Vdes veterani i Ansamblit të Maqedonisë së Veriut, Hisen Berisha

Sot ka vdekur veterani i  Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Maqedonisë së Veriu, Hisen Berisha.

Hiseni konsiderohet pioner i rrallë i valles shqipe, i cili nga një karrierë 40 vjeçare popullit shqiptar dhe trevave të Maqedonisë së Veriut i la trashëgimi me qindra valle, koreografi dhe aktivitete artistike.

Drejtori i Ansamblit Nacional të Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV, Shkodran Tolaj ka shprehur ngushëllime, duke e cilësuar si humbje së madhe për komunitetin artistik vdekjen e veteranit të ansamblit.

“Baca Cenë, do të vazhdojë të jetojë me ne si shqiponjë dinjitoze e anëve të Pollogut që do të shpërndajë rreze drite e krenarie për foklorin e kulturën tonë! Sa herë do kaloj nga dera e Bacës Cenë apo edhe ta kujtoj atë, do marr forcë për të vazhduar misione të rëndësishme sepse me përkushtimin, sakrificat e sfidat 40 vjeçare në karrierën e tij ai u shëndërrua në modelin e përkryer për mua si artist dhe drejtues institucioni!”, është shprehur Tolaj.

Më poshtë mund të gjeni shkrimin e plotë të drejtorit Shkodran Tolaj:

Sot, paska ikur shqiponja e valles shqipe nga Pollogu, HISEN BERISHA – BACA CENË në fluturimin e tij të fundit – pakthim

Në mitologji besohej se shqiponja është shpend i dritës dhe emancipimit që simbolizon diellin, lartësitë, thellësitë, ajrin dhe dritën!

Një shqiponjë e vërtetë e shqiptarëve në RMV, na la sot, në këtë ditë që për komunitetin artistik do të jetë ditë e humbjes së madhe!

Baca Cenë ishte simboli i valles shqipe, në veçanti shqiponja e Sharrit plak dhe bir besnik i Pollogut që e dashuronte me zemër vallen shqipe dhe atdheun pa kufinjë!

Baca Cenë, më priti disa herë në dhomën e tij “muze” ku kishte ndërtuar me duart e veta historinë shqiptare përmes fotografive që paraqisnin personalitete të rralla e momente të veçanta të tij, babait dhe familjes së fisme shqiptare- Berisha!

Baca Cenë ishte shqiptar i madh i cili më falte aq krenari sa herë e takoja!

Jam shumë i lumtur që amanetin e tij të parë për të vënë një valle burrash- kaçakë në skenë e realizuam me aq sukses dhe dy javë më parë në vizitën që i bëra pata mundësi të flas gjërë e gjatë për atë realizim dhe shumë plane e projekte të ansamblit!

Jam krenar që emri i Bacës Cenë, institucionalisht u shkrua me shkronja të arta duke hyrë në mesin e personaliteteve të rralla që morën “Medaljen e Ansamblit”! Në fakt kjo ishte më e pakta që ai e meritonte dhe jam i lumtur që e realizuam dhe ia dorëzuam sa ishte pranë nesh fizikisht, dy javë më parë, me 28 mars 2024!

Ndonëse i rënduar nga shëndeti, dera e tij u hap me po të njejtën dashuri! Amaneti i tij i fundit ishte “ mos harrohen traditat kombëtare e legjendare shqiptare”! Ky amanet më jep përgjegjësi të madhe që puna, vizioni, dashuria e gjithë sakrifica e bacës Cenë për folklorin e vlerat tona të kapitalizohet dhe mbi atë bazë të ecim përpara që të mos i mbulojë pluhuri i harresës vlerat që kultivoi baca Cenë!

Jam tejet i indinjuar teksa shkruaj këto fjali pas lajmit të kobshëm që mora familja e tij dhe njëkohësisht i privilegjuar që baca Cenë, në momentet e fundit kishte porositur familjarët që të më lajmërojnë personalisht që ai po na lë dhe në homazhet e nderimit për të do kishte dëshirë të jem dhe unë!

