Komuna e Prishtinës nderon sakrificën e familjes Jashari, ekspozitë me piktura të fëmijëve të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës, Ditën e Epopesë së UÇK-së e ka shënuar përmes realizimit të një ekspozite në hollin e Komunës, me piktura të fëmijëve të kryeqytetit, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në facebook, Drejtoresha e Kulturës, Sibel Halimi, ka thënë se ditët si Epopeja e UÇK-së shërbejnë për të kujtuar sakrificën e Jasharëve si dhe përgjegjësinë për të nderuar sakrificën e tyre.

“Shënimin e Epopesë së UÇK-së nuk mund ta paramendonim më bukur sesa duke realizuar ekspozitë në hollin e komunës, me pikturat e fëmijëve të talentuar të kryeqytetit.

Ditët e shënuara si këto shërbejnë për të na kujtuar sakrificën monumentale të Jasharëve, por edhe përgjegjësinë që e kemi për të nderuar këtë sakrificë, duke ndërtuar një Kosovë të mirëqenë për fëmijët tanë”, ka shkruar Halimi në facebook./KultPlus.com

Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, Kojdheli: Përfitimet që pritet t’i sjellë kryeqytetit

Tirana u shpall fituese për një tjetër titull të rëndësishëm si ai i Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025. Bashkia e Tiranës e quan një tjetër arritje pas dy viteve të suksesshme të Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe Qytetit Europian të Sportit.

Drejtori i projekteve strategjike në Bashkinë e Tiranës, Genc Kojdheli, në një intervistë të dhënë sot për Report TV ka nënvizuar disa nga përfitimet qëe e presin kryeqytetin me dhënien e këtij titulli të ri.

“Ky është një tjetër titull në vazhdimësinë e angazhimeve të Bashkisë Tiranë për ta vendosur kryeqytetin tonë në fokusin e vëmendjes rajonale dhe ndërkombëtare, një rrugëtim i nisur me titullin Kryeqytetin Europian i Rinisë për vitin 2022 dhe Qyteti Europian i Sportit për vitin 2023. Përgjatë vitit 2024 Tirana do të mbajë Presidencën e B-40-ës që është një organizëm ndërbashkiak i 40 bashkive më të rëndësishme të Ballkanit, fokusuar në terma të bashkëpunimit mes shteteve dhe bashkive. Ndërkohë që Titulli Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut është një titull që jepet nga Unioni për Mesdheun, një organizëm ndërqeveritar me 43 shtete anëtare, të gjithë shtete të BE, Ballkanit që lagen nga Mesdheu, përfshirë dhe vende nga Lindja e Mesme dhe Afrika Qendrore,” u shpreh Kojdheli.

Ai u shpreh se sikurse në këto dy vite, edhe me anë të këtij titulli Tirana do të mirëpresë qindra aktivitete kulturore ku të gjithë janë të ftuar të marrin pjesë.

“Thelbi i aplikimit tonë është “Tirana si një urë” mes qyteteve, kulturave, gjuhëve dhe traditave historike. Këto do i shpalosim në një vit aktivitete siç kemi bërë në vitet e tjera. Ajo që ne presim është që përgjatë vitit 2024 të angazhohen të gjithë aktorët e interesuar që merren me çështjet e kulturës dhe dialogut në qytete për të krijuar një agjendë të bukur, interesante, joshëse me evente kombëtare dhe ndërkombëtare. Do të angazhojmë të gjithë anëtarët e unionit që disa nga eventet ndërkombëtare që unioni ka të ndodhin në Tiranë. Do të ketë edhe fonde të alokuara për shoqërinë civile, grupet rinore, grupet kulturore që do të zhvillojnë aktivitete në emër të këtij titulli siç kemi bërë edhe me titullin e Rinisë dhe me titullin e Sportit”.

Drejtuesi i projekteve strategjike të Tiranës shtoi se aspirata e Bashkisë ka qenë që ta Tirana të jetë në fokusin e mediave dhe organizmave ndërkombëtareje e cila ka rritur numrin e vizitorëve./atsh/KultPlus.com

Përurohet parku ‘Shinzo Abe’ në kryeqytet

Sot është përuruar parku “Shinzo Abe” në lagjen Arbëria të kryeqytetit, shkruan KultPlus.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, sot kanë bërë përurimin e parkut më të ri të Kryeqytetit, me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe.

