Studentët përsosin teknikat e higjienës dentare gjatë puntorisë me profesionistë mjekësor

Në vazhdën e organizimit të Bootcamps me ekspert të industrisë në Uni-Universum International College powered by Arizona State University, në kampusin e UNI në Prishtinë, është mbajtur Puntoria për Higjienë Dentare dhe Estetikë me Dr. Rezana Saraqi-Gerguri. Ngjarja, e zhvilluar sot, ofroi studentëve mësime të vlefshme në artin dhe shkencën e higjienes dentare, me një fokus të veçantë në arritjen e “Hollywood Smile”. Dr. Saraqi-Govori ndau ekspertizën e saj në zbardhjen dhe pastrimin e dhëmbëve, dhe fajtorët e zakonshëm pas çështjeve dentare si kariesi.

Dr. Rezana Saraci Govori është stomatologe e njohur, doktoreshë dhe trajnere në fushën e mjekësisë estetike. Deri me tani, Dr. Rezana ka më shumë se një dekadë eksperiencë pune, mirëpo, përveç përvojës së punës, ajo vazhdimisht merr pjesë në trajnime dhe kongrese nderkombëtare, në mes të shumë doktorëve të njohur ndërkombëtarisht. 

Studentët patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitete praktike, duke i mundësuar atyre të ushtronin teknikat e higjienës dentare nën udhëzimin e Dr. Rezana Saraqi-Govori. Sesioni interaktiv lehtësoi njohurinë e mëtejshme të çështjeve delikate, duke ju mundësuar studentëve të kuptonin rëndësinë e masave parandaluese për shëndetin dentar afatgjatë.

Bootcamps të tilla po ju mundësojnë studenteve të punojnë direkt me profesionist nga industritë më të suksesshme, një mundësi ideale për të përmirësuar shkathtësitë dhe për të njohur lider nga industria.

UNI – Universum International College menaxhohet dhe fuqizohet nga Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion.  

Për më shumë informata rreth aktiviteteve kontaktoni +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./KultPlus.com

Çka mund të bëj me diplomën e Shkencave Kompjuterike?

Të pasionuarit pas teknologjisë, respektivisht për Shkencat Kompjuterike, është edhe fitimprurëse në këtë kohë të zhvillimit të teknologjisë. Aftësia e fituar për inteligjencën artificiale, sistemet e bazës së të dhënave, gjuhët e programimit, bioinformatikën dhe teorinë e kompjuterit janë mozaiku i cili në tërësi përbënë atë që quhet “Shkenca Kompjuterike”.

Në shtetet në zhvillim rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkencave kompjuterike, për arsye se shumica e mjeteve të punës kanë shkuar drejt digjitalizimit dhe nuk bëhën në mënyrë manuale si më herët. Zhvillimi i teknologjisë ka prekur thuasje në të gjitha fushat e jetës.

UNI – Universum International College, krahas degëve të tjera ka edhe drejtimin Shkenca Kompjuterike. Ku me një staf profesional dhe ambiente të përshtatshme ju mundëson të jeni prej më të mirëve në këtë fushë. Po ashtu mundësia për studime jashtë vendit, në kuadër të UNI – Universum International College, ju mundëson juve qasje më të lehtë në tregun ndërkombëtar.

Inovacioni është prej gjërave kryesore që duhet ketë parasysh një ‘Programer’ e siç dihet, UNI, menaxhohet nga Univeresiteti më inovativ në SHBA, Arizona State University. 

Pajisu me diplomë të njohur nderkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni UNI – n në facebook & instagram./KultPlus.com

Programi Master me të cilin fitoni punë me pagë të lartë, Data Science & Analytics

Gama e profesioneve të cilat renditen si prioritare ndër vite po ndryshon duke u kërkuar gjithmonë diçka që tregu po e kërkon. Në vitet e fundit ka qenë mëse e kërkuar në secilin aspekt të industrisë, profili i Data Science & Analytics.

Marrja, klasifikimi dhe përpunimi i të dhënave me synim përfundimtar për të nxjerrë rezultate që ndihmojnë në vendimmarrje në biznes, përbën një prej funksioneve kryesore të këtij profesioni.

Përveç kërkesave jashtë vendit për profile të tilla, një kërkesë e gjerë për profile të tilla ekziston edhe në vendin tone me krijimin e disa kompanive të reja me këtë funksion.

Një nga programet Master më të dalluara në vend është tek Kolegji Universum. Ata përdorin metodologji që u jep studentëve mundësinë të provojnë të gjitha disiplinat e shkencës së të dhënave të ofruara nga Kolegji Universum dhe i lejon studentët të vendosin në një drejtim në të cilin ndihen më të sigurt.

Programi është një pasqyrim i tregut të punës në Kosovë, ku kompanitë inxhinierike dhe shkencore ofrojnë një sërë shërbimesh të ndryshme që nuk janë të kufizuara në një disiplinë të shkencës së të dhënave.

Edhe pak vende të lira kanë mbetur! APLIKO TANI për të marrë të gjitha informacionet se si mund të studioni në këtë drejtim duke klikuar KËTU ose telefono në +383 44 144 062.

Kolegji Universum nënshkruan marrëveshje me 152 Universitete për shkëmbim të 608 studentëve në Evropë

Kolegji Universum si lider i ndërkombtarizimit hap thirrjen për bursa semestrale ne 152 universitete ne 28 shtete te Evropës dhe Turqi. Bursat vlejnë për të gjithë studentët e Kolegjit Universum, te gjitha kampuset, niveli Bachelor & Master.

Deri tani Kolegji Universum ka nënshkruar marrëveshje me 152 universitete në 28 shtete të Evropës dhe Turqi. Shiko listen e plotë të Universiteteve Partnere https://www.universum-ks.org/sq/bursa-nderkombetare/

Deri tani 546 studentë të Kolegjit Universum dhe 105 staf akademik dhe administrativ kanë përfituar nga kjo mundësi.

Ftohen të gjithë studentët e Kolegjit Universum të nivelit Bachelor dhe Master të aplikojnë për shkëmbim semestral në këto universitete (kliko ketu per listen e plote).

Një nga përfitueset e bursave për shkëmbim semestral është edhe studentja Verona Kolgeci, për përvojen e saj gjatë shkëmbimit në Belgjikë ajo thotë: “Unë jam Verona Kolgeci studente në Universum dhe përfituse e bursës 100%. Tani jam në vitin e dytë në drejtimin Shkenca Kompjuterike niveli bachelor. Gjatë studimeve në vitin e parë kam qenë e angazhuar edhe me punë praktike, kjo eksperiencë ka qenë shumë e mirë. Jam përfituese e bursës për studime jashtë vendit në Thomas More University of Applied Science në Belgjikë. E gjitha ka qenë një eksperience shumë e mirë e cila më ka shtyrë drejt zhvilimit edukativo-arsimor dhe personal. Mesazhi im për studentërt tjerë është që të marrin çdo mundësi që i shfaqet sepse sa do e vogel të duket në fillim do të ketë një ndikim shumë të madh në jetën e tyre dhe do t’i ndihmojë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”.

Bëhu si Verona, eksploro Evropen gjatë studimeve! Apliko tani https://bit.ly/34gl2Wq

Për më shumë informata kontakto +383 44 144 062, [email protected] ose ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).