Baca Cenë, sot na la por jo edhe personaliteti i tij që do jetojë përjetësisht bashkë me qindra valle, koreografi dhe aktivitete që ia la trashëgimi popullit shqiptar dhe trevave të Maqedonisë së Veriut si pioner i rrallë i valles shqipe!

Baca Cenë, do të vazhdojë të jetojë me ne si shqiponjë dinjitoze e anëve të Pollogut që do të shpërndajë rreze drite e krenarie për foklorin e kulturën tonë!

Sa herë do kaloj nga dera e Bacës Cenë apo edhe ta kujtoj atë, do marr forcë për të vazhduar misione të rëndësishme sepse me përkushtimin, sakrificat e sfidat 40 vjeçare në karrierën e tij ai u shëndërrua në modelin e përkryer për mua si artist dhe drejtues institucioni!

Në emër të gjithë artistëve, administratës dhe bashkëpunëtorëve të Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen e bacës Cenë dhe gjithë komunitetin artistik që humbën ikonën e këtyre trevave!

Të prehet në paqe trupi i bacës Cenë e të fluturojë përtej lartësive shpirti i tij që reflektonte e barte vetëm dashuri!

Lamtumirë- shqiponja e valleve shqipe të trevave tona!

Me përulje, dhembje dhe plot sinqeritet

Shkodran Tolaj- drejtor i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV/KultPlus.com

Vdes nobelisti Peter Higgs

Në moshën 94-vjeçare ka vdekur Peter Higgs, një gjigant i shkencës britanike që lindi me idenë e grimcës së bosonit Higgs.

Atij iu dha çmimi Nobel për Fizikë në vitin 2013 për punën e tij revolucionare që tregon se si bozoni ndihmon në lidhjen e universit së bashku.

Një deklaratë nga universiteti i Edinburgut tha se ai vdiq në qytet të hënën.

Ai e quajti atë një “shkencëtar me të vërtetë të talentuar, vizioni dhe imagjinata e të cilit kanë pasuruar njohuritë tona për botën që na rrethon”.

Prof Brian Cox i bëri homazhe Higgs-it në X (i njohur zyrtarisht si Twitter): “Kam pasur fatin ta takoj disa herë, dhe përtej të qenit një fizikant i famshëm – mendoj për turpin e tij ndonjëherë – ai ishte gjithmonë simpatik dhe modest.

“Emri i tij do të mbahet mend për sa kohë që ne bëjmë fizikë në formën e Higgs Boson.”

Në vitet 1960, Higgs dhe fizikanë të tjerë punuan mbi një ide për të shpjeguar pse blloqet ndërtuese të Universit kanë masë.

Ai ndezi një kërkim për Graalin e Shenjtë të fizikës – një grimcë që mund të shpjegonte tre forcat themelore (elektromagnetizmin dhe forcat bërthamore të dobëta dhe të forta) në një teori.

Në vitin 2012, Përplasësi i Madh i Hadronit në Zvicër më në fund e zbuloi atë dhe e quajti bozon Higgs.

“Nga mendja e profesor Higgs-it dolën ide që kanë pasur një ndikim të thellë në të kuptuarit tonë të Universit, të materies dhe masës”, tha Alan Barr, profesor i fizikës në Universitetin e Oksfordit, në reagim ndaj lajmit.

“Ai propozoi ekzistencën e një fushe që përshkon të gjithë universin, atë masë në grimca nga elektronet deri te kuarkët e lartë.”

“Ai ishte gjithashtu një zotëri i vërtetë, i përulur dhe i sjellshëm, duke u dhënë gjithmonë meritat e duhura të tjerëve dhe duke inkurajuar butësisht brezat e ardhshëm të shkencëtarëve dhe studiuesve,” shtoi ai./bbc/KultPlus.com

Vdes solisti i Ansamblit ‘Rugova’, Kryeministri Kurti: U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës

Ka vdekur malsori dhe anëtari i dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, Kapllan Nikçi.