Përmes një postimi në facebook, kryetari Rama ka thënë se ky park do t’ju mundësojë qytetarëve të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe me qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.

“Nder i madh për Kryeqytetin që bashkë me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, të përurojmë parkun e lagjes “Arbëria” me emrin e ish kryeministrit të Japonisë, mikut të madh të Kosovës, Shinzo Abe.

Shndërrimi i kësaj hapësire në park sipas arkitekturës japoneze, do t’ju mundësojë qytetarëve që të kenë më shumë hapësira të gjelbra, rekreative dhe qasje më të shpejtë në qendrën e qytetit.”, thuhet në postimin e kryetarit Rama./ KultPlus.com

Buxheti i Prishtinës për vitin 2024, 20 herë më i lartë, Rama: Buxheti i transformimeve të kryeqytetit

Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra, rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar, përcjell KultPlus.

Sipas të parit të kryeqytetit, Përparim Rama, buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës së tij në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i transformimit të Kryeqytetit.

“Kemi ndarë 40 milionë e 500 mijë euro vetëm për Investime Kapitale, ku përfshihen:

Ndërtimi i shkollave dhe çerdheve, Spitali i Prishtinës, Ndërtimi i Tunelit “Agim Ramadani”,

Ndërtimi i Unazës Qendër, Salla e Koncerteve, Salla e madhe multifunksionale, Revitalizimi i Tullëtores”, thotë Rama.

Gjithashtu, në buxhetin për vitin e ardhshëm janë ndarë para edhe për shtimin e parqeve, menaxhimin e mbeturinave, transportin publik, ndërtimin e therrtores për kafshë. / KultPlus.com

Mbishkrimi ‘Mirë se vini në Prishtinë’ vendoset në hyrje të kryeqytetit

Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka angazhuar një kompani për të vendosur mbishkrimin “Mirë se vini në Prishtinë”, te rrethi kryesor në lagjen Lakërishtë.

Tani e tutje çdo kujt që hyn në kryeqytet do t’i dëshirohet mirëseardhje.

Miku juaj i ri më i mirë në luftën kundër yndyrës në bark

Pamjet që gjatë ditës së shtunë u panë në hapësirat poshtë urës në Lakërishtë./KultPlus.com

“Prishtina e Re” – një etapë e re për kryeqytetin

Sot, Kryetari Shpend Ahmeti priti në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj, ku nënshkruan Marrëveshjen e Mirëkuptimit për projektin “Prishtina e Re”. përcjell KultPlus

Bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës për çështje të rëndësishme për Kryeqytetin, si Ligji për Prishtinën, Unaza e Qytetit, Salla Koncertale e Pallati i Rinisë, po vazhdon me fillimin e projektit infrastrukturor “Prishtina e Re”.

Vitin e kaluar kemi pasur një kërkesë të jashtëzakonshme për ndërtime, dhe ka kohë që është diskutuar kalimi i pjesës administrative të institucioneve në “Prishtinën e Re”. Kemi arritë që pas disa muaj negociata, projekti i zgjerimit të “Prishtinës së Re” të bëhet në koordinim të plotë me Qeverinë e Kosovës. Çdo hap do ta bëjmë bashkë dhe çdo gjë do të jetë transparente”, ka thënë Kryetari Shpend Ahmeti.

Ne kemi vazhduar bashkëpunimin me Kryetarin Ahmeti në disa tema të mëdha në infrastrukturë, kërkesa direkte, Pallati i Rinisë, Qarkorja dhe disa projekte të tjera. Tani jemi duke shënuar ngjarjen me të madhe në infrastrukturë. 20 vjet më pare, ndoshta ju kujtohen idetë për bartjen e institucioneve në Hajvali. Ka pasë ide të ndryshme, por pas 20 vjetëve projekti për Prishtinën e Re po merr jetë” shtoi Kryeministri Ramush Haradinaj.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje i jep kahje të re infrastrukturore dhe zhvillimore Prishtinës, i jep fund kaosit urban dhe vendosë një rend të ri dhe funksional në Kryeqytet./ KultPlus.com

Udhëtarja australiane shkruan për kryeqytetin e Kosovës: Prishtina, një qytet ku do të dëshironi të qëndroni!

