100 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA dhe hapja e negociatave, koncert festiv në sheshin “Skënderbej”

Mijëra qytetarë kanë festuar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbej” koncertin festiv me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në këtë koncert kanë performuar hitet e tyre muzikore disa nga artistët më të dashur për publikun shqiptar, si Soni Malaj, Alban Skënderaj, Ylli Limani, Xhensila Myrtezaj, Çiljeta Xhilaga, Threedots, Anxhela Peristeri, Eneda Tarifa, Fifi dhe Flori Mumajesi.

Koncerti u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë festive, teksa artistët e ngjitur në skenë kanë argëtuar publikun, i cili feston këto dy ngjarje madhore për vendin tonë.

Sheshi “Skënderbej” është shndërruar në një arenë të madhe festive ku skena është dekoruar me yjet e Bashkimit Evropian, teksa qytetarë të shumtë të cilët kanë shijuar ritmet e hiteve të këngëtarëve dhe valëvitën flamujt e Shqipërisë, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Përveç qytetarëve të shumtë të pranishëm në këtë superkoncert ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka uruar shqiptarët me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të vendit tonë. Ambasadori i parë amerikan në Tiranë ishte Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922. Ambasadori i parë shqiptar në Uashington ishte Faik Konica, i cili u emërua në këtë detyrë në vitin 1929 nga Ahmet Zogu.

Ndërsa më 19 korrik 2022 Shqipëria shënoi një hap historik drejt integrimit të vendit në BE, atë të çeljes së negociatave, pas pritjes disavjeçare./atsh/ KultPlus.com

“Prenk Jakova” me koncert festiv

Nën dirigjimin e Pëllumb Vula dhe Hajrullah Syla, të premten më 29 dhjetor vjen koncerti festiv nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova”, shkruan KultPlus.

Në koncertin që mbahet në Gjakovë, do të interpretojnë Kori dhe Orkestra e kësaj shkolle ndërsa mbahet në hollin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova.

Koncerti nis me fillim nga ora 19:00./ KultPlus.com