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime duke thënë se Nikçi ishte figurë mbresëlënëse që la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror.

“Me zërin e tij, u bë urë lidhëse mes të kaluarës dhe së tashmes. U dha shpirt melodive që burojnë ndër shekuj Grykës së Rugovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova” për malësorin shallbardhë, Kapllan Nikçi.

Figurë mbresëlënëse që na la pas thesar të pasur kulturor dhe shpirtëror”, është shprehur Kryeministri Kurti në facebook./KultPlus.com

Vdes Spiro Konduri, mjeshtri që i dedikoi një jetë teknikës së audiosVdes mjeshtri i zërit

Mjeshtri i zërit, Spiro Konduri është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Lajmi bëhet i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit duke u shprehur se “Spiro Konduri ka lënë pas një trashëgimi zanore të regjistruar në shirita optikë e magnetikë si në fonotekën e arkivit tonë të filmit ashtu edhe në atë të Radio Tiranës”.

“Një jetë dedikuar teknikës së audios për të na dhuruar zëra, tinguj, tonalitete, ngjyra, emocione në filmat shqiptarë, si edhe miqësi të mirë të një njeriu e kolegu si Spiro. U prehtë në paqe”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit.

Spiro Konduri lindi në Durrës më 20 qershor 1941, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ne vitin 1964 mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranës si inxhinier elektronik. Punoi deri ne vitin 1969 si inxhinier ne Radiostacionin e Shijakut dhe po në këtë kohë u transferua në Radio-Tirana vendi ku punon deri në vitin 1975.

Në Kinostudio filloi të punojë si operator zëri në filmin dokumentare. Filmi i tij i parë ishte “Arbëreshet” , i cili u nderua me çmim për kolonën zanore. Paralelisht merrej me regjistrimi e zërit edhe në disa filma vizatimore. Filmi i parë artistike ku regjistroi kolonën zanore ishte “Gjeneral gramafoni” – 1978. Deri në vitin 1991 realizoi rreth 20 filma te tjerë artistike, përveç filmave dokumentare dhe vizatimore.

Për filmin vizatimore “Peshorja” është nderuar me çmim. Ndër filmat artistike bëjnë pjesë: “Në shtëpinë tonë” – 1979; “Qortimet e vjeshtës” – 1981; “Në çdo stine” – 1981 (nderuar me çmim); “Vendimi” – 1984; “Dhe vjen një ditë” – 1986; “Përralle nga e kaluara” – 1987; “Vrasje në gjueti” – 1987; “Kthimi i ushtrisë së vdekur” – 1989;

Në vitin 1991, kaloi përsëri si inxhinier dhe ne v. 1992 ishte kryeinxhinier në Radio-Tirana.

Konduri, njohës i thellë fizikës akustike, konsiderohet një nga pionerët e Radio Tiranës ku kontribuoi për vite me radhë, në modernizimin e saj veçmas në sektorin e regjistrimit

Filmi i tij i fundit ishte dokumentari “Bora që bie në det” realizuar në vitin 1999./atsh/KultPlus.com

Vdes përkthyesi, poeti dhe kritiku letrar Aleko Ballauri

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, përkthyesi i veprave të Shekspirit, Bodlerit dhe shkrimtarëve të tjerë të letërsisë angleze dhe ruse.

“Klubi i Shkrimtarëve “Bota e Re” njofton me dhimbje  se u nda nga jeta mësuesi, poeti, përkthyesi brilant, kritiku Aleko Ballauri, një nga anëtarët e parë të Klubit tonë. Me këtë rast kryesia, edhe në emër të miqve, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ballauri. U prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim./balkanweb/KultPlus.com

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare legjenda e futbollit korçar Teodor Vaso

Legjenda e futbollit korçar, Teodur Vaso ka vdekur sot në moshën 82-vjeçare. Ai humbi jetën mëngjesin e sotëm.

