Kulla Eiffel zgjatet për 6 metra

Kulla Eiffel tashmë është 6 metra më e lartë nga sa ishte deri tani. Kulla, e ndërtuar nga Gustave Eiffel në shekullin XIX, tashmë është 330 metra e lartë, pas instalimit në majën e saj të një antene digjitale radiofonike.

Gjatë ndërtimit të saj, kulla Eiffel kaloi Monumentin e Uashingtonit duke u bërë struktura më e lartë në botë e ndërtuar nga njeriu, titull që e mbajti për katër dekada, dhe që ia mori godina “Chrysler” e ndërtuar në Nju-Jork në vitin 1929.

Kulla e gjitha prej hekuri është ndër atraksionet turistike më të vizituara në botë, sipas TripAdvisor. Prej aty janë instaluar antena transmetimi prej më shumë se 100 vitesh, çka ka bërë që lartësia e saj zyrtare të ndryshojë disa herë.

Antena më e fundit u vendos me helikopter, në një operacion që zgjati më pak se 10 minuta./A2CNN/ KultPlus.com

Nisin shitjet e biletave për koncertin e Rita Orës në Kullën Eiffel

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, më datën 30 të këtij muaji do të realizojë një koncert nga maja më e lartë në Paris.

Rita do të ngjitet në Kullën Eiffel për të interpretuar live repertorin e saj të këngëve në një koncert virtual, biletat e së cilit kanë dalë tashmë në shitje.

30-vjeçarja e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ka promovuar vazhdimisht gjatë këtyre ditëve këtë koncert, duke i ftuar fansat të prenotojnë biletën e tyre.

Ajo ka realizuar edhe spotin reklamues të koncertit në kryeqytetin fancez, në të cilin shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan të shkurtër ngjyrë blu.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi me këtë paraqitje, duke rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me dukjen e saj glamuroze.

“Më pak se një muaj deri në kohën e spektaklit! Shkoni story-t e mija për bileta në filmin tim të performancës, Rita në Paris”, ka shkruar Ora në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj. / KultPlus.com

Banesa sekrete brenda kullës Eiffel

Banesa e Kullës Eiffel për një kohë të gjatë ka qenë e fshehur nga sytë e opinionit e shumë persona as që e ka ditur të ekzistonte.

Tani jepet mundësia që ta shohësh nga afër banesën sekrete me pamjen më të bukur në Qytetin e Dritës dhe të ndjehet fryma e Parisit të shekullit 19-të. Kulla e Eiffelit është hapur në vitin 1889 dhe ishte dizajnuar për Ekspozitën botërore të Parisit të atij viti.

Sot është simbol i këtij qyteti dhe që nga themelimi, në nivelin e vet më të lartë, fsheh një banesë që i përket konstruktorit francez Gustave Eiffel, i njohur në botë me konstruktimin e kësaj kulle.

Eiffel dikur, në majë të kullës më të njohur në botë, ka pasur apartamentin me orendi shumë të bukura e stilistike si dhe një piano për koncerte. Tashmë banesa e gjallëron atmosfera autentike e kohës kur është bërë dhe ajo ka karakteristikat e shtëpisë modeste të Parisit nga shekulli 19, përfshirë tepihët e njohur, tapetat, ormanët si dhe dhomën e vogël të fjetjes. / KultPlus.com

Stuhia Kiara godet Europën, Franca mbyll kullën Eifel

 Stuhia Kiara që po godet Europën me erëra deri në 160 kilometra në orë po shkakton shqetësime në shumë vende.

Për momentin Britania e Madhe është më e goditura nga ciklona prej të cilit ka pasur shumë dëme.

Dalja e lumenjve nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të mëdha.

Erërat kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerjen e energjisë elektrike për disa mijëra banorë.

Franca ka vendosur të mbyllë Kullën Eiffel për shkak të erërave të forta dhe si masë sigurie.

Në Britani, prej reshjeve dhe erës së fortë shumë aeroporte kanë anuluar fluturimet.

Edhe Belgjika, Gjermania dhe Holanda veç fluturimeve, kanë pezulluar lëvizjen e trenave në distanca të gjata në disa shtete perëndimore.

Efektet e stuhisë kanë mbërritur edhe në Itali. Erërat e forta kanë prekur zonën veri perëndimore të gadishullit, sidomos në Tuskana, Emilia-Romagna dhe Marche. / Shqiptarja.com / KultPlus.com