“Shtojzovallet në Lezhë”, organizohet për herë të parë festivali i vallëzimit – morën pjesë edhe nga Kosova

Vjen për here të parë në Lezhë festivali i vallëzimit.

“Shtojzovallet Lezhë 2024” u mbajt për here të parë në Lezhq ku në skenën e pallatit të kulturës “Ded Ndue Lazri”, ku prej dy ditësh u ngjiten në skenë kërcime të zhanreve të ndryshme nga Shqipëria dhe ato të ardhur nga Kosova.

Për Drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Gjergj Lacaj” në Lezhë, ky ishte vetëm starti i një aktiviteti me synimin për ta kthyer në traditë, ndërsa për koreografen Rudina Demaliaj, përformancat koreografike prezantuan pjesë nga përditshmëria, realiteti dhe dëshirat e fëmijëve.

“Është koha më e mirë e shfrytëzuar duke ndjekur këta fëmijë”, tha për këtë aktivitet kryetari i Bashkisë në Lezhë, Pjerin Ndreu.

Shtojzavallet Lezhë 2024, u mbajt në kuadër të ditës botërore të vallëzimit, duke vendosur në kalendarin e aktiviteteve të përvitshme kulturore të Lezhës një tjetër event kulturor.tch//KultPlus.com

Preç Zogaj, Bashkim Shehu e Shaban Murati vlerësohen me çmimin ‘At Zef Pllumi’ në edicionin e tetë të konkursit letrar në Lezhë

Preç Zogaj e Bashkim Shehu në prozë dhe Shaban Murati në publicistike janë tre fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2024. I kthyer në traditë, edicioni i 8 i këtij konkursi u organizua nga Bashkia Lezhë, ndërsa të pranishëm ishin autoritete lokale si dhe personalite të shquara të artit dhe letersisë shqipe, të cilët dhanë vlerësimet e tyre për veprat e autorëve fitues.

Fituesit e çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” e konsideruan nderim të madh këtë vlerësim.

Në këtë konkurs, juria e përbërë nga Behar Gjoka, Marash Mirashi dhe Agim Xhafka vlersoi me “Çmimin e karrierës” Frano Kullin, Thanas Medin dhe Pashk Përvathin. Gjithashtu u akorduan dhe dy çmime nderi për shrimtaret Namik Dokle dhe Ahmet Premçi./BalkanWeb/KultPlus.com