Gjatë karrierës së tij futbollistike ka shënuar 26 gola duke qenë në role mbrojtëse, dhe ka qenë përfaqësues në 36 ndeshje ndërkombëtare, 18 ndeshje me kombëtaren shqiptare, 15 ndeshje me skuadrën Partizani dhe tre me skuadrën korçare./topchanel/KultPlus.com

Londër- Vdes Jacob Rothschild, financieri rebel i dinastisë

 Dinastia bankare më e famshme evropiane humbi një nga trashëgimtarët e saj të fundit të mëdhenj.

Lordi Jacob Rothschild, financier dhe sipërmarrës, vdiq në moshën 87-vjeçare.

Djali i Victor dhe Barbara Hutchinson, një grua e krishterë anglikane që u konvertua në judaizëm, Jacob studioi në Universitetin e Oksfordit dhe më pas u trajnua si financier në bankën e familjes ”NM Rothschild & Sons” duke filluar nga viti 1963.

Pika e kthesës daton në vitin 1980, kur Jacob në mënyrë efektive u shkëput me institucionin e kreditit të themeluar nga paraardhësit e tij për të krijuar atë që do të bëhej perandoria e tij financiare në qytetin e Londrës ”J Rothschild Assurance Group”, i promovuar në partneritet me Mark Weinberg, i konsideruar si kasafortë e operacioneve globale.

I kujtuar nga familja e tij si një filantrop dhe një mbështetës i traditës familjare, i komuniteteve hebreje, i shtetit të Izraelit, i çështjes sioniste – ai mori nderimet më të larta britanike gjatë jetës së tij nga familja mbretërore e Windsor, deri në shenjat ekskluzive të komandantit të Urdhrit Mbretëror Victorian (CVO) që i është dhënë nga mbretëresha Elizabeth II në vitin 2020.

”Babai ynë Jakobi ishte një figurë e shquar për shumë njerëz, një financier i vlerësuar, kampion i arteve dhe kulturës, shërbëtor i përkushtuar i publikut, mbështetës i pasionuar i aktiviteteve bamirëse në Izrael dhe për kulturën hebreje, ambientalist entuziast, mik, baba dhe gjysh i dashur”, shkruanin katër fëmijët në një mesazh duke specifikuar se varrimi do të bëhet privatisht sipas ritit hebre.

Në vitin 2019 ai mbeti i ve, pas 58 vitesh martesë me gruan e jetës së tij Serena Dunn, një trashëgimtare anglo-kanadeze dhe pronare e një stalle të njohur me kuaj garash race të pastër./atsh/KultPlus.com

Vdes basisti i Bob Marleyt, Aston Barrett

Aston Barrett, i cili si basist dhe drejtor muzikor për Wailers bashkë me Bob Marley-n, vdiq të shtunën në Miami. Ai ishte 77 vjeç.

Shkaku i vdekjes, ishte dështimi i zemrës pas një sërë sulmesh, sipas djalit të tij Aston Barrett Jr, shkruan New York Times.

Barrett ishte tashmë i njohur në Xhamajka si një muzikant sesionesh kur, në vitin 1969, zoti Marley i kërkoi atij dhe vëllait të tij, Carlton, një baterist, të bashkoheshin me Wailers si seksioni i ritmit të grupit.

Më shumë se kushdo tjetër, bashkëpunimi midis Marley dhe basistit të tij i ktheu Wailers dhe vetë reggae në një fenomen global gjatë viteve 1970./KlanKosova/KultPlus.com

Vdes regjisori i njohur kanadez, Norman Jewison, në moshën 97-vjeçare

Regjisori kanadez i filmit Norman Jewisonka vdekur në moshën 97-vjeçare, tha publicisti i tij, transmeton KultPlus.

Jewison, i cili u nominua tre herë për çmimin e Akademisë për regjinë më të mirë dhe mori një Oscar për arritje të jetës në vitin 1999, vdiq në shtëpinë e tij.

