përsëri pas shtatë vjet mungese dhe për Sabine që të mësojë më shumë për rrënjët e tij. Sidoqoftë, vizita e tyre e papritur bëhet e tharë kur babai i Ilirit, një burrë tradicional i moshuar, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për t’u larguar, duke thyer “Besën” që ai i kishte bërë Bardhës, një vajze nga fshati i tyre. Filmi është një dramë që ngërthen kontardita mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare që shkaktojnë situata komike.

Në rolet kryesore, pra në rolin e Sabine, paraqitet Delphin Depardieu , aktorja nga Franca (njëherësh mbesa e aktorit me famë botërore Xherard Depardeu). Krahas saj në rolet kryesore paraqiten Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini.
Drejtori I Fotografisë Vlatko Samoilovski, Kostumograf Izet Curri, Skenograf Zeni Ballazhi, Kompozitorë Memli Kelmendi, Montazhier Kastriot Saqipi dhe Blagoje Nedelkovski, Producent Ekzekutiv Simeon Damevski.

Në rolet tjera paraqiten: Xhevat Qoraj, Shkëlqim Islami , Ismail Kasumi, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti ,Muqbajadin Qamili,Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall, Beqir Nuredini, Shota Baraliu, Muzafer Etemi, Flerentina Ademi, Valdete Ismaili, Donika Ahmeti, Enver Halimi, Agim Sulejmani, Ramadan Malaj, Abdurahman Rahman, Shkup Abdyli, Jon Saqipi, Arb Abdyli, Rron Grajqevci, Nadire Ismaili Salihu, Burhanedin Salihu Metush Agjani, Shoqëria Kulturo Artistike “Karshiaka”.

Ky film do të shfaqet këtë të mërkurë në Cineplexx Mall në Shkup ndërsa nga 19 prilli do të jetë në repertuarin e rregullt në Cineplexx. / KultPlus.com