Mr. Bean do të rikthehet me sezonin 4 në vitin 2025

Seria e animuar Mr.Bean do të rikthehet me sezonin e tij të 4 në vitin 2025.

Sezoni 4 i serialit të animuar ka rreth 11 episode dhe do të transmetohet në të gjithë Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, në të gjithë Azinë Juglindore dhe Azinë Jugore në kanalet e fëmijëve

Ky sezon vihet në dispozicion pikërisht në kohën kur seriali përmbushë 35 vjet që nga transmetimi i tij i parë live.

Seriali i animuar Mr. Bean, ndjek veprimet e z. Bean dhe Teddy-t të tij, të cilët janë aventurierë.

Mr Bean, i bashkë-krijuar nga Rowan Atkinson dhe Richard Curtis u shfaq për herë të parë në formatin e tij origjinal live-action në vitin 1990, në 195 territore.

“Gjithmonë e kam shijuar këtë përsëritje të personazhit të Mr. Bean dhe liritë e veçanta që ai ka në formën e animuar. Ne mund ta çojmë atë në hapësirë ose në një minierë kallaji, pa pasur nevojë të vuaj personalisht pasojat. Procesi i animacionit në mënyrë krijuese është gjithmonë magjepsës dhe mezi pres që të mbërthehem shumë në serinë e re”, ka thënë Atkinson./21Media / KultPlus.com

Mini-seriali ‘Beni’ i inspiruar nga Mr Bean, fillon të hënën në GjirafaVideo

Beni’, një njeri shumë i veçantë, por njëkohësisht edhe shumë i çuditshëm, i prodhuar nga GjirafaStudios do të fillojë të hënën.

Beni spjegohet si i pafajshëm, zemërmirë dhe ndonjëherë i pafat. Aventurat e tij janë të komplikuara dhe me plot humor. Ky mini-serial është i inspiruar nga Mr. Bean.

Premiera ekskluzive “Beni” fillon të Hënën në ora 20:00, në GjirafaVideo. / KultPlus.com

https://video.gjirafa.com/serialibeni/beni-teaser

Mr. Beani sot feston 65 vjetorin e lindjes

Të gjithë e njohim Mr.Beanin, personazhin e famshëm të filmave komedi, ku pa thënë kurrë as edhe një fjalë, na bënte të qeshnim e të kënaqeshim duke e parë, shkruan KultPlus.

Rowan Atkinson, i njohur më shumë si Mr.Bean, sot feston 65 vjetorin e lindjes së tij.

Mr.Bean-i ishte roli i tij i parë, i cili debutoui në vitin 1990, por që vazhdon të jetë i freskët akoma te publiku.

Mirëpo, është shumë e cuditshme dhe për t’u habitur fakti që Atkinson nuk i pëlqen filmat e tij, ai e ka pohuar një gjë të tillë në shumë intervista. /KultPlus.com

Atkinson merr pushim nga aktrimi që të kujdeset për vajzën e tij

Rowan Atkinson u ka thënë miqve të tij se do të marrë pushim nga puna për t’u kujdesur për vajzën e tij.

Ylli i njohur për karakterin e Mr Bean dhe partnerja e tij, Louise Ford, në dhjetor të vitit 2017 pritën në jetë vajzën Isla.

Rowan Atkinson (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Aktori dëshiron të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për vajzën, në mënyrë që t’i japë shans partneres së tij që të përqendrohet më shumë në aktrim.

Louise në të kaluarën ka luajtur në komedinë “Crashing”, si edhe në ekranizimin satirik të Channel 4, “The Windsors”, ku luan rolin e Kate Middleton, dukeshës së Cambridge.

“Rowan e ka zakon që t’i befasojë njerëzit dhe e ka bërë sërish me këtë njoftim”, ka thënë një burim i afërt me komikun për The Sun.

View image on Twitter

“Ai ka thënë se do të pushojë nga puna për të qëndruar me Islan dhe kjo do t’ia mundësojë Louises që të fokusohet në karrierën e saj që po shkon mirë”, ka shtuar burimi.

64-vjeçari Atkinson dhe 35-vjeçarja Ford janë në lidhje që nga viti 2014. Rowan është baba i një djali 23 vjeçar dhe një vajze 21 vjeçare nga martesa me Sunetra Sastry (me të cilën është ndarë pikërisht në vitin 2014). /Telegrafi/ KultPlus.com

Mr. Beanit nuk i pëlqejnë filmat e tij

Aktori i njohur britanik i humorit, Rowan Atkinson, thotë se ai nuk është një tifoz i filmave të tij dhe se nuk i shikon kurrë ata.

Aktori 63-vjeçar, më i njohur për rolin e tij si zoti Bean, tha në një intervistë se ai “nuk është në përgjithësi tifoz i punës së tij”.

“Nuk jam tifoz i punës sime. Kjo është arsyeja përse nuk i shoh filmat e mi”, tha Atkinson, duke shtuar se ai do të bënte një përjashtim nga rregulli për filmin e tij të fundit “Johnny English Strikes Again”, shkruan atsh.

Filmi i ri i tij, “Johny English Strikes Again”, tregon historinë e një agjenti të shërbimit sekret britanik, që pas daljes në pension përballet me një sulm në internet ku zbulon identitetin e të gjithë agjentëve të fshehtë të vendit./ KultPlus.com