U konsiderua si një nga regjisorët më të rëndësishëm të katër dekadave të fundit të shekulli i 20-të. Ai u admirua gjerësisht për aftësinë e tij për të krijuar filma të fuqishëm në shumë zhanre të ndryshme.

Filmat e tij morën 46 nominime për çmimet Oscar dhe fituan 12 Oscar. “In the Heat of the Night”, me Sidney Poitier dhe Rod Steiger, fitoi Oscarin për filmin më të mirë për vitin 1967.

“Moonstruck” i Jewison i vitit 1987 u bë një nga komeditë romantike më të njohura të Hollivudit. Ai tregon historinë e një të veje nga Bruklini, të luajtur nga Cher, e cila pranon të martohet me një burrë që nuk e do dhe më pas bie në dashuri me vëllain e tij, të luajtur nga Nicolas Cage. Cher fitoi Oscarin për aktoren më të mirë për interpretimin e saj të guximshëm.

Udhëtimet e Jewison si i ri në Amerikën e viteve 1940 – duke parë racizëm ndikuan në filmat e tij, veçanërisht në tre dramat e tij, “In the Heat of the Night,” “A Soldier’s Story” (1984) and “The Hurricane” (1999), shkruan Reuters/ KultPlus.com

Vdes djali i vogël i Martin Luter Kingut

Dexter King, djali më i ri i aktivistit të ndjerë për të drejtat e njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Luter King Junior, ka vdekur në moshën 62-vjeçare.

Kingu vdiq të hënën pasi humbi betejën me kancerin në prostatë, ka njoftuar King Center.

Fëmija i tretë i Doktor Kingut dhe Coretta Scott Kingut, ishte i martuar me Leah Ëeber Kingun që nga viti 2013, dhe nuk ka lënë pas ndonjë fëmijë.

Pikëllim të madh ka shprehur edhe vëllai i tij, Martin Luter Kingu i Tretë, duke thënë që është thellësisht i pikëlluar nga vdekja e vëllait të tij.

“Shoku i papritur po më dërrmon. Është zor të gjesh fjalët e duhura në një moment si ky. Ju lutem mbajeni të gjithë familjen King në lutjet tuaja, dhe në veçanti  gruan e Dexterit, Leahn”, ka thënë ai përmes një deklarate.

Vdes Martti Ahtisaari

Sot ka vdekur ish ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjedhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Ai vdiq në moshën 86-vjeçare.

Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze.

Ahtisaari shërbeu në pozitën e presidentit të Finlandes nga viti 1994 deri në vitin 2000.

Po ashtu, politikani i njohur finlandez udhëhoqi bisedimet për statusin e Kosovës, në Vjenë.

Martti Ahtisaari, e fitoi edhe çmimin Nobel për paqe në vitin 2008-të.

Gjatë karrierës, Ahtisaari shërbeu edhe në disa pozita të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi si dhe në OKB.

I pikëlluar për vdekjen e 86 vjeçarit u shpreh edhe presidenti aktual i Finlandes Sauli Niinisto.

“Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, tha ai./KlanKosova/KultPlus.com

Vdes mbesa e Nelson Mandelës

Zoleka Mandela, mbesa e presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, ka vdekur nga kanceri në moshën 43-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë të hënën në mbrëmje e rrethuar nga miqtë dhe familja, tha një zëdhënës.

Vitet e fundit, zonja Mandela ishte bërë e njohur për detajet e trajtimit të saj të kancerit. Ajo ishte gjithashtu e hapur për historinë e saj të varësisë nga droga, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Fondacioni Nelson Mandela tha se puna e saj ishte frymëzuese. Ai tha se ajo ngriti “ndërgjegjësimin për parandalimin e kancerit” si dhe “për të thyer stigmën që rrethon sëmundjen”.

Zonja Mandela foli gjithashtu sinqerisht për luftën e saj me depresionin dhe faktin që ajo ishte abuzuar seksualisht si fëmijë.

