Një pjesë e ish-shkallës spirale të Kullës Eiffel shitet për 275 000 euro

 Një pjesë e shkallës së vjetër spirale të Kullës Eiffel u shit sot në ankand për gati 275 000 euro (331 300 dollarë), afërsisht katër herë sa çmimi i kërkuar, sipas shtëpisë së ankandit “Artcurial”.

Pjesa origjinale e monumentit historik 130-vjeçar të Parisit tani do të ketë një shtëpi të re në një koleksion europian.

Shkalla spirale, e cila më parë lidhte nivelet e dyta dhe të treta të “Dame de Fer” u çmontua dhe u nda në rreth dy duzina pjesë në fillim të viteve 1980, për shkak të ndërtimit të një ashensori.

Shumica e atyre pjesëve kaluan nën çekan në vitin 1983.

Pjesa në ankand këtë javë, i njohur si numri 17, është e gjatë tre metra dhe vjen nga një koleksion privat në Kanada.

Përfshirë koston e ankandit, çmimi total ishin saktësisht 274 475 euro.

Kulla Eiffel, pranë lumit Seine, në kohë normale vizitohet nga deri në shtatë milionë persona në vit.

Monumenti me famë botërore u ndërtua për Ekspozitën Botërore të Parisit dhe përfundoi tërësisht në vitin 1889./atsh/ KultPlus.com

Alarmohet Parisi, dyshohet për vënie eksplozivi në kullën “Eiffel”


Kulla “Eiffel” është evakuuar pas një kërcënimi për bombë. Policia rrethoi pikën e shënuar në Paris rreth mesditës të mërkurën pasi u bë një telefonatë anonime duke pretenduar se eksplozivët ishin lënë atje, shkruan “DailyMail”.

Oficerët e armatosur mund të shiheshin në një kordon të vendosur në rrugët afër, ndërsa media franceze raportoi se ekipet e eksplozivëve po kontrollonin vendin, trasnmeton Indeksonline.

Rrugët që të çojnë në pikën e referimit, në “Lagjen 7” të Parisit, janë mbyllur, ndërsa njerëzve u thuhej të shmangnin zonën. / KultPlus.com

Kulla Eiffel rihapet së shpejti me masa të rrepta sigurie

Kulla Eiffel, një nga vendet më të vizituara në Paris, do të rihapet për vizitorët në 25 qershor më shumë se tre muaj pas mbylljes për shkak të bllokimit ndaj koronavirusit.

Pika simbol e Parisit do të dalë nga mbyllja e saj më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, me numër të kufizuar vizitorësh në fillim, dhe maska ​​për fytyrën të detyrueshme për të gjithë mbi moshën 11 vjeç, thuhet në faqen e internetit të Kullës Eiffel. /KultPlus.com

Më 31 mars të vitit 1889 hapet Kulla Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë.

Kjo kullë është projektuar si pjesa më e mirë e koleksionit të panairit botëror në Paris më 1889 dhe kishte për qëllim të përkujtonte 100 vjetorin e Revolucionit Francez.

Më 1 prill 1889 Kulla Eifel përurohet.

Tashmë është monumenti më i njohur dhe më i fotografuar në botë.

Dhe të mendosh pastaj se shkrimtarët Guy de Maupassant dhe Alexandre Dumas e kritikuan atë duke e cilësuar një “makth të tmerrshëm” në zemër të Parisit.

Kulla mori emrin e projektuesit dhe arkitektit të saj, Alexandre Gustave Eiffel, i cili e ndërtoi strukturën për ekspozitën ndërkombëtare të Parisit, 1889.

Këtu do të gjeni 10 fakte që nuk i keni ditur më parë për të.

1- Në majë të saj gjendet një apartament sekret. Në majë të kullës gjendet një bar ku mund të pini shampanjë.

