Arinjtë në kopshtin zoologjik finlandez kanë fjetur vetëm gjashtë javë këtë sezonë

Arinjtë në kopshtin zoologjik në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, u zgjuan pak më herët këtë vit nga gjumi i tyre dimëror dhe letargjia e tyre zgjati vetëm gjashtë javë këtë sezon.

Dy arinj kafë nga kopshti zoologjik Korkeasari i Helsinkit, Sofia dhe këlyshi i saj Julia, hynë në letargji në tetor, u zgjuan herët në dhjetor dhe më pas fjetën për një javë tjetër në shkurt.

Kujdestarja e kopshtit zoologjik Susan Nurtila tha se nuk mund ta shpjegonte këtë ritëm të pazakontë të gjumit të arinjve.

Arinjtë u zgjuan këtë muaj dhe u pritën me pajisje dhe ushqime të reja në rrethimin e tyre.

Arinjtë në Korkeasari flinin jashtëzakonisht mirë dimrin e kaluar kur ishin në letargji për tre muaj./abcnews.al/KultPlus.com

Kopshti

Poezi e shkruar nga Ezra Pound.
Përktheu: Orjela Apolloni.

Si nji lamsh mëndafshi që lulëzon kundrejt murit
Ajo ecë përgjatë rrethojave të rrugës në Kopshtet Kensington
Dhe po vdes pak nga pak
Prej nji lloj anemie emocionale.

Dhe rrotull âsht nji turmë
E flliqsinave, e të fuqishmëve, e foshnjeve të pavdekshme të ma t’mjerëve.
Ata kanë me e trashëgu’ tokën.
Në tê âsht fundi i shumimit.
Mërzia e saj âsht elegante dhe e teprueme.

Asaj kishte me i pëlqy’ që ndokush me folë me tê
Dhe gjithmonë ka frikë
Se mos unë kam me e bâ ket pamatuni./KultPlus.com

Edukatorja në Mitrovicë rrah fëmijën, deklarohen nga çerdhja: Rasti u dërgua në Polici

Institucioni parashkollor “Kopsht dhe Çerdhe Nina” me vendodhje në Mitrovicë, ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka reaguar për një rast të sulmit fizik ndaj një fëmije nga edukatorja A.A.

Sipas komunikatës, edukatorja A.A ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije gjatë kohës që ishte nën kujdesin e saj dhe se pas kësaj ky institucion parashkollor, përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë, konfirmoi sulmin e edukatores, e cila ka mohuar ushtrimin e dhunës.

Më tej institucioni parashkollor ka bërë të ditur se masat janë marrë duke njoftuar prindin e fëmijës i cili e ka inicuar rastin në Polici.

“Në kopshtin tim të përqafoj…”

Kur në vitin 2012-të, Kushtrim Hoxha dhe Hana Cakuli bashkuan forcat për të sjellë një projekt muzikor, askush nuk e priti një melodi kaq të përjetuar.

Kënga “Kopshti” edhe sot mbetet një këngë e njohur, por edhe e kënduar dhe e cila sjellë me vete një nostalgji për kohët e humbura.

Kushtrimi dhe Hana bashkëpunuan me Visar Kuçin, orkestruesin e këngës, dhe një ekip të tërë të instrumentistëve për të ardhur më pas edhe me një videoklip realizuar në marsin e 2012-s.

Hana, këngëtare e njohur shqiptare, paraprakisht pati kënduar këngë tjera solo, përfshirë këtu: “Çka do t`ju themi nënave”, “Simbol”, “Mendoj të fluturoj”, dhe “Natën kaloje me të”. Kushtrimi, një aktor, provoi kësisoj disa herë edhe muzikën.

Një tekst i rrallë, i shkruar me aq mjeshtri, që transmeton emocion ‘deri në dhimbje’, ka gjetur dy zëra artistësh ku është mishëruar më së miri, për të mbetur aty përgjithmonë.

Po e sjellim këtu edhe videoklipin por edhe tekstin e një prej këngëve më të mira shqiptare, pa asnjë dyshim!


Teksti:

Deri n’dhimbje
Më therrë kjo qetësi
E unë fluturoj
Fluturoj përtej reve
Me mijëra netë e ditë
T’vërtetën pa pushim përsëris
Der’sa shpirti m’qan
Kur kujtoj atë këngën
Që t’largoi nga unë

Ref
Në kopshtin tim të perqafoj
T’a dëgjoj prapë zanin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t’paraftyroj

Deri n’dhimbje
Më shpon kjo vetmi
E unë pres t’takoj
E kapërcej malin për ty
M’ka marrë malli, qajë si fëmijë
T’vërtetën as që dua t’a di
Der’sa shpirti m’dhemb
Kur kujtoj atë ëndrrën
Që e shihnim bashkë

Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T’a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqesi mund t’paraftyroj

Në kopshtin tim të përqafoj
T’a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t’paraftyroj

Solo/Ref
Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s’kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma

Tash kopsht nuk ka ma
Gjethet s’kanë ra
Lulet janë tha
Se ti nuk je ma
Tash ti nuk je ma…

Ref
Në kopshtin tim të përqafoj
T’a dëgjoj prapë zërin tënd
I puth unë sytë e tu
Këtë kënaqësi mund t’paraftyroj. / KultPlus.com

Një kopsht zoologjik i krijuar nga pllakëzat lego

Muaj pas mbylljes globale të shkaktuar nga pandemia COVID-19, parqet dhe kopshtet zoologjike kanë filluar të rihapen dhe të mirëpresin vizitorët e tyre.

Megjithatë, pasi që njerëzit ende janë të kujdesshëm për t’u mbledhur në vende publike, udhëheqësit e parqeve dhe kopshteve zoologjike u detyruan të mendonin një mënyrë kreative se si të tërheqin më shumë njerëz që t’i vizitojnë këto vende, transmeton KOHA.

Kopshti zoologjik “San Antonio Zoo” në SHBA, ka gjetur një zgjidhje kreative. Ka vendosur disa kafshë të krijuara nga pllakëzat lego për të tërhequr vizitorët.

Pjesa më e mirë është se këtë kopsht, vizitorët mund ta shëtisin duke lëvizur me veturë. /KultPlus.com

Pas dy muajve e gjysmë, nesër hapet Kopshti Zoologjik në Shkup

Nesër për herë të parë do të hapet Kopshti Zoologjik në Shkup me orar prej 09 deri në 18:00. Prej atje informojnë se vizitat do të zhvillohen sipas protokollit të ri.

Numri i vizitorëve do të kufizohet, ndërkaq mbajtja e maskës gjatë hyrjes dhe mbajtja e distancës gjatë shëtitjes është e obligueshme.

Kopshti Zoologjik i Shkupit është mbyllur më 11 mars, sipas rekomandimeve të Komisionit të Sëmundjeve Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të parandalimit të virusit korona. /KultPlus.com