Përveç kësaj, ajo bëri fushatë për siguri më të mirë rrugore pasi vajza e saj 13-vjeçare u vra në një aksident automobilistik në vitin 2010. Më vonë ajo humbi një djalë që lindi para kohe. Ajo ka lënë pas katër fëmijë.

Zonja Mandela, e cila ishte mbesa e gruas së dytë të Nelson Mandelës, Winnie, e dokumentoi historinë e saj në autobiografinë e saj “When Hope Whispers”./KlanKosova/KultPlus.com

Vdes në moshën 67-vjeçare Arleen Sorkin, aktorja e njohur për rolet e saj në “Days Of Our Lives”

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare Arleen Sorkin, aktorja e njohur për rolet e saj në “Days Of Our Lives” dhe si aktorja origjinale e zërit të Harley Quinn.

Lajmi e ka dhënë aktori i zërit Neil Kaplan, përmes një postimi në Tëitter, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

“Ma theu zemrën kur dëgjova se zëri origjinal i Harley Quinn, Arlene Sorkin ka vdekur”, është shprehur ai.

Lajmi për vdekjen e saj vjen pasi vdekjes së yllit të  “The Price Is Right”, Bob Barker, në moshën 99-vjeçare./KlanKosova/KultPlus.com

Aktorja

Vdes ish-prezantuesi i famshëm, Sir Michael Parkinson

Prezantuesi Sir Michael Parkinson ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

Agjenti i tij tha se ai vdiq në mënyrë paqësore në shtëpi në shoqërinë e familjes së tij të mërkurën mbrëma pas një sëmundjeje të shkurtër dhe kërkoi që familjes së tij t’i jepet privatësi dhe kohë për të.

Sir Michael, një ish-gazetar, ishte një nga fytyrat më të famshme të televizionit britanik përmes emisionit të tij talk show Parkinson, i cili fillimisht u transmetua në BBC nga viti 1971 deri në 1982. Ai rifilloi shfaqjen në BBC më 1998 para se të transferohej në ITV në 2004, duke mbetur në transmetim derisa u tërhoq nga programi më 2007.

Në më shumë se 800 episode, prezantuesi televiziv i njohur me dashuri si Parky, intervistoi disa nga figurat më të njohura të botës – duke përfshirë Muhammad Ali, Sir Elton John dhe George Michael – dhe ndihmoi që komediani Sir Billy Connolly të bëhej një emër i njohur.

Vdes në moshën 58 vjeçare “DJ Casper”

DJ Casper, më i njohur për hitin jashtëzakonisht të suksesshëm të kërcimit Cha-Cha Slide, ka vdekur në moshën 58-vjeçare, konfirmoi familja e tij.

I njohur edhe si kompozitor emri i vërtetë i të cilit është Willie Perry Jr, ai kryesoi tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar me këngën në 2004.

Ylli i lindur në Çikago, i cili gjithashtu krijoi kërcimin e tij shoqërues, ishte diagnostikuar me kancer në veshkë dhe mëlçi në vitin 2016 dhe ishte trajtuar.

Vdekja e tij u konfirmua për stacionin televiziv të Çikagos ABC7 të martën nga gruaja e tij Kim, transmeton Klankosova.tv

Pavarësisht se Cha-Cha Slide u publikua gati dy dekada më parë, kënga ka mbetur e preferuara në festat e ditëlindjeve dhe shkollave dhe diskotave të dasmave./KlanKosova/KultPlus.com

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur Naum Prifti

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare shkrimtari Naum Prifti.

Naum Prifti është një nga emrat më të shquar të letërsisë shqiptare dhe krijimtaria e tij letrare është e larmishme dhe shtrihet në disa gjini: tregime, drama, komedi, novela, skenarë filmash, pjesë për teatrin e kukullave, skenarë për filma vizatimorë, biografi, artikuj kritikë, publicistikë, etj. Janë thuajse 100 vepra letrare, më shumë se vite jete dhe dyfishi i një gjysmëshekulli krijimtarie.

Shkrimtari Prifti lindi më 7 Mars të vitit 1932, në Rehovë të Kolonjës.