2- Kulla Eiffel ka një lartësi 324 metra, pra, sa një pallat 81-katësh. Në kohën e përfundimit, ka qenë struktura më e lartë në botë. Ajo ka qenë struktura më e lartë deri në vitin 1930, kur ia kaloi ndërtesa e Chrysler në Nju Jork. Sot, Kulla Eiffel është struktura e dytë më e lartë në Francë.

3- Vizitorët kanë mundësi të ngjiten me shkallë ose me ashensor. Ka tre ashensorë, megjithëse vetëm dy janë të hapur në të njëjtën kohë. Ashensori i tretë ngjitet nga kati i dytë në të tretin. Duhet të dini se këta ashensorë mund të jenë shumë të ngarkuar, sidomos gjatë sezoneve turistike dhe radha e pritjes për t’u ngjitur në ashensor mund të jetë shumë e gjatë

4- Ju rekomandojmë gjithsesi të keni durimin për t’i vizituar të tria katet. Në katin e parë do të mësoni rreth historisë së Kullës, së kaluarës e së tashmes së saj. Këtu do të mësoni për rolin që luan kulla në teknologjinë moderne, si dhe do të mund të shikoni pajisje që kanë qenë pjesë e kullës origjinale. Këtu përfshihet një pjesë e shkallëve spirale origjinale (që nuk përdoren më), një nga pompat hidraulike të përdorura në sistemin e ashensorit, si dhe “FerOScope”, pajisja që përdoret për të krijuar shfaqje drite nga kulla.

Në katin e dytë mund të shijoni një pamje 360 gradë të qytetit.

Fotot që do bëni këtu, mbeten kujtime të paharrueshme. Gjithashtu do të gjeni një restorant dhe një bar të vogël.

Kati i tretë është i jashtëzakonshëm. Do t’ju duket vetja si në majë të botës. Do t’ju pëlqejë si platforma e brendshme ashtu edhe e jashtme, si dhe do t’ju duket shumë interesante një model i zyrës origjinale të inxhinierit Gustave Eiffel.

5- Në këtë kullë ka një zyrë postare.

6- Mahnitëse dhe e bukur, Kulla Eiffel është kthyer në një klishe filmash kinematografikë. Pjesa më e madhe e filmave të xhiruar në Paris tregojnë pamje të Kullës Eiffel dhe shikuesit mund të besojnë se ajo është e dukshme nga të gjitha këndet e qytetit. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e ndërtesave në Paris nuk janë më të larta se 7 kate, kështu përveç ndërtesave pranë saj, shumë pak të tjera mund ta shohin kullën nga dritaret.

7- Kulla Eiffel është e mbushur me emra shkencëtarësh.

8- Bëhet një punë shumë e madhe që kulla Eiffel të duket bukur.

9- Poshtë kësaj kulle gjendet një bunker ushtarak.

10- Kulla Eiffel është e hapur për vizitorët çdo ditë, nga ora 9:30 deri më 23:30. Nga mesi i qershorit, deri në fund të gushtit, Kulla hapet në orën 9:00. Ka tri kate për t’u vizituar dhe kostoja e biletës varet nëse doni të shkoni në katin e tretë apo të dytë dhe nëse doni të shkoni me ashensor apo në këmbë nga shkallët. Çmimet variojnë nga 3 deri në 13 euro, në varësi të moshës së vizitorëve dhe dëshirës për të eksploruar. /KultPlus.com

Kulla Eiffel mbulohet me tym nga protestuesit

Ajo që është quajtur “akti i shtatë” i protestuesve të jelek-verdhëve përfundoi me dhunë, duke e kthyer kryeqytetin francez në kaos.

Fotot tronditëse u publikuan nga dhuna që përdorën protestuesit, ku tregojnë Kullën Eiffel të mbuluar me tym dhe vetura që digjen, njofton Klan Kosova.

Për të parandaluar këtë dolën edhe zjarrfikësit që luftonin për të shuar flakët.

Qindra demonstrues marshuan nëpër rrugët e qyteteve kryesore të Francës për herë të shtatë dje që kur lëvizja anti-Macron filloi në mes të nëntorit. /KultPlus.com