Sarah është një australiane 27-vjeçare, drejtimi i vetëm i së cilës është udhëtimi nëpër botë!

Stili i saj i udhëtimit është të takohet me miq 3-ditorë, të qëndrojë në kafe duke planifikuar ose lexuar, të del natën të vallëzojë ose të këndojë karaoke, etj., transmeton Telegrafi.

Por, edhe eksplorimi i një qyteti, fjetja në autobus gjatë natës dhe shijimi i çdo udhëtimi janë po ashtu stili i saj.

Ajo ka qëndruar 10 ditë në Kosovë dhe, sipas saj, këto nuk kanë mjaftuar për të!

Statuja e Bill Clintonit me duart e tij të mëdha kanë qenë arsyeja se përse ka vendosur të vijë në Kosovë.

Pas kësaj, edhe historitë se turistët dashurohen me vendin dhe njerëzit kanë ndikuar që Sarah ta vizitojë Kosovën – madje e pranon se kjo ka ndodhur, pra është dashuruar në vendin dhe njerëzit këtu.

Kur udhëtoj përpiqem t’i mbaj pritshmëritë e ulëta, por me Kosovën i kam pasur pritshmëritë e larta nga fillimi dhe nuk kam zhgënjyer fare”, ka shkruar ajo në blogun e saj.

Sipas saj, vendet që ia vlen të vizitohen në Kosovë janë Muzeu Etnologjik, “Bear Sanctuary Prishtina”, katedralja e Nënës Terezë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, monumenti “NEWBORN”, statuja e Bill Clinton-it, etj.

Ndërkaq sa u përket kafeneve dhe restoranteve, ajo u rekomandon turistëve tjerë ta vizitojnë “Green & Protein”, Dit’ e Nat’, Sonder, Lulu’s Coffe & Wine, MIQT, etj. 

Dorëzohen kioskat për librashitësit në kryeqytet

Librashitësit ambulantë të librit në dy sheshet e kryeqytetit, të mërkurën, janë siguruar që nuk do ta kalojnë dimrin në kushtet e rënda me të cilat janë përballur në 17 vjetët e pasluftës.

Ata i kanë marrë çelësat e kioskave të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” e atë “Nënë Tereza”, me shpalljen e rezultateve të thirrjes për aplikim për marrjen e tyre në shfrytëzim, që ishte bërë publike në korrik të këtij viti.

Tetë kioskat prej tri metrash katrorë – të vendosura qysh në prill të këtij viti – me vendim të komisionit të Komunës së Prishtinës u janë ndarë librashitësve ambulantë. Në përgjithësi, thirrjes publike i ishin përgjigjur 18 aplikues, prej të cilëve 11 individualë dhe 7 shtëpi botuese. Sipas thirrjes publike, ata që synonin të zinin vend në “Këndet e librave” ishte dashur të dërgonin dëshmi se kanë shitur libra në sheshet e kryeqytetit së paku në tre vjetët e fundit. Ndërsa shtëpitë botuese kishin kritere të tjera, në mesin e të cilave edhe atë për kryerjen e obligimeve tatimore, arka fiskale dhe numri i titujve të botuar në tre vjetët e fundit.

Komisioni pesë anëtarësh, i udhëhequr nga Genc Bashota, drejtor i Drejtorisë për planifikim strategjik dhe zhvillim të qëndrueshëm në Komunën e Prishtinës, ka bërë vlerësimin dhe ua ka dhënë në shfrytëzim kioskat e librit nëntë librashitësve ambulantë. Dy prej tyre janë pajtuar ta ndajnë të njëjtën kioskë.
Çmimi i kioskave aktuale të “Këndit të librave” ishte përllogaritur të jetë 5 mijë e 700 euro./ KultPlus.com