Disa nga veprat e tij më të njohura janë “Njerëz të kësaj toke”, Erë mali, erë fushe”, Grirja e shpirtit” etj./albeu/KultPlus.com

Vdes akademikja Edi Shukriu

Ka vdekur Edi Shukriu, shkrimtarja, arkeologja dhe historiania e shquar nga Prizreni. Lajmin e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Edi Shukriu u lind në Prizren më 22 tetor 1950 nga prindërit Margarita (Gita) Mjeda-Shukriu dhe Muhamed Shukriu. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Prizren, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit (1972). Magjistroi në Universitetin e Beogradit (1979) dhe titullin Doktor i Shkencave Historike e mori në Universitetin e Prishtinës (1990). Është profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dhe. Ishte Kryetare e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK, 2009-2012).

Është arkeologja e parë dhe shkrimtarja e parë shqiptare në Kosovë që botoi përmbledhjen me poezi Sonte zemra ime feston (1972). Anëtare e PEN qendrës së Kosovës (2004-) dhe nënkryetare e saj (2009-), anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1973). Ishte shkencëtare vizituese në Universitetin e Harvardit. Mori pjesë në International Writing Program 2005, University of Iowa, USA (2005). Përfaqësohet në antologjitë e autorëve shqiptarë e të huaj.

Deputete e Kuvendit të Kosovës (1992-1998, 2002-2004), Bashkëdrejtuese e Departamentit të Kulturës–UNMIK (2000-2001), Kryetare e Komisionit për Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës (2001-2004). Nënkryetare e Alternativës Demokratike të Kosovës (2004 – 2013). Ishte themeluese e Forumit të Gruas të LDK (1990) dhe kryetare e saj (1995-2000), si dhe organizatore dhe lidere e demonstratave të shumta të grave kundër regjimit serb.

Në dhjetor të vitit 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2013 anëtare e Akademisë Europiane të Shkencave dhe të Arteve.

– Çmimi letrar “Beqir Musliu”, Ars Clubi “Beqir Musliu” (2019).

– Çmimi për Veprimtari Jetësore në fushën e trashëgimisë kulturore “Dea Dardanica”, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit (2017).

– Çmimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për veprën poetike “Nënqielli’ (1990).

– Çmimi “Gani Bobi” për librin shkencor “Dardania protourbane”, Dukagjini, Pejë (1996).

Varrimi i të ndjerës do të bëhet më datë 18 janar 2023, ora 15:00, në varrezat katolike të qytetit të Prizrenit.

Mbledhja komemorative do të mbahet gjithashtu më 18 janar, në mjediset e ASHAK-ut në ora 11:00, ndërsa homazhet do të bëhen nga ora 12:00 – 13:00.  / KultPlus.com

Vdes aktori i njohur shqiptar, Pandi Siku

Një lajm i hidhur ka mbërritur këtë mëngjes për kinematografinë shqiptare. Aktori Pandi Siku ka vdekur sot në moshën 73-vjeçare.

Mësohet se Siku prej një viti vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai jetonte në SHBA, në shtetin e Illinois.

Pandi Siku ishte aktor i suksesshëm i teatrit dhe filmit shqiptar.

Lindur me 28 Korrik 1949 në Tirane ai u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë në degën e dramës dhe më pas në vitin 1973 ai iu bashkua trupës së Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) duke interpretuar mjaft role, kryesisht role të dyta.

Aktiviteti i tij do të shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër debutimin e bën ne dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.

Më pas mund të përmendim edhe shumë shfaqje të tjera teatrale si: Adlinin në “Lumi i vdekur” ; Halimi “Pas provimit të fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistët” (1981), Merkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini në “Dy zotërinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-të; Lucencio në “Zbutja e kryeneçes”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinën” ; Rexhepi në “Besa”; Pjestar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj. / KultPlus.com

Vdes aksidentalisht gjatë performancës një pjesëtar i teatrit ‘Bolshoi’ në Moskë

Nga një aksident ka vdekur një interpretuese në teatrin Bolshoi të Moskës derisa ishte duke marrë pjesë në një operë, deklaruan nga teatri.

