Dua Lipa gëzon gjithë fansat e saj: Albumi i ri është gati 50 për qind

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është duke punuar vazhdimisht në albumin e saj të dytë, pas suksesit të jashtëzakonshëm nga “Future Nostalgia”, shkruan KultPlus.

Lipa zbuloi informacione mbi albumin e saj të ri në një intervistë me Elton John në podcast “Service 95”.

“Ka filluar të ndihet mirë dhe po merr formë”, ka thënë Lipa në intervistën e saj me John, pikërisht në datën e lindjes së këtij të fundit.

Aktualisht, 26 vjeçarja është duke shijuar sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj “Future Nostalgia”, i cili u lansua në vitin 2020.

Këngëtarja e “Sweetest Pie” mori dy çmime në iHeartRadio Music Awards 2022, duke përfshirë Dance Album of the Year për Future Nostalgia dhe Song of the Year për “Levitating”. /KultPlus.com

Dua Lipa me rekord historik, artistja e parë që ka gjashtë këngë me mbi 1 miliard transmetime

Kënga “Scared to be lonely”, një bashkëpunim mes Dua Lipës dhe Martin Garrix ka arritur shifrën e 1 miliardë transmetimeve në platformën muzikore “Spotify”, shkruan KultPlus.

Lipa dhe Garrix kanë arritur një shifër të jashtëzakonshëm të transmetimeve, këngë e cila u vlerësua shumë nga adhuruesit e dyshes.

Me këtë shifër të arritur, Lipa tani është artistja e parë në histori të platformës “Spotify”, e cila ka gjashtë këngë që kanë arritur mbi 1 miliardë transmetime.

26 vjeçarja aktualisht është në turneun e saj “Future Nostalgia Tour”, ku do të udhëtojë nëpër disa vende të botës.

Në anën tjetër, Dua Lipa ka njoftuar se është duke punuar në albumin e saj të dytë. /KultPlus.com