“Home Alone” vazhdon pa Macaulay Culkinin

Aktori i njohur amerikan, 41-vjeçari Macaulay Culkin – i cili e ka portretizuar rolin e Kevin McCallisterit në filmin shumë të famshëm “Home Alone” – ka thyer heshtjen gati 2-mujore në media sociale këtë javë, për t’i informuar adhuruesit, pas publikimit të trailerit për ripërpunimin e kompanisë “Disney+”, “Home Sweet Home Alone”.

“Vetëm sa për t’ju treguar, pasi që më kanë pyetur shumë njerëz sot: NUK do të jem në ripërpunimin e filmit ‘Home Alone’”, ka shkruar ai në Twitter. “Ju dëshiroj shumë fat të gjithë njerëzve që janë pjesë e tij”.

Ekipi i aktorëve të filmit të ri “Home Sweet Home Alone” përbëhet nga Aisling Bea, Ellie Kemper, Rob Delaney dhe Kenan Thompson.

Në filmin e parë të vitit 1990 aktorët që portretizuan rolet kryesore ishin Macaulayi, Catherine O’Hara, Joe Pesci dhe i ndjeri John Candy. Skenari ishte shkruar nga John Hughes, i cili ka krijuar edhe “The Breakfast Club” dhe “Ferris Bueller’s Day Off”.

Më pas u zgjerua në disa vazhdime, ndër to më i famshmi është “Home Alone: Lost in New York”, që ishte publikuar më 1992. Të tjerat janë prodhuar posaçërisht për televizion dhe nuk e kanë përfshirë aktorin e filmit “My Girl”.

Në prill, Macaulayi kishte ndarë lajmin se partnerja e tij Brenda Song, ish-aktorja 33-vjeçare e filmit “The Suite Life of Zack and Cody”, kishte lindur një djalë.

Çifti e kishte pagëzuar të voglin Dakota, duke ia përtërirë emrin motrës së ndjerë të Macaulayt, e cila ka vdekur në një aksident trafiku.

Vitin e kaluar, Macaulay kishte blerë një maskë me motive të filmit “Home Alone” për ta mbrojtur veten nga COVID-19.

Ai kishte shkruar në atë kohë: “Po mbrohem nga COVID-19 me një maskë, ku në të jam unë kur kam qenë i vogël. Mos harroni të mbani maska, fëmijë”./ KultPlus.com

Macaulay Culkin me yll në Hollywood

Aktorët Macaulay Culkin dhe Michael B. Jordan, pritet të jenë në mesin e shumë artistëve që do të nderohen me yje në sheshin e njohur Hollywood Walk of Fame. Dyshja e aktorëve së bashku me Avril Lavigne dhe DJ Khaled janë katërshja në mesin e shumë njerëzve të filmit, televizionit, muzikës, teatrit dhe sportit, që pritet të nderohen me yje në sheshin e famshëm të Hollywoodit.

Aktorët Salma Hayek, Jason Momoa, Tessa Thompson, Ray Liotta, Ewan McGregor, Regina King, Willem Dafoe, James Hong, Helen Hunt, Adam McKay dhe Carrie Fisher, do të jenë yjet e filmit që do të nderohen për vitin 2022.

Ndërkaq, nga bota e televizionit, me yje do të jenë Tracee Ellis Ross, Ricky Gervais, Bob Odenkirk, Norman Reedus, Kenan Thompson, Byron Allen, Greg Berlanti, Peter Krause, Holly Robinson Peete, Jean Smart dhe Ming-Na Wen, përcjell KultPlus.

Bota e muzikës për vitin 2022 me yje do të bëjë Nipsey Husslen, The Black Eyed Peas, George Clinton, Jr., Ashanti Douglas, Los Huracanes del Norte dhe Martha Reeves.

Yje do të kenë edhe performuesit si Patti LuPone, Marilyn McCoo & Billy Davis Jr. dhe Angelica Vale.

Ylli i radios, Richard Blade, gjithashtu do të nderohet me yll. Përkrah tij do të nderohet edhe Michael Stahan, komentues i ligës së ragbit në SHBA.

Sipas “Walk of Fame”, 38 të nderuarit janë përzgjedhur nga një listë prej qindra kandidatëve.

Zyrtarët kanë thënë se datat për ceremonitë e shpalosjes së yjeve ende nuk janë bërë të ditura. Në këtë njoftim thuhet se për organizimin e ceremonive ekziston një afat prej dy vjetësh. / KultPlus.com

Macaulay Culkin: Nuk i shoh më filmat e mi

Kjo është periudha e vitit kur Macaulay Culkin i njohur si Kevin është i preferuari i personazheve të filmave të festave.

I njohur për filmin klasik të Krishlindjeve “Home Alone”, aktori është shprehur në një intervistë për Jimmy Fallon se ende i di të gjitha rreshtat e komedisë së 1990-tës dhe shpesh i reciton ato për më të dashurit e tij. ‘Është sezoni im’.

Është sezoni i Macaulay. Unë përpiqem të dal më pak në këtë kohë të vitit”, shpjegon ai. Filmi Origjinal u publikua në vitin 1990 dhe vazhdimi i tij në vitin 1992, por ekskluziviteti ka vazhduar pa atë. Ai gjithashtu nuk i shikon më filmat.

Macaulay Culkin: Ende i di përmendësh rreshtat e skenarit të filmit “Home Alone”

Macaulay Culkin “merr famë” më shumë gjatë sezonit të festave, sepse filmi në të cilin ai ka luajtur, “Home Alone” është bërë një klasik i Krishtlindjeve.

Dhe aktori pranoi se ende i di të gjitha rreshtat e komedisë së 1990-tës dhe shpesh i reciton ato për më të dashurit e tij.

Teksa ishte i ftuar në shfaqjen e Jimmy Fallon, 38-vjeçari tha: “Është sikur po kërkoni diçka të re në TV, dhe ju jeni duke shfletuar kanalet, teksa iu del “Home Alone”. Dhe reagimi juaj është: “Dua ta shoh atë”.

“Në pjesën më të madhe të kohës unë përsëris rreshtat e skenarit”, tha tutje ai, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Edhe pse ai merr më shumë famë në këtë kohë të vitit, ai përpiqet të minimizojë atë sa më shumë që të jetë e mundur.

“Unë definitivisht nuk dal shumë, që të mos shihem” tha ai në ‘Show Ellen DeGeneres’ në prill.

‘Është sezoni im’. Është sezoni i Macaulay. Unë përpiqem të dal më pak në këtë kohë të vitit”, shpjegoi ai.

Filmi Origjinal u publikua në vitin 1990 dhe vazhdimi i tij në vitin 1992, por ekskluziviteti ka vazhduar pa atë. Ai gjithashtu nuk i shikon më filmat.

“Po, më duhej të punoja në orën 4 të mëngjesit si një 10-vjeçar”, tha ai. “Ishte e mrekullueshme. Ishte dita ime e preferuar si fëmijë:, ka përfunduar aktori i rolit kryesor në “Home Alone”. /KultPlus.com