Bolshoi, një nga teatrot më prestigjioz në Rusi, tha se incidenti ndodhi gjatë një ndryshimi të peisazhit skenik në Sadko, një operë nga kompozitori rus, Nikolai Rimsky-Korsakov.

“Opera u ndal menjëherë dhe auditorit iu kërkua të largohej”, thanë nga teatri në deklaratat e transmetuara nga agjencia e lajmeve Interfax.

Komiteti Hetues, organi që heton krimet e rënda, ka deklaruar se janë duke i hetuar rrethanat që lidhen me vdekjen e interpretuesit 37-vjeçar, të cilit nuk ia kanë bërë të ditur identitetin./en/ KultPlus.com

Vdes John Cornell, komediani i njohur australian

Personaliteti i njohur australian, John Cornell ka vdekur në moshën 80 vjeç, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

I lindur në Kalgoorlie në vitin 1941, Cornell u zhvillua shpejt në fushën e gazetarisë, ku u bë pjesë e Daily News në Perth, ku më pas u bë redaktor në moshën 26 vjeç.

Më vonë ai shfaqi talentin e tij përmes gazetarisë duke u bërë producent i “A Current Affair”.

Gjatë punës në këtë program, ai u takua me aktorin australian, Paul Hogan dhe të dy formuan një dyshe të njohur komedie, ku Cornell luajti personazhin shumë të dashur “Strop”, transmeton KultPlus.

Cornell gjithashtu punoi me Kerry Packer me të cilin krijoi Cricket World Series.

Në një deklaratë të lëshuar nga familja, Cornell u cilësua si “një nga dritat kryesore të Australisë”.

Ai vdiq të premten në mëngjes në shtëpinë e tij në Gjirin e Bajronit, në Bregun e Veriut të New South Wales./ KultPlus.com

Vdes Tom O’Connor, komediani i njohur britanez

Komediani i njohur Tom O’Connor ka vdekur në moshën 81-vjeçare.

Ai ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit para 14 vitesh, ndërsa ka ndërruar jetë të dielën në spital, transmeton KultPlus.

O’Connor lindi në Bootle, ndërsa para karrierës së tij si comedian ai ka dhënë mësime në matematikë dhe muzikë.

Ai ishte pjesë e shfaqjeve si “The Comedians”, “I Got Got a Secret”, “The Zodiac Show” e “Gambit dhe Pick Pockets”. / KultPlus.com

Vdes aktori i njohur, Ned Beatty

Ned Beatty një nga figurat më emblematike e televizonit amerikan ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare.

Sipas TMZ, Beatty vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles dhe po si pas kësaj faqeje vdekja e tij nuk ka lidhje me COVID-19.

Familja e aktorit ka deklaruar se nuk duan të japin shumë detaje për publikun në lidhje vdekjen e aktorit dhe kërkuan nga njerëzit që të respektojnë privatësinë e tyre.

Beatty u bë i famshëm në 1976 përmes filmit ‘Rrjeti’’ ku ai kishte një monolog 6 minutësh.

Gjithashtu ai ka marrë pjesë dhe në filmat e njohur si ‘Supermen’ dhe ka dubluar filmat e animuar ‘Rango’ dhe Toy Story 3.

Dhe televizioni ishte një terren shumë i njohur për aktorin i cili ishte i ftuar në shumë shfaqje të njohura si Gunsmoke , MASH , Hawaii Five-O , The Rockford Files , The Streets Of San Francisco , Highway To Heaven , It’s Garry Shandling’s Show .

Aktori ishte i martuar katër herë dhe ka 8 fëmijë: katër fëmijë me gruan e tij të parë Walta Abbot, dy nga martesa e tij me Belinda Beatty dhe dy nga gruaja e tretë Dorothy Lindsey. / KultPlus.com